Gjuha Shqipe: A po shtremberohet ajo?

zog

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Fillimisht postuar nga lule54:
[qb] Nuk e kuptoj perse e sulmuat Erolinen.Ajo tha dicke shume te drejte qe dhe mua me ka shqetesuar jo pak.Sa per Zogun mua me eshte dukur gjithmone pak kritizer.Korrigjimet qe i ben Erolines,ne kete rast jane pa vend.Sepse besoj se te gjithe e kuptuan mire idene e saj. :thumbsup: [/qb]
pikerisht lule, ketu nuk behet fjale per ne qe e kuptojme idene sidoqe me e shpreh ate, por me e shpreh idene sa me mire ne shqip, me fjale shqipe. qe ajo te kete nje kuptim me te gjere e mbarepopullor, edhe per ata qe si dine fjalet; "korrigjim" , "strukture" , "standard" , "etj, etj".

tjeter, nuk jam une kritizer por eshte "erolina", eshte ajo qe kritikoi anetaret per perdorim fjalesh te huaja ose gjuhe argo. une thjesht vezhgova qe dhe ajo instiktivisht ra ne te njejtat gabime.

ps; mendoj qe gjuha ruhet e paster vetem nga injoranca, dmth kur ajo nuk perdoret per te shprehur IDE, por veç per komunikim siç ben poplli i thjesht. ndryshe eshte e pamundur.
 
luljeta hato

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Nuk jam fare dakort qe gjuha ruhet e paster vetem nga injoranca.Gjuha duhet zhvilluar dhe kjo nuk behet nga e folura e popullit te thjeshte,por nga njerezit e kulturuar te cilet me ane te saj komunikojne mendimet e idete e tyre me nje gjuhe sa me te paster e te pasur,dhe pikerisht kjo duhet te jete merita e tyre.Qe keto ide e mendime te jene te kuptushme dhe per popullin e thjeshte.
 
Erolina

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Dear Zog!
A mund t'ju shpjegosh pak "injoranteve" qe ruajne te paster gjuhen se c'do te thote "meskine","keqinterpretim","komplice" dhe "resme"? Pastaj, a tingellon shume shqip fjala "FORUMORE"(anetare te forumit).
Dhe perse "e ke kap me mu" dhe jo "e ke kapur me mua","T'ja u kisha"dhe jo "t'ua kisha"?"etc..."apo "etj..."
Keto jane vetem disa nga "jashte-shqipes" fjale qe gjeta ne vetem njerin nga postimet e tua.(diskutime shoqerore/cilin nga vajzat/djemte e albforumit do te...) Askush nuk eshte i pagabueshem. Une flas per Erolinen; mondohu te besh te njejten gje me veten para se te sulmosh te tjeret.
 
zog

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

erolina, ti je shume e mire, te pershendes!
 
Erolina

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Faleminderit, Zog. Une mundohem! Kete permenda edhe ne postimin tim fillestar.
Ju lutem te gjitheve, te pakten ne temat e Gjuhes shkruani SHQIPEN LETRARE. Nuk gjej dot me shkrime shqipe ne internet qe te mos jene qesharake, kudo qofshin te vendosura ato.Do t'ju nis me poshte shkrimin kryesor te gazetes "Koha Jone" te dites se sotme. Pavarsisht se autorin e vleresoj si gazetar, fjalorin e tij nuk gjej fjale ta pershkruaj.Gjykojeni vete!

