Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Shoqatat e studenteve jane si puna e sindikatave ne Shqiperi, komplet te manipulueshme shoku.

Nejse, me debate nga pozicionet student-profesor (ose joprofesor po qe ka mbaruar shkollen mire dhe ka nje vend pune te mire) nuk dilet gjekundi.

Meqe lart ishte permendur punesimi i studenteve pas mbarimit te shkolles (Mosti me duket /pf/images/graemlins/grin.gif): Nga brezi im (diplomuar ne 2003) jane aktualisht te gjithe ne pune, dhe jo shites ne dyqan rrobash apo shofere qe shperndajne cigare. /pf/images/graemlins/laugh.gif Banka, firma private (kontabiliste), ministri, tatime, etj Me te "pafatet" jane ata qe nuk kane ndejtur ne Tirane, po kane shkuar ne rrethe ne shtepi, qe punojne ne ndonje Bashki apo firme te vogel me 300 mije leke ne muaj.

Por lidhje me pyetjen qe ka bere Mosti me siper: kjo situate nuk do vazhdoje gjate, ne fakultet s'ka ngel njeri pa u futur. Ne 500 vete jemi fut ne vit te pare, e kane dale 400 e ca, tani futen mbi 1000 e dalin 700-800...po mbushet tregu.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Po e nis nga paragrafi i fundit qe ka shkruar Uku ( U habite ti atq ? T'u duk e cuditeshme qe interesohem e ? /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Fjala kyçe eshte po mbushet tregu. Ju si ekonomista qe jeni ( Mikroekonomi bejne te gjithe besoj /pf/images/graemlins/grin.gif ) e dini mire qe inputi i ofertes eshte ne proporcion te zhdrejte me çmimin e kerkeses. Ja pse marrin njerezit rroga qesharake te tipit 30000 leke te reja ne muaj, sepse jane bere te gjithe ekonomista ( gazetare dhe kengetare po ashtu /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Ne Shqiperi per fat te keq, nuk ka asnje lloj statistike te sakte, gje e cila eshte e domosdoshme per te rregulluar raportin nevoje reale-elemente ne treg ( ne kete rast elementet, jane ekonomistet e rinj qe dalin nga universitetet ). Une psh, mendoj qe ne Shqiperi duhet te dalin jo me shume se 500 ekonomiste cdo vit, ne rang kombetar kuptohet dhe nga keta 500, 300 duhet te jene vertete te denje per titullin ekonomist ( dhe besoj qe kaq jane gjithesej, packa se nga "furra" dalin mbi 3000 ne vit ). Duke patur parasysh pastaj qe ne Shqiperi pune gjen ai qe ka miq ( referenca sic tha dikush me siper ) eshte shume e thjeshte qe ta kesh te qarte kuadrin real te gjendjes: te pazote qe marrin vend pune perpara dikujt qe ka vertete cilesi prej ekonomisti.

Ujk, lum si ju te 2003 /pf/images/graemlins/smile.gif, besoj se ka qene nje vit me fryte te mira ne pergjithesi.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Lips ke shume te drejte! Kjo kategori studentesh i frikeson pedagoget, nuk i frikesojne studentet mbetes se ato jane te manipulueshem.

[/ QUOTE ]
Shoku ca pedagoge si znj. Panariti nuk vene ne refene njeri (dikur ka qene Ministre).

[/ QUOTE ]

Qe ktu nis i gjithe problemi..sepse kujtojne se jane perendite e shkolles ndaj dhe ekzistojne gjithe keto gjera.Kshu eshte kur ligjin e ben vet maliqi.

P.S. Sot bera provimin e dyte.Koha e provimit 2.5 ore.Shefi i Departamentit te Manaxhimit erdhi ne provim dhe lajmeroi profesoret te mos dilnin nga klasa pa mbaruar te gjithe studentet dhe asnje te mos i marri fletoret nga dora studentit.
Ja cfare solli nje ankese..zbatim rregulli!!
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

2 ore e gjysme nje provim ? /pf/images/graemlins/eek.gif Nuk punojne stilolapsat apo ca ?
Sa ore ka ne dispozicion nje nxenes gjate provimit te matures ne Shqiperi ? Kot per kuriozitet pyes.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

4 ore gjate provimit te matures.

