I dashur Baba!

Re: I dashur Baba!

I have seen you cry only once.I had gathered my limbs tight into a knot underneath my blanket and paced my breathing ever so slow. I don't remember what you said to mother, but i heard you sobbing and saw her comforting hand on your shoulders, which flapped back and forth like an injured bird's wings. It was in this moment of weakness that you became invincible in my eyes.
 

Guest
Re: I dashur Baba!

Thjesht nje Urim te shkruar diku, do doja te lija sonte per ty.

U befsh aq vjec, sa te mundesh te gezosh shume...
aq shume sa ti deshiron te perjetosh ende ne Jete.
Ti e di sa te dua...kjo ka rendesi!

/pf/images/graemlins/wub.gif URIME ME RASTIN E DITLINDJES DHE SHENDET
 

mostro

Putraku
Re: I dashur Baba!

heren e fundit qe pashe babane ai me tha..
a zagar a zagar,do te jetosh ne qytet ti ehh?po pse more nuk te pelqen fshati zotrote:D
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: I dashur Baba!

per punene zagarit i ka ra ne te po per fshatin a qytetin /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
mendoj se çdokush duhet te jete i lire me zgjedh /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

pitinusha

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

i dashur baba

u bene 17 vjet qe nuk te kemi pran,eh sa gjera kan ndryshuar qe kur ti ike rruges pa kthim.Tani nuk jam ma 5 vjeqe aq sa ti me le tani jam nje vajze e rritur ose me mir te themi nje mama ,po ti nuk arrite ti shikosh mbesat e tua te vogla ,ti prekesh apo ti ledhatosh.Kur ato me pyesin :ku eshte gjyshi?une ithem :ai eshte lart ne qiell dhe po na shikon .Te pakten ashtu shpresoj se ti po na shikon?
Te dua babi me mungon shum ,malli per ty kurre nuk mu shua....... /pf/images/graemlins/frown.gif(
 

alinos

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

po ecja parmbreme ne rrugen e Durresit dhe ndersa kaloja makinat, sepse m'u kujtove ti. M'u kujtua ofshama jote, ankimi per ate qe s'kishe bere dhe per ate lije prapa. Zeri yt me erdhi permes makinave aq i forte sa ndjeva se isha perseri ne ate salle te ftohte e te erret spitali. M'u duk sikur po me percillje nje mesazh, dhe jam ende ne dileme per ate qe duhet te bej. Te sillem si ti? Pse? Pse jo? A mund te sillem ndryshe nga c'jam, nga c'me ke bere?
Zeri yt me erdhi shume i forte ate mbremje dhe ende bredh neper trurin tim te permalluar...
 

papucja

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Me ka marra malli per ty...sidomos kur shoh burra te moshes tende dhe te shendoshe me bark si ti /pf/images/graemlins/smile.gif Me vjen te qesh kur kujtoj tekat e tua per rrobat...per te qene ne qender te vemendjes. Me ka marre malli, sepse une jam si ti...Faleminderit qe me dhe jete, besimin dhe dhembshurine tende, dhe te dish po te mendoj kete nate, me mall, cfare po ben ne kete moment, ndoshta ti po me dergon keto vale mendimesh mijera kilomentra larg...
 

Kordelina

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Babushi ime,

...trenat ketu ku jam une kane nje te mire te madhe, vijne ne stacion krejt ne kohe dhe nuk qendrojne me shume se 30 sekonda, aq sa nuk mjaftojne per syte te mbushen e nisin te zbrazin dhe madje, nuk ka as kohe per te kryqezuar me shikimet...Por me mire keshtu, nuk dua as te te shoh te perlotur as te me shohesh.

Degjo, une s'e marr vesh fare kete "kokecarje" te madhe qe kam per ty, ti je mire, ke qene perhere mire dhe athere kur nuk kishe shume arsye per te qene mire, te kam pare perhere te forte, te buzeqeshur, te palodhur, te palekundur, te heshtur e njekohesisht plot me jete. Te kam lexuar pa me folur, te kam kuptuar pa mu rrefyer, te kam ndjere edhe kur t'i se ke ditur dhe kam perjetuar emocionet njesoj si ti, ne menyre te fshehte. Kemi pasur gjuhen tone magjike, e cuditshme, apo kemi folur te njejten gjuhe?....nje gjuhe qe vetem une e ti e dime? Cilado qofte ajo, eshte e tille qe te tjeret nuk e kuptojne, por i kuptojne gjurmet dhe forcen qe ka e une tani s'e fsheh dot me dhe as dua ta fsheh.

Te pashe rrudhat e para, cudi si s'i kisha vene re me pare. Ti po mplakesh babushi ime dhe une ndiej qe do e mungoj pleqerine tende e do te zbuloj rrudhat e shtuara sa here do me shfaqesh ne dere ashtu sic bere kete here, me nje buzeqeshje diellore e madheshtore qe edhe kete here me le te mrekulluar me surprizen e radhes.

