IRAQ

IRAQ

flordemo13.jpg
 

lir

Primus registratum
Re: IRAQ

mos u therni me njeri tjetrin o njerez se te gjitha behen per arin e zi, jo per allahun, jo per krishtin jo per irakianet ose cifutet...
 

Guest
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga lir:
[qb] mos u therni me njeri tjetrin o njerez se te gjitha behen per arin e zi, jo per allahun, jo per krishtin jo per irakianet ose cifutet... [/qb]
:thumbsup:

@+
 

Rangers

Primus registratum
Re: IRAQ

/pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Ne kete teme shumica e memberve haen me llafe me njeri tjetrin.
Mysliman you got a point brother ,please get real and f... the religion. Je shqiptar me sa di une dhe jo arab,dhe shqiptaret nuk e kane pasur per zakon te urrejne njerzit nga feja.
N.Q.S ke dicka per Irakun shkruaje por mos shkruaj me urrejtje. Kjo vlen edhe per ate komentin qe dhe per fotografine e cizmeve,dhe pushkeve te ushtareve amerikane te rene ne lufte.
 

Rangers

Primus registratum
Re: IRAQ

Ne 45 ditet e ardhshe U.S.A do te krijoje nje force paramilitare me ushtare Irakjen.Me anen e kesaj force ushtria amerikane ve ne vije te dyte te gjitha forcat amerikane qe po luftoj ne vije te pare.Forca e re Irakene do te siguroje sigurine ne vend dhe luften guerilase qe vazhdon te ekzistoje.
Ne fillim do te jen evetem tete batalione me nga 850 paramilitare,thote Gen.Sanches(U.S.A. Army) brenda vitin mendohet te rekrutohen rreth 12.000 forca .
Kjo metode eshte perdorur edhe me perpara nga ushtria Amerikane per te goditur luften Guerilase.
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Rangers:
[qb] shqiptaret nuk e kane pasur per zakon te urrejne njerzit nga feja.
N.Q.S ke dicka per Irakun shkruaje por mos shkruaj me urrejtje. [/qb]
Take easy man.
Kujdes pak lale. Une nuk kam per t'i dash gjera te tilla. Jam shqiptar dhe nuk e mohoj fare. Dua dhe urrej aty ku duhet.
Edhe ato ç'ka po shkruajme per irakun jane. :smash:
 

lir

Primus registratum
Re: IRAQ

hehhe, mire qe sna dha koment madalena, se ku do kishte perfunduar debati... :smash: :kiss:
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: IRAQ

Te gjithe juve te mjere qe shani ameriken dua tu them vetem disa fjale.
"I qani hallin kaloresit qe i varen kembet."
E hengren edhe cunat e sadamit. Do zoti dhe e palosin shpejt edhe dictatoret e tjere te lindjes se mesme.
Sot eshte vertete nje dite e bukur.

Shendet te gjitheve
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: IRAQ

Ore nigjut dhe ju qar nigjova une e? Thojn se merikont paskan vra Hujdarin dhe Kusarin dhe tashti jon tu kerku Sadarin me i dhon ngushllimet.

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Mu po me vje keq shume, jo per gjo po nigjova qe wall street-i paska reagur ne menyre pozitive, Dow dhe Nasdaq-u jan ngrit, dhe per fat te keq shita ca aksjone para nji jave. Po pse si vran para nji jave a te keqen po shkojn i vrasin tani?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

boss

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Djalepopulli:
[qb] Do zoti dhe e palosin shpejt edhe dictatoret e tjere te lindjes se mesme.
[/qb]
Qe ata do te ken nje fund kete se luan topi, porse dhe ata te amerikes nuk do ta ken te gjate.

lr:
[qb] Mu po me vje keq shume, jo per gjo po nigjova qe wall street-i paska reagur ne menyre pozitive, Dow dhe Nasdaq-u jan ngrit, dhe per fat te keq shita ca aksjone para nji jave. Po pse si vran para nji jave a te keqen po shkojn i vrasin tani?! [/qb]
Te priten deri sa ti shitje. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: IRAQ

Botuar ne BBC: E martë, 22 korrik 2003 - 17:03 CET

OKB kritikon pushtuesit në Irak

OKB-ja dëgjon raportin e parë për Irakun


Këshilli i Sigurimit ka dëgjuar raportin e parë të hollësishëm të të dërguarit special të OKB-së në Irak, Sergio Viera del Mello, që nga koha e pushtimit të drejtuar nga Amerika.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, tha se ishte e rëndësishme që irakianët të shohin një kalendar të qartë që do të çojë në sovranitetin e tyre të plotë. Ai paralajmëroi se demokracia në Irak nuk mund të imponohet nga jashtë.

Raporti ishte shumë kritik ndaj forcave amerikane dhe britanike atje dhe mossuksesit të tyre për të rivendosur sigurinë në Irak.

Zoti De Mello tha se kushtet e jetës së përditshme nuk ishin përmirësuar dhe në disa vende mund të jenë edhe më të këqia.

Sovraniteti irakianëve



Duhet të lëvizim shpejt në rrugën politike për të inkurajuar këshillin e sapoformuar qeverisës.

Ahmad Fawzi
Por ai tha se caktimi i këshillit qeverisës ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Zëdhënësi i zotit de Mello, Ahmad Fawzi, tha synimi ishte që t'i rikthehet sa më shpejt sovraniteti i plotë irakianëve dhe institucioneve demokratike irakiane.

