Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
THANKS


I TREGOJ…

I tregoj berrylin shoferit te pakujdesshem
Dhe fisnikut qe mendon se eshte zot
Dhe vizitorit te thjeshte te sjellshem
I tregoj berrylin e gdhendur me lot

 

shefki

Papirus rex
ENDERR E SHTRENJTE


Me thane se isha djale me mend
Studiova u mundova u bera president
Oi…
Kjo ishte endrra e prinderve te mi
 

shefki

Papirus rex
GEZUAR FESTAT!

NE KLLAPA

Lindi…Vdiq…
(duke vjelur fiq)
Lindi…Vdiq…
(infrakt…sihariq…)
Vdiq…Lindi…
(Lendina qe thith cicerima laureshash sateliti qe kap pamje gradacelash
Ylber qe thermon kercitje menteshash bast qe fiton me skelete gjelash)




 

shefki

Papirus rex
SH…


Ne rregull une jam fajtor

Si gjithmone te kerkoj falje

Ti ke ne dore

Timen hyrje dalje


Sot mbyllem pa pertese

Dhe ky eshte faji im

Dhe ty te kerkoj ndjese

Shembellim
 

shefki

Papirus rex
FIKSIMI I TIJ

I dhashe kripe e presh
E hengri pa naze
Tashme me fton shpesh
Me jep gjellra taze

Eshte mik zemergjere

Por ketu s’do vije
Ka nje vit te tere
Qe kerkon t’me
 

shefki

Papirus rex
KOLLE…


Ti pret prane detit Adriatik
Per kaloresin e pasur simpatik
Vij une drej teje i heshtur
Si gomar duke u ngerdheshur

Ti nuk me perfill aspak
As une doren nuk ta jap
Prit per kaloresin tend
Kali tij kollitet rende
 

shefki

Papirus rex
VEMENDJE PAZARI



Gunga gunga duket samari im

Nuk me nevojitet se s’kam gomar

Por me nevojitet per ta vene ne shpine

Ku me miq e me armiq bejne pazar
 

shefki

Papirus rex
DY…



Mjelma e vetme e liqenit eshte duke peshkuar

Ne liqen vjen mjelma e vetmuar


Liqeni ka hije:

Dy mjelma ije me ije qe…

Nisin greve urie
 

shefki

Papirus rex
TRIOLOGJI DUFFI


Ti me quan rrugac gjakatar

Trazovac katundar

Qullac hokatar

Burrac kollovar-

Ne kapitullin e pare
 

shefki

Papirus rex
Ne kapitullin e dyte

Une mbyll syte

Erresira me lan mendjen cup e cup

Ajo loz me tren sedre caf cuf


Ne kapitullin e trete

Hap syte dhe cdo gje eshte e vertete

Dorezohem rrefej

Lexoj me tej
 

shefki

Papirus rex
KOKOSHI…


Kokoshi qe s’kendoi moj

Perfundoi ne furre

Ha e mos bej naze moj

Po t’pret ai burre


Kokoshi i tij moj

Erdhi brenda mbreme

U soll lart e poshte moj

Kendoi per jot eme
 

shefki

Papirus rex
NJE DITAR


Dikush me dhuroi nje ditar

S’me pritet sa te shkruaj ne faqen e pare

Oh qenka zhubravitur fleta…

Keshtu e ka jeta
 

shefki

Papirus rex
SI…?



U ktheva ne shtepi

Ne c’ore s’e di

Por ishte terr i zi


Hapa deren me qetesi

S’po flinte njeri

Thashe s’i ka mundesi


Si nuk m’u kujtua…

Femije prinder grua

Mbytur ne perrua?
 

shefki

Papirus rex
AGJENTI



Ate nate tejet te gjate

Ne anijen e mbushur me pirate

Syte ishin ngulur tek nje pjate



Ajo pjate e zbukuruar

ishte duke pezulluar

me peshkun e ferguar



iku tutje nata

por piratet me shpata

s'i hoqen syte nga pjata



kurse ai peshk

u ringjall me vath ne vesh

dhe jeton mes nesh
 
  • Like
Reactions: Aki

Chrono_Crusade

Valoris scriptorum
ღஐღ

Të dy

Sonte rri këtu,
rri këtu me mua,
të humbas në sytë e tu,
e t'i puth buzët e tua!

Të të shikoj në sy,
të puth e t'përqafoj,
këtë natë të jem veç me ty,
buzëbashkuar t'përshpëris të dashuroj!

E shtrejnta ime ti,
natyrisht dhe e bukur,
të lutem sonte këtu rri,
asnjëherë nuk jam ndjerë kaq i lumtur!

Këtë natë kërce me mua,
valsin zgjodha kërcimi yt i preferuar,
vashëza ime ty të dua,
unë dhe ti buzëbashkuar!

T'i puth të kuqet buzë,
buzën e kuqe të flaktë,
ngadalë dhe unë nën buzë,
të dashuroj të them prapë!

Këtu të dy të rrimë,
unë dhe ti këtë natë,
një puthje një rimë,
mandej dashuri në shtrat!

Të dy të rrimë zgjuar,
zgjuar unë edhe ti,
të dy buzëbashkuar,
është natë për dashuri!

| Gerti Ahmeti |
 

shefki

Papirus rex
GEZUAR MIQ!


DOLLI E POSACME


Per festen e Vitit te Ri

Dua te jem ne Shqiperi

Per te pire nje birre ne bar-in pa cati

Edhe per te pare vesen mbi deget e qershise;

Macet mbi koshat e plehrave te bashkise

Domosdo dua qe te degjoj sesi cirren cakejte

Kur te ngre nje dolli per plackat qe thahen shpejt
 

shefki

Papirus rex
TE GJITHE…


Kur dilnim ne pushim nga shkolla

Here blinim fiq here vidhnim berxolla

I hanim duke numeruar makina e motora…

Flokegjata e tullace ne- te gjithe me morra
 

shefki

Papirus rex
E DASHUR…


E dashur lule kandili

Te shkela une katili

Megjithese ti dukesh me e bukur tani

Une te shoh me dhembshuri

Te mbaj ne gji

Te fus ne kuti…


Kur te vyshkem dhe une

Bashke do futemi ne lume

Per te jetuar ne shkume


E dashur shkume e kuqe bardhoshe roze kalteroshe…
 
Top