IRAQ

IRAQ

flordemo13.jpg
 

Klinton

Primus registratum
Re: IRAQ

<ul type="square">
[*]Bush: Lindja e Mesme, paqe kur të zhduken terroristët
[/list]



UASHINGTON- Presidenti Bush tha se është i kënaqur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, por paralajmëroi se ende ka grupe ekstremiste që kërkojnë të ndërpresin procesin e paqes. Reagimi i presidentit ndaj ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme është zakonisht optimist. Gjithsesi, thotë ai, është një lloj optimizmi i përzier me një dozë të fortë realizmi. "Jam optimist por gjithashtu e kam të qartë natyrën e Lindjes së Mesme. Me këtë dua të them se atje ka njerëz që ende ushqejnë urrejtje. Ata urrejnë Izraelin. Ata urrejnë idenë e paqes. Ata nuk mund ta durojnë idenë e një shteti paqësor që të ekzistojë përkrah Izraelit. Ata mund të jenë të gatshëm të sulmojnë. Ne duhet të vazhdojmë t'i kundërvihemi këtij lloj mendimi," tha presidenti. Gjatë një sesioni të shkurtër me gazetarët, presidenti Bush përmendi në veçanti grupin ekstremist palestinez Hamas. "Hamasi nuk është organizatë paqësore kur është i gatshëm të hedhë në erë njerëz dhe të shkatërrojë jetë të pafajshme," tha presidenti. Kohët e fundit Hamasi ra dakort për ndalimin tre-mujor të konfliktit me Izraelin. Administrata e presidentit Bush e mirëpriti ndalim-zjarrin si një hap të rëndësishëm. Por presidenti e bëri të qartë edhe një herë se ai mendon që në rajon nuk do të ketë paqe derisa Hamasi dhe grupe të ngjashme të pushojnë së ekzistuari: "Përparimi do të arrihet kur bota, në veçanti ajo pjesë e botës t'u kundërvihet me vendosmëri dhe një herë e mirë veprimtarive terroriste," tha presidenti.

Nderkohe nga Media te Huaja thuhet se Bush e ndermori luften ne Irak per t´ju kunderpergjigjur sy per sy e dhemb per dhemb, terroristeve te 11 shtatorit. :shrug:
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] <ul type="square">
[*]Bush: Lindja e Mesme, paqe kur të zhduken terroristët
[/list]
.........................................
Nderkohe nga Media te Huaja thuhet se Bush e ndermori luften ne Irak per t´ju kunderpergjigjur sy per sy e dhemb per dhemb, terroristeve te 11 shtatorit. :shrug: [/qb]
Po moj Bithëë.. , Pooo!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif

Tenet admits error in agency's approval of president's speech
Saturday, July 12, 2003 Posted: 1222 GMT ( 8:22 PM HKT)



Dean: "Beginning to sound a little like Watergate"

CIA Director George Tenet, this week in Idaho, says he takes responsibility for the approval of the uranium claim in President Bush's January speech.
The inclusion of the charge in the State of the Union address has set off a political firestorm in Washington. Some Democrats who were opposed to the war in Iraq accused the president of misleading the American people to build support for military action.

"It's beginning to sound a little like Watergate," said former Vermont Gov. Howard Dean, who is seeking the Democratic presidential nomination. "It's very clear that it may be George Tenet's responsibility, but that information also existed in the State Department and it also existed in the vice president's office, so they will not get away with simply throwing George Tenet over the side."

U.S. Sen. Richard Durbin, D-Illinois, called for a full investigation into how the mistake was made.

"The credibility of the president is on the line," he said. "We should be able to point to those people fully responsible for putting that misleading language in the State of the Union address. They should be held accountable, and they should be dismissed.

"Someone in the White House knew that the National Security Council had been briefed and told that this information is not accurate, and yet it was still included in the State of the Union address."

U.S. Sen. John McCain, R-Arizona, also called on the White House to "find out who is responsible for it and fire them."

But he also said the dispute "does not change the justification for going to war, which some of the critics are alleging."

A CIA spokesman said that Tenet, appointed to the helm of the agency by President Clinton, has no plans to resign and has not been asked to leave.

Tenet is expected to be questioned further about the matter next week at a previously scheduled closed hearing of the Senate Intelligence Committee.

CNN Correspondents David Ensor, Suzanne Malveaux and Jamie McIntyre contributed to this report.
 

Klinton

Primus registratum
Re: IRAQ

Ore ti palace me ke tallesh ti?
Shiko une te bej gjemen dhe nuk e le me kaq po nuk e terhoqe fyerjen personale ndaj meje.
I kerkoj stafit te albforumit te nderhyje ketu sepse ky fare maskarai shan pa pike kulture.
Une do te qoj ne gjykate o njeri i pakulturuar.
Ja do ta shohim ketu do jemi.
 

