alban bala
Primus registratum
Re: Gratë në Kur'an
shkrim i marre nga http://www.horizonti.com/muslimani/hyrja.html lexim te kendshem. pershendetje nga shkodrani_1980
GRATË NË KUR'AN
Muhammed IKBALL
Gratë në histori
Studimi i historisë së civilizimit të njeriut tregon se rrallë gruas i është dhënë pozita e drejtë në shoqëri. Shumë filozofë, dijetarë dhe mëndimtarë në periudha të ndryshme të historisë kanë dhënë mëndime të ndryshme për gruan. Nganjëherë ajo është konsideruar si burimi i të gjitha të këqijave e nganjëherë ajo është adhuruar si perëndesha e pjellurisë. Midis këtyre dy mendimeve ekstreme gruaja në të vërtetë ka humbur pozitën natyrore të saj.
Civilizimi Grek
Civilizimi Grek konsiderohet si një ndër civilizimet më fisnike në histori. Në periudhën e hershme të këtij civilizimi gruaja konsiderohej si krijesë jo njerëzore, inferiore ndaj burrit. Filozofët Grek si Sokrati, Plato, Aristoteli, Herodoti dhe të tjerë e konsideronin gruan të aftë vetëm për të kryer punët shtëpiake.
Plato i sjell në një kategori "fëmijët, gratë dhe shërbëtorët". Gruaja është mbyllur në shtëpinë e sajë me virgjërinë e saj si thesar i ruajtur me xhelozi. Dhomat e mashkullit dhe të femrës në shtëpi ishin të ndaranga njëra tjetra.
Atëherë erdhi periudha e çoroditjes dhe e lirisë së tepruar në Spartë shtet-qyteti i famshëm i Greqisë. Spartakët donin qytetarë të fortë dhe trima. Për këtë ata lanë burrat dhe gratë të lirë nga të gjitha ndalesat morale që më pas të sjellin fëmijë të shëndetshëm. Meqë e mira supreme e shtetit ishte "prodhimi i fëmijëve të shëndetshëm" nuk kishte asgjë jomorale në mardhënjet midis njerëzve jashtë lidhjeve martesore, çdo herë dëshmohej që burrat dhe gratë të cilët plotësonin kënaqësitë e tyre ishin në nivel të latrë të shëndetit fizik.. kjo dashuri e lirë ishte e pakundërshtuar dhe jo e turpshme ndërsa beqaria ishte mëkat dhe krim.
Në periudhën e mëvonshme plotësimi i nevojave të trupit filloi të njihej si art dhe estetikë. Kjo ndikoi në mënyrë direkte në pozicionin e gruas në shoqërinë Greke.
Civilizimi Romak
Në fazën e hershme të këtij civilizimi gjejmë gruan krejtësisht të mvarur nga burri. Para matresës ajo ishte nën autoritetin dhe mbikqyrjen e babait dhe mbas martesës të burrit të saj. "E këtillë, ajo nuk mundte të bënte asnjë punë publike ose civile, ajo nuk mund të merrej si dëshmitare, të firmoste testament, nuk mund të bënte kontratë dhe nuk trashegonte pasuri nga askush."
Gradualisht, megjithatë, me kalimin e kohës gruaja filloi të fitoj pozitë më të mirë në shoqëri. Edhepse burri ishte kryetari i familjës autoriteti i tij ndaj saj u dobësua shumë. Me zhvillimet e mëtejshme në civilizim gruaja romake u bë ekonomikisht e pavarur dhe arriti pozitë të lartë në pushtet dhe sistemin legal. Divorci u bë më i lehtë dhe martesa mund të prishej lehtë. Burrështeti dhe filozofi i njohur Romak Seneka ka thënë: "Tani në Romë divorci nuk konsiderohet turp. Gratë llogarisin moshën e tyre me numrin e burrave që ato kanë patur." Kodo e konsideronte delikuencën e të rinjëve të justifikuar.ciceroni gjithashtu pëlqente mospërfilljen morale tek të rinjtë.
