INTER-land

StAvRoS

Primus registratum
Re: INTER-land

Farza Roma...na nderoi roma dje tani te mundim lazion e parmen e mabaroi sezoni... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

X-RAY zakonisht shkruaj me germa te zeza , qe ti lexojne bilanistet , se qe kur hengren 4 petlla me deportivon nuk shofin mire nga syte , jane qerru fare.
Sa per Vierin nuk merret vesh fare muhabeti. Problemi eshte qe aq lek sa merr tek Interi atij nuk ja jep asnje ekip tjeter, ndaj i ka ngec Moratit.Veshtire ta blej ndonje ekip Vierin , vetem po ja dha truri Rusit te Celsit behet ndonje gje.Vieri megjithese eshte trapezuar kohet e fundit mos harrojme qe golat e tij na kane mbajtur.Por eshte e veshtire qe te lozi me Adrianon sepse lozin ne te njejtin pozicion, ndaj Zaku ka leverdi te fuse ADRIANO+MARTINS ose VIERI+ MARTINS dhe pas tyre STANKOVIC.Por Vieri ka pordh e nuk do te rrije ne pankine edhe kur nuk eshte 100%...Ky eshte problemi...Te pakten te lozin edhe keto 4 ndeshjet e me pas te shofim.
Lajmi i fundit :
DAVIDS nuk nenshkroi me Bilanin , mund ta marre Interi per sezonin tjeter. Tek processi i Biskardit u dha si lajm. :rockband:
 

StormAngel

Primus registratum
Re: INTER-land

Hehe,lexojme ne shume mire.Ama ju preju kur i hengret 6 perseris 6 petlla nga ne,keni nis shifni enderra.Ani vetem enderroni...
ah po tash mu kujtua a e gjetet Vierin
ahahahahahahahahahahahaha
Forza Milan
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Storm Angel nuk merrke vesh ti lal... S'kam c'te te them une, rri akoma fol per derbyn ti, je mbrapa
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Java e 31-te e Serise A: INTER-Lazio 0-0. Zikaltrit paten shume raste, por ishin te pafat dhe jo te sakte perballe portes kundershtare. Ne fillimin e pjeses se pare, Stankovic goditi shtyllen. Nje barazim i rendesishem, duke pare se edhe Parma barazoi 1-1 ne Reggio Calabria. Tashme INTER ka 53 pike, nje me shume se Lazio e Parma me nga 52 pike. Te merkuren luhen ndeshjet miqesore mes kombetareve te ndryshme. Ndeshja e ardhshme e zikalterve do te jete ajo e Javes se 32-te te Serise A, te dielen, me 02.05.2004, ne stadiumin "Via del Mare" te Lecce-s, ora 15.00, Lecce-INTER.
*Nuk mund te rri pa kujtuar edhe humbjen fantastike te Juventus-it 3-4 ne Torino me Lecce-n /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Juir

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Me pelqevi ndeshja me Lazion,rezultat mese i ndershem per te dyja skuadrat(me duket se e kishin lene barazim qe perpara ndeshjes /pf/images/graemlins/smile.gif ),Forza Inter.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] Me leccen e kemi javes tjeter,mire fare, ti tregojme nje cik juventineve se si rrihet lecce-ja! [/qb]
lecja jo vetem qe i kishte rrahur por i kishte injoruar :lol:
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Dje u luajten miqesoret ndermjet kombetareve, prej te cilave interistat luajten ne keto ndeshje:

Cristian Kily Gonzalez -> Marok - ARGJENTINE 0-1 (Kily i dha fitoren skuadres)
Belozoglu Emre -> Belgjike - TURQI 2-3
Fabio Cannavaro, Marco Materazzi dhe Bobo Vieri -> ITALI-Spanje 1-1 (Bobo shenoi golin)
Andy Van der Meyde -> HOLLANDE - Greqi 4-0
Tomas Helveg -> Danimarke - Skoci 1-0

Pritet qe keta lojtare te kthehen sot ne "Appiano Gentile", per t'u bashkuar me grupin ne kuader te ndeshjes se te dieles.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

22 LOJTARET E GRUMBULLUAR PER NDESHJEN NDAJ LECCE-S:

Portiere: Francesco Toldo, Alberto Fontana, Alex Cordaz;

Mbrojtesa: Daniele Adani, Fabio Cannavaro, Ivan Ramiro Cordoba, Carlos Alberto Gamarra, Thomas Helveg, Marco Materazzi;

Mesfushore: Fabrizio Biava, Emre Belozoglu, Giorgos Karagounis, Cristian Kily Gonzalez, Giovanni Pasquale, Okan Buruk, Dejan Stankovic, Javier Zanetti;

Sulmues: Adriano, Julio Ricardo Cruz, Mohamed Kallon, Obafemi Martins, Christian Vieri.