Guest
Re: IRAQ

Botuar ne BBC: E shtunë, 12 korrik 2003 - 11:07 CET

Bush mbështet drejtorin e CIA-s

Presidenti Bush e konsideron të mbyllur çështjen


Zëdhënësi i presidentit Bush ka mirëpritur pranimin e gabimit nga drejtori i CIA-s kur e kishte lejuar presidentin të bënte akuza fallco për programin e armëve të Irakut.

Zëdhënësi Ari Fleischer, tha se presidenti ishte i kënaqur që drejtori, George Tenet, e kishte pranuar atë që duhej pranuar.

Bëhet fjalë për pretendimin fallco se Iraku po kërkonte uranium nga shteti i Afrikës perëndimore, Nizher-- një deklaratë që u miratua nga CIA kur u fut në fjalimin para kombit të zotit Bush në fillim të këtij viti.
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Ore ti palace me ke tallesh ti?
Shiko une te bej gjemen dhe nuk e le me kaq po nuk e terhoqe fyerjen personale ndaj meje.
I kerkoj stafit te albforumit te nderhyje ketu sepse ky fare maskarai shan pa pike kulture.
Une do te qoj ne gjykate o njeri i pakulturuar.
Ja do ta shohim ketu do jemi. [/qb]
Na more Klin i Tonit mos e merr kaq tepjete se na tromakse fare!! /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

Kastriot
 

Rangers

Primus registratum
Re: IRAQ

IRAK
The helmets, weapons, and boots of the fallen soldiers of 2nd Brigade Combat Team, 3rd Infantry Division stand in memory of the brave men who wore them into combat
4May03helmets2.jpg
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Ne vend te automatikeve eshte me mire te vihen skeletet e tyre sepse u shkon me shume. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Postuar nga Kastriot

Po moj Bithëë.. , Pooo!!! /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Po kjo eshte nje shprehje qe ka lidhje me idene dhe jo me personin.
Ne Tirane e kane perdorur kete shprehje pa te keq dmth. jo per te ofenduar, sigurisht qe perdoret aty ku ka me shume njohje dhe miqesi. Kjo don te thote qe une te kam nderuar duke te konsideruar si te aferm dmth shok, mik etj.
Prandaj mos e merr per keq se nuk kam patur ndermend te te ofendoj ty si person. /pf/images/graemlins/smile.gif


Kastriot
 

Klinton

Primus registratum
Re: IRAQ

Kastriot faleminderit per "respektin" e treguar qe ne fakt tregon dobesine tende.
Respektimi i mendimeve dhe ideve eshte nje nga alternativat akoma te palindura ndermjet shqiptareve dhe doemos me vjen keq qe akoma i referohemi mesjetes.
 

Guest
Re: IRAQ

OPINION tek Gazeta Shqiptare 16/07/2003

Si mendoni se do ta titullojë George W. Bush raportin e famshem që akuzon Z. Sadam Husein, të cilin ai e paraqiti sne 12 shtator 2002 përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së? "Një dekade mashtrimesh dhe sfidash"

Mashtrime shteterore


--------------------------------------------------------------------------------

Ignacio RAMONET
Kryeredaktor i "Le Monde Diplomatique"

