Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
KENDVESHTRIM


Peshku meqe eshte peshk nuk shqetesohet fare

Aty dy te rinj puthen hashiqare

Me tej kercen kamerieri koreograf

Arrin nirvanen zonja qe pertyp pilaf

Andej nga kuzhina pergatitet limonate

Nuk shqetesohet fare peshku ne pjate
 

shefki

Papirus rex
STREHE...


A u fut ne filxhan bretkosa blu?

Pale,ku i dihet,si mendoni ju?

Kafene e shtrenjte do e pi, per koken e djalit

Do jete me e lire se fatura e spitalit

I trullosur ndjek me sy zarin petaluq te fatit

Duke grire sallate pak a shume para afatit


Ushqehet jabanxhiu qe vari mbi mur bereten

Se s’gjeti asnje armik me te madh se veten

N’dasem defrehen miqte me para kallp

Rreshqasin e mbyten ne nje bot plot gjalp


Nejse,s’ju nevojiten keto histori

Por meqe po lageni ne shi,,,
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Do me duash?
Do m'kerkosh aq here, sa here te kerkoja un i dashtun.
Se midis mejet e tejet ,ka kohe q'i s'kish ma kufij.
Ti kaperceve cdo gja timen.
E pushtove kyt trup e menje.
U bane nji , ti pjese e jemja. E une per ty?
Asgja.Asnji emen , asnji fjali mbetun gjalle nder ato kujtime te ndryshkura ne vetveti
si gjethja e ranur e vjeshtes.
Ndasht i dashtun ,
ti nuk e kupton ,
as nuk mdon ,
as me detyre zemren s'ta marr pa merak.
Ndasht , dashnin per ty , i'a kam than universit.
Se pa dashnin tane , ne kraharor tem ka vec trishtim ,
hana , dielli , yjet ma nuk i shoh
e ndjej prej kohesh.
I kam tradhtuar per hir te admirimit tand.
Ti s'me deshte kurren e kurres,
me le te rrxohem ne andrrat me te thella aty ku
pushtimi jot jeton e un kundroj at melodi tanen
prej se largti , tesh prej se largti ,
te huej n'kyt vobktesi jete te vdekun , po persegjalli. "
 

shefki

Papirus rex
DUA ZERIN TEND!


Ti me kalon prane moj

Ecen lehte s'me flet

Ti ecen kembezbathur moj

Shtegut kush te pret

Kushdo qe te jete moj

I paska rene ne te

T’u befte gjemb nen shpute moj

Qe ti te besh ze
 

shefki

Papirus rex
SHANTAZH NOSTALGJIK



Bobo keto rrodhe varrosen shtepine

Mbuluan dritaret,renduan catine

Kushdo qe i mbolli vafte ne cmendine


Prapa diejve te ferguar pa vaj

Shkemben flirtime me kukullat e saj

Ime moter,ziliqare,pa mend,pa faj...


Krasiti kembe breshkash kopshtari i komunales

Si shperblim i dhane kurora sandalesh

Humbellave humbi nen filiza mallesh


Po rroken rrodhet tashme sa nje mal

I mbolla do t’i mbjell askush nuk me ndal

Pervec nje cokollate “hilal”
 

shefki

Papirus rex
Kulmi I kenaqesise:cokollate e shoqeruar me levdate,,,
Ju falenderoj embelsisht!

NDIHME!



Leshi delen e mban ngrohte

Delja eshte kafshe e mbare

Edhe neve na sherben

Triko qumesht ku di cfare


Une rri para lavamanit

Perse erdha nuk e di

Lesh e li behet dhe delja

Kurse une blegerij
 

shefki

Papirus rex
OFERTE JOSHESE


Sipas buletinit te mbremjes se kaluar

Simitja mbetipeng ne periferi te ferrit

Djajte do ta lirojne te pa kafshuar

Sigurisht po presin ardhjen e Xhaferrit


Ai thjesht ka humbur e kurre s’do vdese

Ndaj Tokes kot i vijme permes e anes...

Xhaferrit nga parajsa i ka derguar nje ftese

Nje kurve me te lire se buze Lanes
 

shefki

Papirus rex
DOBIA E GEZHOJES



Kujt i perket kjo gezhoje midis ketij bunkeri

Nje revolveri

Nje maliheri



Siguroi plumbi i saj me te kendshmin atentat

Perfundoi mes temthave te trimit aleat

Shpoi ate qe s’ta bente te gjate...?


Hamendjet e mia grinden e vriten ne bunker

E verteta dhe erresira shoshoqen hedhin ne ere

Derisa i fryj gezhojes nje here
 

shefki

Papirus rex
u befshin llokume!

FISNIKU


Megjithese kishte rene ne dashuri

U nis per lufte ashtu pa frike

Vendi qe molepsur me batakcinj

S’lihej pas dore misioni fisnik


Dhe zgjati me dekada por erdhi fitorja

Fisniku festoi me parine e fisit

Aty i sollen nje leter nga dashnorja

Por ne zarf e zverdhur fatura e varrmihesit...
 

shefki

Papirus rex
PANORAME VETJAKE


Une thith nje ylber e hiqem si i trashe

Jam i vetmi burre ne k’te piknik grash

Si balerin gjigand kapercej oaze havash

Engjujt atypari hapin panaire parash


Vetetimthi gjendem ne krye te rradhes...

Per mekate qe nxijne shtate ditet e javes

Kakafonine e kafkes nga jehona e larves

Zbardhem prej ndryshimit te formes se braves


Me ngjan se dera qenka material ambalazhi

Prapa saj ciflohen dashuricka plazhi

Papagalle palloshesh me halle imazhi

Sa nje cikel boje nen nje turre tallazhi
 

shefki

Papirus rex
:):):)

ZANAFILLE LEGJENDE


O grua e huaj zbukurove katundin varfanjak

Kur ti buze mullarit m’u ule ne preher pak


Edhe pse ike katundi mbeti po ai

Sa i bukur duket me ty ne fotografi


E gris... cope e cike me dhembe e me duar

Qe ty te t’pershkruaj pa u penguar...
 

shefki

Papirus rex
PRIVILEGJ NATE


Nje nate vere do me teket te fle jashte

Me kurrizin ne balte,me koken ne kashte...

Do ndrijne xixellonjat me shume se Venusi?

Do i duroje nata lloqet e nje vete ftuesi?


Per shoqeri mendoj se do zgjedh Asllanin!

Thone se vret cimka ne vend qe te ruaj bostanin


Por ai do t’i beje syte kater gjer ne agim

Do te rrije zgjuar per hatrin tim

Do vrase ndonje kuceder...

Per mua me sy te verber
 

Ameliè

Forumium maestatis
Me duhet nje gote vere. Qe te me kujtojne buzet e tua,nje cigare ta perkedhel shume me buze.
Ajo qe me duhet nje mix helmi qe te zevendeson ty. Nje gote vere te me ngrohte trupin e shpirtin dhe tymi i duhanit te me mbushe mushkerite.
As kjo smjafton asgje seshte me dehese se ty.
 
Top