Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Sipas informacioneve qe jepen rreth 55% e zgjedhesve franceze votuan te dielen kunder kushtetutes europiane. Cfare mendoni ju te nderuar miq per ceshtjen ne fjale???
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Une "i plevitosuri" nuk po te kuptoj, ku nuk je dakord me mua? Nese eshte thejsht ceshtje toni, terhiqem, bile edhe te kerkoj ndjese. Po nese eshte ceshtje permbajtjeje atehere bujrum, qello!
:wave: :wave: :eek:
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Franca dy zgjidhje ka: O do ndryshoje , o do prishet fare si shtet, -dhe kjo mos tu duket çudi.
Ndryshim per mua do te thote barazi sociale si ne çdo vend tjeter te botesAngli, Itali...,ku secili te marin ate qe meriton.Ne France ka nje konflikt ndermjet pleqve qe kane pare te madhe ne banka dhe te rinjeve qe banojne ne dhoma 7 meter katror..
Mos harroni qe ne France 5 milione franceze hane ushqim neper kryqe te kuqe.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Edhe Hollanda i tha jo kushtetutes.
Me sa duket kushtetuta nuk eshte çeshtje demokracie.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Une "i plevitosuri" nuk po te kuptoj, ku nuk je dakord me mua? Nese eshte thejsht ceshtje toni, terhiqem, bile edhe te kerkoj ndjese. Po nese eshte ceshtje permbajtjeje atehere bujrum, qello!
:wave: :wave: :eek: [/qb]
Nuk je plevitos Antares por edhe un nuk po them që jam kundër ndonjë gjëje që ke shkruar ti :shrug: . Thjesht parashtrova diçka si ma kap truni mu /pf/images/graemlins/laugh.gif .
T'shofim tashti a po i bjen njeri karremit :devil: .
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Ylli! Ke gabuar adrese! Polarizimi social vertet eshte nje e keqe shume e rrezikshme qe mbart eksploziv, po te marresh si shembull Angline e Italine!!!!!!
Ne ke qejf te shohesh pabarazi sociale shko pertej Atlantikut e shih, shih se si banda e Bushit pasuron te pasurit e varferon te varferit! (Kush ka te ardhura mbi 1 miljon dollare paguan me pak taksa, te tjeret qe mezi mbyllin javen restin)!
Indirekt vota jo ishte dhe kjo pra qe ti mbyllet dera vershimit te modelit liberist ku nje grusht miljarderesh te kontrollojne gjithcka dhe resti te punoje si koleget e tyre te pertejatlantikut nga 2-3 pune e ti thone adio pushimeve 5-6 javore e javes 36 oreshe!


Kam vene re nje proces interesant! Te gjithe ata qe jane jashte Shqiperie jane shume kritike te vendeve aktuale ku jetojne! Pra ti me siguri jeton ne France!
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Jo Kondre me keqkuptove, une e kisha me Zogun, por nderkohe qe po futej postimi im midis u duk postimi tend dhe une ate nderkohe nuk e kisha lexuar ende!
Fjala "i plevitosur" dhe titulli i larte "hajvan" erdhi nga Zogu! /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif


:wave: :wave: :wave:
 

109UV

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

kjo ka pasoja te renda per zmadhimin e EU dhe aftesise se saj per tu zgjeruar ne ballkan dhe per te ofruar nje te ardhme me te mire per te gjitha keto vende. ..te shohim si do ndikohen negociatat per pranimin ne eu te rumanise, bullgarise etc...
mua me dhemb per shqiperine qe do i shtyhet deri ne infinit pranimi ne eu, nese behet..nderkohe qe fqinjet tane duke perfshire dhe rumanine e bullgarine jane afer me eu, kane mundesi te levizin e te zene pune ne eu nqs kane kualifikimet e duhura etj.

nuk e kuptoj si gezohet diarreja inkoherente per keto zhvillime..
 

109UV

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Fillimisht postuar nga antares:
[qb]Ne ke qejf te shohesh pabarazi sociale shko pertej Atlantikut e shih, shih se si banda e Bushit pasuron te pasurit e varferon te varferit! (Kush ka te ardhura mbi 1 miljon dollare paguan me pak taksa, te tjeret qe mezi mbyllin javen restin)!
Indirekt vota jo ishte dhe kjo pra qe ti mbyllet dera vershimit te modelit liberist ku nje grusht miljarderesh te kontrollojne gjithcka dhe resti te punoje si koleget e tyre te pertejatlantikut nga 2-3 pune e ti thone adio pushimeve 5-6 javore e javes 36 oreshe![/qb]
diareja inkoherente, ke jetuar ne amerike ndonjehere ti? po ne angli? ku e di ti si jetohet ne amerike apo ne angli?

