Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Gysi

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Ku merr vesh k'to gjona ti mor jahu?

Hej Zot. Ca nuk te degjojne veshet sot!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

??????

normal qe sja kam iden nga kto gjojna... po thash te pys iher Admin Gysin se ai ja ka haberin

na e hudh nje shkrim t'thjesht po jo shum t'gjat siç e ke zakon

t'kuptoj diçka jo per gjo F.L.M
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
dhe vajzat me veshje provokuese dhe pijanece qe torturohen nga dejmte s'paskan probleme.


[/ QUOTE ]

E meno me vërte kte që thu ti? A e ke bo naiher testin e IQ? Jo se të bën të dyshosh në aftësitë e tua për të menduar (në përgjithësi).

Pra sipas teje fajin e ka viktima se e krrujti vet që t'hate dru apo tu përdhunojte. S'e disha un që ka kaq shumë mazokiste në botë.

Shyqyr që nuk të kom përball se kushedi ça provokimi do t'bojsha ne un e rrezik m'hyjshe n'dru edhe mu (apo mund të m'përdhunojshe? /pf/images/graemlins/tonguee.gif).

Shpellar, kij rrespekt për të tjerët se herët a vonë do të kthehet kokës!
 

ndricim

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

O psiko, ke dhene ndonjehere pergjigje te sakte ne IQ test? Une skam nevoje per testing e IQ’s.
Me pare permenda disa sa probleme qe kane femrat dhe mendimet e intelektualeve per kto probleme, nuk dhash mendimin tim nje asnje ceshtje.

Me duket se te paska ra dicka ne koke ty prandaj me thua se do me kthehet kokes mua.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

At fjalin mo nolt s'e kan shkrujt "shkenctarët" po e ke thon ti.

Leqë me cin merrem un. Secili duhet t'rrij me nivelin e vet ose mo mir ... /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
??????

normal qe sja kam iden nga kto gjojna... po thash te pys iher Admin Gysin se ai ja ka haberin

na e hudh nje shkrim t'thjesht po jo shum t'gjat siç e ke zakon

t'kuptoj diçka jo per gjo F.L.M

[/ QUOTE ]

Po mire mor, ti kujton se une jam ketu per te shuar kureshtjen e gjithckaje qe nuk di ti?

Pastaj, bohu i cike i arsyeshem. Te thuash qe 98 per qind e femrave ne nje shtet qepin vaginen (nuk e kuptoj dot se si dhe pse), eshte jo vetem e pamundur per te qene e vertete, por edhe absurde.
Kam pershtypjen se ti e ngaterron me nje tjeter fenomen kete gje, dhe qe prape shifra prej 98 per qind me duket perseri e pabesueshme.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Mbrema... /pf/images/graemlins/smile.gif

Rastisa te shihja nje emision mbi Gruan ne Islam...sigurisht tregova nje interes te veçante...dhe mund te them qe per njehere te vetme jam plotesisht dakort, shume kuptimplote, nje pasqyrim i realitetit mnjf.... (çuditerisht)

Thuhej qe Kurani dhe Islami, vertete mesojne barazine midis Femres dhe Mashkullit, rrespektin dhe dashurine reciproke...
Barazia mes tyre bazohet mbi te gjitha ke "detyrat" ndaj fese, Kuranit, dhe njeri-tjetrit.

Problemi qe lind eshte se meshkujt kan me shume "detyra" ndaj Kuranit (&amp;CO) si per shembull puna dhe mbrojtja (e familjes dhe e komunitetit)
Atehere mqse mashkulli ka me shume "detyra" se sa nje femer si mundet qe femra te ket te njejtin status barazie me te, nderkohe qe ajo nuk paska te njejtat obligime/detyrime ???

mnjf : detyra = te drejta, me pak detyra = me pak te drejta

Ceshtja qendron se, kjo fe percjell nje mesazh universal, por, qe ngelet gjithsesi shume patriarkale, perderisa cultura mysylmane eshte e tille, si rrjedhoj e nje lirie te kufizuar perderisa behet fjale per nje jetese ne Klane (klane=lider=hierarshi)


kaq per sot /pf/images/graemlins/laugh.gif .... to be continued /pf/images/graemlins/wave.gif
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Pinkparadise,

Detyra me pak a me shume dhe kush ka me shume te drejta bazuar ne ate gje, jane vec opinione njerezish... Po te pyesesh burrat, do te thone se burrat kane me shume detyra. Po te pyesesh grate, do te thone se ato kane me shume detyra.

