Re: INTER-land
Java e 29-te e Serise A: Perugia-INTER 2-3. Fitore e vuajtshme por e merituar per zikaltrit qe nuk u dorezuan deri ne fund te ndeshjes. Ne minuten e 24-te te pjeses se pare, Adriano deperton ne te majte te zones, shmang 2 mbrojtesa, nje goditje "klasi" dhe 0-1! Pjesa e pare mbyllet me fitoren e zikalterve. Ne pjesen e dyte, minuta e 50-te, Perugia barazon pas nje goditje kendi, 1-1. 8 minuta me pas, "umbret" kalojne ne avantazh, 2-1. Skuadra e Cosmi-t, pas shenimit te golit te avantazhit mbyllet ne mbrojtje per te ruajtur rezultatin, deri ne minuten e 86-te, kur eshte serish Adriano, i cili merr topin ne zone, rrotullohet dhe me nje gjuajtje diagonale perfekte barazon rezultatin, 2-2! Zikaltrit kembengulin dhe vetem 2 minuta me pas, Oba Oba Martins merr topin ne mesfushe, i drejtohet portes kundershtare me nje shpejtesi "te llahtarshme", shmang edhe portierin dhe kalon serish INTER-in ne avantazh, 2-3! Nje goditje e rende kjo per "umbret", te cilet vetem 1 minute nga perfundimi i kohes se rregullt, e shohin veten ne disavantazh. Pas 6 minutash shtese, arbitri Messina vershellen fundin e ndeshjes, pas se ciles zikaltrit ngjiten ne kuoten e 49 pikeve, 2 me shume se Lazio me 47, dhe nje me pak se Parma me 50 pike. Per t'u theksuar se Bobo Vieri qendroi ne stol gjate gjithe ndeshjes, per t'u "ruajtur" ne njefare menyre per ndeshjen e kthimit per cerekfinalet e UEFA Cup, te merkuren, 14 prill, ne "Giuseppe Meazza", ora 21.00, INTER-Olympique Marseille. Gjithashtu edhe "Oba Oba", i cili hyri ne pjesen e dyte dhe shenoi golin e fitores. Nderkohe francezet e Marseille, kete fundjave nuk luajten ne kampionatin e tyre, nje "nder" ky i bere nga federata franceze per ta, te cilet do te jene disi me "te fresket" ne perballjen e se merkures. GRANDE INTER! FORZA RAGAZZI!!!