*Mungojne: -Francisco Javier Farinos (i skualifikuar vetem 1 jave), -Francesco Coco (i demtuar, pritet te kthehet se shpejti), -Matias Jesus Almeyda (problem muskulor ne kemben e majte), -Jeremie Brechet (demtim ne kemben e djathte), -Sabri Lamouchi (demtim ne kofshen e djathte), -Alvaro Recoba (demtim ne pulpen e kembes se djathte), -Andy Van der Meyde (demtim ne kaviljen e majte), -Cristiano Zanetti (demtim ne kaviljen e majte).
 

rozart

Primus registratum
Re: INTER-land

hajt te shkuara , kjo po qe ishte fitore e leces,po ju iken dhe champions.ec aty :rockband:
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Java e 32-te e Serise A, Lecce-INTER 2-1. Zikaltrit dalin te mundur nga "Via del Mare", duke mbetur keshtu 2 pike pas Parma-s(e cila pasi mundi Ancona-n 3-1, ka 55 pike) dhe me pike te barabarta me Lazio-n(e cila barazoi 1-1 me Reggina-n dhe ka po aq pike sa ne, 53). Goli i vetem per zikaltrit u shenua ne minuten e 36-te, pas nje penalltie te fituar nga Adriano dhe te realizuar po nga ai, 0-1! Per brazilianin, ky ishte goli nr.14 ne kete sezon. Me fillimin e pjeses se dyte, ne minuten e 47-te, Lecce barazon, 1-1. 23 minuta me vone, Bovo i jep fitoren skuadres pulieze, 2-1. Vieri futet ne loje shume vone nga Zaccheroni, dhe 8 minuta plus 4 shtese per te jane vertete pak per te ndryshuar dicka. Ndeshja mbyllet dhe Lecce tashme ka siguruar qendrimin ne Serine A. Kampionati tashme eshte pothuajse i mbyllur, mbeten vetem lufta per vendin e 4-t dhe ajo per qendrimin ne Serine A, te vetmet per te cilat ende cdo gje eshte e hapur. Me 09.05.2004, luhet Java e 33-te dhe e parafundit e Serise A, Lazio udheton per ne Brescia, kurse ne stadiumin "Giuseppe Meazza", ora 15.00, luhet INTER-Parma. rejb rri urte ti lal...
 

arber qemali

Primus registratum
Re: INTER-land

ti christiano shkrun si me qene gazetar. shkruj o vlla si tifoz i interit.
interi u shkerdhye ne lecce, dhe me nje trajner palle qe me luan me cruz dhe adriano ne sulm une nuk pres me. si mor vlla luan cruz perpara vierit, martins dhe kallonit (as sa gjysma e kallonit nuk di me lujt, ne vere lioni e kerkoi kallonin per 12 milion Euro, por nuk pranoi kuperi sepse deklaroi se eshte i vetmi futbollist qe din te lidhe lojen e mesfushes me sulmin te interi.)
me fut karagunis perpara bobos dhe bobon e fut per 10 min. bobo do 15 min vetem per zgjedhje.
nuk e di ca do bejme me parmen, zakonisht ne ndeshjet vendimtare ne lejme kokrren e namit, por te shpresojme qe te fitojme keto dy ndeshjet qe kane mbetur.
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

O xhono po lere me vella,pse e prish gojen kot! Keto pune i rregulloj une,tak-fak!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

hajde fjalor hajde. Mos hajde te me tregosh mua per tifozeri ti... Njeriu duhet te jete pak objektiv, nuk kam pse te genjej. Meso te flasesh dhe pastaj hajde me trego mua per INTER-in, te cilin ti e sheh vetem ne TV, ndersa mua me ke ne "San Siro" cdo te diele per ta ndjekur skuadren qe kam rreth 15 vjet qe e ndjek. Keshtu qe kujdes me fjalet e pamatura qe thua...
 
Top