Re: INTER-land
Java e 30-te e Serise A: INTER-Bologna 4-2. Fitorja e 5-te rradhazi ne kampionat per zikaltrit, e cila i rendit ata tashme te vetem ne vendin e katert me 52 pike, 1 me shume se Parma(e cila barazoi 2-2 me Juve-n) dhe 2 me shume se Lazio(e cila fitoi me veshtiresi me Ancona-n e vendit te fundit 4-2, dhe te merkuren rikuperon derbyn me Roma-n). Nje fitore e paster dhe e merituar, e cila nxorri ne pah edhe nje here vlerat e padiskutueshme te Adriano-s dhe kolektivitetin e skuadres. Ne minuten e 33-te, eshte braziliani, i cili shmang 3 mbrojtesa kundershtare, kroson ne zone, dhe Recoba i vetem me Pagliuca-n kalon INTER-in ne avantazh, 1-0! Ne fundin e pjeses se pare, "Chino" detyrohet te lere terrenin e lojes, per shkak te nje demtimi te lehte, qe pritet te mos kete pasoja te renda. Me fillimin e pjeses se dyte, Bologna rrezikon por nuk arrin te gjeje golin. Ne minuten e 52-te, pas nje goditjeje kendi te fituar nga Adriano, Cannavaro godet me koke dhe 2-0! INTE-show, vetem pas 2 minutash, serish braziliani merr nje top, pason te Martins, i cili nxjerr Stankovic te vetem para portes dhe 3-0! Fitorja tashme eshte e hipotekuar... Pak minuta me vone, skuadra e Mazzone-s shkurton diferencen, 3-1. Zikaltrit nuk kane "te ngopur", kur ne minuten e 70-te, "Oba Oba" dhuron spektakel ne zone, shmang kundershtaret dhe 4-1! Me pas, Bologna shkurton diferencen serish, 4-2. Perpara perfundimit te ndeshjes, Adriano, pati nje problem muskulor dhe u detyrua te zevendesohej. Gjithsesi braziliani ishte nje nga me te miret ne fushe, megjithese nuk arriti te shenoje, ishte themelor ne fitoren e sotme. Tashme, INTER ndodhet ne vendin e 4-t, ne pritje te ndeshjes se prapambetur Lazio-Roma, e cila luhet te merkuren ora 18.00. Neser skuadra do te lihet e lire, dhe stervitja pritet te rifilloje te marten, ne kuader te ndeshjes se ardhshme, per Javen e 31-te te Serise A, te dielen, 25 prill, ne "San Siro", ora 15.00, ndeshja direkte per luften per vendin e 4-t, INTER-Lazio.