FATI..., ç' eshte?

soldier_of_fortune

Primus registratum
Re: FATI..., ç' eshte?

Une personalisht jam me mendimin Shopenhauerit pavaresisht se kjo puna e fatit me duket mjaft e ngaterruar.ketej nga une ka mjaft shoprehje popullore ne lishje me fatin me interesantja:Budallenjte kane fat perhere.
Eshte edhe nje shprehje tjeter pak banale:
Pac fatin e ku*rv*s.te dyja keto shprehje synojne te spjegojne se fati perkrah ne menyre te vecante njerezit pa vlera e pa merita dhe qe nuk e meritojne ate.
 
B

beni paja

Guest
Fatin nuk mund ta perkufizojme dot, por sigurisht, mund ta pershkruajme ate. Per mendimin tim fati eshte nje dukuri imagjinare, kuptohet e imagjinuar prej nesh, e cila na krijon ne ate idene sikur ajo c'ka ndodhi , nuk ndodhi kot, por ishte fati yne qe vendosi. Realisht fati s'eshte gje tjeter vecse nje forme e rastesise. Po rastesia c'eshte? Cfare lidje ka fati me rastesine?
Mendoni sa e sa pergjigje mund t'i kthejme ketyre pyetjeve, por a do te arrijme gje me to?
Absolutisht asgje konkrete, ose me mire do kthehemi perseri aty nga ku ia nisem.
Pra tani nje pyetje per te gjithe.
Eshte fat apo rastesi?
Si mendoni?
 

policia

Forumium maestatis
po shikoja postimet e kesaj teme qe nga fillimi, kjo teme eshte hapur qe ne 2003. pra gati 8 vjet.
si ju duket gjate ketyre 8 viteve a ju ka prire ndopak fati?
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
fati eshte dicka qe ka lidhje me zotin dhe miresin shpirterore.nqse je korekt me besimin fetar,zbaton te gjitha ligjet e tij dhe te te buroj miresi nga shpirti sado te keqia te te ndodhin do vi nje dit qe gjerat do vihen ne barazpesh fati do te buzeqeshi."fati eshte dhurata me e mir nga perendia per njeriun"
 

Hank

Valoris scriptorum
fati eshte dicka qe ka lidhje me zotin dhe miresin shpirterore.nqse je korekt me besimin fetar,zbaton te gjitha ligjet e tij dhe te te buroj miresi nga shpirti sado te keqia te te ndodhin do vi nje dit qe gjerat do vihen ne barazpesh fati do te buzeqeshi."fati eshte dhurata me e mir nga perendia per njeriun"
A nuk eshte jeta nje sprove nga Zoti? Si mund te jete fati dhurate?
 

Al-Punk

Still here
(Postuar po ne kete forum nga anetarei Vis Elbasani)
FATI..., ç' eshte?

Arthur Schopenhauer mendonte: "Nje fjale e urte antike thote, me shume te drejte, se ne bote mbizoterojne tri fuqi: dituria, forca fizike dhe fati. Mendoj se kjo e fundit eshte me e fuqishmja. Ne te vertete, rrjedha e jetes mund te krahasohet me lundrimin e nje barke ne det; me diturine tone e drejtojme barken dhe me forcen fizike veme ne levizje rremat. Fati luan rolin e eres."

Poeti filozof Gibran mendonte keshtu: "Fati vjen pa paralajmeruar dhe te veshtron me sy te frikshem, te mberthen nga gryka dhe te perplas perdhe, te godet me shqelma te hekurt dhe pastaj iken duke u zgerdheshur. Por, shpejt, ai kthehet e, duke kerkuar ndjese, te ngre me gishtat e lehte si mendafshi e kendon per ty nje kenge shprese."

Ndersa Friedrich Nietzsche thellohej: "Perpara se fati te na godase, duhet ta marrim per dore si nje femije dhe ta rrahim; por, pasi na ka goditur, duhet te perpiqemi ta duam."

De la Rochefoucauld mendonte se "Fati korrigjon ato te meta qe arsyeja nuk do te mund te na i korrigjonte."

Filozofi i lashte Erakliti ishte i mendimit se "Karakteri i njeirut eshte fati i tij."

Nderkohe qe Feuerbach permblidhte: "Fuqite qe percaktojne fatin e njeriut jane intelekti dhe vullneti."

Kurse une e shoh veten te ky mendim i De la Rochefoucauld : "Fati ben qe te shkelqejne virtytet dhe veset tona, ashtu sikurse drita ben qe te shkelqejne sendet."

Po ju, si e shihni fatin? Cilin nga formulimet e mesiperme gjeni me interesant? C'mendoni se eshte fati, ne pergjithesi?
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
A nuk eshte jeta nje sprove nga Zoti? Si mund te jete fati dhurate?
Do te them nje tregim te shkurter ne lidhje me kete tem...pasi greku zboi camet nga trojet e cameris dy cuna u hodhen me not nga ksamili per ne korfuz.Ryma e fort i mori dhe i nxori ne det te hapur ata e lan veten te lir te shtrir mbi uj dhe iu luten zotit per te shpetuar.ne moment rymat u kthyen edhe i nxoren tek vendi per ku ishin nisur....gjith ky fat i madh sipas teje nuk eshte nje dhurat nga perendia per keta dy cuna?zoti shikon dhe dhuron fat tek ai qe e meriton.
 

