Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

ERTUSHKA

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Fillimisht postuar nga Tifozishqiptar:
[qb] pse jeni tifoz te italis apo gjermani apo ku e dij cila ekipe si milano,bayerni,reali ....po vellezer ne kemi tash nje ndeshje me rendesi te madhe e ajo eshte kunder rusis pra ne shkoder (shqiperia-rusia) e ju flitni per italianet ......vall a flasin edhe ata per ju ncncncnc ok vetem desha te ju tregoj se nga kosova dhe maqedonia jan organziu plot autobusa me tifoza te vertet te cilin ne kete ndeshje paraqiten te gjithe me nje emer DARDANËT ....do te shihni se cka do te thot tifoz shqiptar edhe jemi te gezuar qe luhet ne shkoder se jan tifoz te shkelqyeshem te cilit 90 minuta pa nderpre anojn tung [/qb]
Bravo tung e ke thene tamam
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ANGLIA :

Trajneri i përfaqësueses angleze kërkon të shmangë tragjedinë e vitit 2000 në Stamboll
Eriksoni-tifozëve: Do t'ju vrasin!

Tifozët e Anglisë mendojnë ende të shkojnë në Turqi për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, pavarësisht nga paralajmërimi i trajnerit Sven Goran Erikson dhe nga përpjekjet e vazhdueshme të federatës angleze për të mos u shitur bileta për ndeshjen vendimtare eliminatore të tetorit. Eriksoni ka frikë se mos tifozët anglezë mund të vriten nëse shkelin në Stamboll, edhe pse ekziston mundësia që Federata Turke të sigurojë bileta për ta. "Tifozët tanë mund të vriten,- tha Eriksoni.- Ata mund të rrezikojnë jetën, ashtu siç ndodhi me Lidsin në Turqi. Nëse autoritetet e sigurisë thonë se ky është një problem, duhet t'i dëgjojmë ato." Tifozët e Lidsit, Kevin Speit dhe Kristofer Loftus, u vranë përpara se skuadra e tyre të përballej në Stamboll me Gallatasarain në prill të vitit 2000.
Federata angleze është e vendosur për të shmangur një tragjedi të përmasave të tilla dhe dëshiron që të mos përsëriten skenat e dhunës, që janë parë në ndeshjet e fundit ndërmjet Anglisë dhe Turqisë.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ANGLIA :

2000 tifozë bëhen gati për në Turqi
Burime nga policia angleze thonë se rreth 2 mijë tifozë kanë vendosur të mos u binden këshillave të saj. Dëshira e tyre për të shkuar në Turqi është nxitur edhe nga fakti që federata turke ka thënë se do t'u shesë 2-3 mijë bileta. Tifozët e Anglisë Karl Uenz dhe shoku i tij Met Uds kanë vendosur të shkojnë në Stamboll. Ata kanë rezervuar biletat e avionit para disa muajsh dhe janë pajisur edhe me bileta për ndeshjen. Karli, 35 vjeç, thotë: "Pritet të jetë thjesht një ndeshje futbolli. Turqia është një vend turistik, që vizitohet shumë nga anglezët dhe, nëse e mban kokën ulur, nuk të ndodh asgjë. Nuk mendoj se do të ketë probleme. Edhe ata kanë frikë se mos arrestohen." Ndërsa 34 vjeçari Met mendon ndryshe: "Besoj se shokët tanë do t'i provojnë nervat e tifozëve turq. Incidente do të ketë, shpresojmë të mos jenë serioze." Karli dhe Meti ishin në grupin e përbërë nga rreth 400 tifozë që ndoqën nga afër ndeshjen ndaj Maqedonisë. Ata i blenë biletat në tregun e zi për 21 paundë, ose 4200 lekë të reja.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ANGLIA :

Bekhami në stol apo në fushë të mërkurën?
Ndërkaq, trajneri i Anglisë mund të mos e aktivizojë kapitenin Devid Bekham në ndeshjen eliminatore të së mërkurës ndaj Lihtenshteinit. Bekhami, i cili po pret me padurim të luajë në ish-stadiumin e tij "Old Trafford", ka një karton të verdhë dhe mund të rrezikojë të mos luajë në tetor ndaj Turqisë. Anglia është në gjendje të fitojë me lehtësi ndaj Lihtenshteinit edhe pa ndihmën e mesfushorit të Realit të Madridit. Eriksoni nuk preferon të rrezikojë, pasi për Anglinë do të ishte tepër e vështirë që të merrte një barazim ndaj Turqisë pa Bekhamin më 11 tetor. Mësohet se suedezi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Rio Ferdinand dhe mesfushorin Niki Bat. Ferdinandi ka ende probleme me veshkat, që e detyruan të mos luante ndaj Maqedonisë, ndërsa Bati luajti në atë ndeshje, edhe pse ishte i dëmtuar në kyçin e këmbës së djathtë. "Niki Bat dhe Rio Ferdinand, fatkeqësisht, nuk do të luajnë për shkak të dëmtimeve,"- tha zëdhënësi i federatës angleze. Ndaj Lihtenshteinit do të mungojnë edhe Pol Skols e Trevor Sinkler, ndërsa Stivën Xherrard është riaftësuar plotësisht.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

