Këndi i shkrimeve të reja.

joetisti_

Locus omnem
Doja ti them atij trenit..
qe kalon nje here ne jete.
Nqs dua vertete..
e bej edhe ne kembe.
une s'jam poet me profesion dhe kesisoj s'do te dija as te jepja keshilla te mira, por sikur t'i nderroje vendin vargut te trete me te katertin. E bukur, te lumte!

(tema)
s'me plas fare qe fati
me kthen shpinen me buzeqesh
kam hallin se s'di c'te bej
te qaj, apo te qesh!
 

shefki

Papirus rex
Thanks

PA FJALE...

Nje burre qe shtrire ne trotuar
Po perqendrohej ne punen e tij
Perpara kishte nje pirg rere te njomur
Me te po bente nje zagar gri

Pa fjale mes tyre lashe nje portokall
Le ta nuhase edhe zagari bujarine publike
Ai burre vazhdoi avazin pa fjale
Dhe buzeqeshja qe me dha ishte artistike
 

joetisti_

Locus omnem
pashe, ndieva, mora fryme, me pak
i bera me pak edhe te mire vetes sime
kushedi ne fund sa zili do te me kene
kushedi sa i pasur me tere keto kursime!
 

shefki

Papirus rex
PO AI

Nganjehere s'gjej asnje cike rehati
Uni gumezhin: jam ti ti ti ti...
Psikiater i padukshem qe kuron manekine
Pasanik i panjohur qe fsheh zgjuarsine
Bizele helmuese brenda ne bishtaje...
Jo jam mire keshtu dy kokrra ne maje
 

shefki

Papirus rex
KRAHASIM PA VEND

Kur te krahasoj me nje trendeline
Ti e mohon me mllef padine
Dhe sjell nje vjeshte me peme ku ne vend te fleteve
Bien parate e gjakur qe duhet te paguhet brenda dy vjeteve
Dhe ku casti im me i sigurte mjegullohet me erresire
Dhe ku bufat e urte ndjehen si merluce te ngecur ne cektesire...
Dhe ku thellesia e problemeve matematikore barazohet me infinitin e bukurise femerore
 

shefki

Papirus rex
Thanks Balahk!



SITUATE E TILLE

Rrezohem perdhe dhe qaj me denese
Goja me mbushet me pluhur
Nje buburrec po ngjit pa pertese
Filizin e nje bime te gabuar

Cohem duke i gerthitur
Hej ti kot rropatesh
Besoj se do jesh i uritur
Une di nje are patatesh
 
Top