Sweety el

Locus omnem
te gjithe filozofet burra me mend kane qene ......
kurse une te gjithe thenjet e tyre do ti perkufizoja me nje thenje te urte "fatit hapi deren"
 

Sweety el

Locus omnem
Ceshte fati? Perceptimi i koncepteve te pashpjegueshme, te kontrolluara nga ideja e se diturit te cdo gjeje, e nje llogjike te semure nga mendimet e pakontrolluara ne nje jete reale. Eshte "dhuntia" nepermjet te ciles njeriu krenohet, diferencohet nga pjesa tjeter e te jetuarit ne nje jete normale, eshte "shkallezimi" i moraleve etike te graduara ne nivelin me te lart te mundshem, qe prezantojne vetveten ne sukseset e tyre te njepasnjeshme ne menyre te konceptueshme ose jo. Eshte trillimi i te qenurit i "paditur" ne argumentimin e nje sere faktoresh hapsinore dhe kohore, qe ne nje moment te caktuar shkrihen dhe prodhojne nje force te pakontrolluar nga mendja njerezore. Eshte deshira e qenieve njerezore per tu shkeputur nga jeta reale dhe per te lundruar dhe shtegetuar ne ambjete te paarritshme dhe teper iluzioniste. Me pak fjale, eshte shkopi magjik i nje dore enigmatike qe kontrollon ecurine jetesore te qenieve njerezore. Eshte hyjnore? Mendoj se eshte me teper humane e perkufizuar si hyjnore per ti rritur vlerat dhe per ta diferencuar nga nje jete normale dhe monotone!
 

Sweety el

Locus omnem
....................FATI................
Ti me flete mua
me quan....
se di e c;fare
Here me buzeqesh
here me uleret
S; TE KUPTOJ VERTET

Me largon nga endra
me kthen ne ralitet
me zgjate pran gremines
me shyte ne det

Me perplas ne ditet
qe vete me ofron
shume dite te lumtura
me pas me dergon

Nje drite shprese
leshon tek une
me perkedhel fytyren
buzet faqe sy e hund,
Nje grope me sere
papritmas tek kembet e mia
eh ky FAT na ra
nuk mund ta ndryshojm
nuk varet nga deshira.
 

Sweety el

Locus omnem
Tju them nje sekret!?!..... UNE JAM FATI VET!!!!! He se shaka bera.. ua keta!! Jo por une jam kundra fatit!! PO, nuk dua te besoj se jeta ime varet, apo eshte ne duart e nje fuqie te mbinatyrshme. Dua, dhe Besoj tek vetja ime, per gjithcka qe bej, veproj e llogjikoj, i bej se dua une dhe kur te dua une!! Nuk dua te pres qe te mi sjelle "fati", apo ku di une kush tjeter..JO, ate qe dua e kerkoj dhe e gjej vet, i realizoj vet endrrat e mia. Dhe po si realizova skam qene vete e zonja.. jo se...s'kisha F A T!!
icon_cool.gif
jeto jeten.. ashtu si e deshiron...mos prit nga te tjeret... po gjej e provo...! K.T.​
 

Andon Kazaqi

Forumium praecox
Tju them nje sekret!?!..... UNE JAM FATI VET!!!!! He se shaka bera.. ua keta!! Jo por une jam kundra fatit!! PO, nuk dua te besoj se jeta ime varet, apo eshte ne duart e nje fuqie te mbinatyrshme. Dua, dhe Besoj tek vetja ime, per gjithcka qe bej, veproj e llogjikoj, i bej se dua une dhe kur te dua une!! Nuk dua te pres qe te mi sjelle "fati", apo ku di une kush tjeter..JO, ate qe dua e kerkoj dhe e gjej vet, i realizoj vet endrrat e mia. Dhe po si realizova skam qene vete e zonja.. jo se...s'kisha F A T!!
icon_cool.gif
jeto jeten.. ashtu si e deshiron...mos prit nga te tjeret... po gjej e provo...! K.T.​
keto qe the ti jan te verteta por mbas kesaj te vertete fshihen shum gjera...besoj se cdo njeri e jeton momentin dhe synon qe te realizoj idet dhe endrat e veta,por ne disa raste ndodhesh ne situata te paparashikueshme ku e gjen veten krejt te pafuqishme per ti ber ball.Ne keto momente njeriu kerkon fat ose ndihm nga perenia,po e meritoi do ta ket...
 

gangsterja

Primus registratum
Fati nuk fitohet por zbulohet,jane te rralle personat qe kane fat ne ditet e sotme.Fati eshte si nje loje qe duhet te besh c'mos per ta fituar ose do te mbetesh gjithmone si nje lojtar rezerve,madje duhet te besh kujdes mbasi fati luan me ne sic do ai,fatin e kan percaktuar.
 
Top