Re: Ferizaj, atje ku dhe hoxhallaret luten per Env
Mbi krimet e komunizmit
E Marte, 17 Tetor 2006
Nga Fatos Lubonja
Gjate diteve te debatit parlamentar mbi krimet e komunizmit terhoqi ne menyre te vecante vemendjen fjala e deputetit Ngjela, i cili me nje shperthim krenarie qe e gjen tek shume ish te burgosur politike, e quajti fyes qendrimin e atyre qe i trajtojne ish te persekutuarit e komunizmit si viktima, duke kerkuar te konsiderohen fitimtare qe meritojne shperblimin e fitimtareve dhe jo meshiren e ish-komunisteve. Ishte nje reagim qe preku me shume se kedo sedren e ish te persekutuarve, qe vuri po ashtu ne dukje se sa pak deputete ish te burgosur politike ka ne ate salle Parlamenti, (me sa di vetem Ngjela). Por, nga ana tjeter, ky reagim si dhe kjo mungese deputetesh ish te burgosur politike, nuk mund te mos ringrinte tek shumekush, qofte ish i persekutuar, qofte jo, pikepyetjen dramatike qe mbetet: a ishin te persekutuarit e komunizmit viktima apo kundershtare qe me ne fund fituan?
Nuk ka dyshim se historia e regjimeve komuniste edhe ne vendet si ky i yni ku ata kane qene me te egrit, nuk mund te mos jete edhe histori e qendreses ndaj komunizmit. Nuk kane munguar aktet kundra tij. Nuk ka munguar rezistenca kunder tij, qofte edhe vetem me fjale apo arratisje nga vendi, qofte edhe vetem duke mos pranuar bashkepunimin me te. Ne burgje kam ndeshur njerez me nje kurajo vertet te jashtezakonshme qe pranonin te denoheshin e te ridenoheshin, qe te mos humbin dinjitetin qofte edhe thjeshte sepse prisnin ate dite kur regjimi do te binte e donin qe ajo t'i gjente fitimtare, se paku moralisht. Nuk eshte e gabuar pra t'i quash edhe fitimtare ish te persekutuarit.
Mirepo po te thellohesh pertej ndjenjes se mire zemerngrohese qe shkaktoi ky reagim i Ngjeles e qe te sjell ndermend shume akte pak te njohura e shume pak te kujtuara e nderuara nga shoqeria jone, do te veme re se, nese behet fjale qe shoqeria jone te ndergjegjesohet per krimet e komunizmit dhe njeheresh t'i denoje keto krime, ky lloj qendrimi prej kundershtari fitimtar i ben nje lehtesim te madh krimeve dhe denimit te atij regjimi.
Cfare kam parasysh me kete? Debati nese te persekutuarit nga komunizmi kane qene viktima apo kundershtare te con ne dallimet qe teoricienet e politikes bejne midis atyre regjimeve qe quhen diktatoriale, apo tiranike dhe atyre regjimeve qe kane merituar epitetin "totalitare", sic quhen nazizmi dhe komunizmin. Cili eshte dallimi midis nje diktature apo tiranie si ato qe ka pasur shume ne bote dhe ketyre dy diktaturave qe i quajme totalitare? Ose, pse nazizmi dhe komunizmi, kur permenden ne historine e njerezimit, kane damken me te zeze?
