INTER-land

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Me largimin e Danimarkes se Thomas Helveg, interistat e mbetur ne kete Europian jane greku Karagounis, qe do te luaje te enjten perballe Çekise; Andy Van der Meyde i Hollandes qe do te luaje te merkuren perballe Portugalise, e me shume mundesi Edgar Davids qe do te jete zyrtarisht zikalter ne ditet e ardhshme.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Sot u be e ditur se francezi Stephane Dalmat, i dhene hua nje vit me pare tek Tottenham Hotspur, u dha me te njejten formule te francezet e Tolouse serish per 1 vit, me nje opsion qe u jep mundesi francezeve ta bejne perfundimisht te tyrin lojtarin.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Mos e vrisni trurin shume . Ai muhabet ka marre fund . Lazio ben filma kot , se ata po ngordhin per buke , e jo te paguajne rrogen e Mancios.
Duan ti marrin ndonje lek Morat trapit , si gjithmone.
Hajde se sivjet do bejme super ekip , se Mancio e zoteron mire ekipin . Kjo sepse ai gjithmone merr me vete lojtaret dhe stafin e besuar .
Dora e Mancios jane te gjithe : Veron , Cesar , Mihajlovic ,Favalli , Vieri .
Sivjet e kemi te fituar kampionatin ( vetem po na la Juve me EPO e famshme )
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Mihajlovic s'me duket shume i nevojshem... Te tjeret shume mire, bashke me Mancini-n qe eshte e sigurt qe do te vije, ai do te takohet vete me drejtuesit e Lazio-s per te prishur kontraten me ta qe te vije lirsht tek INTER-i. Ne fakt, ne marreveshjen qe ai ka me zikaltrit, thuhet se me prishjen e kontrates me kryeqytetasit, do te merrej vete traineri, vetem ne rast se Longo plehra hap probleme do te nderhyje Moratti, i cili nuk rri dot pa shpenzuar ne cdo rast...
Mediat e Berluskonit vazhdojne te shpifin kunder INTER-it, me e fundit eshte se nese vjen Ze Maria do zere vendin e kapitenit Zanetti, ne krahun e djathte! Kjo eshte absurde, se si mund te zevendesohet lojtari nr.1 i skuadres, ai qe ka dhene gjithmone shpirtin per ate fanelle, me nje lojtar si Ze Maria, qe s'mund te krahasohet kurrsesi...
Sot u eliminua edhe Hollanda e Van der Meyde-s(nuk u aktivizua asnje minut), dhe tashme interisti i vetem i mbetur ne kete Europian eshte greku Karagounis, i cili do te ndeshet sot me Çekine, per te tentuar "mrekulline" drejt kualifikimit ne finale.
 