sa per pushimet 5-6 jave dhe java 35 orshe..prandaj ka dhe franca 11% papunesi sepse askush nuk do te investoje atje. une punoj tek nje kompani multinacionale franceze 100 miliard dollarshe..e cila po ben outsourcing ne indi, zgjerohet ne amerike, angli, japoni, kanada nderkohe qe ka ndaluar punesimin ne evrope, fitimet jane zvogeluar ne evrope, dhe zgjerimi i vetem mund te vije jashte evropes /pf/images/graemlins/wink.gif me sa duket nuk eshte e vetmja.
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Sepse "diarreja inkoherente" nuk e konsideron Europen e Bashkuar nje tryeze te shtruar ku te futen te gjithe leckamanet dhe zgjebaraket pa kontribuar dicka pozitive (nuk flas per kriminalitet e prostitucion ketu)!
Pikerisht kjo ishte loja e madhe e pertejatlantikut ta saturonin Europen me shtete te tipit "Europe e Re" ku roli qendror i kollonave mbajtese (Franca e Gjermania) te minimizohej ne emer te "demokracise", pra Lituania apo Estonia te kishin po aq ze ne kapitull sa edhe Gjermania apo Franca!
Epo "qofte ke daja" nuk ka!
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Pikerisht "Plastilina" me ne fund fillove te kuptosh! nje nga arsyet e rendesishme te Jo-se ishte dhe kjo sjellje e korporatave!
Une nuk jam aq naiv qe te them qe korporatat Janki jane te keqia dhe ato Franceze jane te mira!
gTe gjithe vampiret nje gjuhe flasin GlOBALIZIM!
Me te kuptojne privatizim te fitimeve (per vete dhe shareholderat e tyre), dhe shoqerizim te kostove/reziqeve!
Kur te te hedhin edhe ty ne rruge (sinqerisht nuk ta uroj) per ta cuar vendin tend te punes ne Indi, ndoshta do flasesh ndryshe!


Kur mbetet pa pune komshiu quhet RECESION
Kur mbetem une pa pune quhet DEPRESION



:goofy: :goofy: :goofy:
 

zog

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Franca dy zgjidhje ka: O do ndryshoje , o do prishet fare si shtet, -dhe kjo mos tu duket çudi.
Ndryshim per mua do te thote barazi sociale si ne çdo vend tjeter te botesAngli, Itali...,ku secili te marin ate qe meriton.Ne France ka nje konflikt ndermjet pleqve qe kane pare te madhe ne banka dhe te rinjeve qe banojne ne dhoma 7 meter katror..
Mos harroni qe ne France 5 milione franceze hane ushqim neper kryqe te kuqe. [/qb]
barazia sociale po e shkaterron francen e bile i ka fut ne qorrsokak duke e kujtuar kete si "eksepsioni francez". pra ajo gjeja e larte dhe veçante qe i dallon nga te tjeret.

pastaj, francen europa e nxorri nga kriza (pothuaj lufta civile e 68, humbja ne algjeri e afrike dhe doreheqja e de golit). eshte gjithmone gjermania qe me parat e saj subvencionon agrikulturen (te kthyer ne mit gjithashtu) franceze.

kete shiraku e llafosi pothuaj ashiqare ne televizion perpara votimit. dhe çuditerisht ishin po agrikultoret qe votuan kundra europes, pra pa dashje ose nga budalliku shpune uje ne mulli te gjermanit, per, me ne fund t'ia liruar barren franceze nga supet.

prandaj aty me lart thashe qe frances i mungojne intelektuale, jo profesore, avokate e turlisoj sharlatanesh politike, por intelektuale te vertete si kamyja, sartri e kompani. pra garda e vjeter.

pastaj idiotesia ishte zgjedhja e berjes se referendumit. deri tani te gjitha qeverite qe e kane aprovuar konstitucionin europian, jane votuar nga parlamentet e jo me referendum.

kudo po te behen referendume popullore, kudo do te kete humbje. populli nuk sheh dot me lart nga hunda e vet. europa eshte aq e madhe sa fare pak u intereson njerezve ne jeten e perditshme.

vetem popujt si ne, te varfer, emigrante ose te vegjel, qe presin me veshet ngehur nga çdo skaj, mund tu interesoje politika ne nivel europian.

francezet u manipuluan, pasi ne te vertete ata jane populli ndoshta i vetem europian. permeteper ideja europiane eshte utopi siç qe komunizmi. ajo do ti shpjere ata qe i kane varur shpresat ne te, tek te njejtat zhgenjime.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