"Koha Jone", e shtune 20 shtator

Nga Aleksander Cipa
Jane shume gjykime dhe paragjykime per rezultatin e pritshem elektoral te 12 tetorit ne vend. Ne te vertete, skeptiket me te shumte, paradoksalisht, kesaj here gjenden brenda socialisteve. Madje, ky konstatim ne pamje zyrtare brenda Partise Socialiste eshte artikuluar si apel prej sekretarit te pergjithshem, Ruci, perderisa ne takimin e fundit me kreret socialiste shtonte se skeptiket brenda partise duhet te binden per fitoren e 12 tetorit. Ne nje analize te pare ky reagim duhet marre si konsiderate per pasigurine socialiste. Nga ana tjeter, ne grupin e skeptikeve socialiste duhen perfshire, se pari, protagonistet apo te quajturit ndryshe politikeberesit e kesaj se majte. Por skepticizmi ne thelbin e tij te drejtperdrejte duhet kuptuar si nje konjukture-qendrim per shkak te procesit kongresual dhe konkurences qe mundon Partine Socialiste. Ne kete fakt do te ishte e natyrshme te vleresonim se konsumizmi i ketyre energjive per llogari individuale, grupi apo klani, perbejne precedentin e invaliditetit elektoral per Partine Socialiste. Ky precedent mund te jete mundues edhe per njesite e tjera politike te se majtes shqiptare. Nuk ka se si te mos vleresohet si i tille fakti qe aktualisht socialdemokracia shqiptare perfaqesohet ne konkurimin aktual elektoral permes imazhit te saj te fragmentarizuar dhe nje perfaqesimi te grimcuar neper logo dhe figura te divorcuara. Vini re invaliditetin elektoral qe karakterizon socialistet vetem ne skenen elektorale te kryeqytetit. Perdite mediat dhe vezhguesit politike i lene hapesire diskutimi gjestit shoqerues te kryebashkiakut-kandidat Edi Rama me njerin drejtues apo me tjetrin. Nje piste elektorale socialiste ku dominon ndrojtja dhe makthi i frikes se shfaqjes me Nanon apo me Meten. Nje stres te tille politik socialistet nuk e kane pasur as ne ditet e dominences berishiane ne pushtet. Nje kontraktim te tille politik protagonistet socialiste Nano-Meta-Majko-Ruci-Meidani, nuk e kane shfaqur ne 13 vjet te veprimtarise se tyre politike. Si asnjehere tjeter, lidershipi socialist kesaj here perjeton sfiden e ndodhjes para humbjes per shkak te vetvetes, dhe vetem per kete shkak. Ata ne kete imazh natyrshem ta kujtojne shprehjen e Plutarkut per beotasit: "Beotasit, per te mos pasur me turbullira ne kenaqesite e tyre, e shpallen patriotizmin "Crime d'estat". Konteksti i kesaj thenie duhet marre brenda fjales partidashje. Socialistet, pra lidershipi i tyre ne kete fushate zgjedhore, po manifeston sjelljen pragmatiste te "luftes per vete" dhe jo per partine. Kete aspekt baza e se majtes e ka vuajtur gjate gjithe periudhes se marredhenieve krizuale dyvjecare te ketij lidershipi. Jashte vemendjes se medias kane mbetur disa miniincidente te ndodhura ne takimet elektorale te deputeteve socialiste apo krereve socialiste me militantet e tyre ne lokalitete dhe njesi rajonale. Ka pasur madje edhe perzenie apo d-shtime takimesh. Sfida e shperdorimit te perfaqesimit per "llogari te vetvetes" ka per ta ndeshkuar edhe me tej te majten politike ne vend. Kjo eshte e pashmangshme. Ky deduksion eshte produkt i invaliditetit politiko-perfaqesues qe vetepesoi kjo e majte gjate kesaj etape 6-vjecare te qenies ne qeverisje.

Para pak ditesh, nje nder figurat me te investuara politike ne PS, i percillte nje kolegu te vet socialist pershtypjen e vet per humbje sfidante ne nje apo dy bashki te qyteteve jugore. Bashkefolesi i tij reagoi me habi dhe pse jo edhe me nje grimase zhgenjimi prej kesaj figure. Reagimi i tij ishte i menjehershem dhe racional: "Ne e kemi te keqen nga brenda!". Ishte nje pohim klasik. Por, me tej, bashkebisedimi i tyre mberriti tek fenomeni qe ne e quajme vetinvaliditet politik te PS-se. Protagonizmi dhe konkurenca brenda familjes po e bren aftesine dhe vleren energjike elektorale te kesaj force. Kandidatet socialiste, ne disa raste te selektuar si perfaqesues me virtyte administrimi dhe perfaqesimi, ndihen dukshem si ne brengen e krizes ne familje. Shpesh kjo pozite dhe imazhi i situates ne te cilen konkurojne dhe synojne suksesin elektoral, ngjan me ate detajin e percjelle permes nje korrespondence ekspresive ne gazeten "Koha jone", diku rreth vitit 1994, nga nje proces i rendomte ne Gjykaten e Vlores: Behej fjale per nje seance gjyqesore per fitimin e te drejtes se pensionit te invaliditetit te Luftes se Dyte Boterore prej nje veterani lab. Kryetari i trupit gjykues i kerkon veteranit rrefimin e momentit te plagosjes dhe, me pas, te mbetjes invalid per shkak te luftes. Veterani nis rrefimin, duke shtuar se gjermanet vinin perballe dhe partizanet ishin ne front. Kur autokolona u afrua, partizanet moren urdhrin e zjarrit. Ndersa qellonin me bresheri mbi te, befas, nga pas degjojne disa krisma te ndryshme. Ne kete moment, veterani i drejtohet trupit gjykues duke saktesuar se: "Kur kthyem koken nga pas, ishin ata me qeleshe". Kryetari i seances nderhyn energjikisht dhe, duke mos shmangur oportunitetin e vet, i sugjeron veteranit: "Xhaxha, nese do ta fitosh pensionin, merru me ata qe ke perpara dhe leri ata me qeleshe". Kjo fabul e gjen reminishencen praktikisht me realitetin problematik, e pse jo invalid, qe perjeton mazhoranca ne kete tur elektoral, ne kete ballafaqim politik me opoziten, duke qene e brejtur keqazi, pse jo edhe e rrenuar, per shkak te ndarjes se pandare dhe krizes se pasosur qe mbart ne vetvete. "Shtatzania" socialiste me krize, as me pak e as me shume, eshte nje proces i zgjatur dhe i pakryer, kostoja e se ciles jo vetem qe degradon vitalitetin dhe energjine politike te se majtes, por ngre dilema serioze per konstruksionin perspektiv te politikes dhe institucioneve te saj ne vend.
 