Re: INTER-land

Kam pershtypjen qe Ze Maria,do te na duhet thjesht per eliminatoret e champions league,dhe ne ndonje raste te kupa italia,per te bere pushim H.Zanetti,sepse ne ate krah tani qe iku helveg,nuk ka me zevendesues!
edhe Zanetti ndonjhere duhet te beje pushim,tani e dime qe ai eshte jashtetokesor dhe nuk ka nevoje per pushim,por per te qene gjithmone e me shume ne forem dhe duke pare qe kampionati eshte bere me 20 skuadra dhe ndeshje do te kete me shume ndonje ndeshje tek-tuk i bene mire ta kete pushim!
Nuk po pres sa te vij ai mancini dhe te filloj grumbullimi!
ec aty fillojne prap emocionet!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Sigurisht, per ate qellim do te merret. E kisha fjalen te shpifjet e shtypit dhe "deshira" e tyre per t'i bere keq gjithmone INTER-it, me budallalleqe te paverteta.
Neser Esteban Cambiasso vjen ne Milano dhe pritet te firmosi kontraten me zikaltrit. Davids vazhdon te "beje pordhe", megjithese Hollanda u eliminua, ai ende e shtyn marrjen e nje vendimi per te ardhmen e tij. Tashme per te ka oferta edhe nga Anglia.
Sot Greqia e Karagounis fitoi 1-0 ndaj Çekise dhe tashme eshte ne finale. Fatkeqesisht, Collina ndeshkoi me karton te verdhe interistin dhe ai do te mungoje ne perballjen me Portugaline, pasi eshte i skualifikuar... Ishte i vetmi lojtar zikalter qe kishte mbetur, do ta shohe ndeshjen e skuadres se tij nga tribuna...
Me date 5 korrik fillon pre-raduno, ku nuk shkojne te gjithe lojtaret, duke perfshire edhe trainerin, edhe kur kemi pasur te tille (ne pritje te zyrtarizimit te Mancio-s) ne pre-raduno lojtaret shkojne me mungesa te shumta dhe pa trainer. Gjithsesi, keto dite do te zyrtarizohet kalimi i tij perfundimtar te zikaltrit, dhe brenda dates 10 korrik kur fillon raduno i vertete, pritet qe gjithcka te kete perfunduar.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Davids me te vertete po ben pordhe kot fare . Nuk e kuptoj ca do te arrije.
Ndaj dhe Interi neser ka nje takim me Baraldin e Romes , per Emerson . Nuk de di perse behet ky takim .Mund te jete edhe taktike e Romes , qe Juvja te pranoje oferten e saj per Emersonin.
Lidhur me Mancion....
Neser eshte dhe takimi Lazio -Inter ne Milano . Lazio po ben filma , por edhe Interi nuk po nxitohet , pasi ka arrit marreveshjen me trajnerin . Lazio neser mund te beje leshime dhe te kerkoje qe Interi te marre S.Inzaghin , pasi nuk i paguan dot rrogen 1.6 mil euro .
Lidhur me media degjeneraten as nuk e rruj me fare , sepse ate loje kane bere gjithmone ata plerat , e keshtu kane per te vazhduar (te kujtoj llafet per shkembimin Iuliano - Materazzi !!!)
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Estebàn Cambiasso eshte zyrtarisht nje lojtar i INTER-it. 24 vjecari qe perfundoi kontraten me Realin e Madridit, pasi perfundoi pozitivisht vizitat e zakonshme mjekesore, firmosi nje kontrate 4-vjecare me zikaltrit. Argjentinasi me nenshtetesi italiane u shpreh shume i lumtur dhe e cilesoi kalimin tek INTER-i si nje arritje te madhe profesionale. Neser prezantimi i tij.
Bashkekombasi i tij Andrès Burdisso, i cili dje luajti finalen e Kupes Libertadores me ekipin e tij Boca Juniors, madje arriti edhe te shenoje golin e barazimit te perkohshem 1-1, por ne goditjet e penalltive fituan kolumbianet e Once Caldas 2-0. Megjithese goditi traversen ne goditjen e tij nga pika e bardhe(argjintinasit i humben te katerta penalltite), kapiteni Burdisso ishte nje nder me te miret ne fushe, per skuadren e tij qe ishte kampione ne fuqi. Tashme ai eshte i gatshem per te firmosur me INTER-in, pritet te vije ne Milano keto dite per t'u prezantuar.
Sot mendohet te jete arritur marreveshja mes drejtuesve zikalter dhe atyre te Lazio-s per trainerin Mancini. Facchetti u shpreh i kenaqur qe bisedimet rifilluan dhe u eliminuan te gjitha mosmarreveshjet me bardhekaltrit qe ishin krijuar ditet e fundit. Bashke me "Mancio-n" pritet te vijne Cèsar dhe Oddo nga Lazio. Bardhekaltrit do te marrin rreth 4 milione euro dhe disa lojtare te talentuar nga te rinjte e zikalterve. Me ardhjen e ketyre 2 lojtareve mendohet te jene te panevojshem Ze Maria dhe Davids. Qe te dy lojtaret e Lazios jane me te rinj dhe me premtues. Ze Maria kushton pak shtrenjte per vlerat qe ka, ndersa Davids vazhdon te beje pordhe dhe ka kerkesa shume te larta. Marreveshja me kryeqytetasit eshte me se e mundshme dhe e leverdisshme.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Ca kuriozitete qe i degjova tek Biscardi sot :
Biseda mes MORATIT dhe perfaqesusve te Lazios me LONGON ne krye u nis me nje batute te presidentit Interist : '' Ore miq mos harroni qe Interi e ka nje trajner , CUPERIN !!!'' Eshte e vertete se Interi akoma i paguan rrogen edhe per kete sezon.
Ketu shpjegohet edhe qendrimi i qete i Interit , ndersa Lazio duhet te nxitoje se i duhen leke dhe lojtare , e sidomos te gjeje nje trajnere tjeter.