Po po dy ore e gjysem...dhe tere kohes duke shkruajtur.Struktura e tezes:
Seksioni i I : 17 pyetje e vertete apo e gabuar.
Sksioni i II : 12 pyetje me alternativa,poshte pyetjeve kishte minimumi dy pyetje me shtjellime faktores,avantazhes,disavantazhes,procese etj etj.
Seksioni i III : Ushtrim me bilanc.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Ok, ti ndajme gjerat:

Per 17 pyetjet ne forme quiz, dikush qe ka studiuar ( ose jo ) ka nevoje per jo me shume sesa 15 min.
Per 12 pyetjet me alternativa ( une i kuptoj si pyetje te cilave u jepen 3 pergjigje si te mundeshme ) dikush qe ka studiuar ose jo ka nevoje per 30-45 minuta.
Per dy pyetjet me te ashtuquajturen "pergjigje te hapur" nevojiten 15 min te tjera. Shkuam 1 ore e nje cerek.

Po me thua qe nje ushtrim me bilanc, me i veshtiri qofte, ka nevoje per 75 min qe te kryhet ? /pf/images/graemlins/shrug.gif


Une kam bere nje provim te tille ( me siguri jo ne lenden qe e ke bere ti, por pak ndryshon ) dhe na u dhane 90 minuta kohe. Kur mbaron koha, te gjitha fletat e provimeve mblidhen menjehere dhe s'ka " Opo dale opo hajde ".

Mora 27 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Jo seshte ashtu.
Per 17 pyetjet qiuz nevojiten per ate qe ka mesuar 20 minuta.
Per 12 pyetjet me alternativa pa shpjegim por vetem alternativa kerkohet po 20 minuta.
Per 12 pyetjet me zhvillim dhe nenpyetjet e tjera qe lidheshin me keto kerkohet minimumin 1 ore sepse behet llaf te sqarosh cdo gje detajisht mire ,afersisht 24 pyetje sikur te kemi vetem 2 pyetje per cdo 12 alternativa,i hoqa rastet kur kishte 3 pyetje.
Dhe ushtrimi kerkonte 30 minuta ne total bashke me shpjegimet e nevojshme.

totalin beje vet.
Po flas per kohen e nevojshme per te marre noten 10 per dike qe ka mesuar dhe shpjegimet i jep mese te qarta dhe te plota.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Nuk eshte faji im nqs ti me siper ke vene 12 pyetje dhe tek ky postimi i fundit kane dale dhe 12 pyetje te tjera te nje tjeter lloji.

Sdq jam dakord, nqs provimi ka qene kaq i dendur, 2 ore jane mese te mjaftueshme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Duket se kjo tema jone po sherben si material per gazetaret /pf/images/graemlins/wink.gif

Ekonomiku, edhe studentë me mesatare 5.7


Bruna Prifti -Shekulli


Studentë me mesatare shumë të ulët dhe të dobët, në Matematikë. Ky është një nga rezultatet e analizës që ka bërë Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, për pranimet e vitit të shkuar, i pari ku u zbatua skema e Maturës Shtetërore. Me faj për këtë situatë jo të kënaqshme në fakultet, dekani Dhori Kule bën formulën e pranimeve, sipas tij, plot probleme dhe diskriminim për kandidatët. Skemë, që sipas Kules, la jashtë auditorëve maturantë cilësorë, por bënë zgjedhje joharmonike sipas koeficientëve të përcaktuar për shkollat dhe lëndët me zgjedhje. Për këtë, ai kërkon heqjen e koeficientëve për pranimin në fakultetet. Ndërsa garanton se në Ekonomik, pranimi do të bëhen pa marrë parasysh koeficientët sipas shkollave të mesme nga vijnë maturantët, apo lëndët që do të japin me zgjedhje.
Rezultatet e ulëta

