INTER-land

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Java e 34-t e Serise A: Empoli-INTER 2-3. Fitore me se e merituar. Zikaltrit kualifikohen per ne eliminatoret e Champions League 2004/05. Sic dihej, arritja e vendit te 4-t, varej vetem nga INTER, mjaftonte nje fitore ne nje fushe shume te veshtire, perballe nje kundershtari me te forte se kurre. 59 pike, 1 me shume se Parma me 58(e cila mundi Udinese-n 4-3) dhe 3 me shume se Lazio me 56(e cila mundi Modena-n 2-1). Objektivi i vetem i mbetur per kete sezon u realizua.
Ndeshja filloi me raste te pastra nga te dyja skuadrat. INTER e filloi ndeshjen me kete formacion: Toldo, Cordoba, J. Zanetti , Emre, C.Zanetti, Adriano, Stankovic, Kily Gonzalez (ne 90' Helveg), Materazzi (ne 94' Adani), Gamarra, Martins (ne 62' Recoba). Ne minuten e 18-te, pas nje "lemshi" ne zone, toskanet kalojne ne avantazh, 1-0. Barazimi vjen ne minuten e pare shtese te pjeses se pare nga Adriano, me ane te nje gjuajtjeje me koke, 1-1! Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat. Me hyrjen e Recoba-s ne loje, zikaltrit behen me te rrezikshem ne zonen kundershtare. "Chino" ekzekuton nje goditje denimi ne minuten e 65-te dhe kalon zikaltrit ne avantazh, 1-2! Gol i shkelqyer i uruguajanit. Vetem 4 minuta me pas, eshte serish Adriano, i cili pas shmang 4 kundershtare, i vetem perballe portierit, i vë "kapakun" ndeshjes, 1-3! Goli i 17-te i brazilianit(8 me Parma-n, 9 me INTER-in), duke thyer keshtu rekordin e tij personal te golave te shenuar gjate nje kampionati(15 vjet me Parma-n). Ne fund te ndeshjes, braziliani uroi pronarin e INTER-it, Massimo Moratti-n, i cili sot feston 59-vjetorin e tij. Golat e tij dhe kjo fitore iu dedikuan atij, tifozit nr.1 interist, qe ka bere dhe ka dhene gjithcka, vetem qe INTER te arrije aty ku e meriton.
Toskanet demoralizohen dhe tashme duket e veshtire qe ky rezultat te permbyset. 5 minuta nga fundi, Rocchi shkurton diferencen, 2-3. Pas 7 minutash "te tmerrshme" dhe "te vuajtshme" shtese, arbitri Farina vershellen perfundimin e ndeshjes. INTER ne edicionin e ardhshem ne Champions League, Empoli zbret ne Serine B. Gjithcka perfundoi dhe ky sezon "u shpetua" disi...
Vendi i 4-t, INTER: 34 NDESHJE; 17 FITORE; 8 BARAZIME; 9 HUMBJE; 59 GOLA TE SHENUAR; 37 GOLA TE PESUAR. Golashenuesit me te mire: Adriano 17(9 me INTER-in), Bobo Vieri 13 gola, "El Chino" Recoba 8 gola, Oba Oba Martins dhe Julio Ricardo Cruz me nga 7 gola secili.
Me kaq perfundon ky sezon per ne, i mbyllur mire me arritjen e Champions League.
FORZA INTER!
 

