Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me sa kam kuptu une, Santiago nuk ka ron fare n'hall prej debateve me ju. Duhet ta kuptoni vete qe po tregoheni egoiste duke spostuar hallet e vogla studentore ne FE, ne kete forum. Ka me dhjetra fakultete ne Shqiperi, qe kane cilesi drejt mizerjes e poshte, dhe ketu ka jave te tera qe debati perqendrohet ne nje fakultet te vetem.
A e keni idene si zhvillohet mesimi tek Universiteti Bujqesor, i Elbasanit, i Vlores, etj...
A e dini qe jane kthyer ne diplomadhenes ato pseudo-fakultete pa asnje standard, e pa asnje minimum kushtesh arsimore.
Ndersa debati yne ketu, eshte kthyer ne zgjidhjen e hallit te Dimir, qe nuk merr dot nje provim se e paska inat pedagogu, dhe te halli i Lips, qe megjithese merr nota shume te mira, nuk i paska dale koha te mbaroje nje provim, apo nje gje tjeter...
Lereni FE, se nuk eshte dhe aq keq. Shikoni fakultetet e tjera qesharake, ne Tirane apo ne rrethe te tjera, private apo shkolla matrapaze, ne Tetove apo ne Prishtine.
Nje gje mund te thuhet me siguri, pa perfshire FE-ne plotesisht. "Arsimi i larte ne hapesiren mbare-shqiptare eshte jashtezakonisht larg standardeve normale per ofrimin e zhvillimit human cilesor te brezave te rinj".
Une kam bredhur disi neper disa fakultete brenda Shqiperise dhe jashte saj, ne hapesiren shqiptare, dhe numerohen me gishtat e njeres dore fakultetet qe realizojne pranueshem misionin e tyre.
Dhe njeri nga keto ne gjykimin tim, eshte edhe Fakulteti i Ekonomise ne UT.
[/ QUOTE ]
Tema i referohet vec fakultetit tone ,dhe jo universiteteve shqiptare.Nese do i referohej ksaj te dytes atehere do flisnim per universitetet e tjera qe sidoqofte pak ndryshojne nga Ekonomiku.
Ju spo merreni me Dimirin apo me mua,madje as qe dua te jem objekt komentesh per ankesa.Por nese une parashtroj nje problem do preferoja te diskutohej sepse vetem keshtu nxirret dicka ne drite.Santiago nuk beri kete gje,por mu referua mua si individ..gje prej te ciles une hoqa dore.
Po e mbyll kete shkrim shume e mallengjyer qe fakulteti jone ka dhene urdher qe te gjitha provimet te mos jene me pak se 2.5 ore.Kohe e mjaftueshme!Kane nisur kontrollohet neper sallat e provimeve qe asnje profesor te mos ndaloje studentet se shkruari por te presin te mbarojne provimin.Ja pra ,nje ankese ne dekanat e cila u mor parasysh! Pergezime fakultetit!!!