Ne te vertete nuk eshte as njera, as tjetra...ne te vertete burrat mund te kene shume detyra si puna etj, por edhe gruaja i bie te kete detyra si te jete shtatzane dhe te te ushqeje femijen. Me pak fjale, kush e vendosi me vule se detyrat e burrit qenkan me te medha dhe te me te renda se e gruas. Ka na nje burre qe te kete qene shtatzane dhe te japi lindje dhe te thote "Kjo ishte kaq e lehte".

Obligimi apo detyrat qe kerkohen prej burrit nuk jane te atij tipi qe i japin me shume rendesi mbi gruan. Ne fakt per Zotin, nuk ka asnje ndryshim se je mashkull apo femer. Nqs per Zotin nuk ka rendesi se je mashkull apo femer, atehere si mund te thuash se Zoti i ka dhene me shume detyra burrit ngaqe i jep me shume te drejta apo superioritet?

Keto jane polemika "se kush jane me te mire meshkujt apo femrat". Jane sikur ta pyesesh nje kalama "ke do me shume babin apo mamin". Keto polemika jane te vjetra edhe ne nje hadith eshte thene se femrat dhe meshkujt benin polemike "se kush do jene me shume ne parajse meshkuj apo femra?".

Ne fakt jo vetem qe jane pyetje te pavlera per te kerkuar supremaci mbi nje grup, por pergjigje te tipit se ky grup eshte me i mire se tjetri jane vecse opinione njerezish. Nuk ka asgje ne Kur'an apo ne Hadithe te tregoje se meshkujt jane me superior apo me inferior se femrat. Ne fakt ka plot evidenca qe tregojne vetem barazine.

Nuk mund te imagjinohet se Zoti i jep avantazh nje gjinie, duke qene Ai vete i cili e zgjedh gjinine e atij personi. Eshte ide irracionale dhe e pabazuar dhe shume kontradiktuese. Kur lind, nuk te pyet njeri "Ca do si te lindesh, femer apo mashkull?". Vetem sa lindesh ne ate gjinine qe ka zgjedhur Zoti, dhe se kush eshte me larte te Zoti jane veprat dhe besimet dhe jo ca nuk kishe ne dore te zgjedhesh ne rradhe te pare.

Persa i perket raste abuzimesh, dhe analogjish idioteske qe sjellin njerezit, keto jane shume te mirenjohura. Por nje njeri inteligjent e dallon ca eshte e drejte dhe ca eshte e gabuar dhe zgjedh te drejten dhe le te gabuaren. Per ca thone njerezit, nje dijetar ka thene "Njerezit thojne ca te duan te thojne". Pra se tha nje person nje gje, nuk e ben ate gjene te drejte sikur ky personi te ishte i pagabueshem.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Mundet te me shpjegoj njeri çeshtjen e trashgimnis ne Kuran???
Ose me ekzaktesisht Trashgimnia dhe Femmra ne Kuran...

*Thuhet se femrat ne familje nuk kan te drejten e trashgimnis...dmth ne raste vdekje te prinderve me pare, femrat e shtepise nuk kane te drejta mbi kete pasuri...