"Më mirë preferoj të vdes, se të them diçka të pasaktë"
GEORGE WASHINGTON


Eshtë historia e hajdutit që bërtet: "Kapeni hajdutin!" Si mendoni se do ta titullojë Z. George W. Bush raportin e famshëm që akuzon Z. Sadam Husein, të cilin ai e paraqiti në 12 shtator 2002 përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së? "Një dekadë mashtrimesh dhe sfidash". Dhe, ç'pohonte ai duke shkoqitur "provat"? Një varg me gënjeshtra! Iraku, thosh ai, mban lidhje të ngushta me rrjetin terrorist Al-Kaida dhe kër-cënon sigurinë e Shteteve të Bashkuara, sepse ai zotëron "armë të dëmtimit masiv" (ADM) - një shprehje tmerruese e farkëtuar nga këshill-tarët e tij. Tre muaj pas fitores së forcave amerikane (dhe të mbështetësve të tyre britanikë) në Mesopotami, ne e dimë se këto pohime, bazën e të cilave e kishim vënë ndërkaq në dyshim, ishin të rreme. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se administrata amerikane ka manipuluar informatat për ADM-të. Ekipi prej 1400 inspektorësh i Iraq Survey Group që drejton gjenerali Dayton nuk ka gjetur asnjëherë as hijen e fillimit të ndonjë prove. Dhe ne nisim të zbulojmë se, mu në çastin kur Z. Bush hidhte akuza të tilla, ai i kishte marë ndë-rkaq raportet e shërbimeve inteligjente të tij, duke treguar se e gjitha kjo ishte e rreme. Sipas znj. Jane Harman, përfaqësuese e demokratëve të Kalifornisë, ne do të hasnim praninë e "manovrës më të madhe intoksikuese të të gjitha kohëve". Për të parën herë në historinë e saj, Amerika hetohet rreth arsyeve të vërteta të një lufte, në një kohë kur konflikti ka përfunduar...
Në këtë manipulim gjigand, një ofiçinë sekrete në gjirin e Pentagonit, Zyra e Planeve Speciale (Office of Special Plans, OSP) ka luajtur një rol helmues. E zbuluar nga Z. Seymour M. Hersh, në një artikull të botuar nga New Yorker, në 6 maj 2003, OSP-ja ishte krijuar pas 11 shtatorit 2001 nga Z. Paul Wolfowitz, numri dy i departamentit të mbrojtjes. E drejtuar nga një "fajkua" i bindur, Z. Abram Shulsky, kjo Zyrë ka si mision të përzgjedhë të dhënat e mbledhura nga agjencitë e ndryshme informative (CIA, DIA, NSA), me qëllim bërjen e sintezave dhe paraqitjen e tyre qeverisë. Duke u bazuar mbi dëshmi ekzilantësh pranë Kongresit Kombëtar Irakian (organizatë e financuar nga Pentagoni) dhe Presidentit të tij, i shumëkundërshtuari Ahmed Shalabi, OSP-ja e fryu jashtëzakonisht kërcënimin e armëve të dëmtimit masiv, sikundër edhe lidhjet midis Z. Sadam Husein dhe Al-Kaidas.
I skandalizuar nga këto manipulime, dhe duke u shprehur nën emrin e Veteran Intelligence Professionals for Sanity, një grup anonim ish-ekspertësh të CIA-s dhe Departamentit të Shtetit pohoi në 29 maj, në një memorandum drejtuar presidentit Bush, se në të kaluarën informatat "ishin të rreme për arsye politike, por asnjëherë aq sistematike sa t'ua hidhnin përfaqësuesve tanë të zgjedhur për të autorizuar një luftë".
Edhe z. Colin Powell u manipulua. Dhe rrezikon tashmë të ardhmen e tij politike. Ai u pati rezistuar presioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe të Pentagonit për të përhapur informacionet më të kundërshtueshme. Para fjalimit të tij të famshëm të 5 shkurtit 2003 para Këshillit të Sigurimit, Z. Powell kish për të lexuar kopjen e përgatitur nga Z. Lewis Libby, drejtor i kabinetit të zv/presidentit Richard Cheney. Ajo përmbante informacione krejtësisht të dyshimta që zotin Powell e zemëruan, e bënë t'i flakte tej fletët dhe të deklaronte: "Nuk do ta lexoj këtë. Kjo është t'i bësh m..." Më në fund, Sekretari i Shtetit kërkoi që Z. George Tenet, drejtori i CIA-s, të ulej dukshëm mbrapa tij, në 5 shkurt, dhe të ndante përgjegjësinë e asaj që u tha.
