Re: Haine, diçka më shumë për poetin
Kreu XI.
Ja edhe Pylli i Teutoburgut -
për të Taciti pati shkruar.
Ja edhe moçali i përmendur,
ku i famshmi Varus qe dërrmuar.
Herman kreshniku, princ i Keruskëve,
e theu ligsht pushtuesin romak-
na del, pra, që kombësia gjermane
fitoren korri në këtë batak.
Sikur Hermani mos ta kish fituar
betejën me djelmoshat e tij biondë,
s`do kish më liri gjermane -
do ishim ne romakë vagabondë.
Në vendin tonë romake do ishin
zakon e gjuhë e traditë
vestale(1) do kish edhe në Mynih,
dhe shvabëve do t`u thoshin kuiritë(2)!
Hengstenbergu(3) do te ish Haruspeks(4)
dhe do të shtinte fall me zorrët e qeve
Neanderi(4*) do të ish Augur(5) dhe zogjtë
me sy do i ndiqte përtej reve.
Birh-Pfajferi(6) do na pinte vaj pishe,
si damat romake dikur mbi shilte.
(Kështu - sic thonë - atyre urina
me një aromë të këndshme u dilte.)
As Raumeri(7) s`do ish nje pusht gjerman
por do të quhej Pushtius Pushtaci.
Dhe Frajligrati(8) vjershat do na i bënte
pa rimë fare, si dikur Horaci.
Dhe Baba Jahnin(9) të vrazhdin, të sertin
do ta quanin tani Sertianus,
kurse Masmani(10) do fliste latinçe,
dhe emrin do ta kish Masmanus.
Dhe miqtë e së vërtetës tani,
do ndesheshin nëpër arena,
dhe jo me ca qenër që nxjerrin fletushka
por me luanë, çakej e hiena.
Do kishim vetëm një Neron në vend
dhe jo baballarë tridhjet`e gjashtë(11)!
Damarët tanë do i prisnim vetë,
e do ulërinim: "Tiranët jashtë!".
Shelingu(12) do ishte si Seneka,
dhe në atë botë do ta degdisnin,
ndërsa Korneliusin(13) me fjalën e urtë:
"Cacatum non est pictum" do ta ngisnin.
Por patëm fat! Fitoi Hermani!
Në djall romakët vanë!
Legjionet e Varusit u thyen-
dhe ne mbetëm gjermanë!
Dhe flasim sot te gjithë gjermanisht,
siç kemi folur tërë jetën;
gomari mbet gomar, jo asinus,
dhe shvabët prapë shvabë mbetën.
Nje pusht gjerman Raumeri mbeti,
i dekoruar për trimëri!
S`u bë Horac Frajligrati,
me rimë i shkruan ai vjershat e tij.
Sa qejf! Masmani latinçe nuk flet,
Birh-Pfajferi sajon vetëm drama
dhe s`rrufit vaj pishe të shpifur,
siç bënin në Romë ca dama.
O Herman, ty kombi ta di për nder!
Ndaj, siç e kanë keto punë,
do kesh ti në Detmold nje përmendore-
parà për të shtiva dhe unë!
1. Vestale- priftëresha romake
2. Kuirit - titull nderi romak
3. Hengtenberg - teolog prtestant intolerant
4. Haruspeks- prift romak që shihte të ardhmen te zorrët e kafshëve
4*. Neander- Teolog evangjelist
5. Augur - prift romak që parashikonte duke vëzhguar shtegtimin e zogjve
6. Pfajfer - shkrimtare melodramatike
7. Raujmer - profesor historie pro-prusian
8. Frajligrat - poet i shquar i kohës
9. Jahn - themelues i "Lëvizjes patriotike gjermane të kulturës fizike"
10. Masman - profesor i gjermanistikes. Hajne e sulmon shpesh për idetë e tij).
11. Baballarë 36 - "Lidhja Gjermane" me 32 principata dhe 4 qytete të lira.
12. Sheling - anti-Hegelist
13. Kornelius - piktor gjerman që kërkonte të ripërtërinte pikturën mesjetare
Kreu XI.