*Dhe jo vetem, por, qe "ajo/gaca shpis" mund ti kaloj ne trashgimni dikujt tjeter (femra i kalone si prone xhajes psh dhe eshte ai qe merre vendime per te dhe e ben çte doje), nese ka vdekje te "tutorit/babait/vellait"

...???...
 

bizi

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

wow, sa fantazi, urime.
Nuk e di personalisht se cfare "thuhet" por mesa di une ne Kur'an "shkruhet" se nga pasuria e prinderve asaj i takon ne perpjestim gjysma e asaj qe merr femija mashkull(shembull: kur vdes prindi dhe ka lene nje mashkull e nje femer, femra merr 1/3 ndersa mashkulli 2/3, pra gjysmen e asaj qe merr mashkulli), kjo per arsye se femra mbasi martohet nuk ka me pergjegjesi per prinderit gje qe nuk eshte e verete per mashkullin(ose meshkujt ne rast se jane me shume se nje).

Persa i perket pikes se dyte quhet "kujdes" e jo "trashegimi" pasi ne trashegimi kalojne sendet, ndersa femra , ndryshe nga si mund te mendoje dikush konsiderohet akoma qenie njerezore dhe si e tille ka disa te drejta, ne rastin na fjale pra behet xhaja, "tutori" i ri.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Fantazi???
Me vjen keq, skan dale nga imagjinata ime (sidoqoft e kam shume me te zhvilluar se kaq) por nga nje debat midis femrash mysylmane te konfirmuara qe jane shume te kualifikuara per te folur per fene e tyre ne nje televizion zyrtar francez...
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Pinkparadise,

Lexo Kur'anin:

Kur'ani, Surah Nisa (4)[/b]:

7. Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).

8. Kur të prezentojnë (në pjestimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashigim), jepnu nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuanu fjalë të mira.

9. Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen Allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.

10. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.

11. All-llahu ju urdhëron për (çështen e trashigimit) fëmijët tuaj:për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.

12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë,juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit qëkeni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se nje motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahu. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo ingutshëm.

13. këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut (urdhërave) dhe të dërguarit të tij, atë e dërgon në Xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.

14. Kush e kundërshton All-llahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.


Tani ku thuhet se femra nuk ka te drejta trashgimije? Thuhet ne vend tjeter pervec Kur'anit ndoshta. Ne Kur'an thuhet se femra ka te drejte. Ndoshta ata qe thojne duhet te vene ne klase te pare te mesojne si lexohet, apo ndoshta jane te shurdhet qe nuk kane degjuar ndonjeher Kur'anin.

Persa i perket bonjakeve, jetimeve duhet te lexosh se ata jane per tu kujdesur dhe jo pronesi. Ne fakt jo vetem duhet kujdesur per ta por edhe per pasurine e tyre derisa te arrijne pjekuri atehere i kthehet nje per nje pasuria e tyre e lene nga prinderit.

Per kete mund te lexosh vargjet e Kur'anit qe paraprijne vargjet me larte:


1. O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.

2. Bonjakëve (jetimëve) jepini kur të rriten pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni halall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, pse ky është mëkat i madh.

3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.

4. Grave jepnu dhuratën e kurëzimit së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.

5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mekamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.

6. Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë,e nëse vëreni te ta pjekuri, ateherë dorezonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.


---------------------------------------------------------

Ca debate femrash injorante shikon ti? Ndoshta ngaterron tjetra Kur'anin me "Kanunin" e fshatit. Ose ndoshta i ke degjuar suprapthi se po diskutonin kanunin e fshatit dhe ti ke kujtuar se ka qene Kur'ani.

Persa i perket "myslimane te konfirmuara", me ca i konfirmojne keta ta di une? Marrin na nje certifikate dhe vule per te treguar se jane te konfirmuara? Se ca eshte ne zemer vetem Zoti e di.

Persa i perket "kualifikimit", kualifikimi arrihet me dije dhe jo me injorance. Persa kohe qe ke evidenca je i kualifikuar, persa kohe qe kundershton evidencat nuk je i kualifikuar. Dmth, nuk eshte se u kualifikove ne nje moment dhe cfare do qe te thuash prej atij momenti e me tutje eshte e verteta absolute.