Në një intervistë te revista Vanity Fair, e botuar në 30 maj, Z. Wolfowitz pranoi mashtrimin shtetëror. Ai pohoi se vendimi për të nxjerrë kërcënimin e ADM-ve për të justifikuar një luftë preventive kundër Irakut ishte adoptuar "për arsye burokratike". "Ne u morëm vesh në një pikë, saktësoi ai, për armët e dëmtimit masiv, sepse ky ishte i vetmi argument mbi të cilin të gjithë mund të binin dakord."
Pra, Presidenti i Shteteve të Bashkuara kish gënjyer. Duke kërkuar dëshpërimisht një casus belli për të qorollepsur OKB-në dhe për të bashkuar në projektin e tij të pushtimit të Irakut disa bashkëfajtorë (Mbretëria e Bashkuar, Spanja), Z. Bush nuk nguroi të fabrikonte një nga mashtrimet më të mëdha shtetërore.
Ai nuk ishte i vetmi. Para Dhomës së Komunave në Londër, në 24 shtator 2002, aleati i tij Anthony Blair, kryeministri britanik, pohonte: "Iraku zotëron armë kimike dhe biologjike. (...) Raketat e tij mund të vihen në veprim në 45 minuta." Nga ana e tij, në ndërhyrjen para Këshillit të Sigurimit, Z. Powell deklaronte: "Sadam Huseini ka ndërmarë kërkime për duzina të tëra agjentësh biologjikë që provokojnë sëmundje të tilla si gangrena, murtaja, tifoja, kolera, lija dhe ethet hemoragjike". "Ne besojmë se Sadam Huseini ka ndërtuar armë bërthamore", thoshte zv/presidenti Cheney në mars 2003 në vigjilje të luftës.
Në rrjedhë të deklaratave të panumërta, presidenti Bush kish nxjerrë të njëjtat akuza. Në fjalimin drejtuar kombit, më 8 shkurt 2003, ai shkonte gjer aty sa solli detajet e rreme të mëposhtme: "Iraku ka dërguar ekspertë për eksplozivët dhe për fabrikimin e kartave fallco, të punojnë me Al-Kaidan. Ai gjithashtu ka ndihmuar Al-Kaidan me një trajnim për përdorimin e armëve biologjike dhe kimike. Një agjent i Al-Kaidas u dërgua në Irak disa herë në fund të viteve 1990 për të ndihmuar Bagdadin në blerjen e helmeve dhe gazit."
Të rimara dhe të zmadhuara nga mediat e mëdha luftëdashëse, të shndërruara në organe të propagandës, të gjitha këto denoncime u përsëritën ad nauseam nga rrjetet televizivë Fox News, CNN dhe MSNC, nga kanali i radios Clear Channel (1225 stacione në Shtetet e Bashkuara) e edhe nga gazeta prestigjioze si Washington Post apo Wall Street Journal. Mespërmes botës, këto akuza mashtruese përbënë argumentin kryesor të çdo ecjeje "drejt luftës". Në Francë, për shembull, ato u rimorën në mënyrë të paturpshme nga personalitete si Pierre Lelouche, Bernard Kouchner, Yves Roucaute, Pascal Bruckner, Guy Millière, André Glucksmann, Alain Finkielkraut, Pierre Rigoulot, etj.
Akuzat u përsëritën po ashtu nga të gjithë aleatët e Bushit. Duke filluar me më të zellshmin prej tyre, Z. José Maria Aznar, shef i qeverisë spanjolle, që, në Kortés të Madridit, në 5 shkurt 2003, siguronte: "Ne e dimë të gjithë se Sadam Huseini zotëron armë të dëmtimit masiv. (...) Ne e dimë të gjithë gjithashtu se ai ka armë kimike." Disa ditë më parë, në 30 janar, duke ekzekutuar një porosi të formuluar nga Z. Bush, Z. Aznar kishte hartuar një deklaratë për mbështetje të Shteteve të Bashkuara, "Letrën e Tetëshes", të nënshkruar, ndër të tjerë, nga ZZ. Blair, Silvio Berlusconi dhe Vaclav Havel. Aty, ata afirmonin se "regjimi iraken dhe armët e tij të dëmtimit masiv përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë botërore".
Kështu, përgjatë më tepër se gjashtë muajsh, për të justifikuar një luftë preventive, të cilën nuk e donin as Kombet e Bashkuara, as opinioni botëror, një makinë e vërtetë propagande dhe intoksikimi e drejtuar nga sekti doktrinar që rrethon zotin Bush përhapi mashtrime shtetërore me një kapadaillëk që i shkon përshtat regjimeve më të urryera të shekullit XX.
Ata e skalitën veten në një traditë të gjatë mashtrimesh shtetërore që piketon historinë e Shteteve të Bashkuara. Njëra nga më ciniket ka të bëjë me shkatërrimin e koracatës amerikane Maine në gjirin e La Havanës në 1898-n, që shërbeu si pretekst për hyrjen në luftë të Shteteve të Bashkuara kundër Spanjës dhe në aneksimin e Kubës, Porto Rikos, Filipineve dhe ishullit Guam.