POTUGALIA :

Trajneri i Portugalisë po përballet sërish me një situatë të njëjtë me atë të Botërorit 2002
Skolari në shënjestër të kritikëve
Pasi u emërua trajner i Brazilit në vitin 2001, një sërë ndeshjesh të dobëta dhe zgjedhjesh të gabuara bënë që ai të përballej me kritika të ashpra, që u zgjidhën vetëm kur fitoi botërorin e vitit të kaluar. Në prag të Euro 2004-s, Skolari, trajneri i Portugalisë, po përballet me të njëjtin presion, për të njëjtat arsye. Skuadra portugeze nuk ka qenë në gjendje të bindë me lojën e saj nën drejtimin e trajnerit 54 vjeçar. Fitorja e paharrueshme ndaj Brazilit në një miqësore, bëri që Skolari të fitonte respektin e tifozëve portugezë. Por humbja me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës në miqësoren, nxori në pah disa dobësi të Portugalisë dhe kritikët tashmë po mprehin "thikat". "Muaji i mjaltit për Skolarin ka mbaruar,"- shkruante në faqen e parë gazeta sportive "A Bola" pas ndeshjes, gjatë së cilës tifozët e pakënaqur mbanin lart shami të bardha në shenjë dorëzimi. "Ne kemi stadiume shumë të bukura, por a do të kemi një skuadër?"- pyet "A Bola". Megjithatë, Skolari u ktheu një përgjigje të sinqertë në dukje kritikëve. "Humba 3 0, e pranoj,- tha ai.- Skemat e mia taktike dështuan si gjithçka tjetër. Lojtarët i zbatuan të gjitha planet që u kisha porositur. Faji është imi." Pas 8 takimesh dhe 33 lojtarësh të provuar, shumë pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje. Në fakt, skuadrat e Skolarit kanë qenë një përzierje e së kaluarës dhe e së tashmes. Rui Kosta i Milanit dhe Luis Figo i Realit të Madridit janë të paprekshëm në mesfushë, edhe pse nuk kanë arritur që formën e tyre të mirë me klubet përkatëse ta shfaqin edhe me Portugalinë, ndërsa sulmuesi i Paris San Zhermenit, Pauleta, e ka mbajtur vendin e tij në skuadër, paçka se nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit. Ata kanë lënë në hije lojtarët e rinj të Portugalisë, si Kristiano Ronaldon e Mançester Junajtid apo Rikardo Kuarezmën e Barcelonës. Të shpresojmë që në Euro 2004 Portuglia të ketë aq fat sa Brazili.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

FRANCE :

F.P.

Mesfushori akuzon Santininë
Pëti: Po largohem nga Franca
Mesfushori francez Emanuel Pëti lajmëroi fundin e karrierës së tij në arenën ndërkombëtare, duke akuzuar njëkohësisht trajnerin e Francës, Zhak Santini, për mungesë sinqeriteti. "Nuk ishte një vendim aspak i lehtë për t'u marrë,- tha lojtari 32-vjeçar i Çelsit,- por kam vendosur të largohem dhe kjo është e pakthyeshme. Unë jam në formë tepër të mirë fizike, por nuk mendoj se skuadra franceze udhëhiqet nga njeriu i duhur. Santinisë i mungon sinqeriteti. Ne nuk kemi biseduar që në majin e kaluar, kur u operova. Situata ime nuk u sqarua asnjëherë. Mendoj se ai ka vështirësi për të mbajtur përgjegjësitë që i takojnë." Qëkur Santini u emërua në vendin e trajnerit pas eliminimit të turpshëm nga botërori i kaluar, Pëti është konsideruar zëvendësues i Patrik Vierasë dhe Klod Makeleles. Mesfushori që ka luajtur 63 ndeshjen me fanellën blu, është aktivizuar për herë të fundit me Francën në miqësoren e shkurtit të kaluar ndaj Çekisë. Pëti e ndihmoi skuadrën kampione të Evropës të fitonte Botërorin e vitit 1998, duke shënuar golin e 3-të në finalen ndaj Brazilit, dhe u shpall kampion edhe në vitin 2000.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