Kanë hyrë studentë me notë maksimale në letërsia apo italisht dhe jo ata që kanë pasur notën maksimale në Fizikë e Matematikë. "Kjo ishte një nga padrejtësitë e mëdha të formulës që u përdor vjet, ndaj nuk duhet të bëhet i njëjti gabim edhe këtë vit"- tha dje dekani Dhori Kule, gjatë një takimi me maturantë të shkollave të ndryshme, të interesuar për të ndjekur studimet në këtë fakultet. "Këtë vit akademik, ne kemi pasur fitues kandidatë me mesatare shumë të ulët, që nga mesatarja 5.7 dhe pastaj shumë të tjerë me mesatare 6.2 dhe 6.4",- thotë për "Shekullin", Kule, ndërsa shton se edhe të dhënat për notat në lëndët bazë, si ajo e Matematikës, lënë shumë për të dëshiruar. "Krahas mesatareve të ulëta, na rezultojnë më shumë se 150 fitues me notën poshtë 7-ës në Matematikë dhe ky për ne, si Fakultetet Ekonomie, është një shqetësim shumë i madh",- thotë ai, duke iu referuar analizës që ka bërë për pranimet e fundit në universitet. Sipas së cilës, kanë dalë në pah shumë të meta të Maturës Shtetërore.

Analiza

Kule pranon se ka të dhëna të detajuara që mund t'i shërbenin edhe Ministrisë së Arsimit për përmirësimet e nevojshme, nëse do të donte t'i merrte në konsideratë. Pavarësisht kësaj, të dhënat e 6 mijë konkurrentëve, tendencave, prirjeve dhe rezultateve të arritura, janë të mjaftueshme për këtë fakultetet, që të vendosë për pranimet e këtij viti. "Të dhënat për mesataret shumë të ulëta të kandidatëve fitues, janë tregues i qartë se notat e provimeve të Maturës Shtetërore, nuk janë fort të besueshme",- thotë ai. Në këtë rast, me faj mund të bëhet mosadministrimi i mirë i provimeve dhe mundësitë jo të pakta për kopjim gjatë zhvillimit të tyre. Dhe kjo, sipas dekanit të Ekonomisë, nuk ka si të jetë ndryshe, sepse statistikat e mbledhura nga të dhënat e kandidatëve nuk të lënë të gabosh. Kjo, sepse nuk ka raste sporadike, por të konsiderueshme, aq sa për t'u bërë shqetësim serioz. Llogaria e bërë është e thjeshtë. Sipas tij, mjaft që një maturant të kopjojë në shkollë, i bie së paku 300 nota me kopje në të gjitha shkollat. "Por këta, janë kontigjent që preferojnë universitetet e Tiranës dhe jo ato me kuota të hapura, duke u bërë kështu konkurrentë të padrejtë me të tjerët",- thotë Kule, ndërsa thekson se këtë vit, duhet menduar në mos për ndryshimin e rregullave, për një mirëadministrim të ecurisë së provimeve.

Korrupsioni me kurset

Kurse private për provimet e Maturës Shtetërore. Ky është një tjetër shqetësim i stafit të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, pas kontakteve dhe debateve të zhvilluara me maturantë të ndryshëm. Sipas dekanit, Kule, Matura Shtetërore po prodhon organe korruptive që licencohen nga Ministria e Arsimit, posaçërisht për të zhvilluar kurse në lëndë të caktuara. "Kjo do të cenojë cilësinë e procedurës së maturës, duke e zhvendosur efektin jashtë shkollës, por duke rënduar gjithsesi mbi maturantët dhe familjet e tyre",- thotë ai, duke kërkuar që ministria të marrë masa për të ndaluar këtë fenomen dhe duke mos e inkurajuar me licencime. Kjo, sipas tij, do të thotë para-ekstra, për ata që janë të interesuar për të ndjekur shkollën e lartë.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sksioni i II : 12 pyetje me alternativa,poshte pyetjeve kishte minimumi dy pyetje me shtjellime faktores,avantazhes,disavantazhes,procese etj etj.