Mbrëmjen e 15 shkurtit 1898, nga ora 21:40, Maine u bë viktimë e një shpërthimi të dhunshëm. Anija u fundos në limanin e La Havanës dhe 260 njerëz vdiqën. Menjëherë, shtypi popullor akuzoi spanjollët për vënie mine poshtë skeletit të anijes dhe denoncoi barbarinë, "kampet e vdekjes" e, madje, praktikën e antropofagisë së tyre...
Dy pronarë shtypi shkuan të rivalizonin në kërkim të bujës: Joseph Pulitzer, i World-it, dhe sidomos William Randolph Hearst, i New York Journal-it. Kjo fushatë pati mbështetjen e interesuar të afaristëve amerikanë që kishin investuar shumë në Kubë dhe që ëndërronin të mënjanonin prej andej Spanjën. Por publiku nuk tregonte asnjë interes. Po kështu edhe gazetarët. Në mars 1898, vizatuesi i New York Journal, Frederick Remington, i shkruante nga La Havana padronit të tij: "Këtu nuk ka luftë, kërkoj të kthehem." Hearst-i i telegrafon përgjigjen: "Qëndroni. Ju dërgoni vizatimet, unë do t'ju dërgoj luftën." Pastaj ia behu shpërthimi i anijes Maine. Hearst ngriti një fushatë të dhunshme, siç e dëshmon Citizen Kane, filmi i Orson Welles-it (1941).
Përgjatë shumë javësh, ditë pas dite, ai i kushtoi shumë faqe të gazetës së tij çështjes së Maine-it dhe kërkoi hakmarrje duke përsëritur pa u lodhur: "Remember the Maine! In Hell with Spain" (Kujtohuni për Maine-in! Në djall të vejë Spanja!). Të gjitha gazetat e tjera e ndoqën. Shpërndarja e New York Journal kaloi fillimisht nga 30 000 kopje në 400 000, pastaj i kapërceu rregullisht 1 milion kopjet. Opinioni publik ishte ndezur keq. Atmosfera u bë halusinante. Nën trysninë e të gjitha anëve, presidenti William McKinley i shpalli luftë Madridit, në 25 prill 1898. Trembëdhjetë vjet më vonë, në 1911-n, një komision hetimor për shkatërrimin e Maine-it do të nxirrte si përfundim një shpërthim aksidental në sallën e makinerive të anijes...
Manipulim i mendjeve
Në 1960-n, në mes të luftës së ftohtë, Central Intelligence Agency (CIA) përhapi pranë disa gazetarëve "dokumenta konfidencialë" që tregonin se sovietikët ishin në gjendje të fitonin garën e armatimeve. Menjëherë, mediat e mëdha filluan të bënin presion mbi kandidatët për president dhe të kërkonin me bujë një rritje substaciale të kredive për mbrojtjen. I lodhur e i bezdisur, John F. Kennedy premtoi t'i kushtonte miliarda dollarë programit të ndërtimit të raketave balistike detare (the missile gap), gjë që e uronte jo vetëm CIA, por gjithë kompleksi ushtarako-industrial. Me t'u zgjedhur dhe votuar programi, Kennedy duhej të tregonte që epërsia ushtarake e Shteteve të Bashkuara mbi Bashkimin Sovietik ishte dërmuese...
Në 1964, dy kryqëzorë deklaruan se ishin sulmuar në gjirin e Tonkinit nga silurët vietnamieno-veriorë. Sa hap e mbyll sytë, televizioni dhe shtypi e bëjnë këtë një çështje kombëtare. Bërtasin për poshtërim. Kërkojnë shpagim. Presidenti Lyndon B. Johnson gjen pretekst nga këto sulme për të lëshuar bombardime shpaguese kundër Vietnamit të Veriut. Ai i kërkon Kongresit një rezolutë që t'i lejojë të angazhojë ushtrinë amerikane. Kështu filloi lufta e Vietnamit, e cila mbaroi - me një dështim - vetëm në vitin 1975. Më vonë u mësua, nga goja e vetë ekuipazheve të dy kryqëzorëve, se sulmi në gjirin e Tonkinit ishte një sajim i pastër...