arterie

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Vetem ne fjaline e fundit te ketij shkrimi as gjysma e fjaleve nuk jane shqip, lere me te gjithe shkrimin.Dhe mos harroni se keta jane ata qe i paraqesin perdite lexuesve te shkrete pensioniste te tilla shkrime me rremuje gjuhesh.

Gjuha jone sa e mire
sa e embel
sa e dlire...
 
RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Fillimisht postuar nga Erolina:
[qb] Faleminderit, Zog. Une mundohem! Kete permenda edhe ne postimin tim fillestar.
Ju lutem te gjitheve, te pakten ne temat e Gjuhes shkruani SHQIPEN LETRARE. Nuk gjej dot me shkrime shqipe ne internet qe te mos jene qesharake, kudo qofshin te vendosura ato.Do t'ju nis me poshte shkrimin kryesor te gazetes "Koha Jone" te dites se sotme. Pavarsisht se autorin e vleresoj si gazetar, fjalorin e tij nuk gjej fjale ta pershkruaj.Gjykojeni vete! [/qb]
"Koha Jone", e shtune 20 shtator

Nga Aleksander Cipa
Jane shume gjykime dhe paragjykime per rezultatin e pritshem elektoral te 12 tetorit ne vend. Ne te vertete, skeptiket me te shumte, paradoksalisht, kesaj here gjenden brenda socialisteve. Madje, ky konstatim ne pamje zyrtare brenda Partise Socialiste eshte artikuluar si apel prej sekretarit te pergjithshem, Ruci, perderisa ne takimin e fundit me kreret socialiste shtonte se skeptiket brenda partise duhet te binden per fitoren e 12 tetorit. Ne nje analize te pare ky reagim duhet marre si konsiderate per pasigurine socialiste. Nga ana tjeter, ne grupin e skeptikeve socialiste duhen perfshire, se pari, protagonistet apo te quajturit ndryshe politikeberesit e kesaj se majte. Por skepticizmi ne thelbin e tij te drejtperdrejte duhet kuptuar si nje konjukture-qendrim per shkak te procesit kongresual dhe konkurences qe mundon Partine Socialiste. Ne kete fakt do te ishte e natyrshme te vleresonim se konsumizmi i ketyre energjive per llogari individuale, grupi apo klani, perbejne precedentin e invaliditetit elektoral per Partine Socialiste. Ky precedent mund te jete mundues edhe per njesite e tjera politike te se majtes shqiptare. Nuk ka se si te mos vleresohet si i tille fakti qe aktualisht socialdemokracia shqiptare perfaqesohet ne konkurimin aktual elektoral permes imazhit te saj te fragmentarizuar dhe nje perfaqesimi te grimcuar neper logo dhe figura te divorcuara. Vini re invaliditetin elektoral qe karakterizon socialistet vetem ne skenen elektorale te kryeqytetit. Perdite mediat dhe vezhguesit politike i lene hapesire diskutimi gjestit shoqerues te kryebashkiakut-kandidat Edi Rama me njerin drejtues apo me tjetrin. Nje piste elektorale socialiste ku dominon ndrojtja dhe makthi i frikes se shfaqjes me Nanon apo me Meten. Nje stres te tille politik socialistet nuk e kane pasur as ne ditet e dominences berishiane ne pushtet. Nje kontraktim te tille politik protagonistet socialiste Nano-Meta-Majko-Ruci-Meidani, nuk e kane shfaqur ne 13 vjet te veprimtarise se tyre politike. Si asnjehere tjeter, lidershipi socialist kesaj here perjeton sfiden e ndodhjes para humbjes per shkak te vetvetes, dhe vetem per kete shkak. Ata ne kete imazh natyrshem ta kujtojne shprehjen e Plutarkut per beotasit: "Beotasit, per te mos pasur me turbullira ne kenaqesite e tyre, e shpallen patriotizmin "Crime d'estat". Konteksti i kesaj thenie duhet marre brenda fjales partidashje. Socialistet, pra lidershipi i tyre ne kete fushate zgjedhore, po manifeston sjelljen pragmatiste te "luftes per vete" dhe jo per partine. Kete aspekt baza e se majtes e ka vuajtur gjate gjithe periudhes se marredhenieve krizuale dyvjecare te ketij lidershipi. Jashte vemendjes se medias kane mbetur disa miniincidente te ndodhura ne takimet elektorale te deputeteve socialiste apo krereve socialiste me militantet e tyre ne lokalitete dhe njesi rajonale. Ka pasur madje edhe perzenie apo d-shtime takimesh. Sfida e shperdorimit te perfaqesimit per "llogari te vetvetes" ka per ta ndeshkuar edhe me tej te majten politike ne vend. Kjo eshte e pashmangshme. Ky deduksion eshte produkt i invaliditetit politiko-perfaqesues qe vetepesoi kjo e majte gjate kesaj etape 6-vjecare te qenies ne qeverisje.