[/ QUOTE ]

E kam thene dhe ne citimin tim te pare,pra mund ta shohesh 12 pyetje x 2 minimumi dalin 24 pyetje..Ndoshta se ke kuptuar kur e kam shkruar ne fillim..

Ujku ne Sipermarrje e Biznesit te Vogel ,lende e bukur dhe interesante /pf/images/graemlins/smile.gif.Teza ishte e niveluar sic duhet ndaj mos ta kene frike studentet qe do vine vitin tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif.

P.S . Te gjitha detajet e provimeve i jap per lehtesi per ata studentet qe mund te lexojne ketu dhe e kane per ta dhene si provim /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

17 quize --- 20 minuta (nqse nuk jane me llogaritje)
12 multiple choice - 15 minuta
12 pyetje me zhvillim eshte komplet absurditet, /pf/images/graemlins/smirk.gif 5-6 mjaftojne dhe jo me shume se 30 minuta
1 ushtrim kompleks (ose 2 me te thjeshte) - 30 minuta
Gjithsej 90 minuta. Une se kam mire parasysh kete lenden se nuk e kam bere vete, po nuk kontrollohet studenti i Vitit IV duke i dhene te shkruaje gjithe librin. Provimi me shume se dy ore e penalizon studentin sepse e lodh, edhe sikur shume mire ti dije te gjitha.
Ne nje shkrim tjeter ketu e kam thene qe pedagoget e manaxhimit ne pergjithesi i ndertojne keq tezat. Puna eshte se nuk ka (dhe nuk mund te kete) rregull per kete, gjithcka varet nga pedagogu, qe normalisht nuk ka pse e ngarkon shume tezen sepse edhe korrigjimi behet i veshtire.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Me thene te drejte Ujku arrita nje moment ne provim qe u lodha vertete shume,Pedagogu qe me ruante me pa dhe qeshi i shkreti se po na iknin gishtat..
 

ujku81

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Une e kam vujt vete ket gje me gati te gjitha lendet e manaxhimit &amp; marketingut. Duhet te futet ne mase testi, dhe sa me pak, mundesisht fare, pyetje me zhvillim. Me mire jep nje ushtrim + koment dhe vendosi pike komentit.
Puna eshte se te besh teste kerkon jo vetem pergatitje shume te larte dhe njohje me themel te lendes (gje qe e dyshoj per ca vete aty) /pf/images/graemlins/smirk.gif por edhe nga ana pedagogjike kerkon te jesh i afte lidhur me nivelin e veshtiresise se testit.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Korrupsioni me kurset

Kurse private për provimet e Maturës Shtetërore. Ky është një tjetër shqetësim i stafit të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, pas kontakteve dhe debateve të zhvilluara me maturantë të ndryshëm. Sipas dekanit, Kule, Matura Shtetërore po prodhon organe korruptive që licencohen nga Ministria e Arsimit, posaçërisht për të zhvilluar kurse në lëndë të caktuara. "Kjo do të cenojë cilësinë e procedurës së maturës, duke e zhvendosur efektin jashtë shkollës, por duke rënduar gjithsesi mbi maturantët dhe familjet e tyre",- thotë ai, duke kërkuar që ministria të marrë masa për të ndaluar këtë fenomen dhe duke mos e inkurajuar me licencime. Kjo, sipas tij, do të thotë para-ekstra, për ata që janë të interesuar për të ndjekur shkollën e lartë.


