Re: I dashur Baba!
Kam mall!
Kam mall, aq mall sa ndjej sikur nje mjegullnaje me le pa fryme e pa fushepamje.
Sot ne mengjes vezulloi deshira e papermbajtur t'ja mbath tek ti kete fundjave mbi avullin dehes te kafese e te nikotines perveluese, po mjegulla s'me la. Desha te vija, me shkruante im-vella qe me permendje perdite, doje te isha dhe une atje tani, keto dite qe ti ke kaq nevoje per te gjithe ne. Jam larg, nuk jam ndiere kurre kaq larg, mendo qe desha kaq shume te largohesha, po s'mendova qe pas leshoja mjegull, tani jam bere aq qorre sa kenaqem me bukurite e natyres dhe ajrin e paster. S'mjaftokan per te marre fryme. Ti e di qe une kam lindur e lire por doje ta gjeja lirine pak e nga pak, tani kam me shumice, nuk dua kaq shume. Me mungojne shikimet e tua qortuse, me mungon buzeqeshja jote, veshtrimi yt aq i kujdeshem e kritik. Une jam rritur e e gjeta rrugen time fare vetem, e di qe kjo qe ajo qe ti doje dhe e di qe gezohesh per mua, por une di qe me mungon edhe pse rrija larg teje se kisha ndroje nga shigjetimet. Ti me lexon si liber te hapur, ndoshta kjo me mbante larg teje. Kurre s'me pelqente kur me parashikoje gabimet, vdisja nga turpi qe permbushej profecia jote sepse doja te gaboja, po ti doje qe une te isha perfekte e kjo me beri te rrij kerkesat kaq shume ndaj vetes sa te kapercej pragjet e te hedh mjegull pas vetes qe te humbas gjurmet, qe ti te mos me shohesh kur une gaboj. Nuk gaboj me por prape me mungon veshtrimi yt.
Nuk vij dot kete jave, kam per te ndjekur nje seminar qe me jep nje note pa mundime ne 3 dite, nje note qe me duhet sepse me shkurton largesine nga ti, largesine ne kohe-ndarje.
Por un' do vij. Do vij shpejt e jam me ty kete fundjave. /pf/images/graemlins/frown.gif
S'ka gje me te keqe se nje tifoz i cmendur te ndjeki finalen e ndeshjes se skuadres se zemres nga ekrani i TV.