Noshta eshte kualifikim si i thone nje proverbe "Je i njohur (kualifikuar) se je nga lagjja jone".

"Nqs" ato kane thene ashtu si thua ti (ndoshta nuk kane thene), atehere do na duhej nje "PLACIBO BESIMI" per te besuar se ato qenkan te kualifikuar.

Pak me konstruktiv pyetjet. Kete pyetje mund ta kishe ditur vete, nqs do kishe lexuar Kur'anin.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Shif se sa njerez shume pak te hapur dhe mikeprites jeni ju (dhe ketu behet fjale vetem ne aspektin e pytje-pergjigje ne forum....se te tjerat nuk me interesojne)(dhe po tregohem e sjellshme kur nuk them krejt asocjal)

Un vij te bej nje pytje, ti me del me shpat ne dore, dhe plus me ben "moral" qe te lexoj Kuranin apo ti bej pytjet me konstruktive...
Une shoko nuk jam e specjalizuar per pytje mbi Kuranin, shof dhe degjoj ne jeten e perditeshme, dhe kur me intereson çeshtja mundohem te dij me shume.

Me vjen keq qe te bezdisa, dhe nese pytjet tu duken e nje cilesie jo te mire, por te rikujtoj qe nuk ka detyrim pergjigje...gjerat behen me deshire...nese mungese deshire, me mire nuk behen fare.

Ku ka humbur "Percjellja e mesazhit Universal" se me duket kjo eshte qellimi i fese....???

Nejse Tung se me humbe edhe ate pike interesi qe pata, here tjeter beheni Teologjin si nje Monolog te pafunde "mes jush qe dini".

/pf/images/graemlins/wave.gif
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Nuk ishte qellimi qe te mos besh pyetje, por qellimi eshte te mos komentime pa degjuar pergjigjen ne rradhe te pare.

Me duket se kam thene ne fillim te kesaj teme:

Ne kete teme kini parasysh keto pika nqs do diskutoni:

1.Specifikisht per Gruan

2.Pyet seriozisht per dyshime perreth grave (nqs keni).

3.Mos postoni shkrime tendecioze te kopjuar nga njerez qe nuk dine Islamin.

4.Kush ka njohuri perreth ndonje ceshtje te postoje duke sjelle evidencat. (Minimizoni opinionet personale kur evidencat nuk ekzistojne)

5.Mos ofendoni femrat (subjekti i temes) dhe meshkujt. (PA OFENDIME PERSONALE


Me duket se pika 3,4 mungonte te postimi yt.

Psh, dakort ti sjell nje emision qe besoje sikur po flisnin dijetare me te specializuar te Islamit. Por sikur te vije na nje tjeter, edhe te postoje nje faqe qe ka kopjuar me tere rrema qe ka kombinuar aty ketu dhe pastaj kerkon shpjegim. Pra ne ate rast do ishte shume tendecioze.

Per kete e kam pasur qellimin qe minimizoni mendimet / opinionet personale dhe mos u beni tendecioz te mbrosh dicka para se ta degjosh pergjigjen.

Besoj se kuptohemi se ke keqinterpretuar shkrimin tim.

Nuk te qorton njeri per pyetje. Nuk ka pyetje te cilesie te dobeta. Por ka komente te cilesise te dobet dhe tendeciozitet te mbrosh ato komente me fuqi...

Pyetjen me te kot ne bote te kishe bere do ishte me mire se te beje komente pa vlera.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Ca te them une pra /pf/images/graemlins/shrug.gif
kjo e mesipermja konfirmon mos tolerance,
sepse nga pika 3/ ti pret qe une te bej verifikime mbi Islamicitetin e personave te cilet dalin ne televizor per te folur per Islamin dhe sa te dinje jane ata te flasin per kete gje...(qe me duket apsolutisht e pa konceptushme si ide)

dhe ke pika 4/ ti i perjashton te gjith ata njerez te cilet nuk kane njohurit e tua (apo evidencen qe kerkon ti te shohesh) apo te atyre si ti...qe si rrjedhoj e ben kete teme ekskluzive vetem per disa...leqe ça theme une "DISA", e ben ekskluzive per veten tende dhe ndonje tek tuk.