[/ QUOTE ]
Po per kurset qe behen per te marre provimet te fakulteti ekonomik!?
Jane me dhjetra vende ku shkruhet japim kurse per "Kontabilitetin FInanciar" per studentet e Fakultetit Ekonomik.
Pak me pak ka per "Matematik", "Statistike", "Informatike" etj....
Le ti hedhi syte dhe nga vetja Z. Kule!
Eshte nje staf pedagogjik i cili nuk ka interes te mesoj studentet dhe studentet jane te detyruar te ndjekin kurse.
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
17 quize --- 20 minuta (nqse nuk jane me llogaritje)
12 multiple choice - 15 minuta
12 pyetje me zhvillim eshte komplet absurditet, /pf/images/graemlins/smirk.gif 5-6 mjaftojne dhe jo me shume se 30 minuta
1 ushtrim kompleks (ose 2 me te thjeshte) - 30 minuta
Gjithsej 90 minuta. Une se kam mire parasysh kete lenden se nuk e kam bere vete, po nuk kontrollohet studenti i Vitit IV duke i dhene te shkruaje gjithe librin. Provimi me shume se dy ore e penalizon studentin sepse e lodh, edhe sikur shume mire ti dije te gjitha.
Ne nje shkrim tjeter ketu e kam thene qe pedagoget e manaxhimit ne pergjithesi i ndertojne keq tezat. Puna eshte se nuk ka (dhe nuk mund te kete) rregull per kete, gjithcka varet nga pedagogu, qe normalisht nuk ka pse e ngarkon shume tezen sepse edhe korrigjimi behet i veshtire.

[/ QUOTE ]

me te then te drejten nuk kam bo shum shkoll ne shqipe por te te them qe ku jetoj un nje provim i till esht mese normal ne nje fakultet economie...un sapo dhash nje provim ne Diritto Privato, dmth legjislacion privat besoj per te cilin kishim per te studiu gati 700 faqe dhe provimi ishte i perber nga 22 pytje me kryqe si i thuhet dmth me sgjedhje ne 4 mundesi te ndryshme, per 30min, dhe 4 pytje mbi artikuj te ndryshem per te cilet duhet te shkruje minimum 15 rjeshta dhe kjo ne 30 min...
kjo per dhen nje shembull sepse kur behet fjal per lendet economiche ateher veshtiresia esht akoma me e madhe, ske ca me i bo kshu esht kudo!! /pf/images/graemlins/shrug.gif
dhe mbase nje veshtiresi e till esht edhe nje tregues i mir per universitetin...
 

Santiago

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Santiago, mendoj se duhet menduar si ne shekullin e XXI jo si ne kohen e Enverit!

Reformimi i fakultetit ekonomik nuk do te arrihet duke rregulluar sjelljen e studenteve apo duke treguar arritjet prsonale te cdo profesori apo ku di une! Reformimi duhet ta bejne ata qe drejtojne kete fakultet, duke perfshire dekanin e duke vazhduar em profesoret! Studentet nuk keni as si te reformoni as si tí kontrolloni, sepse shume here do te pergjigjen te fuksion te asaj qe mendojne ne lidhje me kapacitetin e profesoreve, disa here ne funksion te notave qe do te marrin dhe shume rrale se u behet vone ne reformohet apo jo fakulteti! Neser, pasneser keta studenta do te dalin ne jete dhe asgje nuk do tí lidhe me me kete fakultet, prandaj barra i bie stafit drejtues te fakuletit, i cili per mendimin tim se sa te merret me sjellejet arrogante te studenteve (njesoj si ne kohen e Dulles) te filloj e te krijoje nje terren sa me te mire dijesh!