TURQIA :

Mbrojtësi beson te Turqia
Alpai: Anglia në rrezik
Mbrojtësi i Turqisë Alpai Ozalan beson se Anglia nuk do të ndihmohet nga fakti që i duhet vetëm një barazim në ndeshjen e 11 tetorit ndaj skuadrës së Senjol Gyneshit, që do të luhet në Stamboll për të vendosur se kush do ta fitojë Grupin 7 për t'u kualifikuar direkt në finalet e Euro 2004-s. Pritet që Anglia të fitojë ndaj Lihtenshteinit në "Old Trafford" të mërkurën dhe, si rrjedhim, do të ketë një pikë më tepër se Turqia, por Alpai nuk është i mendimit se të qenit në vendin e parë do ta ndihmojë skuadrën e Sven Goran Eriksonit. "Anglia nuk do ta ketë të lehtë në ndeshjen e fundit, duke ditur që ka nevojë vetëm për një barazim. Kjo mund të jetë një situatë e rrezikshme për ta,- tha Alpai.- Anglia mund të luajë e gjitha në mbrojtje, por ne nuk do ta kemi problem për të shënuar. Atmosfera në Stamboll do të jetë e shkëlqyer dhe tifozët tanë do të na mbështesin si gjithmonë. Po presim me padurim që të fitojmë. Kjo është ajo që duam."
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

GREQIA :

Kërkohet hetim për fitoren e Greqisë në Armeni

Greqia ka përgënjeshtruar njoftimet e medias se nga ana e saj i është tentuar për koruptimin e skuadrës së Armenisë, që të humbte ndeshjen e të shtunës së kaluar, për eliminatoret e "Euro 2004", grupi 6. Greqia e fitoi ndeshjen 1:0 duke iu afruar shumë kualifikimit automatik për finalet e "Euro 2004". "Nëse shikoni nivelin e skuadrës kombëtare, dalloni problemet që ajo ka shkaktuar dhe që shumë nuk i prisnin thuhej dje në një komunikatë të federatës greke të futbollit. Greqia ka luajtur ndershmërisht dhe ka fituar. Federata greke e futbollit i ka kërkuar UEFA-s, që ta hetojë këtë spekullim të ngritur dhe të vërë përpara përgjegjësisë ata që kërkojnë të dëmtojnë emrin e vendit tonë, të futbollit tonë", thuhet më tej në komunikatën e lëshuar dje. Media greke shkruan se shefi i futbollit armen Ruben Airapetian ka pohuar se drejtuese të futbollit të Armenisë, iu është bërë oferta për fiskimin e ndeshjes. Dhe për këtë marrëveshje është afruar shuma prej 1 milion eëuro (1.1 milion dollarë). Një zëdhënës i UEFA-s, bëri të ditur se organizmi drejtues i futbollit evropian do të ndërmarrë hetime për akuzat që janë bërë.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

SKOCIA :

Vogst: "Skocia s’ka asgjë për të humbur ndaj Gjermanisë"

Trajneri gjerman, Berti Vogst mendon se të drejtuarit e Skocisë në finalet e "Euro 2004" vitin e ardhshëm mund të vlerësohet si arritja më e mirë krahasuar me fitoren e një turne si manaxher i Gjermanisë në vitin 1996. Vogst rikthehet në vendlindjen e tij të mërkurën, për ndeshjen eliminatore për finalet e "Euro 2004", grupi 5, kur të përballet me Gjermaninë në stadiumin Vestfalen të Dordmundit. Skuadra skoceze ka një shans kualifikimi për finalet "Euro 2004". Skocia e drejtuar nga Vogst është në vendin e tretë në grup me 11 pikë pas gjashtë ndeshjes, e fundit fituar 3:1 me Ishujt Faroe në Hampden Park të Gllazgout, të shtunën e kaluar. Gjermania nga ana e saj qëndrojnë një pikë përpara Skocisë, pas barazimit të fundit, 0:0 me Islandën në Rejkjavik. Islanda kryeson grupin me 13 pikë, pas shtatë ndeshjesh. "Ne nuk kemi asgjë për të humbur në ndeshjen me Gjermaninë, u deklaroi dje gazetarëve, Berti Vogst. Mendoj se do të jetë një mjedis i shkëlqyer për gjermanët në Vestfalen Stadium. Unë mendoj se skuadra gjermane është favorite, por Skocia shkon në këtë ndeshje me besim. Në qoftë se do të arrijmë të kualifikohemi për në finalet e ‘Euro 2004’, kjo për mua do të jetë një arritje më e lartë se sa titulli kampion që fitova me Gjermaninë në vitin 1996”.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

EURO 2004 :

Ndeshjet që do të luhen sot:

Grupi 1

Izrael - Maltë

Slloveni - Francë

Renditja: Franca 18 pikë, Sllovenia 13, Izraeli 8, Qipro 7, Malta 0

Grupi 2

Danimarkë - Rumani

Luksenburg - Bosnje

Renditja: Danimarka, Rumania me 13 pikë, Norvegjia 11, Bosnja 9, Luksenburgu 0.

