Re: Haine, diçka më shumë për poetin
S'mund ta lesh pa thënë diçka edhe për teologjinë e Haines. Ai s'rri pa sqaruar në mënyrë shkencore atë çka Zoti ka krijuar. Megjithatë ky shpjegim shkencor - teologjik s'mund t'i ketë pëlqyer aq shumë priftit evangjelist që e pagëzoi poetin. Unë zgjodha vetëm shpjegimet pse Zoti na ka bërë me dy duar, me një gojë dhe me dy veshë. Edhe shpjegimet e tjera ju garantoj se kanë të njëjtat baza reale si shpjegimet e mëposhtme:
Zoti na ka dhënë dy duar
Ne dyfish për të dhuruar;
Jo të gllabërojmë dyfish
Dhe paratë t'i bëjmë kapic'
Në sëndyqe të drynosur,
Siç veprojnë disa të njohur -
(Emrat t'ua zëmë në gojë,
S'na lejohet, e teprojmë -
Ne i varnim, megjith qejf,
Por zotrinj janë, të mëdhenj,
Burra nderi, filantropë,
Ca na mbajnë ne me rrogë,
Dhe, gjynah, dushqet gjermanë
T'i bësh trikëmbsh për pasunarë.
Me një gojë na bëri Zoti,
Se dy gojë na dëmtonin.
Burr'i dheut dhe me një,
Dërrdëllis sa s'bëhet më.
Dopiogojësh po të ishte,
Hante, rrente, të kërdiste.
Ka tani gojën plot çorbë,
Ha, përtypet, fjalë pa thënë,
Po të ishte me dy gojë,
Të rrente dhe duke ngrënë.
Me dy veshë na ka pajisur
Zoti ynë. Punë e bitisur
Në rastin tonë është simetria.
S'janë të gjatë sa të "atija"
Të përhimit, shokut tonë
Që ul shpinën, na ndihmon.
Dha dy veshë Zoti, s'e zgjati
Që nga Haiden, nga Mozarti,
Kryevepra të dëgjojmë;
T'kish veç art-zanor-kapsllik
Dhe majasëllor'-muzikë
Nga i madhi Majerber*),
Dhe një vesh bënte qeder.
*)Xhiakomo Majerber ( Giacomo Meyerbeer 1791-1864), emri i vërtetë i të cilit është Jakob Majer Ber ( Jakob Meyer Beer), ishte kompozitor dhe dirigjent gjerman. Haine e quante Fiaskomo Majerber.