Re: Formula 1 2007
<span style="color: #CC0000">Kimi, si mund te jesh kaq i shpejte?
Kimi Raikonen i perjetoi ne menyre te vecante pergatitjet per Cmimin e Madh te Kanadase. Finlandezi vizitoi shkollen “Coronation School” ne Montreal, ku u mireprit nga 200 nxenes nga mosha kater deri ne moshen 14vjecare. Raikonen u paraqit, si gjithmone, i qete dhe i thjeshte, si dhe shijoi atmosferen pasi femijet dine si ta vleresojne nje ngjarje te tille. Por duke qene se ata kane turp nga pyetjet banale, keshtu qe nuk nuk i’u mbetej gje tjeter te pyesnin vecse: “Kimi si ka mundesi qe je kaq i shpejte?” e te tjera pyetje si kjo qe kane te bejne vetem me karrieren e tij si pilot.
I kenaqur me atmosferen e Ferrarit
27vjecari ndihet shume mire edhe me punedhenesit e tij te rinj. “Ferrari eshte nje legjende dhe ne Formula 1 ky ekip njihet per ambjentin miqesor ne kushtet e punes. Edhe pse nuk kam shume kohe ketu, arrij ta dalloj qarte kete gje. Ketu ndihesh mire, mbizoteron nje klime pozitive dhe e kendeshme dhe une jam vertet i lumtur qe ndodhem ketu”, tha ai. Javet e ardhshme kane per te qene mjaft stresuese per pilotin finlandez. “Montreali eshte gara e par__rine e kater garave ne pese jave. Vec kesaj, ne kemi parashikuar te bejme prova ne Silverston ne periudhen mes gares se dyte dhe te trete. Per kete arsye per mua ishte shume mire qe arrita te pushoj disa dite ne Finlande”, shtoi ai me tej. Ne vendlindje, piloti i Ferrarit ditet nuk i kaloi vetem duke pushuar, por edhe duke i stervitur e padyshim duke kujtuar deshtimin e tij ne kualifikuesen e Monte Karlos: “Kujtimet nuk mund t’i shmang. Megjithate, baterite e mia per garen ne Montreal jane karikur serish”.
Si do te ece F2007a ne Montreal?
Ashtu si Raikonen, edhe modeli F2007 eshte “stervitur” per pisten e shpejte dhe te drejte. “Ne kryem dy dite provash ne Le Kastelet per t’u pergatitur per garen dhe arritem rezultate mjaft pozitive. Megjithate, asnjehere nuk mund te kesh siguri, edhe pse keto dy pista kane mjaft ngjashmeri. E sigurt eshte se une ne kete gare do te kerkoj maksimumin nga makina. Kete ndjesi e kam fituar qe kur nisa pergatitjet per kete gare”, tha me tej Raikonen. Ne javet e kaluara ai duhet t’i nenshtrohej kolegut te tij te skuadres Felipe Mases. “Mendoj se ai kishte me pak probleme se une me makinen”, tha ai. “Ne e kemi permiresuar makinen dhe tani ndihem me mire. Ne fund te fundit ne fundjaven ne Montreal gjithcka shkoi shume mire deri ne momentin qe une preka murin rrethues. Kjo nuk na ndihmoi aspak. Por, tani makina eshte ne rregull dhe per mua do te jete me e lehte te manovroj me te ne Montreal”, shtoi me tej finlandezi.
A mjafton optimizmi per kthesen?
Kimi Raikonen nuk eshte nga ata qe bejne shume parashikime. “Une nuk kam qene asnjehere me Ferrarin ne Montreal apo ne Indianapolis, prandaj nuk kam nga ta di se si do te funksionoje atje, por, njekohesisht di se Ferrari atje ka qene tradicionalisht favorite. Ky eshte nje fakt mjaft motivues”, pohoi Raikonen. Sipas tij, pista kanadeze eshte nje torture e vertete per makinat: “Pjeset e gjata te drejta jane te lodhshme per motorin dhe kur makina ecen mbi guralece, e ka me te veshtire te ruaje shpejtesine”.
A do te “arratiset” me MekLareni?