I njëjti skenar me presidentin Ronald Reagan. Në vitin 1985, ai dekreton befas "urgjencën kombëtare" me arsyen e "kërcënimit nikaraguajan" që përfaqësonin sandinistët në pushtet në Managua, të zgjedhur sidoqoftë në mënyrë demokratike në nëntor 1984 e që respektonin njëkohësisht liritë politike dhe lirinë e shprehjes. "Nikaragua, pohon megjithatë Z. Reagan, është dy ditë larg me makinë nga Harlingeni i Teksasit. Jemi në rrezik!" Sekretari i Shtetit George Schultz pohon para Kongresit: "Nikaragua është një kancer që po shtrihet në territorin tonë, ajo zbaton doktrinat e Mein Kampf-it dhe kërcënon me marrjen e kontrollit të gjithë hemisferës..." Këto mashtrime justifikuan ndihmën masive për gueriljen antisandiniste, Kontran, dhe do të vërshojnë mbi skandalin e Irangate-it.
Nuk po zgjatemi në mashtrimet e luftës së Gjirit, në 1991-shin, të analizuara gjerësisht dhe të mbetura në kujtesë, si paradigma të propagandës mashtruese moderne. Informacione të përsëritura pa ndërprerje - si "Iraku, ushtria e katërt e botës", "plaçkitja e inkubatorëve të maternitetit të Kuvajtit", "fronti mbrojtës i pamposhtur", "goditjet kirurgjikale", "efikasiteti i raketave Patriot", etj. - dolën krejtësisht të rreme.
Qysh nga fitorja e diskutueshme e Z. Bush në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2000, manipulimi i opinionit publik është bërë një shqetësim qendror i administratës së re. Pas atentateve të urryera të 11 shtatorit 2001, kjo u shndërrua në një makth të vërtetë. Z. Michael K. Deaver, mik i Z. Rumsfeld dhe specialist i psy-war-it, "luftës psikologjike", e përmbledh kështu objektivin e ri: "Strategjia ushtarake që sot e tutje duhet të mendohet në funksion të mbulimit televizual [sepse] nëse opinioni publik është me ju, asgjë nuk mund t'ju rezistojë; pa të, pushteti është i pafuqishëm."
Qysh nga fillimi i luftës kundër Afganistanit, në bashkëpunim me qeverinë britanike, qendra informacioni për koalicionin u krijuan në Islamabad, Londër dhe Uashington. Ofiçina autentike të propagandës, ato u imagjinuan nga Karen Hugues, këshilltar për mediat i Z. Bush, dhe mbi të gjitha nga Alistair Campbell, guru shumë i fuqishëm i Z. Blair për atë çka lidhet me imazhin politik. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e shpjegonte kështu funksionin e tyre: "Kanalet përhapin informacione në 24 orë pa ndërprerë; këto qendra do t'i furnizojnë me informacione 24 orë në ditë, ditë për ditë..."
Në 20 shkurt 2002, New York Times shpaloste projektin më të çuditshëm të manipulimit të mendjeve. Për të udhëhequr "luftën e informacionit", Pentagoni, duke iu bindur këshillave të Z. Rumsfeld dhe të nënsekretarit të shtetit për Mbrojtjen, zotit Douglas Feith, kishte krijuar fshehtësisht dhe vendosur nën drejtimin e një gjenerali të forcave ajrore, Simon Worden, një Zyrë të mistershme të ndikimit strategjik (OIS), me mision përhapjen e informacioneve të rreme që i shërbenin çështjes së Shteteve të Bashkuara. OIS-i ishte e autorizuar të praktikonte dezinformimin në veçanti ndaj mediave të huaja. E përditshmja njujorkeze saktësonte se OIS kishte bërë një kontratë prej 100 000 dollarë në muaj me një kabinet komunikimi, Rendon Group, i përdorur tashmë në vitin 1990 në përgatitjen e luftës së Gjirit e që kish vënë në vijë punën me deklaratën e rreme të "infermieres" kuvajtiane që pohonte se kishte parë ushtarë irakenë duke plaçkitur maternitetin e spitalit të Kuvajtit dhe "që kishin rrëmbyer foshnjat nga inkubatorët dhe i kishin vrarë pa mëshirë duke i plasur përtokë". Kjo dëshmi kishte qenë vendimtare për të bindur anëtarët e Kongresit të votonin në favor të luftës...
I shpërbërë zyrtarisht pas zbulimeve të shtypit, OIS-i sigurisht ka mbetur aktiv. Përndryshe, si t'i shpjegosh disa prej manipulimeve më të mëdha të luftës së tanishme kundër Irakut? Në veçanti, mashtrimin e stërmadh lidhur me çlirimin spektakolar të ushtares Jessica Lynch?