DAVIDS vazhdon filmat , sepse keshtu kerkon ti ngrene rrogen.Interi i ka ofruar 3.5 mil ne sezon dhe nuk e leviz shifren .

INTERI po perpiqet te perfitoje nga sherri midis BARALDIT te Romes dhe MOGGIT te Juves. Sepse Juvja jo vetem qe nuk ka bere oferte te sakte zyrtare per te blere EMERSON ( Reali dhe Interi i kane ofruar Romes 18 mil euro ) , por Juve u fut ne mes pabesisht ne blerjen e TADEIT , qe Roma kish rregullu me Sienen.
Kjo nderhyrje ka bere Siernen qe te rrise cmimin e lojtarit , ndaj dhe BARALDI filloi mke te share sot Moggin .
Sherr ishalla , se e blejme neve Emersonin .
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Sot u prezantua Esteban Cambiasso. Presidenti Facchetti tha fjalet me te mira per te dhe e konsideroi si nje nder te rinjte me te mire ne qarkullim. Argjentinasi ka patur nje problem me kaviljen por tani ai eshte drejt rikuperimit te plote dhe mendohet te jete gati per me 10 korrik ne raduno.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

DAVIDS ne Londer.
Edhe pse ka nenshkruar nje parakontrate me Interin , thone qe RUSI I CMENDUR Abramovic i ka bere nje oferte 6 mil euro ne sezon per 2 vjet !!!! Thone qe do nenshkroje per Celsin .
Ky rus trapi e degjeneroi tregun fare.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Traineri i Chelsea, portugezi Mourinho e kundershtoi kete fakt, duke thene se skuadra e tij nuk eshte e interesuar per Davids. Me shume mundesi ka te shkoje te Tottenham, sic tha edhe vete. Le te shkoje andej, mua s'do me pelqente per INTER-in, 31 vjec dhe po ben shume pordhe...
Me mire marrim Oddo dhe Cesar nga Lazio dhe merkato mbyllet.
Sot ne qendren sportive "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile fillon pre-ritiro qe do te zgjase 5 dite.
Lojtaret qe do te marrin pjese do te jene keta :
- Daniele Adani, Esteban Cambiasso, Alex Cordaz, Ivan Ramiro Cordoba, Francesco Coco, Julio Ricardo Cruz, Emre Belozoglu, Francisco Farinos, Alberto Fontana, Mohamed Kallon, Sabri Lamouchi, Obafemi Martins, Giovanni Pasquale, Mario Rebecchi, Alvaro Recoba, Dejan Stankovic, Juan Sebastian Veron dhe Nicola Ventola (nga te cilet pritet te largohen shume lojtare qe mendohet te mos kene shume hapesira ne formacion).
 
