Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Faleminderit shume...'KOME'!


MIRMENGJES!


Oboo sa vone...cohu bir!...
(e di qe m'perqesh nen jorgan)
Kam takim t'rendesishem...
...mos ma kthe fjalen,shejtan!

...S'punon lavatricja...
vish uniformen e vjeter
Ha shpejt,shikoje oren...
...e gjete kepucen tjeter!?

E kam me medyshje fustanin roze,
fundi me nuanca me duket i holle...
...pasqyre magjike si thua...
"Maami,u beme vone per shkolle!"
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

STINA...


Nxitoni,
miqte e mi,
pas vragave te qerres se paqes!
Duke lexuar kodin bushido,
qerrexhiu,
shket rrepirave te keqkuptimit,
...baltos qerren me hasmeri!
Sidoqofte,
hipni,
ju qe ngjyni kotheren
me hajvar e shellire:
stina e smeraldit s'eshte larg!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MASHALLA!


Bujrem mysafir
dhe ti mushkonje e Myzeqese,
qe pickove mytesarifin!
Defterin i sanxhakut
dhe pusullen e bakallit
do t'i gjeni
ne citjenat e hankos
Asnje grosh s'ka!
Haracet...i paguan
me bukuri!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

VEJUSHA

Me dhimbje kalteroshe,
era e detit te humbjes,
vrulltas,
ngriti leshrat e vejushes se detarit
U fik kandili i farit te shpreses
Sa anije u shkallmuan
shkembijve te shpirtit...
Kur u gdhi,
nje lunder lundroi
ne gji!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FLORA...
(kushtuar F.V)

Nxiton...
e reja mjerane!
Dhimbjet e gjertanishme
i merr kaliboc.
Bota i duket si leter higjenike
e sapoperdorur...
Ne vrap e siper
jeta i servir
pjatancen me farmak...
Babloku i saj me cibuk,
andrallmadh,
del i fundit
ne maratonen e vdekjes!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

DJALLEZI


E djallosa keq pikturen
Une portret doja t'i beja
predikuesit e abstraktit,
qe fiton nga asgjeja!


Vajza e madhe ka talent
i pelqen te pikturoje...
tatuazhe huliganesh,
Van Gogun me vesh ne goje!


Mezi e perdor penelin,
eshte naive vajza e dyte
pikturon lendine me lule...
(nje sekond s'ia ndaj syte!)
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

LIVADHIT...

Luleshqerrat leshojne lastare...
Mezi jelebardhe
ia le ceken dellinjes,
qengji skerdehet
me qumshtin e dados,
krimbat lozin kukafshehtas
me shiun...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

JUSTIFIKIM

Shpeshhere jam ndare,
shpeshhere jam bashkuar,
shpeshhere kam urryer,
shpeshhere jam dashuruar,
shpeshhere pajtohem,
shpeshhere mbaj meri,
shpeshhere gabohem,
sepse jam njeri!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

JA...


Virgjerine e humba
nje dite para marteses,
me dashnorin e te fejuares!
Ai qe moralizon...
krekoset mbi kupolen e hipokrizise;
namin i keq
e perhap me megafon xhelozie...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PUSHTIM

Kur bie muzgu i prekjes,
armata lotesh germuqen
pa u ndjere...
drejt mureve te dhimbjes
qe rrethon shpirtin.
Ate e kam
si keshtjelle graniti,
por muret ia therrmojne
predhat e fjales se rende!
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ke puthur?

Ke puthur një vajzë ndonjëherë?
Jo thjesht me buzë ta prekësh në buzë,
as me gishtat ledhatarë mbi fyryrë,
por ta shohësh përtej syve të mbyllur. Më thellë.

Ia ke dëgjuar zemrën ndonjëherë?
Jo kur marramendesh mbi gjoksin e bukur,
por kur je përfund shtatë detesh i mbytur.
E ke parë kur dridhet si flakëz në erë?

