Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
THIRRJE...

Te gjithe atyre qe degjojne iso lahutash
Te gjithe atyre qe preferojne krakellima hutash
Te gjithe atyre qe tundin lengje frutash...

Paraqituni menjehere ne qendren e habise
Qe sot e tutje cdo tingull do jete shqise

Disa prej jush do vdisni nga frika...
Kur te zbuloni c'bishe eshte muzika
 

joetisti_

Locus omnem
ma interpretove si mosdeshire
kur pamundesi ishte ne te vertete
ashtu si pas te vjelave kofini
pas te vjelave me dhe te drejte.
 

shefki

Papirus rex


MREKULLI

Zilkat e nje nje kishe te zymte i fshij me kanotjeren time te arnuar
Si shperblim ne gostine vjetore te simites do me ftojne
Me qejf bej kollotumba varferie mbi liqenin me akull te copetuar
Ne renca brenda peshqit do me kuptojne
 

shefki

Papirus rex
Thank you all!!!!!!!




SA PER GALLATE

Ehu rezolutat e mua s'mbarojne
do te...do te...do te sillem me maturi!
A thua do te me ndihmojne?
Njezeri pohon cdo njeri!
 

shefki

Papirus rex
NJE PYETJE ME PAK

Me mundoi dicka qerretit u nisa
Fushes punonte teta Marisa
Ajo e ve gatiste pirgje me plisa
Burrat qe e pyeten jane nen qiparisa
 

joetisti_

Locus omnem
... e lartesive te kerkova
brinjes se nje mali mbeshtetur
rende i etur, meshova
deshirshem i ngarkuar plot
sa dhe mali dhembeshtrenguar
nje moment ma tha cope

"hiqmu, s'po te mbakam dot".

.................................

e po mire atehere
po e bejme keshtu:
ti beje dashurine copa-copa
une po shkoj e mbledh ca dru.

...................................

u zhyta ne erekeqen e pavleresise
te lira vetem duart e bera me m*t
e meqe kembet s'i kisha te garoja
duartrokita, te merrja ndonje kupe.

.....................................

a se harrova
mos u vish hic
atje ku do te shkojme
jemi te gjithe miq.
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit dhe naten joetisti

EKSTREME

Atje gjendeshin gjera per t'u levduar per t'u share
Dhe tipa qe shisnin tangarllek me cek pa kandar
Dhe kermille me te shpejte se treni luksoz kombetar
Dhe politike bostani te embel por te care
Sigurisht qe keto vargje s'jane kushedi se cfare
Sigurisht qe i shkova duke qeshur duke qare
 

shefki

Papirus rex
ZGJEDHJE

I dhurova vashes nje trendafil
Sec keputi me madhin gjemb
M'ktheu trendafilin m'la fill
Ajo lengonte per ate qe dhemb
 

shefki

Papirus rex
PAJTIM

Shtepine e perdor si gji akademik
Kimistet s'me bindin me asnje reaksion tragjik
Dyshoj shkenctare dhe cdo veprim fizik
Hahem me poete per aspektin alegorik...
Papritur perfundon gjithe ajo polemike
Nenokja ime ka pjekur petanik!
 

shefki

Papirus rex
DRITESHKURTER

Kali im theu kemben
Ta qelloj ne lule te ballit?
I gjori s'sherohet
Si t'ia bej hallit?

Kembe e re s'gjendet
Patericat atij s'i shkojne
Vete s'hyj ne zgjedhe
Dy plumba mjaftojne
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Lemeri , lemeri ; thërras e më therret.
Lemeri që jehon ,
brengosese.
Unë , ti , ti dhe unë.
Në brengë nuk mund të ishim gjë tjetër
vetëm ; lemeri të binjakëzuar
në trupa që shkrihen tej boshteve
të pakalueshme.
Sa të gjata dëshirat
e fundosura
pellgjeve të pakujtuara të harresës...

22.12.2015
 

joetisti_

Locus omnem
dhe teksa zemren po e kycja
ate cast m'u shfaq ajo
harrova prape se kush isha
harrova prape te them jo.

...................................

aq pasion sa rrezaton ti
aq zemer dhe po e po drite
per yll mengjesi kur konkurruat
Aferdita ta ka marre me mik.

....................................

jo piktor, skulptor, i thashe
kohen kur rashe keq ne dashuri
si Koci ndenja tri nete pa gjume
dhe i bera nje zhabe ne allci.
 

joetisti_

Locus omnem
Lemeri , lemeri ; thërras e më therret.
Lemeri që jehon ,
brengosese.
Unë , ti , ti dhe unë.
Në brengë nuk mund të ishim gjë tjetër
vetëm ; lemeri të binjakëzuar
në trupa që shkrihen tej boshteve
të pakalueshme.
Sa të gjata dëshirat
e fundosura
pellgjeve të pakujtuara të harresës...

22.12.2015
sa embel qe te vdes!... Sa qendrueshem qe te shkund!...
mjere dhe lum ai djale qe do te pengohet e bjere brenda zemres tende!... :)

e bukur!!
 

shefki

Papirus rex
Ju pershendes me krijimin tim te fundit


MUZA

Kjo nuse duket bukuroshe
Me vello poetike te perkryer
Fustan fjalesh kalteroshe
The kepuce magjike
Per t'u kthyer...
 

Balahk

Locus omnem
dhe teksa zemren po e kycja
ate cast m'u shfaq ajo
harrova prape se kush isha
harrova prape te them jo.

...................................

aq pasion sa rrezaton ti
aq zemer dhe po e po drite
per yll mengjesi kur konkurruat
Aferdita ta ka marre me mik.

....................................

jo piktor, skulptor, i thashe
kohen kur rashe keq ne dashuri
si Koci ndenja tri nete pa gjume
dhe i bera nje zhabe ne allci.
shume e bukur joetisti:)
 
Top