Babush, u plaksh i lumtur! Pleqeria te ardhte e bardhe e me qofsh perhere idhull!
 

Kordelina

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Degjo, /pf/images/graemlins/lol.gif ti do me vdesesh mua me fjalorin tend pompoz qe nuk tu varferua kurre "Jam ne avion tani, ma sekuestruan /pf/images/graemlins/lol.gif ate cakmakun qe me bleve ti /pf/images/graemlins/lol.gif" ...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

si ta harrova ditlindjen un ty paj zotin /pf/images/graemlins/lol.gif

si mund te quhet kjo??? femije i lig ??? /pf/images/graemlins/laugh.gif

gjithsesi, e pe...si gjithmon dola mire nga situata /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

kurre se kisha menduar se do te vinte nje dite qe une do te ulesha e do te shkruaja dicka per ty ...
ndoshta ngaqe jam gatuar nga i njejti brume i yti e nuk para i nxjerr kollaj ato qe te vlojne perbrenda ... dhe me ta thene te drejten mendoj se eshte e vetmja qe e mire qe kam marre nga ty, se ne kete bote "Plehu" nuk ja vleka me thane ato qe ti mendon po ato qe duan te degjojne te tjeret te thuhen nga ty. Me habit si arrin te ruash qetesine me gjithe andrrallat e kokecarjet qe te kam sjelle, si mundesh te kaperdish gjihe gabimet e fajet e bera gjate ketyre viteve... vetem ti e di ...
O Ba!!! (kurre s'te kam therritur keshtu, gjithnje ne emer si te ishim shoke te vjeter) Je i MAAAAADH /pf/images/graemlins/wub.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: I dashur Baba!

O ba, o ba me ka marre malli, u be kohe qe nuk them me o ba... Sa shume te kam merzitur o ba, e di te kam zhgenjyer... dhe me e tmerrshmja eshte qe ti mi fale te gjitha gabimet, ti ma hape prape deren... do vi te te shoh kete vere... me ka marre malli per eren tende...te puth fort ba....se shpejti...
 

Kordelina

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

.
bday_dad_notecard.gif



Gezuar ditelindjen babush
icon_kiss.gif


Te kam te madh /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Une s'e di fare daten e lindjes se tij, as ate te vdekjes, as sa vjec do ishte tani nuk e di me siguri. Kam pyetur disa here, madje para dy vjetesh mami me kerkoi te pija dicka nje dite prilli sepse ishte a ditlindja a perkujtimi i vdekjes, por une nuk e bera. Bera sikur harrova. Tani do ishte rreth 52-53, nuk jam e sigurte. Them se kam refuzuar ne menyre te pandergjegjshme te mesoj detaje te tij te cilat nuk i perjetova dot per se gjalli. Tani s'me duhen. Them se thelle thelle e bej fajtor, shume fajtor, qe me mohoi pranine e tij qofte edhe kunder deshires dhe mundesive. Fundja ai ne nje moment ishte dhe ne ate moment ka vuajtur i ndergjegjshem qe ne momentin e ardhshem nuk do ishte me, e kur ky erdhi ai thjesht s'ishte me aty. Kurse mua me duhet te perballem me vuajtjen pambarimisht, cdo moment ne nje forme te re, cdo moment ne trajte arsyesh te reja, por gjithmone e pranishme. Diku ne kalimin nga nje moment ne tjetrin dicka ngeci dhe aty u damkos nje jete e tera, jeta ime. Dikush duhet te jete fajtori! Asnje nga femijet e mi nuk do e mbaje emrin e tij. Nuk mund ta kthej ne jete nepermjet nje qenieje tjeter. Do te ishte sikur t'i uroja fatin e tij. Frika e vetme e imja eshte nje perseritje fati qe me tmerron, qe s'e heq dot nga mendja dhe qe do me mbaje ne ankth nje jete te tere!
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

Ti je me i miri, me humani, me i dhembshuri,me i duruari, me toleranti, ekskluziv ne qetesine tende,i pagabueshem ne gjykimin tend,di te falesh cdo gje ....e ndiej prezencen tende ne cdo dite te jetes sime, si perpiqesh te me lehtesosh , mbeshtetesh, habitem ku e gjen kaq force dhe vullnet, une qe jam femija yt nuk do mundem ta arrij dot kurre kaq shume perkushtim sa jep ti per mua .... ....krenohem me ty gjithandej ...nuk di cduhet te te jap per ti kompesuar te gjitha kto....me je shume i cmuar babush....
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

me rrezisto i çik o burr i dheut /pf/images/graemlins/laugh.gif

me i te puthme genjehesh /pf/images/graemlins/laugh.gif nderkohe qe mund te kesh shume me shume se kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top