Të ka folur ndonjëherë për të sajat ëndrra?
Jo ato me lule, princ të kaltër, me krahë fluturash,
as me fantazi të paramenduara kamasutrash,
por ato që përmblidhen në dy-tri fjalë të ëmbla.

Jo!?
Ti ishe mbrëmë me një kurvë?
Dhe s'pe brenda zemrës të saj të bardhë,
atje ku rrinte fshehur një copëz vajzë
e pastër, e papërlyer si diamnti në baltë!?

Ke qënë ndonjëherë burrë?
 

Eld4

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: perandoria7</div><div class="ubbcode-body">DITELINDJA...


Shoket me shtrojne bankete perrallore;
perseri ne erresire jam,mes te tjeresh
Ben tufan urata e moshes treshifrore,
ndaj fiken qirinjte e tortes njeheresh

Pra,sot,(te djeshmjen e te nesermes)
cirrem e defrehem une bebja madhore.
Gardhon ditelindjen e ditevdekjes
zeroja e skemes piramidale hyjnore</div></div>
Gezon artin e te shkruarit embelsisht e thjeshtesisht bukur.
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Mesnate :p

Ndjekjet neper terr, kurre s´me kane pelqyer,
Dhe nese e kam ditur pas kush ka qene,
Sado i lire mund te rendesh pas kraheve,
Fryma te merret, si mi carkut zene.
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ndodh edhe keshtu

Sa here (ne hene)
me shkon mendja tek ty,
edhe me shume bindem
"qe je cop mishi me dy sy"
 

eli

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Perkushtuar B.L.

Me nji puthje t'vetme boten ma shkretove,
Me nji puthje vetem, ti gjithçâ shkatrrove,
Perqafim, heshtje, kjo puthje do t'm'robnonte,
Ato búz te kuqe qe gjithkush i andrronte.

Te un marún shtegtimin, lirín ma prangose,
Te un filloi mjerimi, deshirat mi marrose,
Andjet mi degdise, gzimin ma pikllove,
Syt seç mi fike, qeshjet mi idhnove.

Nji puthje jote e vetme zemren ma coptoi,
Buzt e mia t'shkreta rând i pervloi,
Fjalt mi ngujovi, shpirtin ma nenshtroi,
Rinin krejt ma thau, jeten ma vorfnoi.

Ato buz te kuqe jét mu me dhán,
Krejt qenien teme e ndeze te tán
Kur buzt e mia lehtas i pershkove...
Me nji puthje t'vetme ndamjen ma dhurove.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

grua
për mua
fjalët e tua
peshë plumbi në zemër
femër
ky emër
mjegull nate pa dashuri
shpirti dhe ti
dimër vetmi
gjurmë karvanesh në shkretëtirë
dhe errësirë
dëshir' e dlirë
mozaik gurësh pa formë e ngjyrë
jotja fytyrë
e dhimbjes pasqyrë
ftohtë si statujat prej mermeri
drita dhe terri
qielli dhe ferri
binjakë të ëndrrave të tua
hieroglif për mua
grua
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NE PLAZH

S'i duroj me:
as vapen,
as kete liber...
Profetet e rreme flasin percart,
lozin bixhoz me shpirtra
dhe premtojne parajsen...
As vete s'i mbaj premtimet:
I bej kur jam ne qejf!
Nderkohe dielli
s'ka dite qe s'del!...
Ne plazh
po me meson artin e rehatise...
Une nen palme,
ndjek patinazhin i pulebardhes mbi det.
Stiset e stoliset sirena shkembinjve.
Valet...
Gjitonja gjifryre!
 

fara

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Silueta

--------------------------------------------------------------------------------

Ishte vetem siluete
shpirti im i shkoi pas,
u ndjeva shume ne siklet
me fal! - vetem kete thash.

Me besoni ishte e njejt
si e njeriut qe doja,
por atehere krenaria vet
s'me la pas ti shkoja.

E quditshme kjo jete
dikur munda ,por s'desha e di,
e tani ne cdo siluete
zemra te sheh vetem ty.
 
Top