Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk jane te gjithe studentet te varur me jeten te kopja he te keqen ndaj mos pergjitheso.Nuk dua te mbroj studentet,pasi personalisht as ma ndjen fare,por i ke sulmuar shume keq ata,nje here kapesh me nxenes te dobet dhe thua qe ankohen kot sepse skane mesuar e skane nivel,nje here kapesh me arrogancen time,nje here kapesh me rregulloren e kohes dhe ne fund me ironi na tregon problemin e kohes.I dashur,ta thashe edhe nje here.Behu me objektiv,ashtu sic u be dekanati dhe zbatoi rregulloren qe vete nxorri.Problemi eshte qe kur nxirren rregulloret harrohen te cohen ne cdo departament per tu lexuar dhe nga pedagoget.Dekanati gjykoi qe koha ish e pamjaftueshme per nivelin e veshtiresise dhe ngarkeses se provimit ndaj gjykoi qe provime te caktuara ( sic ishin keto qe dhashe une ) te behen deri ne 2.5 ore.Asgje nuk eshte absolute,ndaj koha e provimit duhet te gjykohet sipas kritereve te percaktuara dhe keto vleresime te behen nga grupi i kontrollit qe vete dekanati kishte perzgjedhur profesora mjaft te njohur ne fakultet per tu marre.Ti me bej nje nder dhe ik lexo ate rregulloren ne kat te dyte,dhe po pate ankesa shko te Dhori Kule edhe ankohu sic e beme ne studentet.Ne kete menyre na kursen te lexojme cinizmin tend dhe te pakten shofim qe behet dicka ndryshe.
[/ QUOTE ]
E para, une nuk po them qe te gjithe kopjojne. Po flas per te pergjithshmen, ose me sakte per shumicen. Dhe ti lips, si objektive qe je, e di shume mire qe eshte keshtu si them une.
Ne lidhje me objektivizmin, nuk e paske kuptuar qe qellimi im eshte qe te bej sa me objektiv diskutimin. Dmth, meqenese ti dhe dimiri vuani nga niveli ne te cilin ka rene fakultetit, une po tentoj te them qe medalja ka dya ane. Dhe normal meqenese paraqesni ju (pak te ekzegjeruar) njeren ane, une po perpiqem te tregoj anen tjeter. Madje mendimi im eshte qe ana tjeter eshte problemi me i madh. Nje prof qe ju e njihni ka nje si tip shprehje "sado mire ta gatuash brumin, nga mielli i misrit nuk del buke gruri".
Hadj shnet dhe mos u bej bukeshkale.
[/ QUOTE ]
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E para, une nuk po them qe te gjithe kopjojne. Po flas per te pergjithshmen, ose me sakte per shumicen. Dhe ti lips, si objektive qe je, e di shume mire qe eshte keshtu si them une.
[/ QUOTE ]
O Santiago! Kjo nuk eshte normale qe shumica kopjojne dhe shumices i falet nota.
Une nuk kopjoj se nuk kam natyre te tille, e respektoj pedagogun dhe rregullin.
Nuk lejoj qe as pedagoget dhe askush te thyej rregullat, kur nuk i thyej une nuk dua qe ti thej as pedagogu.
EBM e shikon qe me statistikat qe nxjerr une bashkohet dhe Santiago qe eshte pedagog i ketij fakulteti /pf/images/graemlins/grin.gif , pra nuk jane vetem imagjinate dhe mendim i imi.
Une nuk merzitem Santiago nga ajo si sillen pedagoget apo qe une nuk e mora provimin, mua me shqeteson fakti se ju si pedagoge po nxirrni studente injorante nga auditoret tuaja.
Une dhe Lips dhe shume studente te tjere nuk ndihemi rehat ne keto kushte, qe shumica kopjojne dhe neser konkurojne si te barabarte me ne dhe jane produkti injorant qe keni nxjerre ju ne treg.
Pra sic pohoni dhe ju ka nje problem shume te madh, i cili jeni ju te nderuar "Pedagog".