(Postuar po ne kete forum nga anetarei Vis Elbasani)
FATI..., ç' eshte?
Arthur Schopenhauer mendonte: "Nje fjale e urte antike thote, me shume te drejte, se ne bote mbizoterojne tri fuqi: dituria, forca fizike dhe fati. Mendoj se kjo e fundit eshte me e fuqishmja. Ne te vertete, rrjedha e jetes mund te krahasohet me lundrimin e nje barke ne det; me diturine tone e drejtojme barken dhe me forcen fizike veme ne levizje rremat. Fati luan rolin e eres."
Poeti filozof Gibran mendonte keshtu: "Fati vjen pa paralajmeruar dhe te veshtron me sy te frikshem, te mberthen nga gryka dhe te perplas perdhe, te godet me shqelma te hekurt dhe pastaj iken duke u zgerdheshur. Por, shpejt, ai kthehet e, duke kerkuar ndjese, te ngre me gishtat e lehte si mendafshi e kendon per ty nje kenge shprese."
Ndersa Friedrich Nietzsche thellohej: "Perpara se fati te na godase, duhet ta marrim per dore si nje femije dhe ta rrahim; por, pasi na ka goditur, duhet te perpiqemi ta duam."
De la Rochefoucauld mendonte se "Fati korrigjon ato te meta qe arsyeja nuk do te mund te na i korrigjonte."
Filozofi i lashte Erakliti ishte i mendimit se "Karakteri i njeirut eshte fati i tij."
Nderkohe qe Feuerbach permblidhte: "Fuqite qe percaktojne fatin e njeriut jane intelekti dhe vullneti."
Kurse une e shoh veten te ky mendim i De la Rochefoucauld : "Fati ben qe te shkelqejne virtytet dhe veset tona, ashtu sikurse drita ben qe te shkelqejne sendet."
Po ju, si e shihni fatin? Cilin nga formulimet e mesiperme gjeni me interesant? C'mendoni se eshte fati, ne pergjithesi?