DMTH mqse ti nuk po e veren vete ça drejtimi po i jep temes tende, po ta them une : temat zakonisht hapen per debat dhe per nje pjesemarrje te gjere ...nderkohe qe ti sjell ca copy-paste ketu, vete pyet e vet pergjigjesh, dhe kur ka ndonje nderhyrje qe ste pelqen, merre shpaten ne dore dhe o burra...plus kesaj me nxjerr mua edhe rregulloren/ato 5 pikat e tua qe te sherbejne si aks per te biseduar.

Me duket komplet e pakuptimte, e pa vlefteshme...nuk po e kuptoj akoma, ti po shkruan qe te lexohesh nga te tjeret apo po shkruan sa per te shkruajtur...???

Shkrimi im nuk kishte asnje tendence apo ironi ( te pakten keto 3shkrimet e fundit...) dhe une nese i them gjerat ne menyre humane dhe jo copy-paste eshte qe biseda te behet interesante...ti mesa duket nuk je dakort...OK..e lejme me kaq... ke te drejte ti, diskutim te mbare me veteveten.

Pafshim Albanski /pf/images/graemlins/wave.gif
 

AlbanianShqiponje

Forumium praecox
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Pinkparadise,

Ca, u merzite ti tani?

Po pse une e kam fajin qe ca degjon ti jane genjeshtra?

Nuk e kuptoj, ti kerkon te mesosh na nje te sakte, apo kerkon te diskutosh kot sa per te kaluar kohen?

Njohurite, renditjen dhe rendesine e tyre nuk e kam bere...por ashtu ka qene qe ne fillim.

Po ne muslimanet qe nuk e veren ti, copy/paste bejme me burime te sakta derisa sa ky copy/paste behet autentike nga Zoti dhe i Derguari, se jane dy burime te sakta. Zotit nuk mund t'i gjesh gabime se nuk ben gabime. Profeti ka qene shpjegues i fjaleve te Zotit sepse per ate gje e ka derguar Zoti. Zoti nuk ka derguar si shpjegues te pagabueshem njerez te tjere, prandaj disa gabojne ne disa gjera, disa e kapin. Do ca llogjike te kapesh keto gabime dhe te sakta, prandaj te ka dhene Zoti intelekt qe ta perdoresh.

Po te mos kishim copy/paste (zinxhir transmetimesh), Kur'ani do ishte ndryshuar dhe njerezit do kishin atribuar genjeshtra apo opinione te tyre profetit. Psh po mos te kishim Kur'anin ketu perpara, une rrezik do besoja emisionin si ti se nuk ka gje me te cilen ta verifikoja dhe llogjika do thoshte se ato jane muslimane dhe dine ca flasin. Por ne fakt eshte vullneti i Zotit qe ky besim mos te ndryshoje nga origjinali per ata qe kerkojne te verteten.

Nejse...

Ke na nje pyetje tjeter apo akoma nuk u qartesove ne ate pyetjen e meparshme?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

pse Grat Myslimane kur ecin n'rrug... rin gjithmon 2 metra mbas burrit...?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Ndalohet kontakti me hijen e burrit ne publik. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Kam pershtypjen se s'ka te beje me fene kjo Noto, eshte thjesht mentalitet katunaresh. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Gruaja ne Islam: Pastrim Dyshimesh

Sa gjona s'kane te bejne me fene ne kete lloj muhabeti qe po bohet ketu!!!!

Por muhabeti bohet pazar edhe me kot kur diskutuesit i ngaterrojne gjerat dhe e perziejne fene me lloj-lloj fenomenesh qe shohin apo degjojne lart e poshte.
 
Top