Para pak ditesh, nje nder figurat me te investuara politike ne PS, i percillte nje kolegu te vet socialist pershtypjen e vet per humbje sfidante ne nje apo dy bashki te qyteteve jugore. Bashkefolesi i tij reagoi me habi dhe pse jo edhe me nje grimase zhgenjimi prej kesaj figure. Reagimi i tij ishte i menjehershem dhe racional: "Ne e kemi te keqen nga brenda!". Ishte nje pohim klasik. Por, me tej, bashkebisedimi i tyre mberriti tek fenomeni qe ne e quajme vetinvaliditet politik te PS-se. Protagonizmi dhe konkurenca brenda familjes po e bren aftesine dhe vleren energjikeelektorale te kesaj force. Kandidatet socialiste, ne disa raste te selektuar si perfaqesues me virtyte administrimi dhe perfaqesimi, ndihen dukshem si ne brengen e krizes ne familje. Shpesh kjo pozite dhe imazhi i situates ne te cilen konkurojne dhe synojne suksesin elektoral, ngjan me ate detajin e percjelle permes nje korrespondence ekspresive ne gazeten "Koha jone", diku rreth vitit 1994, nga nje proces i rendomte ne Gjykaten e Vlores: Behej fjale per nje seance gjyqesore per fitimin e te drejtes se pensionit te invaliditetit te Luftes se Dyte Boterore prej nje veterani lab. Kryetari i trupit gjykues i kerkon veteranit rrefimin e momentit te plagosjes dhe, me pas, te mbetjes invalid per shkak te luftes. Veterani nis rrefimin, duke shtuar se gjermanet vinin perballe dhe partizanet ishin ne front. Kur autokolona u afrua, partizanet moren urdhrin e zjarrit. Ndersa qellonin me bresheri mbi te, befas, nga pas degjojne disa krisma te ndryshme. Ne kete moment, veterani i drejtohet trupit gjykues duke saktesuar se: "Kur kthyem koken nga pas, ishin ata me qeleshe". Kryetari i seances nderhyn energjikisht dhe, duke mos shmangur oportunitetin e vet, i sugjeron veteranit: "Xhaxha, nese do ta fitosh pensionin, merru me ata qe ke perpara dhe leri ata me qeleshe". Kjo fabul e gjen reminishencen praktikisht me realitetin problematik, e pse jo invalid, qe perjeton mazhoranca ne kete tur elektoral, ne kete ballafaqim politik me opoziten, duke qene e brejtur keqazi, pse jo edhe e rrenuar, per shkak te ndarjes se pandare dhe krizes se pasosur qe mbart ne vetvete. "Shtatzania" socialiste me krize, as me pak e as me shume, eshte nje proces i zgjatur dhe i pakryer, kostoja e se ciles jo vetem qe degradon vitalitetin dhe energjine politike te se majtes, por ngre dilema serioze per konstruksionin perspektiv te politikes dhe institucioneve te saj ne vend.