StAvRoS

Primus registratum
Re: INTER-land

FORZA INTER...Ja e nje vend ne champoins e zume tani nuk mbetet gje tjeter vecse te bejme nje merkato te mire e perqendruar kryesisht ne mesfushe ne menyre qe skuadra e ardheshme te na dhuroje ate skudeton e kaq shume pritur...FORZA INTER...(CHRISTIAN si nuk perton qe shkruan gjith ato...nejse bravo:))
 
Re: INTER-land

e che se ne frega se ju keni bo 16!?!?
Une gezohem kur fiton skuadra ime dhe hidherom kur humbet ajo,nuk me intereson se cfare bejne te tjerat!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Bravo çuna :thumbsup:
Vetem INTER eshte i rendesishem per ne dhe askush tjeter. FORZA INTER! (Stavros nuk pertoj fare kur behet fjale per ngjyrat e Inter-it /pf/images/graemlins/wink.gif )
 
Re: INTER-land

2004-06-03_202712.jpg
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

E qeruam dhe Veron!! :thumbsup:
Me pelqen shume.Mendoj se do i beje pune Interit.
FORZA INTER
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Blerje vertete e rendesishme. Megjithese e kemi marre hua per 1 vit, shpresojme te na beje pune.
FORZA INTER!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: INTER-land

thone qe ka ndryshu mendje emerson... do me ardh ke ne dhe me kalu davids prap ke Juvja
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Pershendetje interista !
Dirigjenca e Interit po tregon dobesi .Shif rastin e Vierit .Si mund te fuqizosh rivalen per titull me nje sulmues si Vieri .Eshte e vertet qe Vieri merr nje thes me lek dhe do lehtesonte xhepin e Moratit , por te pakten shite jashte Italise .Reali ka bere nje oferte sot. Me mire te veje ne Spanje ,sesa tek gobbet.

Kurse mediaset plera na tregoka qe Juve do shkembimin e Materazzit me Iulianon ose Monteron !!!!! Po si mund te krahasohet Matrix idhulli tifozeve , me mbeturinat gobbiste ...
Edhe ne kete rast dirigjenca tregohet e paafte , sepse duhet te dale dhe te pergenjeshtroje llafet .
 

Florus

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Arsyetim me mend ky i yti interisto :thumbsup: eshte e vertete qe nje nder pikat e dobta te interit eshte drejtimi i dirigjences :shrug:
veron besoj se eshte "blerje" me mend se na duhej nje ofensiv ne mesfushe.
se ku do iki vieri pas rendesi ka...sipas jush duhet ta zevendesojme apo na mjaftojne sulmuesit qe kemi :rolleyes:
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Po duket sheshit qe shume veta ne dirigjencen e Interit i marrin leket kot.Shif Bilanin , nje llaf doli qe Abramovic do jepte 50 mil euro dhe Crespon per te marre Shevcenkon, doli direkt gallian qerosi dhe pergenjeshtroi gjithcka .
Po dil o qyp i dirigjences dhe thoj ''Matrix eshte i pashitshem '', se nuk humbet gje...
PROBLEMI I ''FORCES MEDIATIKE '' NJE NGA PIKAT E DOBETA TE INTERIT .Keshtu tha edhe Faccheti ,sapo u be president.Faccheti beri dhe sherr me gallianin per FORCEN MEDIATIKE te Bilanit.
Interit i duhet nje stacion privat ,ne nivelin e stacioneve te mediasetit , ne menyre qe te mbroje interesat e veta.Kete e kane thene shume veta me pare por s'eshte bere gje deri tani.
FORCA INTER !
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Martins shenon nje dopiete dhe i jep fitoren 2 - 0 NIGERISE per kualifikimet e boterorit 2006. Vetem 19 vjec dhe eshte titullar i kombetares .Besoj se Martins dhe Adriano jane e tashmja dhe e ardhmja e Interit.