Na kujtohet se, në fillim të prillit 2003, mediat e mëdha amerikane përhapën, me një luks mbresëlënës detajesh, historinë e saj. Jessica Lynch bënte pjesë në dhjetë ushtarët amerikanë të kapur nga forcat irakene. E rënë në një pritë në 23 mars, ajo kishte rezistuar gjer në fund, duke shtënë mbi armiqtë gjer në mbarim të municioneve. Më në fund ajo u plagos me plumb, u godit me thika, u lidh dhe u çua në një spital në territorin armik, në Nasiria. Atje, e rrahu dhe e keqtrajtoi një oficer iraken. Një javë më vonë, njësi elitare amerikane arritën ta çlironin gjatë një operacioni surprizë. Megjithë rezistencën e gardës irakene, komandot ia dolën të depërtonin në spital, ta merrnin Jessica-n dhe ta shpinin me helikopter në Kuvajt.
Po atë mbrëmje, presidenti Bush lajmëroi kombin, nga Shtëpia e Bardhë, për çlirimin e Jessica Lynch-it. Tetë ditë më vonë, Pentagoni u dorëzoi mediave një video të xhiruar gjatë këtyre heroizmave me skena të denja për filmat më të mirë të luftës.
Por konflikti i Irakut përfundoi më 9 prill, dhe një grup gazetarësh - në veçanti ata të Los Angeles Times-it, të Toronto Star-it, të El Pais-it dhe të kanalit BBC World - shkuan në Nasiria për të vërtetuar versionin e Pentagonit rreth çlirimit të Jessica-s. Sipas hetimit të tyre pranë mjekëve irakenë që ishin kujdesur për vajzën - dhe konfirmuar nga doktorët amerikanë që e kishin vizituar pas çlirimit të saj, - plagët e Jessica-s (një këmbë dhe një krah të thyera, një kavilje e dalë) nuk ishin si pasojë e të shtënave me armë zjarri, por thjesht të bëra nga aksidenti i kamionit në të cilin ajo udhëtonte... Dhe as nuk ishte keqtrajtuar. Përkundrazi, mjekët kishin bërë gjithçka për ta shëruar: "Ajo kishte humbur shumë gjak, tregoi doktor Saad Abdul Razak, dhe ne na u desh t'i bënim një transfuzion. Për fat të mirë pjesëtarë nga familja ime kanë të njëjtin grup gjaku me të sajin: 0 pozitiv. Mundëm të siguronim gjak në sasi të mjaftueshme. Pulsi i saj rrihte me 140 kur mbërriti këtu. Mendoj se ne i shpëtuam jetën."
Duke marrë përsipër rreziqe tepër të guximshme, këta mjekë u orvatën të lidheshin me ushtrinë amerikane për t'i kthyer Jessica-n. Dy ditë para ndërhyrjes së komandove specialë, ata e kishin çuar me ambulancë pacienten e tyre në afërsi të radhëve amerikane. Por amerikanët hapën zjarr mbi ta dhe mënt e vranë heroinën e tyre...
Mbërritja që pa gshirë, në 2 prill, e komandove speciale të pajisur me një koleksion të paparë armësh të sofistikuara e la pa gojë personelin e spitalit. Qysh para dy ditësh, mjekët kishin informuar forcat amerikane se ushtria irakene ishte tërhequr dhe se Jessica i priste...
Doktori Anmar Udai i tregoi skenën John Kampfner-it të BBC-së: "Ishte si në një film të Hollivudit. Nuk kishte asnjë ushtar iraken, por forcat speciale amerikane po përdornin armët. Ata shtinin më kot dhe dëgjoheshin shpërthime. Bërtisnin: "Go! Go! Go!" Sulmi kundër spitalit ishte një lloj show, apo një film aksioni me Sylvester Stallone-n."
Skenat u xhiruan me një kamera me pamje nokturne nga një ish-asistent i Ridley Scott-it në filmin Rënia e fajkoit të zi (2001). Sipas Robert Scheer-it, i Los Angeles Times, këto imazhe u dërguan menjëherë, për t'u montuar, në komandën qendrore të ushtrisë amerikane, në Katar, dhe si u mbikqyrën nga Pentagoni, u shpërndanë në gjithë botën.
Historia e çlirimit të Jessica Lynch-it do të mbetet në analet e propagandës së luftës. Në Shtetet e Bashkuara ajo do të konsiderohet ndoshta si momenti më heroik i këtij konflikti, ndonëse u provua se bëhet fjalë veçse për një sajim po aq të rremë sa edhe "armët e dëmtimit masiv" të mbajtura nga Z. Sadam Husein, apo lidhjet midis ish-regjimit iraken dhe Al-Kaidas.
Të dehur nga pushteti, Z. Bush dhe eskorta e tij mashtruan qytetarët amerikanë dhe opinionin publik botëror. Mashtrimet e tyre përbëjnë, sipas profesorit Paul Krugman, "skandalin më të madh të historisë politike të Shteteve të Bashkuara, më të madh se Watergate-i, më të madh se Irangate-i".
Përktheu: Diogjen Vozi
 

