Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo
Ah, sikur te benim te gjithe pjesen tone te vogel qe na takon per ta shpetuar nga shkaterrimi shqipen, edhe albforumi yne do te ishte me i kendshem dhe me i thjeshte per t'u lexuar.
Me japin dhimbje koke disa shkrime neper temat e albforumit dhe duke u perpjekur me vete te rregulloj gabimet gramatikore te postuesve, me iken edhe kurioziteti e deshira per ta ndjekur idene e shtruar deri ne fund.
Ne nje nga diskutimet shoqerore,"majmuni Hirko" thote "thot si niheni..." dhe nuk e di sa do te lodhej sikur te shtypte ca germa te tjera ne tastiere e te thoshte "thote si ndjeheni" dhe "bejme lemsh" e jo "bojm lemsh"; "te lutemi shume" e jo "t'lutmi shume";"gjitheve"jo "gjithve", apo te tjeret me radhe; Belina, "pak" jo "i cik"(O zot c'forme e shemtuar dhe keqtrajtim i gjuhes sone);"pune te tilla" jo"ksi biznesi";"sadopak"jo "noj cik","mbaje"dhe jo "majshe";"pyes"dhe jo "ves";"do te te tregoj" dhe jo "kam me te kallxue", se na e shpifet fare me kete deformim qe i beni gjuhes edhe me fjalet tona, jo me te pretendojme te mesojme mire e te shqiperojme edhe te huajat.
Mandi ka te drejte qe fjalet duhen standartizuar dhe perdorur sipas rregullave te gramatikes shqipe. Po kush e degjon se? Ne shkollen tetvjecare mesuesi i gjuhes ishte arsyeja kryesore e frikes sime per te vajtur ne mesim, sepse sihe shume i rrepte dhe shqipja shume me e thelle nga c'kujtoja. Sot e respektoj si gjithe mesuesit e dikurshem te gjuhes, sepse ne saje te tyre dhe te struktures seshqipes, e kam shume te lehte te mesoj dhe te pershtatem me gjuhet e tjera. Ju lutem mos e keqperdoni kete gjuhe qe ka 13 vjet qe po vuan. Pavaresisht dialekteve, ne te gjithe boten, perdoret vetem gjuha e standartizuar(letrarja sic quhet tek ne).
Gjithe te mirat te gjitheve!