Ja edhe Pylli i Teutoburgut -
për të Taciti pati shkruar.
Ja edhe moçali i përmendur,
ku i famshmi Varus qe dërrmuar.
Herman kreshniku, princ i Keruskëve,
e theu ligsht pushtuesin romak-
na del, pra, që kombësia gjermane
fitoren korri në këtë batak.
Sikur Hermani mos ta kish fituar
betejën me djelmoshat e tij biondë,
s`do kish më liri gjermane -
do ishim ne romakë vagabondë.
Në vendin tonë romake do ishin
zakon e gjuhë e traditë
vestale(1) do kish edhe në Mynih,
dhe shvabëve do t`u thoshin kuiritë(2)!
Hengstenbergu(3) do te ish Haruspeks(4)
dhe do të shtinte fall me zorrët e qeve
Neanderi(4*) do të ish Augur(5) dhe zogjtë
me sy do i ndiqte përtej reve.
Birh-Pfajferi(6) do na pinte vaj pishe,
si damat romake dikur mbi shilte.
(Kështu - sic thonë - atyre urina
me një aromë të këndshme u dilte.)
As Raumeri(7) s`do ish nje pusht gjerman
por do të quhej Pushtius Pushtaci.
Dhe Frajligrati(8) vjershat do na i bënte
pa rimë fare, si dikur Horaci.
Dhe Baba Jahnin(9) të vrazhdin, të sertin
do ta quanin tani Sertianus,
kurse Masmani(10) do fliste latinçe,
dhe emrin do ta kish Masmanus.
Dhe miqtë e së vërtetës tani,
do ndesheshin nëpër arena,
dhe jo me ca qenër që nxjerrin fletushka
por me luanë, çakej e hiena.
Do kishim vetëm një Neron në vend
dhe jo baballarë tridhjet`e gjashtë(11)!
Damarët tanë do i prisnim vetë,
e do ulërinim: "Tiranët jashtë!".
Shelingu(12) do ishte si Seneka,
dhe në atë botë do ta degdisnin,
ndërsa Korneliusin(13) me fjalën e urtë:
"Cacatum non est pictum" do ta ngisnin.
Por patëm fat! Fitoi Hermani!
Në djall romakët vanë!
Legjionet e Varusit u thyen-
dhe ne mbetëm gjermanë!
Dhe flasim sot te gjithë gjermanisht,
siç kemi folur tërë jetën;
gomari mbet gomar, jo asinus,
dhe shvabët prapë shvabë mbetën.
Nje pusht gjerman Raumeri mbeti,
i dekoruar për trimëri!
S`u bë Horac Frajligrati,
me rimë i shkruan ai vjershat e tij.
Sa qejf! Masmani latinçe nuk flet,
Birh-Pfajferi sajon vetëm drama
dhe s`rrufit vaj pishe të shpifur,
siç bënin në Romë ca dama.
O Herman, ty kombi ta di për nder!
Ndaj, siç e kanë keto punë,
do kesh ti në Detmold nje përmendore-
parà për të shtiva dhe unë!
1. Vestale- priftëresha romake
2. Kuirit - titull nderi romak
3. Hengtenberg - teolog prtestant intolerant
4. Haruspeks- prift romak që shihte të ardhmen te zorrët e kafshëve
4*. Neander- Teolog evangjelist
5. Augur - prift romak që parashikonte duke vëzhguar shtegtimin e zogjve
6. Pfajfer - shkrimtare melodramatike
7. Raujmer - profesor historie pro-prusian
8. Frajligrat - poet i shquar i kohës
9. Jahn - themelues i "Lëvizjes patriotike gjermane të kulturës fizike"
10. Masman - profesor i gjermanistikes. Hajne e sulmon shpesh për idetë e tij).
11. Baballarë 36 - "Lidhja Gjermane" me 32 principata dhe 4 qytete të lira.
12. Sheling - anti-Hegelist
13. Kornelius - piktor gjerman që kërkonte të ripërtërinte pikturën mesjetare