Re: Kendi i krijimeve te reja
Konrasti ne dhome
--------------------------------------------------------------------------------
Nje loje ne qiell, diku
me zgjoi nga gjumi, me ka frikesu,
rrufeja eshte marosur
vetbesimin na ka varosur.
Por per fat te mire s'isha vete
degjoja frymemarrjen tende ,te qete,
nga levizjet e mia u zgjove
me ngrohtesi ,me pushtove.
C'po ndodh jasht ,me s'po ndjek
se buza buzen ,ka prek,
shkendiat e rrufese ne cdo cast
ne dhome krijojne kontrast.
Here bejne drite, syte na flasin
here eshte terr, duart rreshqasin,
prekin zemrat tone thelle
njeri tjetrit dashuri i ka mbjelle.
Per nje jete te tere, siguri,
mos t'na ndaj asnje stuhi,
se nje dashuri te vertete
s'mund ta shkaterrojne rrufet.