Re: ....ju pelqejne tatuazhet....
Ne pergjithesi nuk me pelqejne. Vete s'kam e s'do te kem kurre. Tek te tjeret pastaj, varet ... secili ben zgjedhjen qe deshiron, dhe kjo eshte me e rendesishmja. Ka dy variante: nese ben nje tatuazh sepse te pelqen TY, apo sepse ne kete menyre do qe ti pelqesh nje TJETRI apo thjesht te terheqesh vemendjen (ne pergjithesi te seksit te kundert). Per variantin e pare nuk kam ndonje koment, sic thashe eshte zgjedhja e lire e kujtdo te beje cte doje me trupin e tij/saj; ndersa varianti i dyte me duket i se njejtes kategori me shtirjen ne sjellje apo me lajkat e kota ne komunikimin verbal thjesht per ti bere qejfin tjetrit.
Plus pastaj, terheqja ndaj nje tatuazhi mendoj se lidhet edhe nga madhesia e tij, c'fare figure apo simboli perfaqeson vete tatuazhi, dhe sidomos pjesa e trupit ne te cilin ndodhet. Njoh persona qe u pelqejne tatuazhet e vogla ne nje pjese jo shume te ekspozuar te trupit, nderkohe qe ato te medhate dhe ne pjese shume te dukshme nuk para i terheqin shume.
Konkluzioni: shije-shije kjo dynja, shija-shijes nuk i ngja (keshtu thoshte dikur mesuesi im i astronomise ne vit te katert gjimnaz) /pf/images/graemlins/smile.gif