O Plastelina, po ma shpjego ti pak të lutem se si ka mundësi që një kompani të zgjerohet në shtete të tjera pa mbushur tregun vendës (së bashku me konkurrencën)? Ajo kompania multinacionale ku punon ti vepron në të njëjtën mënyrë që veprojnë edhe kompanitë amerikane, kanadeze, japoneze e kineze të cilat zgjerohen në Europë. Kjo është mëse normale dhe nuk ka pikën e lidhjes, si fakt, me Europën e bashkuar. Ti mos harro frenimin e përkohshëm të ekonomisë gjermane nga bashkimi i të dy Gjermanive. E njëjta gjë ndodh edhe me futjen e vendeve më të prapambetura në BE. Por duhet të dish që zhvillimi i këtyre vendeve në një të ardhme të afërt ose të mesme do i japin shtysën e nevojshme Europës për të arritur në krye. Kjo nuk do të thotë që vendet e zhvilluara t'i mbajnë në kurriz vendet më pak të zhvilluara, krejt e kundërta. Kjo është mënyra e funksionimit të ekonomisë dhe në momentin që vendet e Europës Lindore pranuan të futen në BE pranuan edhe pasojat.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Antares nuk e di ku banon dhe sa i njef ti vendet e ndryshme ne evrope.Ata qe i thane jo kushtetutes e duan ate si anglia, amerika ku s'ka te varfer, ku te gjithe punojne. Jane me te varfrit dhe te pambrojturit qe i thane jo. Po i thane ata qe punojne neper zyra (burokratet ).
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Kur flitet per "barazi sociale" nuk ka njeri parasysh barazitizmin komunist! Ketu eshte ceshtja qe nga me i pasuri deri tek i varferi (5% te lartet me 5% te poshtmit ne kuptimin fiskal) te mos ndryshojne me shume se 20 here (sic eshte ne Europe), e jo 220 here sic eshte ne Jankistan!
Sigurisht qe nje Kont, Duke apo industrialist do jene miljonere (me trashegimi apo fitim) po jo ky hendek si ne Arnautistan apo si ne Rusi (megjithese Putini po u'a shkul thonjte nje nga nje)!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

O Yllis, ti ke qen në Amerikë apo vazhdon të flesh me mite? Jo se po qe se ti e sheh Amerikën si vend pa të varfër ku të gjithë punojnë të them edhe diçka tjetër unë ty që në Amerikë duhet të punosh në dy vende që të bësh një jetë të rehatshme. Problemi është se pas punës së dytë rehatlliku ngelet tek gjumi! Hajde futi një xhiro të shofësh se si rron shumica e Amerikës. Fol me ndonjë në Amerikë se të thonë që i del b.tha vendit nga puna.
Rrini e mos u qani nga sistemi social i Francës apo i Gjermanisë (harruat që Gjermania ka një sistem social po aq social sa edhe Franca?) se po ju degdisin në Amerikë për t'la gjynofet.

Në Amerikë mund të bosh pare por nuk i gzon dot vet. Ndofta fmit po të doli koha me pas! :wave:
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Pati te drejte ministri i jashtem amerikan kur tha qe frenat e Evropes do i marre ne dore Evropa e Lindjes.Se francezet, belget, hollandezet kane pjerth me kohe.
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Seriozisht e ke? ne Jankistan s'ka te varfer se te gjithe punojne!!!!!
E para edhe ata qe punojne bejne 2-3 pune si skllever qe te mos i hedhe lendlordi fishek nga shtepia!
Ata te papunet (ne Jankistan) realisht jane ne nivel 11-12%, po ti beson propaganden e Foxit po ashtu si per Bomben atomike te Sadamit!
Truku qendron qe qeveria Janki nuk konsideron si te papune ata qe tashme e kane humbur totalisht shpresen per tu punesuar dhe nuk figurojne ne listat e punes, shtoi ketu edhe ata qe u ka mbaruar pagesa e "unemployement" dhe ja ku je tek 12%
Po ce mo, vetem ne shqipot ishim mjeshtra te genjeshtres e propagandes o!

=================
Ata qe i thane jo kushtetutes e duan ate si anglia, amerika ku s'ka te varfer, ku te gjithe punojne. Jane me te varfrit dhe te pambrojturit qe i thane jo. Po i thane ata qe punojne neper zyra (burokratet ).
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Sigurisht qe ate do Amerika, te krijoje nje gardh ndares midis Rusise dhe Boshtit Franko-Gjerman! Ky eshte nga rastet e rralla kur nje politikan Janki shpreh qarte synimet strategjike gjeopolitike!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Kondra- mua me mjafton te shof amerikat qe bredhin ne gjithe boten.Puna, pastaj eshte droge, duhet te dish te jetosh.Duhet te punosh sa per te pasur nje jete te rehatshme jo per te vene leke ne banke.Amerika pastai eshte shtet i ri , plot energji , jo si Franca qe po jep shpirt.
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Ketu po te jap te drejte, po ama kjo eshte me e lehte te thuhet se sa te behet ama!
==============
Puna, pastaj eshte droge, duhet te dish te jetosh.Duhet te punosh sa per te pasur nje jete te rehatshme jo per te vene leke ne banke
======================
 
Top