Kur flitet per totalitarizmin, ai karakterizohet si nje fenomen historik kompleks, perkufizimi dhe studimi i te cilit ndeshet me mjaft veshtiresi. Megjithate tashme jane percaktuar disa karakteristika te fenomenit totalitar, te tilla si ekzistenca e nje partie te vetme qe ka monopolin e aktivitetit politik; ekzistenca e nje ideologjie me autoritet absolut, qe behet e verteta zyrtare e shtetit; propaganda dhe shpelarja e truve (por edhe denimi) ne emer te kesaj ideologjie; kontrolli nga shteti i aktiviteteve ekonomike dhe profesionale; kulti i diktatorit; terrori policor e ideologjik. Karakteristika te tilla mund t'i gjesh edhe neper diktatura apo tirani te ndryshme, por veshtire t'i gjesh se bashku. Por nuk jane vetem keto te tera se bashku qe e dallojne totalitarizmin. Atehere, cfare e dallon totalitarizmin? Po t'i referohemi Hannah Arendt njeres prej figurave me te rendesishme te shekullit XX qe eshte marre me kete teme, dhe posacerisht librit te saj "Origjinat e totalitarizmit", nje nga dallimet thelbesore te totalitarizmit sipas saj ka te beje mu me temen e te persektuarve te ketyre regjimeve. E pra, sipas Hannah Arendt, nje nga dallimet me te rendesishme midis regjimeve diktatoriale apo tiranike dhe regjimeve totalitare ka te beje me rolin qe marrin ne regjimet totalitare denimet e te pafajshmeve. Sipas saj ne diktaturat apo regjimet e ashtuquajtura tiranike ka shtypje, ka goditje, ka vrasje, ka survejime, etj., por keto drejtohet ndaj atyre qe dalin kunder. Kurse ne regjimet totalitare goditja shtrihet edhe kunder atyre qe nuk synojne te dalin kunder me fjale te tjera edhe ndaj te pafajshmeve. Eshte pikerisht kjo qe i ben keta regjime edhe me monstruoze. Mjafton te kesh parasysh Holokaustin qe shfaroste hebrenjte e pafajshem deri edhe femijet, mjafton te kesh parasysh ne regjimin tone qindra mijera familjet e internuara pa gjyq, femijet e lindur dhe rritur ne internime, ata qe damkoseshin si familje armiku e qe u kufizoheshin te drejtat, jo vetem kur kishin prinderit te denuar, por edhe kur kishin te denuar kusherinjte e pare apo edhe te dyte.
Totalitarizmi pra nuk ka pasur vetem kundershtare, por edhe shume viktima qe kane qene te pafajshem edhe ne raport me ligjet e tij cnjerezore. Madje totalitarizmi ishte nje makine monstruoze qe synonte te pastronte shoqerine deri edhe nga mundesia e ekzistences se kundershtareve. E ne kete proces ai krijonte viktima pa fund qe pa dyshim e kane tejkaluar numrin e kundershtareve e jo vetem, por edhe qe shpesh i kane kthyer edhe keta ne viktima. Ky dimension i totalitarizmit nuk duhet harruar kurre nese duam te kuptojme sa me thelle e te denojme sa me drejt krimet e komunizmit. Ky dallim e shenjon ate regjim me me te keqen. Eshte pikerisht ky dimension qe e ben ate regjim dhe ndertuesit e tij fajtore ne menyren me te pafalshme. Te godasesh nje kundershtar vetem pse ai mendon dhe vepron ndryshe kjo eshte pa dyshim nje dhunim lirie, te privosh lirine nje kundershtari vetem pse ai ka qene denuar nje here si kundershtar, kjo eshte nje mungese edhe me e madhe lirie, t'i ridenosh edhe duke qene ne burg e keqja thellohet, por te arrish deri t'u privosh lirine dhe te drejtat qenieve qe sapo kane lindur kjo eshte monstruoze. Denimi i te pafajshmeve, posacerisht i femijeve, dhunimi, poshterimi i tyre eshte nga ata krime te komunizmit qe nuk duhet ta lere ndergjegjen e autoreve te atyre krimeve kurre te qete, por edhe ndergjegjen tone shoqerore, fatkeqesisht te fjetur e ne amnezi, nuk duhet ta lere te gjeje kurre prehje se denuari e denoncuari ato krime.
Ky ka qenë profeti yt Kurkush e nëse ti je vërtet ndjekës i tij, shko e thuaja atyre që janë plakur burgjeve apo skutave të humbura të Shqipërisë pa patur asnjë faj.
Nëse Ferizaj e vlerëson kaq shumë Enverin do të thotë që ajo mohon vuajtjet e shqiptarëve e për pasojë Ferizaj nuk meriton të quhet shqiptare por thjesht enveriste.