Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh
Notorious,
1.Sa i perket erezave, jane gjera kulturore. Po te shohesh mire nuk vijne vetem muslimanet, por gjithe njerezit qe vjene nga ai rajon. Ka disa faktore te tjere... Kjo pyetje nuk ka lidhje me dyshimet mbi Islamin, por me dyshimet me kulturen e nje pjese te rajonit perfshi ketu edhe krishtere apo fe te tjera qe jane nga ai rajon.
2. Bej si te doj qejfi si ti edhe ajo... Ne fund te fundit nqs nuk ke frike nga Zoti si ti edhe ajo, c'fare do ndalesh se te themi ne "jo". Nuk eshte se i pakesove ndonjeriu ndonje gje, as Zotit as nje tjetri nuk i ben dem, pervec vetes tende.
3.Femrat myslimane i lejohet shkolla. Ne fakt shkolla dhe literatura islame eshte si rezultat i shume femrave muslimane. Per te permendur vete hadithet jane transmetuar nga femra. Ka patur shume femra qe kane studiuar dhe kane mesuar te tjere. Nje rast i thjeshte, vete burrat kane vajtur dhe pyetur gruan profetit kur nuk dinin dicka. Nuk ka ndonje gje autentike qe te ndaloje shkollimin e femrave. Nqs pohon dicka, duhet te sjellesh evidenca. Perndryshe, po i ben petullat me uje.
4.Tabu ne islam ne te folur nuk ka. Ne fakt nqs nuk flet per gjerat e ndaluara atehere si do ruhesh nga e keqja. Eshte sikur mos ta njohesh ca eshte adhurimi i idhujve, atehere si mund te ruhesh nga kjo gjeja. Edhe persa i perket gjerave seksuale, nqs nuk e njeh ca eshte ne demin tend, atehere si mund te ruhesh nga e keqja. Gjerat e keqja ndalohen duke folur per te qe te eliminosh ne veprim dhe te kesh kujdes. Nuk eshte Islami qe nuk lejon te flasesh per te keqet sepse ne te vertete po nuk foli Zoti dhe shpjegon profeti ku ta dinin njerezit se kjo ishte ne demin e tyre apo jo.
5. Nuk lejohet te flitet ose te hapen gjerat private. Ne pergjithesi mund te besh nje pyetje te pergjitshme dhe te marresh nje pyetje te pergjithshme, psh "A behet kjo gje me gruan?" dhe nuk lejohet te thuash "Bera kete e ate gje...." Nqs ben nje gje te ndaluar, duhet mbajtur e fshehte dhe duhet kerkuar falje nga Zoti dhe nuk duhet bere publike se Zoti nuk fal ato mekate qe i ben publike se shkakton me shume deme ne njerez te tjere dhe nuk eshte se mund te fali ndonje tjeter ate gabimin pervec Zotit, prandaj nqs di qe ke bere gabim duhet kerkuar falje nga Zoti dhe Zoti i mbulon gabimet e tua duke mos i bere publike.
6. Ne Kur'an jepet instruksion si behen marredheniet seksuale:
Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe kinie frikë All-llahu, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde. [Kur'an, Surah Bekare(2):223]
Ky ajet ka qene ne lidhje me si behen marredheniet se disa ne kohen e injorances mendonin se po t'i afrohej burri nga prapa gruas ne aktin seksual ishte gje e keqe. Ky ajet konfirmon se nuk ka rendesi se si i afrohet burri gruas prapa apo para perderisa eshte vetem ne vaginen e gruas dhe jo ne vend tjeter. Nuk lehjohet berrja e aktit seksual ne organet e jashteqitjes per kete ka hadithe.
-Dmth ne Kur'an thuhet per marredhenie seksuale por jo ne menyre harbutce dhe jo te hijshme.
-Ne Kur'an nuk ndalohet te flasesh per marredheniet seksuale derisa flitet ne kete ajet dhe me shume hapur flitet ne hadithe.
Kishe na nje pyetje specifike per marredheniet se nuk pashe ndonje pyetje. Kete me lart e solla si shembull.
7.Qepja e vagines eshte idiotesi me shume. Nuk ka lidhje fare me Islamin. Nuk kam degjuar kete qepje nanjehere...hera e pare e degjoj ketu. E pakta qe mund te thuhet nuk eshte e sanksionuar nga Islami dhe mutilimi i organeve ndalohet rreptesisht.
Nuk e morra vesh, e qepin dhe pastaj ja shqepin? Po pse po deshi te beje seks, nuk e shqep dot vete ajo apo ka na nje kod special qe duhet te shtypesh. Do kene arritur teknologji te larte ne kete fushe? Shpjegohu ca me shume Pink....se sikur nuk po ben kuptim shpjegim yt.
8. Per te prere klitorin nuk eshte sanksionur nga feja Islame. Nuk ka evidenca te mbeshtesi kete gje. Ne fakt kenaqesia e femres eshte e rendesishme si ajo e mashkullit.
9. Kurv..liku nuk matet as me fjale as me veprime. Ne fakt vetem Zoti gjykon njeriun ne fund te fundit. Nuk na takon neve te masim tjetrin. Ne vetem sa themi kjo gje eshte e ndaluar dhe eshte ne demin e atij qe e ben. Ne fund llogarite i ka vetem me Zotin e tij. Nqs nuk ke turp, bej si te deshirosh. Nuk i ben Zotit apo ndonje tjetrit me veprimet e tua.