Guest
Re: IRAQ

Sjume i gjate artikulli une merzitem kur lexoje kto lloj gjera me ze gjumi pali kur shoh dhe kush e ka shkruar :rolleyes: sja vlen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Witchy:
[qb] Sjume i gjate artikulli une merzitem kur lexoje kto lloj gjera me ze gjumi pali kur shoh dhe kush e ka shkruar :rolleyes: sja vlen /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Per ke e ke fjalen e dashur, per gazeten apo per mua? Rri me shprese qe e ke per gazeten. :wink:

@+
 

Guest
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Per mendimin tim shkrimi i Never duhej fshire.
Ka shume genjeshtra brenda artikullit. [/qb]
Posi jo po fshijme dhe gazeten, gjithe gazetat mbare botes, qe botojne artikuj kundra idiotit me te madh ne bote dhe idiotizmit qe ai krijoi. Dhe te lutem ku i sheh keto genjeshtra :smash:
Hajde tani a jeni burra merrni pergjegjesite dhe ndertoni Irakun. Apo nuk mundeni pasi quheni pushtues dhe jo çlirimtar. Cfare ironie?

@+
 

Guest
Re: IRAQ

Botuar ne BBC: E premte, 18 korrik 2003 - 10:35 CET

Vendosja e rendit më e vështirë


Një ekip këshillimor i nivelit të lartë që është dërguar në Irak, prej departamentit amerikan të mbrojtjes, tha se Uashingtoni ka një mundësi të vogël për të vendosur rendin në Irak.
Trupat amerikane të demoralizuara


Ekipi i përshkroi tre muajt e ardhshëm si një dritare mundësish që do të mbyllej nëse nuk bëhej asnjë përparim për të siguruar rendin, shërbimet bazë dhe ofrimin e mundësive politike dhe ekonomike për popullin irakian.

Raporti u hartua nga pesë grupe ekspertësh të pavarur, të cilët qëndruan gati dy javë në Irak, me ftesë të sekretarit të mbrojtjes Donald Rumsfeld, dhe shefit të adminitratës civile të udhëhequr nga amerikanët në Bagdad, Paul Bremer.

Raporti doli në kohën kur nënsekretari i Mbrojtjes Paul Wolfowitz filloi një turne të ngjeshur në Irak.

Zoti Wolfowitz tha se ai do të përpiqej të kuptonte se çfarë duhet bërë më shumë, siç u shpreh ai, 'për të kompletuar qeverinë e tranzicionit të popullit dhe për popullin irakian'.
 

Guest
Re: IRAQ

Botuar ne BBC: E shtunë, 19 korrik 2003 - 03:36 CET

"Irakjanëve t'u kthehet sovraniteti"

Raporti do t'i paraqitet javën e ardhshme Këshillit të Sigurimit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan kërkon që irakjanëve t'u rikthehet shpejt sovraniteti, në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta kontrollojnë vetë të ardhmen e tyre.

Pikëpamjet e z. Anann pasqyrohen në një raport që pritet t'i paraqitet javën a ardhshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Dokumenti thotë se irakjanëve duhet t'u jepet një plan i qartë dhe i specifikuar i zhvillimeve që do të çonin drejt fundit pushtimin ushtarak të vendit të drejtuar nga Amerika.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Uashington tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'i ofrojnë një rol më të madh Kombeve të Bashkuara në Irak, veçanërisht nëse qeveritë e vendeve të tjera do të ofronin më shumë ndihmë për rindërtimin e vendit dhe në paqeruajtje.
 

Klinton

Primus registratum
Re: IRAQ

Do ta kerkoni Bushin, Ameriken dhe amerikanet.
Do ishte me me vlere te ishin ruset mbreter te botes ose chang ching chui e Kines dhe pastaj do ja benit olele po na dhemb as's-i.
Nuk ka aspirine qe ju pushon dhimbjet
 

Dullaloqka

Primus registratum
Re: IRAQ

O president mpëlqejn ato që shkru
për Amerikën.
Por desha me thon i marum problemet
me shqiprin duhet me rregullu irakun tashti? :smash:
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Do ta kerkoni Bushin, Ameriken dhe amerikanet.
Do ishte me me vlere te ishin ruset mbreter te botes ose chang ching chui e Kines dhe pastaj do ja benit olele po na dhemb as's-i.
Nuk ka aspirine qe ju pushon dhimbjet [/qb]
Toni "Plehra" (Blair)
ne fjalimin e tij ka thene "Historia do t'ia fali Anglise dhe Amerikes luften ne Irak.
Mbas gjithe kesaj kohe nuk kan gjetur gje arme jo tradicionale. mire perpara luftes por edhe tani nuk jan duke gjetur gje. E forta eshte se thone ne do ti gjejme ato, "Germo tare germo, se vetem qenin e ngordhur ke per te gjetur".
Pastaj Pushti (Bushi)pat thene: Ne do te hyjme ne irak sido qe te jete puna. Pra jane shkaqe te tjera qe derguan ne lufte. (Jo se me pelqen Saddami).
E kujt do t'i bjeri ne mendje per nje "Plehre" dhe per nje "Pusht" lodrat e lobit çifut?
 
Top