Kur kontrolli i moralit në publik humbi, vërshoi shthurja dhe, imoraliteti seksual shpërtheu në Romë. Teatret u bënë skemë të çoroditjes. Shtëpitë ishin të zbukuruara me vizatime lakuriqe dhe imorale. Prostitucioni u bë diçka e zakonshme. Gratë dhe burrat laheshin bashkë në banjot publike. Letersia përmbante tema jomodeste dhe amorale. Të gjitha këto çuan në rënien dhe dështimin e Përandorisë Romake.
Evropa e Krishterë
Krishtërimi filloi me vendosjën e mësimeve morale tek njerëzit. Ai ndalonte tradhëtinë bashkëshortore. Gratë ishin të lavdëruara për dëlirësinë e tyre. Krishtërimi i hershëm kishte për qëllim pastërtinë e moralit të dy palëve, femrave dhe meshkujve dhe për këtë martesa konsiderohej institucion i domosdoshëm social. Po shpejtë këto mësime të shenjta u ndryshuan. Kleri shikonte femrën si të keqe dhe përgjegjëse për mekatin e parë të njeriut.
Prifti Tertulian (A.D. 150) ka thenë për femrat:
"A e dini se secila nga ju është një Evë, gjykimi i gjinisë suaj nga Zoti bëhet në këtë kohë, faji ekziston gjithashtu, ju jeni dera e shejtanit, ju jeni që veproi lirshëm me pemën, desertori i parë i ligjit të shenjtë. Ju jeni ajo e cila ja mbushi mëndjën ati mbi të cilin shejtani nuk kishte mjaft guxim të sulmojë. Ju shkatrruat lehtë imazhin e Zotit, Njeriun."
Një ndër priftërinjtë e Kishës Greke thotë:
"Ajo është e keqe e paevitueshme, një ligësi e përjetshme, një fatëkeqësi tërheqëse, rrezik shtëpiak, pafatësi joshëse dhe zbukuruese."
Këto ide ndikuan dëmshëm në statusin e gruas në shoqëri. Ajo u bë plotësishtë e mvaruar nga Burri. Ajo u privua nga liria e saj me pretekst për ta mbrojtur nga mëkati. Ajo nuk kishte të drejtë prone as trashëgimie.
Beqaria konsiderohej e shenjtë. Martesa kuptohej vetëm si rrugëdalje e ligjeruar nga epshi.. Prishja e martesës - divorci ishte i ndaluar. Vejusha dhe vejani të martoheshin përsëri ishte diçka e ndyrë dhe mekat. Kështu, pozita e femrës në Krishtërizëm ishte shumë e palakmueshme.
Arabia para Islamike
Në arabinë para islamike konsiderohej turp për të patur vajza, kështu tradita ishte që ato të vorroseshin për së gjalli. Femra konsiderohej thjesht si një lodër për tu luajtur. Ishte privilegj dhe e drejta e babait të saj, vëllait ose mbikqyrësit ta martonte atë me kë të donte ai. Seid Amr Ali thotë:
"Në mesin e Arabëve pagan, femra konsiderohej thjesht plaçkë; ajo ishte pjes përbërëse e pasurisë së burrit të saj dhe vejushat e burrit kalonin - trashëgoheshin tek djali apo djemt e tij me të drejtë trashëgimie si çdo pjesë tjetër e pasurisë."
Poligamia dhe poliandria praktikoheshin nga arabët antikë. Nuk ekzistonte ndonjë ligj konstant për rregullimin e martesës dhe divorcit dhe kjo krijonte komlikime serioze në jetën shoqërore të Arabëve.
Ishte në këtë ambient shoqëror ku i zbriti Porofetit Kur'ani i shenjtë me mesazhin që të gjithë njerëzit, meshkujt dhe femrat, janë krijuar nga Allahu dhe Ai nuk preferon njërin më shumë sesa tjetrin në bazë të gjinisë së tyre.