SA U LODHA!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
Duhet te pranoj megjithate se per disa nga fjalet e "nxira" me siper, e di fjalen e duhur shqipe, per disa te tjera pranoj qe nuk jane me origjine shqip por e kam te veshtire tu gjej zevendesues.

Perfundimisht, te shkruash shqipe te paster, nuk eshte nje shetitje ne park. /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:
 
genci#2

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

pash zotin, zog! seriozisht i ke ato qe thua ne postin mbi fjalen korrigjim, rregull?
 
Vamp

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

si mos te deformohet kjo gjuhe...sidomos ne Kosove...
pike se pari gabimi eshte te mediat kosovare ...
shume programe pa asnje sens...dhe me nje gjuhe tejet te shtremberuar...
asku ne bote nuk eshte pare nje perdorim i tille i gjuhes..."o bre njeri...,kull bre njeri..."
shume keq,shume...
nje gjuhe e sokaqeve lejohet te perdoret ne programe...
mendoj se duhet nje ligj i ri per ndalimin e kesaj marrezie...
 
Erolina

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Fillimisht postuuar nga Vamp:
"mendoj se duhet nje ligj i ri per ndalimin e kesaj marrezie..."

:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
 
jack owar II

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Fillimisht postuar nga Erolina:
Fillimisht postuuar nga Vamp:
"mendoj se duhet nje ligj i ri per ndalimin e kesaj marrezie..."

:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
nji gjuhe, per mbrojtjen e s'ciles duhet ligji, s'e meriton me qindrue mbi dhe...

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
** këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
kur u ban njerzit me prue ligje per me e mbrojte gjuhen e perëndis'?
 
jack owar II

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

propozoj ket propozim per mbrojtjen e kultures tone te lashte heroike:

propozim:

qe te vendoset nje ligj per ndalimin e veshjes se setrave, pantollave, kmishave, dhe orendive tjera alla-franga, dhe qe te obligohet me ligj veshja e tirqive, fustanellave, plisave, e shamijave tjera te kultures identike shqiptare.

ky propozim ka linde pasi qe u pa rreziku i allafrangimi e allaturkimi i shqipetareve nga mediat e huaja, si psh mtv, viva, bbc, star tv, tv turkie, e kanale tjera te spiunazhit e trushperlarjes.

pritet vullnet nga ana e komunitetit nacionalist e kombetar dashes shqipetar qe te propozohet edhe nje ligj kunder budallakise.
 
zog

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Fillimisht postuar nga genci#2:
[qb] pash zotin, zog! seriozisht i ke ato qe thua ne postin mbi fjalen korrigjim, rregull? [/qb]
Patjeter mik! Megjithate te jesh serioz, s'do te thote se ke te drejte. Per kete ka kohe qe jam i ndergjegjshem. Por tek nje gje mbetem i patundur e pergjithmone, qe gjuha shqipe eshte padyshim gjuha me e vjeter EUROPIANE.

Nje studiues francez, Robert D'Angely, pa u lodh shume, dmth pa bere teorizime te kota akademike, kurthi ku bien shume studiues megjithese te shquar, midis te cileve dhe arvanitasi Kolias, vetem me nje fjale "verteton" ket zbulim te madh. Behet fjale per SECURITE (fr); Securitas (lat) = SIGURI (shqip), ai thote qe kjo fjale tashme identike e nderkombetare (ne shumicen e gjuheve boterore eshte e njejte, pra huazim latin) shpjegohet VETEM nga shqipja: SI GURI, dmth e palujteshme si guri, e patjetersushme, e sigurte.

Ndersa une sot po i shtoj kesaj "prove" nje tjeter, me fjalen te perdorur pak me lart SHPJEGOJ.

EXPLIQUER (fr)
SPIEGARE (it)
EXPLICARE (lat)

SHPJEGOJ (shqip) origjina e kesaj fjale, sa do e çuditshme te duket, eshte fjala shqipe SHPJEGOJ qe nenkupton:

SHPJEGOJ = SHPREH + GOJ; pra, shpreh me goje. A ka me qarte? A mund me qene rastesi?