"Duhet të lëvizim shpejt në rrugën politike për të inkurajuar këshillin e sapoformuar qeverisës që të përparojë në procesin kushtetues, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme," tha zoti Fawzi.

Egjipti ka paralajmëruar se kaosi në Irak mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, tha në një fjalim televiziv se pasiguria dhe mungesa e ligjit në Irak mund të ketë një pasojë shumë të keqe në gjithë rajonin në përgjithësi.

Ai tha se e vetmja mënyrë për të rivendosur rregullin dhe ligjin atje ishte zgjedhja e një qeverie irakiane.
 

Rangers

Primus registratum
Re: IRAQ

Baghdad-Aug 7,2003 "A car bomb exploded today outside the Jordanian Embassy in Baghdad,killing 11 people and wounding at least 65 people. The bomb exploded at 11. a.m. as many Iraqis stood about the embassy entrance waiting to apply for visas and conduct other business. The force from the explosion blew a 30-foot-wide hole in the brick wall that separates the embassy from the street, hurling bodies and shrapnel and debris hundreds of yards".
08cnd-baghdad1.jpg

Jordanian Embassy in Baghdad

Pak minuta me vone militante te panjohur goditen me raketa anti tank nje "American Humvee" dhe lane te plagosur 2 ushtare Amerikan. Pas goditjes me anti tank lufta vazhdoi per dy ore derisa te pakten 25 militante vendosen te linin pallatin dhe te dilnin me shami te bardha ne duar.
07cnd-bagh.slide1.jpg

Central Baghdad
 

disku

UNI
Re: IRAQ

Ore ideja kryesore e sulmit sikur ishte per shkak se kishte arme te shkaterrimit ne mase... A u gjet gjo e? :confused: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: IRAQ

Kane kaluar tani disa muaj nga fitorja e trupave amerikane mbi ushtrine irakene, ose me sakte ate çka kishte ngelur nga ajo ushtri. Fundi i kesaj lufte u pershendet nga te tere si nje sukses, sepse zakonisht edhe pse ushtaraket premtojne lufte te shkurtra ato zgjasin shume kohe. Kesaj rradhe u respektuan pothuajse afatet qe komandat e larta te ministrise se mbrojtjes USA kishin caktuar.
Parrullat e para te pas luftes ishin “sapo te lirohet nga tirania e Sadamit Bagdadi do te rifilloj nje ekzistence paqesore”, dhe me kete entuziazem amerikanet filluan te administronin me efikasitet te plote Irakun. Por a mund te administrohet nje vend ku mbreteron mendimi i klanit, ku nuk ekziston nje kulture e paster demokratike???????
Dhe gjeja me e rendesishme eshte: Ne çfare menyre ky vend po administrohet???
Sikur te ishte nje sipermarrje e madhe??? Nje coloni amerikane???
Sidoqofte ngjarjet e pas luftes dhe sidomos ato te diteve te fundit, perfshire ketu edhe atentatin kunder ambasades jordane, po na tregojne se Iraku po administrohet keq,shume njerez po humbasin jeten, si nga pala amerikane ashtu dhe nga ajo irakene. Amerikanet shihen ne vend me shume si pushtues sesa si lirues, kjo fale strategjive te kontrollit total qe ata perdorin.
Duke pare numrin e larte te viktimave me ne fund hierarkite e larta ushtarake u binden qe duhet te bejne nje politike me te bute, perndryshe Bagdadi do te shnderrohet ne nje ferr te vertete.
Gjeja negjithate qe me le me te shqetesuar eshte fillimi i kesaj lufte.
Pse filloi kjo lufte??????????????????????????????????????????????


Sepse Sadami kishte lidhje me Al-Qaeden dhe sepse po ndertonte testata berthamore.
Dy motive keto shume te vlefshme per te filluar nje lufte!!!!!!!!!!!
A u verifikua qofte edhe nje prej tyre??? Deri tani akoma jo mesa une po degjoj. Inspektoret OKB nuk gjeten asnje prove konkrete per bombat berthamore, dhe kohet e fundit shume analiste pohojne pa dyshim se lidhjet e Al- Qaedes me Sadamin pothuajse nuk ekzistojne, perkundrazi fundi i Sadamit eshte pare si fundi i nje tradhetari, kurse fakti qe Bin Laden akoma nuk eshte kapur shihet si nje shenje qe ate e ndihmon Zoti.
Atehere nuk do te ishte me mire sikur qysh ne fillim te thuheshin hapur motivet e qarta te kesaj lufte:
Nafta, interesat ekonomik, politika e lobeve te ndryshem.
 

ali

Primus registratum
Re: IRAQ

ore! keta amerikanet nuk po gjene rehat me duket ne irak.
Nuk po e dine se kur do t'ju vije rradha per tu derguar me arkivol ne amerike.
Ndoshta do tu ngrene nje lapidar ashtu siç bene me ata te Vietnamit.
 

blendiys

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Musliman:
[qb] ore! keta amerikanet nuk po gjene rehat me duket ne irak.
Nuk po e dine se kur do t'ju vije rradha per tu derguar me arkivol ne amerike.
Ndoshta do tu ngrene nje lapidar ashtu siç bene me ata te Vietnamit. [/qb]
.........dhe ti me shoke po e prisni kete dite...
 
Top