Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
diktaturen qe permend ti komita e ngriti ai enveri jot. kjo e para!
e dyta: ju ne kohen e titos i kishit gjithe te mirat dhe as ju rruhej trapi per vuajtjet tona e per shqiperine por i thurnit himne sistemit te enver hoxhes.
Nuk kam nevoje te te atakoj personalisht por ju kosovarete ktheni pallton nga vjen era zonje e nderuar, ju ishit ata qe njekohesisht kendonit: Druzhe Tito miti sekunemo dhe Enver hoxha tu ngjat jeta.........
[/ QUOTE ]
Mos o Eddantes ashtu!
Si "nuk do te na rruhej trapi",po ta dinim te verteten per bashkekombasit tane?
Kur eshte fjala per shqiptaret e Kosoves ,une besoj qe bej pjese ne "grupin e shumices", ne grupin e atyre qe e shohin realitetin.Por, siq e ke verejte edhe vete, ka edhe te tille qe e mbrojne me cdo kusht sistemin komunist ne Shqiperi.
Ne nuk e kemi pas idene se cka po ngjet ne Shqiperi.Ne kemi besue qe atje eshte, si te thuash "vend me lule".Nejse, pastaj e kuptuam te verteten.
Une s`kam te drejte ta mbroje as komunizmin ne Shqiperi e as Enver trimin.
Sipas bindjes time, komunizmi ka qene imponim i kohes, i rrethanave, ne te cilat ndodhej atehere Shqiperia.Po te mos kishte lufte partizane shqiptare(edhepse e drejtuar nga komunistet), veshtire se do te njihej pavaresia e Shqiperise.Dhe kjo per faktin qe ballistet kane qene "zyrtarisht" te njohur si bashkepunetore te okupatorit gjerman dhe italian ne luften e II-te boterore.
Ndoshta ne 10-15 vitet e para pas luftes.II B., ka qene e domosdoshme nje dore e forte, per ta ngrite ne kembe shtetin, por me tutje jo.Mirepo ai qe e merr nje here pushtetin, s`do ta leshoj me, e sidomos kur eshte shqiptar.
Enveri ka qene diktator, dhe si i tille s`mund te ket qene i mire.Enveri , pa dyshim ka pergjegjesine me te madhe per vuajtjet e njerezve gjate diktatures se tij.Nuk jane pa pergjegjesi ata tjeret,duke fillue prej kryeministrit,ministrave,nepunesve tjere te larte, deri te nepunesit e zakonshem.Nuk me habite,nese keta te vegjlit(nepunesit e zakonshem)here here te ken qene me te egrit.