[/ QUOTE ]

Ca reformimi ???
Kush po flet per reformim????
Pse ca eshte fakulteti parti politike apo administrate militantesh???
Jeni te papame fare. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne kohen time (jo ne kohen e enverit) nuk para kishte tendeca te tilla. Dmth studentet perpiqeshin te "mbijetonin" duke njohur me pare cilesine e ambientit. Natyrisht qe eshte gje e mire qe tani, sidomos 3-4 vitet e fundit studentet kane filluar te ngrene zerin....te organizuar.....ne qeverira studentore te kryesuara nga me te pjekurit e fakultetit...studente qe kane filluar shkollen qe ne vitin 2000 dhe jane akoma ne vit te dyte....
Gjithesesi nuk ka ndonje gje te keqe....thone se peshku jo gjithmne qelbet nga koka.....
E keqja eshte se si te hadhexhinj qe jane ngrejne zerin per ceshtjet qe ne dukje jane te rendesishme por ne thelb cenojne vete studentet. Madje shumicen e rasteve tentojne te perdorin "poziten" qe kane per te nxjerre veten nga sikleti i provimeve....
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Kur pranon dhe Dhori Kule reformim,sje ti me i miri qe se ben he te keqen Santiago..kur tja zhysesh muhabetit me dal nga situata mos ja zhyt me te mbeturit e te pjekurit.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Une personalisht bashke me disa studente te tjere, ne kohen kur isha student ne vitin 2001, pas nje ankese kemi arritur te anullojme nje provim ne Fakultetin Ekonomik. Permbajtja e tezes se provimit ishte pergjithesisht jashte materialit mesimor, dhe disa nga studentet me te mire moren persiper ta zgjidhnin si problem. U ankuam brenda gjysem ore, pasi mbaroi provimi, ne departament, dhe dekanat, sipas mundesise qe patem. Parashtruam po ate dite te gjitha problemet e tezes, dhe provimi u anullua e u vendos te rizhvillohej diten tjeter.
Po flas per vitin 2001, ne ato vite kur cilesisht studentet e fakultetit ekonomik ishin ndoshta ne kulmin e historise se ketij fakulteti, dhe kur studente (pergjithesisht niveli mesatar i mire) respektoheshin dhe e benin veten te respektoheshin nga pedagoget.

Tani jemi ne vitin 2007.
Situata eshte katerciperisht e ndryshme. Studentet qe mbushnin ne 2001, dyert e Bujqesorit apo te Uni ne rrethe, tani vijne pothuajse lehtesisht ne Fakultetet e Tiranes, duke shkallmuar fort treguesit e cilesise.
Njekohesisht edhe me kete cilesi te dobet studentesh, edhe procesi i formesimit te tyre si specialiste ekonomie eshte me i veshtire.
Jam i sigurt se nese kurseve te ndryshme ne FE, FSHN, FM, u jepen teza me gjysmen e materialit te pagelltitshme, nuk do arrihet qe te kuptohet nga me shume se gjysma e studenteve qe teza ka probleme.
Ne vitin 2001, nga 160 veta qe hyne ne nje provim te anulluar me pas, mbi 130 veta ishin te revoltuar te mbledhur para dekanatit te fakultetit sapo kishin dale nga bankat e provimit. Ishin 130 veta me cilesi, qe cdokush do bindej nga kerkesat e tyre.
Ndersa, tani per fat te keq cilesia ka rene, digjet i njomi e i thati, thote populli, por thjesht fakulteti nuk eshte eficent. Pedagoget jane te shperfytyruar nga cilesia e studenteve, ndersa studentet bejne greva apo peticione vetem per te shtuar data vjeshte, apo per te rritur provimet e ngelura per te kaluar ne vitin pasardhes.
Pra, cka ndodhur...
Apatia eshte shperndare ne mase tek studentet normale, dhe revolucionarizmi ka perfshire studentet e pashkolle, gjysemanalfabete, qe thjesht presin leshime nga pedagoget.
Fakulteti ka vetem nje shpetim, aktualisht i veshtire per tu arritur, pas ndryshimeve ne kahun e kundert. FE duhet te pranoje vetem 500 hyrje cdo vit, e kto 500 studente do jene jo buka e zeze nga mielli i zi, por buke e bardhe, qe te gjithe do te duan ta blejne...
 
Top