Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!
Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Franca dy zgjidhje ka: O do ndryshoje , o do prishet fare si shtet, -dhe kjo mos tu duket çudi.
Ndryshim per mua do te thote barazi sociale si ne çdo vend tjeter te botesAngli, Itali...,ku secili te marin ate qe meriton.Ne France ka nje konflikt ndermjet pleqve qe kane pare te madhe ne banka dhe te rinjeve qe banojne ne dhoma 7 meter katror..
Mos harroni qe ne France 5 milione franceze hane ushqim neper kryqe te kuqe. [/qb]
barazia sociale po e shkaterron francen e bile i ka fut ne qorrsokak duke e kujtuar kete si "eksepsioni francez". pra ajo gjeja e larte dhe veçante qe i dallon nga te tjeret.
pastaj, francen europa e nxorri nga kriza (pothuaj lufta civile e 68, humbja ne algjeri e afrike dhe doreheqja e de golit). eshte gjithmone gjermania qe me parat e saj subvencionon agrikulturen (te kthyer ne mit gjithashtu) franceze.
kete shiraku e llafosi pothuaj ashiqare ne televizion perpara votimit. dhe çuditerisht ishin po agrikultoret qe votuan kundra europes, pra pa dashje ose nga budalliku shpune uje ne mulli te gjermanit, per, me ne fund t'ia liruar barren franceze nga supet.
prandaj aty me lart thashe qe frances i mungojne intelektuale, jo profesore, avokate e turlisoj sharlatanesh politike, por intelektuale te vertete si kamyja, sartri e kompani. pra garda e vjeter.
pastaj idiotesia ishte zgjedhja e berjes se referendumit. deri tani te gjitha qeverite qe e kane aprovuar konstitucionin europian, jane votuar nga parlamentet e jo me referendum.
kudo po te behen referendume popullore, kudo do te kete humbje. populli nuk sheh dot me lart nga hunda e vet. europa eshte aq e madhe sa fare pak u intereson njerezve ne jeten e perditshme.
vetem popujt si ne, te varfer, emigrante ose te vegjel, qe presin me veshet ngehur nga çdo skaj, mund tu interesoje politika ne nivel europian.
francezet u manipuluan, pasi ne te vertete ata jane populli ndoshta i vetem europian. permeteper ideja europiane eshte utopi siç qe komunizmi. ajo do ti shpjere ata qe i kane varur shpresat ne te, tek te njejtat zhgenjime.