Secili nga ju mund ti jape kuptim cilesdo fjale latine, duke u nisur nga homologia e saj shqipe. Provojeni!

ps; te gjitha sa u thane me siper duhen marre me moderacion.
 
Erolina

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Une kembengul!
:thumbsup: :thumbsup: edhe per Zog!(Bobo sa na pelqen te mburremi pak, e? Vesh me vesh me shkon e qeshura nga kenaqesia e spjegimit te fjaleve dhe cuarjes se tyre ne shqip /pf/images/graemlins/smile.gif
Kam pare ne internet ate pemen e cuditshme te gjuheve qe fliten ne Europe! Me rrezoi shume hamendesime, teksa shqipja ishte e para gjuhe e folur ne kontinetin plak. :rolleyes: :thumbsup:

P.s ka edhe nga ata qe per te diskutuar mbi gjuhen jane ... :rockband: :rockband: :rockband: ...
Gjuha jone
sa e mire
sa e embel
sa e dlire
 
Rimtaf

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Une nuk mendoj se shqipja eshte ne rrezike te zhdukjes por perzierja e panevojshme e fjaleve t e huaja ne mes te fjalise shqipe me ben te shaje aq shume kur shikoje RTV-te shqiptare sa qe djali im trevjeqare sapo kishte filluar te flase nuk di gje tjeter pos te sharave te larmishme qe ka degjuar nga une.Ky fakt me brengose por megjithate s'mund te ndalem.

Mbushem plote mllef kur degjoje:
BEKGRAUND
LUKU
RECIDIVISHTE(NANO NE PARLAMENT)
SAJT
KUULL
DIVORC
FANSA
TIFOZA
STAF
............

......
.....

Ju pershendese!!!
 
Vamp

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Mbushem plote mllef kur degjoje:

----------------------------------------------
BEKGRAUND
LUKU
RECIDIVISHTE(NANO NE PARLAMENT)
SAJT
KUULL
DIVORC
FANSA
TIFOZA
STAF
............
-------------------------------------------------

shtoj edhe kete:

ndjekim "STORIEN" e sotshme....
 
Alba Palushi

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Lexova disa nga mendimet e juaja per deformimin(shtemberimin) e shqipes nga fjalet e huaja!

Vertet qe kane hy fjale me shumice keto vitet e fundit,mandej a mund te themi kane hy per mode apo per nevoja gjuhesore apo... per mungese fjalori ne te foluren tone;! dhe e kemi gjetur me kollaj ti marrim ashtu te gateshme si fjale e ti perdorim,pa u kujdes ne jeten e perditshme nese ato fjale jane te vlefshme apo jo ( kjo pak na ka munduar ndergjegjen seicilit prej nesh).

Po seicili prej nesh bertet mos te perdorim fjale te huaja kur kemi fjalet tona shqipe pooo eshte si puna e asaj shprehjes popullore qe thote:- Mos shif gjurmen kur ke ujkun para syve:)
Mua me duket normale levizja e fjaleve nga nje gjuhe ne tjetren pasi nje gjuhe e izoluar s'mund te kete jetegjatesi pavaresisht nga aftesia e asaj gjuhe per te prodhuar fjale te reja.
Po puna eshte qe ti vleresojme fjale qe gjuha shqipe huazon dhe na i sjellin ne formen e saj,dhe ti injorojme ato qe hyjne per injorancen ne kuptimin e ngushte te fjales te disa njerezve qe duan te duken si "intelektual" permes perdorimit standart te fjaleve te huaja qe edhe ata nganjehere si kuptojne dmth.
Po nejse duhet nganjihere me kujtuar shprehjen:-S'jane do pune si do tesha:)
Shpresoj se edhe huazimi i shqipes s'duhet kuptuar si deformim po ne disa raste si perdorues te gjuhes sghqipe qe rine drejt e flasin shtrember.
Ju uroj diskutim te kendeshem e larg huazimeve te panevojshme:)
 
Marimba

Primus registratum
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo ?

Deformimi fillon qe nga deformimi i vete fjales deformim :smash:
 
Florus

Forumium maestatis
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo

Te gjitha gjuhet jane te destinuara te "deformohen"...e rendesishme eshte qe te ruhen sa me shume elemente te gjuhes origjinale qe e dallojne nga gjuhet e tjera
 
Top