Besoj se e degjuat Capellon kur tha qe ishte gati qe te nenshkronte me Interin.Me Capellon do kishim stabilitet ne skuader ,sepse ai nuk do tja di per keshillat e presidenteve qe nderhyjne per te bere formacionin.Por si gjithmone e keqja e Interit eshte se :
MORATI do MANCININ !!! Tronchetti donte CAPELLON !!!FACCHETTI do ZAKERONIN !!!
Nuk kam cfare te them per unitetin e drejtusve tane...
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Per mendimin tim Vieri nuk duhet te shitet. Aq me pak te gobbet, qe i kemi rivale direkte dhe do ishte e pashpjegueshme te pranohej oferta e tyre e turpshme(s'jane te gatshem te ofrojne me shume se 5 milione euro dhe nje lojtar qe mendohet te jete Di Vaio). Shpresoj qe Bobo te qendroje, duke formuar se bashku me sulmuesit e tjere nje repart qe mund te quhet i kompletuar. Mendohet per Cesar te Lazios ne krahun e majte te mesfushes dhe per portugezin Carvalho ne mbrojtje si perforcime te rradhes.
Duke mos harruar qe INTER-i ka nxjerre gjithmone te rinje te talentuar, mes te cileve edhe Martins dhe se fundmi bashkekombasin e tij Eliakwu. Sapo perfundoi gjysmefinalja e kampionatit te te rinjve, Primavera e INTER-it mundi Juventusin dhe tani eshte per here te trete rradhazi ne finale. Jam dakort per ato qe kishit thene per drjetuesit, gabojne shpesh dhe nuk po arrijne ne nje pike te perbashket. Shpresojme qe gjerat te shkojne sa me mire... FORZA INTER!
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

O Cristian e pashe ndeshjen Juve-Inter primavera tek rai sport satelit .Ndeshje e bukur .
U hakmorrem per finalen e Kupes se Italise , kur nuk ditem te mbanim rezultatin 2-0 ne Torino.Na rrafen 3-0 ne Milano ne ndeshjen e kthimit.

Goli i pare i bukur fare ..Eliakwu driblon 2 mbrojtesa , del perballe me portierin dhe pason per Meggiorinin ,qe shenon me port bosh.Kemi eleminuar 2 ekipet me te forta Romen dhe Gobbet , te shofim kush do fitoje Lecce - Brescia do ndeshet me ne.
Lecce na mundi ne finale vjet.

Shume site interiste kane vene ne faqe te pare shkrimin :
''MATERAZZI NON SI TOCCA ''
FORCA INTER !
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

/pf/images/graemlins/smile.gif
Shpresojme te hakmerremi edhe me Leccen(ne cerekfinale eliminoi bbilanin).
Sigurisht qe jam dakort, Matrix s'duhet te shitet ne asnje menyre /pf/images/graemlins/wink.gif
FORZA INTER!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Jane disa lojtare me perspektive, mes te cileve sigurisht Eliakwu eshte nder me te dalluarit.
Per sa i perket merkatos, portieri "veteran", zevendesi dhe miku i Toldo-s, Alberto Fontana, i cili ishte ne perfundim te kontrates, vendosi ta zgjaste ate edhe per 1 vit.
Sot Veron mberiti ne Milano dhe u takua me drejtuesit e klubit, ne fund edhe me Moratti-n. Neser argjentinasi do te prezantohet nga Presidenti Facchetti dhe do te japi konferencen e pare per shtyp si nje lojtar zikalter.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Primavera e Interit e pafat. Nje Inter superior dhe nje Lecce , qe vetem mbrohej derisa e coi rezultatin drejt penalltive.
Ne fillim shenon Lecce ne pjesen e pare , pastaj barazon Interi me nje gol te bukur te Piovacarit ne pjesen e dyte.Pas golit te barazimit 5 raste te pastra goli per Interin , ku portieri i Lecces ishte shpetimtari i portes. Edhe ne shtese vazhduan sulmet e Interit .2 raste te pastra per Interin , por portieri i Lecces , me te vertet nje talent , mbron rezultatin dhe con rezultatin drejt penalltive.

Edhe ketu Interi i pafat , pasi ne penalltine e 5 - te dhe te fundit , Lecce gabon dhe Marino kish ne dore fitimin e kampionatit , por pret portieri i Lecces.
Ne penalltine e 8-te gabon Meggiorini dhe Lecce shpallet kampione per here te dyte ne historine e saj.Me te vertet qe Interi i Primaverave e meritonte kete kampionat sepse ishte shume superior , por penalltite sic e dime jane llotari.
 
Top