Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
GEZUAR MIQ!!!



LOT BARDHESIE


Ne nje mbermje janari jashte neper rrezine

binte bore me dengje me egersi

gjuetari i betuar aty zuri pusine

per ujkun qe ngordhi ne strofken e tij


Ate nate gjuetarit gjymtyret i ngrine…

Miqte e tij s’e prisnin ate mort

Dhe gjithkush qau per burrerine…

E ujkut qe u betua me fort
 

shefki

Papirus rex
KUVENDUES!


U mblodhen boll te Sopi Poshtem I Shales

Hajvane,nepunes,spiune, batakcinj….

Te gjithe gjarperuan kembadoras mehalles

Pervec memecit te verber jabanxhi
 

shefki

Papirus rex
TEATER


Ai burre the asnje tjeter

Trokiste buzet ne vend qe te trokiste duart

Dhe dic hidhte ne leter


Pa vemendjen e tij aktoret u shushaten

U ulen rreth tij per te lexuar…

Spektatoret e tjere u hallakaten


Aktoret lane sallen pa fjale

Ai burre gjithashtu…

Me letren e tij te gjalle
 

shefki

Papirus rex
VEMENDJE


Plaka kalojne uren e gurte

Kalamanjte rrahin peshq ne perrua

Dhente skerdehen

Lendina me kenaq syte…


E shtrire ti sillesh urte

Pa fjale me ndjek mua

Buzet te zbehen

Pret puthjen time te dyte
 

shefki

Papirus rex
PREMTOME…


S'mbaj meri une ty rrembyesi im

Ti me rreh rregullisht mire e mire

Me le zgjuar nga agimi ne agim

Me jep kripe e rreshire


Mua me lidhe sy,kembe e duar

Qe kur me zure prite

S’te mbaj meri zoteria juaj

Premtome uje cdo dite!
 

shefki

Papirus rex
QEN


E lashe ate pune qensh
bej fjale per qen qe lejohen ne qebabtore
qen qe lejohen mesh dhensh
qen qe mbajne me shume se nje dashnore...
dhe lehen kur u prisha
e dashuroja ate pune
orakuj pordhesh isha
s'nuhaste kush si une
 

shefki

Papirus rex
DASHURI
Enkas e zgjodha kete titull ndjelles
sa per te joshur jetimet e urrejtjes
jam i paudhe i humbur sikur ju
harxhoj cdo fjale qe dashurohet neper tru
kujtoj dhe budallalleqet e mia
tani qe,te permirsuara,i perserit femija...
dhe them dreqi ta haje gjithcka pervec dashurise se cofur
qe ne njerezit shqyejme dhe mbetemi te pangopur
per dashuri mu sos durimi
eshte shprese e ngathet shkerdhimi
ndjenje banale pagezuar ne tempuj buzeqeshjesh
epo si te mos prekesh!?
 

shefki

Papirus rex
PAVARSI


Sa erresire

Sa shi…

Sa udhe e pashtruar- c’rrepire!

Sa pafundesi

Sa mire qe dola vetem,sa mire

Sa mire… pa femije…
 

shefki

Papirus rex
MREKULLI MADHORE


E lashe prapa qytetin

Edhe fshatin


U futa ne nje guve

Ku jetonte nje murg

Me nje pjate e nje luge

I ulur ne cung

Dhe fola me te shqipen qe po humb!
 

shefki

Papirus rex
STATUJE KUJTIMI


Sigurisht e dashur mund te largohesh me dashnorin tend

Edhe sended e mia dua qe ti ngarkosh…

Tashme kam gjithe ate shend

Shtepia jone eshte bosh


Edhe sikur te lesh prapa ndonje kordele

Do te ta sjell mos u habit

Pastaj do te iki me vrap pele

Te blej dinamit


Do ta ndez ne shtepi

Po te kthehesh ti
 

shefki

Papirus rex
KETEJ…


Erdhi dimri

Fryn thellimi

Jam barkbosh prane shetitores plot

Era e qepeve aroma e biftekeve

Oh zot


Lyps s’behem ne kete jete

Ndonje dyqan pengu do kete

Mund te shes rripin qe mbaj ne brez

Do mbetem pa kulete pa xhakete

Kur te eci serbes


Ketej pune ka shume

Asnje s’dua une!
 

shefki

Papirus rex
UNE NIPI…


Sa e dua gjyshen

Eh sa eshte plakur

E ushqej… me pelqen

E pres duar hapur

Perralla me s’me rrefen

Gjyshja ime… e pasur
 
Top