“Finlandezi fluturues” eshte i bindur se nuk do te kete me “hendeqe” mes Ferrarit dhe MekLaren Mercedesit si ne garen e Monte Karlos. E nese do te kete ndonje diference ne Montreal, ajo do te jete me siguri pozitive dhe ne favor te Ferrarit. “Ne Montreal une kam fituar para dy vitesh. Qyteti me pelqen shume, eshte nje nder me te bukurit qe vizitojme gjate kalendarit te garave. Sa per garen, ajo ndahet ne sektore me karakteristika te ndryshme te cilat kerkojne manovra te forta frenimi. Duhet qe te ruhet ekulimbi i aerodinamikes dhe te gjendet stabiliteti tek frenat”, tha Raikonen, duke pershkruar garen e fundjaves ne Montreal.
S’do ta harroj kurrsesi titullin!
Edhe pse eshte 15 pike larg kreut te renditjes se piloteve ne kete sezon, piloti i Ferrarit shpreh besimin se situata do te ndryshoje shpejt. “Kjo nuk eshte nje arsye qe une te demoralizohem. Me disa rezultate te mira rresht dhe me disa gabime te kundershtareve, situata do te ndryshoje lehte. Ashtu sic e ka thene edhe Todti, nese kjo situate do te ishte dy gara para fundit te sezonit, atehere shanset e mia do te ishin gati zero. Por kete gje nuk mund ta themi tani qe jane edhe 12 gara para. Gjate kesaj kohe une kam mundesi te kalojcdo veshtiresi”, pohoi ai i qete per poziten e tij ne tabele. Por, Raikonen eshte teper i pakenaqur nga vetja per gabimin e tij ne Monte Karlo, sepse: “Nese do te me kishte ndodhur ne ndonje piste tjeter, pasojat nuk do te ishin kaq te renda. Ne Monte Karlo gabimi eshte i pandreqshem”. Te pakten ai arriti te fitonte nje pike te vetme, e cila ndoshta ne fund te sezonit mund te jete shume e rendesishme si per te, ashtu dhe per skuadren. “Ne perjetuam dy gara rresht jo shume te mira. Po te mos ishin ato, ne tani do te kryesonim. Eshte e veshtire te mendosh se pilotet e tjere do ta kalojne “si ne vaj” vitin e pa pesuar asnje problem gjate gjithe sezonit. Me mire qe problemet i kemi tani ne fillim, keshtu ne fund do te kemi me shume shanse”, tha ai me tej.
Fjala dorezim nuk eshte ne fjalor”
“Garat ne Barcelone dhe ne Monte Karlo nuk perfunduan mire per mua, por une do te vazhdoj te luftoj per titullin. Do te jap maksimumin tim per te grumbulluar sa me shume pie te jete e mundur e me pas te shohim se ku do te arrijme. Kam mesuar se ne Formula 1 heronjte mund te shnderrohen shume shpesh ne “askusha”, kjo eshte ne natyren e ketij sporti. Une, detyrat e mia do t’i kryej shume mire dhe do te jap maksimumin per veten e per skuadren”, tha Raikonen.
“Montreali, hapi i pare vendimtar”
Kimi deshiron qe hapat e pare pozitive t’i hedhe qe ne Montreal. “Nuk do te jete shume e lehte, por mendoj se kemi shanse te medha per te fituar. Gjithcka do te varet nga fakti se si do te shkoje fundjava. Atje kam perjetuar si caste pozitive ashtu edhe negative. Megjithate, gjithcka eshte e mundur. Ne vitin 2005 fitova garen dhe nje vit me pas dola i treti. Por mendoj se kete sezon ne i kemi te gjitha shanset per ta fituar garen”, shtoi “finlandezi i akullt”.
“MekLareni ma ka habitur kete vit”
Raikonen, i cili thekson se eshte ende ne fazen e ambjentimit tek Ferrari, nuk e priste qe ishskuadra e tij, MekLarenMercedesi te paraqitej kaq mire ne kete sezon: “Kur ne kishim nje makine te mire, ishim te shpejte. Ne sezonin 2006 ishin te pakta momentet e tilla, po keshtu edhe ne shume vite te kaluara. Ndersa kete vit, ata kane nje makine te mire dhe jane te pergatitur ne te gjitha llojet e pistave, prandaj jane nje rival shume i veshtire per ne”.</span>