Krijimi i Njeriut
Kur'ani i shenjtë nuk është as libër shkence dhe as traktat i evolucioni por në të ne gjejmë referenca për periudha të ndryshme gjatë se cilës jeta kaloi në këtë botë. Këto periudha mund të rradhitën si më poshtë:
1. "All-llahu ju krijoi prej dheu." (35:11)
2. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. (15:28)
3. Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. (23:12)
4. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun. (25:54)
5. "Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu". (6:99)
6. "Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij." (39:6)
7. "Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit)." (51:49)
8. "Dhe Ne u krijuam juve në çifte." (78:8)
9. "O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre." (49:13)
10. "Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë." (42:11)
11. "All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë loji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira." (16:72)
12. "Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë." (30:21)
13. "Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare)." (36:77)
14. "Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm." (86:5, 6)
15. "Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!" (23:12-14)
16. "All-llahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues." (16:78)
17. "Dhe do t'i japë atij shpirtin që është krijesa Imja." (15:29)
18. "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë." (67:2)
19. "Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira." (10:4)
Ademi dhe Havaja
Rasti i shejtanit kur ngacmon Ademin dhe gruan e tij Havanë rrëfehet në Kur'an por jo sikurse në tregimin e rrëfyer në Ungjill ku Eva (Havaja) ishte e para ajo që ju dorëzua ngacmimit. Që të dy, Ademi dhe Havaja vepruan sëbashku,: gabuan sëbashku dhe mbasi u pënduan u falën sëbashku. Nuk ekzistojnë shënime të shenjta që fajësojnë femrën për mëkatet e njeriut. Prindërve tonë të parëve u është dhuruar aftësia për të zgjedhur që len të kuptojë që ata kishin mundësi për të vepruar keqë për çka edhe ishin paralajmëruar. Ata e realizuan të keqën me gabimin e tyre, por Zoti me Mëshirën e Tij iu siguroi atyre mundësinë për ta rikthyer pozitën që e kishin. Allahu nuk tregoi asnjë preferencë apo dallim mes Ademit dhe gruas së tij.
Ajete nga Kur'ani i Shenjtë për Ademin dhe Havanë
"(Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve . Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!" Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!" (7: 19-23)
"Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj)." (2:35)
"Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim." (2:36)
"Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)." (20:123)
Barazia e gjinive
Pozita e gruas në të ashtuquajturat civilizimet e mëdha të së kaluarës zbulon që "gruaja në periullën e jetës së sajë nuk ka patur ekzistencë të pamvarur".Burri atë me raste e shikonte si përëndeshë, zakonishtë si robreshë dhe rrallë herë si dhoqe apo bashkëpunëtore. Madje edhe Evropa moderne e cila pohon se gruan e liroi krejtësishtë nga shovinizmi i burrit, dështoi për tia dhënë asaj rolin e drejtë në shoqëri. ishte për të parën herë që Islami i dhuron të drejta të barabarta gruas.
Në Kur'anin e Madhëruar gjindet komplet një kaptinë (Sure) për gruan (En-Nisa). Këtu, në këtë kaptinë, Allahu qartazi zbriti doktrinën e barazisë.
Kur'ani i madhëruar i drejtohet gjithë njerëzimit, si burrave ashtu edhe grave. Kjo dëshmohet nga fragmente të caktuara që ju drejtohën të dy palëve, burrave dhe grave. "Nuk ka dyshim se për myslimanët e myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (33: 35)
Ditën e gjykimit edhe burrat edhe gratë do të ringjallën dhe do të shpërblehën apo dënohën në baz të veprave që ata i kan bërë. "Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri). (Hipokritët e mbetur në errësirë) i thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi." (57: 13-14)
"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra..." (4:1)
Kjo është dëshmi që të gjitha qënjet humane janë të barabarta. Në Islam nuk ka dallim race, gjinie apo ngjyre dhe të dy, burrat dhe gratë barabartë gëzojnë të drejtat themelore humane sepse në fund të fundit të gjithë rrjedhin nga i njëjti burim.