Re: INTER-land

Cuna nqs duhet te fitojme ndonje gje sivjet na duhet dhe davids,eshte lojtare i mire,nuk me harrohet ecutria e barcelones vinin e kaluar,sezonin para ste te shkonte davids ishte nga fundi i klasifikimit sezonin e dute e beri te mrekullueshem sa doli dhe ne vend te dyte,
Davids eshte lojtare grindos,na duhet!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

eh... s'ka sjellje te mire, ben shume pordhe, s'e di mua s'me perlqen...
Moratti u shpreh se ende nuk ka asgje te re per Mancini-n, dhe se ky i fundit duhet t'i zgjidhe vete mosmarreveshjet me Lazio-n qe te vije te zikaltrit.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

MANCINI neser merr ne drejtim skuadren .
Me ne fund u mbyll dhe ky muhabet . Sot ne darke Lazio zgjidhi kontraten me Mancion.
Menjehere Mancini mori avionin dhe tani eshte ne Milano .Neser behet nenshkrimi i kontrates me Interin dhe prezantimi.

Prokuratori i Davids ka firmosur kontratat me Interin .Ngelet vetem firma e lojtarit .

Neser ben prezantimin edhe Burdisso .Ne nje interviste tha qe kishte fol me Zannetin e Veron dhe te gjithe jane te etur per te fituar sivjet.

FORCA INTER !!!!
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

Po shyqyr se na cmenen!!
Hajde ishalla me kembe te mbare ky Mancioja,megjithese mua me vjen shume keq per Zakun.Do doja ta kishim perseri ket vit.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

U be e ditur se presidenti i Lazio-s, Ugo Longo i ka telefonuar Massimo Moratti-t, per t'i komunikuar se e ka lene te lire trainerin Roberto Mancini, ne baze te takimeve te realizuara mes drejtuesve te dy klubeve te premten e shkuar dhe ne baze te bashkepunimit qe ka ekzistuar gjithmone mes kryeqytetasve dhe INTER-it. Sot pasdite do te zyrtarizohet kalimi i Mancio-s te zikaltrit, me te cilet do te firmosi nje kontrate 3 vjecare. Ai do te marre me vete edhe stafin e tij qe kishte te Lazio.
Zyrtarizohet edhe kalimi i argjentinasit Nicolas Andres Burdisso tek INTER-i, ish kapiten i Boca Juniors, firmosi nje kontrate 4 vjecare. Sot prezantimi ne Milano.
 
Re: INTER-land

Dje u konfirmua zyrtarisht,kalimi i Mancinit ke inter,dhe sot ne oren 16:00 behte prezantimi zyrtar drejtperdrejte i tansmetuar nga inter channell!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Tashme eshte zyrtare: Roberto Mancini eshte traineri i INTER-it. Ish traineri i Lazio-s firmosi nje kontrate 3 vjecare me zikaltrit dhe prezantimi i tij me shtypin do te behet sot ne oren 16. "Mancio" filloi nga puna sot ne mengjes, ne Pinetina, ku fillimisht vizitoi qendren dhe me pas drejtoi stervitjen e lojtareve qe jane grumbulluar per ne pre-ritiro. Ne kembim te prishjes konsensuale te kontrates me trainerin, te kryeqytetasit do te shkojne disa lojtare (Adani, Kallon, Eliakwu, Potenza). Marreveshja u arrit mes dy klubeve dhe tashme gjithcka perfundoi.
I urojme suksese "Mancio-s" ne aventuren e tij te re me zikaltrit dhe shpresojme te arrijme objektivat.
Ai morri me vete nga bardhekaltrit stafin e tij:
Fernando Orsi (zevendes trainer)
Fausto Salsano (asistent teknik)
Giulio Nuciari (pergatites i portiereve)
Ivan Carminati (pergjegjes i pergatitesve atletike)
Sergio Viganò (do te beje pjese ne stafin e fizioterapisteve zikalter).
Roberto Mancini eshte traineri i 11-te qe merr drejtimin e INTER-it gjate "epokes Moratti".
Ritiro fillon me date 10 korrik ne Brunico, ku do te bashkohen edhe disa lojtare te tjere me grupin.
 
Top