Këndi i shkrimeve të reja.

Airbourne

Papirus rex
Asnjehere se kam kuptuar Gjergj Fishten....do ma sqaroni!

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t`na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me "gjyslykë"
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë...
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurè",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viçi",
"kunguj t`mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue
për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo `i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m`ju si t`ishi ogiça,
për me u pri udhës s`qytetnisë
e me i sjellë t`marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s`po e gjeni dot,
nën kambë t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
pleh i ndytë me u bartun n`shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.

Tungji keshtellaqie,apolonisgreqie,doberdanisshkjavie.
 

shefki

Papirus rex
THIRRJE


Peme e mbire ne barkun e akrepit pse lulezon

Pranvere e babezitur e perhime pse shijon

Zonje c’te duhen ato rruaza kakerdhish

Kreshta c’na I fshihni ato nuanca bukurish

Qiell I sfungjerte futu nen shtresat e mia

Po mbush cibukun poezia
 

shefki

Papirus rex
BALADA E EKRANIT

Mos renc pertoke ne Nju Jork
Te shkelin kembe e koke
S’te prek kurkush me dore
E kam pare ne televizor!
 

shefki

Papirus rex

KRAHASIM

Furca dhembesh furca kepucesh furca…kushedi
Ehu sa furca gjenden andej e ketej neper shtepi
Shkelqen kjo dhe ajo sa s’ka
Por jo si ti mama

 

shefki

Papirus rex
Faleminderit dhe gezuar festat

ARSYE


S’i vura re kurkujt

Ne mendje kisha akull

M’rendoi koka nga pija

M’u be barku shakull


S’i vura re shoqerise

Qe ecnin valeve te detit

Para Jezu krishtit

Prapa gjelit te detit


S’I vura vetes

Ne mendje kisha pije

Dhe gra gra gra

Dolli pas dollie
 

shefki

Papirus rex
FAME E PERJETSHME


Vdiq nje I famshem mot

Vdiq nje namkeq sot


Lista e vdekjeve do te shkruhet

Nga I vetmi qe vdekjes I druhet

Dhe I vetmi qe merr fryme thelle

I vetmi qe jeton vetem ne shpelle
 

shefki

Papirus rex
SHTATEQIND!



Ne mes te pjates plot me pilaf

Gjeta puplen e nje pellumbi te ngrate

Vendosa ta perdor si stilograf

Per te shkruaj nje ankese te gjate


Por nuk mu dha te fajesoj kuzhinieren

Ne fakt shtateqind letra bera shuk

Kisha hapur dritaren edhe deren

Nga puthja e saj me rridhnin djerset curk
 

shefki

Papirus rex
PIKETAKIM



Ai eshte pijanec

Ai eshte kurvar

Habitem me ty

Qe akoma s’e ke ndare


Habitesh dhe ti

Se une jam Ai
 

shefki

Papirus rex
GEZUAR 2017!!


AMANET NJERIU


Sa qenka nxire qielli

Po bie shi me zile

Shprehjen e sajova

Por ju s’kuptoni hile


Kam rene ne oqean

Nuk do te behem qull

Do t’i bej hile shiut

Jam…jam…jam… fodull
 

shefki

Papirus rex
KENGA E VJEHRRES

O ky gjymi im moj
Po mbushet me ylbere
N’gjym zhytet bretkosa
Sec na ben potere

Pa dil jashte moj nuse
Se te ka lezet
Zbukuro bretkosen
Nxirre n’internet
 

joetisti_

Locus omnem
per peshk te shkoja
dhe mosperfillje te zija
me pak do te me dukej cudi
me fjalet qe me the, krahasuar
do te kisha pare bardhesi
te ariu polar, mbi lekure
edhe te nje korb i zi.
 
Top