Grupi 3

Moldavi - Bjellorusi

Çeki - Hollandë

Renditja: Çekia, Hollanda me 16 pikë, Austria 9, Bjellorusia 3, Moldavia 3.

Grupi 4

Letoni - Hungari

Poloni - Suedi

Renditja: Suedia 14 pikë, Hungaria 11, Polonia dhe Letonia 10, San Marino 0

Grupi 5

Faroe - Lituani

Gjermani - Skoci

Renditja: Islanda 13 pikë, Gjermani 12, Skocia 11, Lituania 7, Islanda 1.

Grupi 6

Irlandë V. - Armeni

Spanjë - Ukrainë

Renditja: Greqia 15 pikë, Spanja 11, Ukraina 10, Armenia 4, Irlanda V. 3.

Grupi 7

Sllovaki - Maqedoni

Angli - Lihteshtein

Renditja: Turqia 18 pikë, Anglia 16, Sllovakia 6, Maqedonia 5, Lihteshteini 1

Grupi 8

Andorë - Bullgari

Belgjikë - Kroaci

Renditja: Bullgaria 14 pikë, Kroacia 13, Belgjika 10, Estonia 8, Andora 0.

Grupi 9

Uells - Finlandë

Se.Mali i Zi - Itali

Renditja: Italia 13 pikë, Uellsi 12, Finlanda 9, Serbia 8, Azerbaxhaini 4.

Grupi 10

Rusi - Zvicër

Shqipëri - Gjeorgji

Renditja: Zvicra 12 pikë, Irlanda 11, Rusia 8, Gjeorgjia 7, Shqipëria 5.
 
kesi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ca t'them................Do te fitoje Gjermania... /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

EURO 2004

Rezultatet e sotme.

1 Israel 2-2 Malta
1 Slovenia 0-2 France
2 Luxembourg 0-1 Bosnia-Herzegovina
2 Denmark 2-2 Romania
3 Czech Republic 3-1 Netherlands
3 Moldova 2-1 Belarus
4 Poland 0-2 Sweden
4 Latvia 3-1 Hungary
5 Germany 2-1 Scotland
5 Faroe Islands 1-3 Lithuania
6 Northern Ireland 0-1 Armenia
6 Spain 2-1 Ukraine
7 England 2-0 Liechtenstein
7 Slovakia 1-1 F.Y.R. Macedonia
8 Belgium 2-1 Croatia
8 Andorra 0-3 Bulgaria
9 Wales 1-1 Finland
9 Serbia and Montenegro 1-1 ITALY
10 Russia 4-1 Switzerland
10 ALBANIA 3-1 Georgia
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

EURO 2004

Renditja e te gjitha grupeve.

Grupi 1
France 7 ndeshje 21 pike
Slovenia 7 13
Israel 7 9
Cyprus 7 7
Malta 8 1

Grupi 2
Denmark 7 14
Romania 8 14
Bosnia-Herzegovina 7 12
Norway 7 11
Luxembourg 7 0

Grupi 3
Czech Republic 7 19
Netherlands 7 16
Austria 7 9
Moldova 7 6
Belarus 8 3

Grupi 4
Sweden 7 17
Latvia 7 13
Hungary 7 11
Poland 7 10
San Marino 8 0

Grupi 5
Germany 7 15
Iceland 7 13
Scotland 7 11
Lithuania 7 10
Faroe Islands 8 1

Grupi 6
Greece 7 15
Spain 7 14
Ukraine 8 10
Armenia 7 7
Northern Ireland 7 3

Grupi 7
England 7 19
Turkey 7 18
Slovakia 7 7
F.Y.R. Macedonia 8 6
Liechtenstein 7 1

Grupi 8
Bulgaria 7 17
Croatia 7 13
Belgium 7 13
Estonia 7 8
Andorra 8 0

Grupi 9
ITALY 7 14
Wales 7 13
Finland 8 10
Serbia and Montenegro 7 9
Azerbaijan 7 4

Grupi 10
Switzerland 7 12
Russia 7 11
Republic of Ireland 7 11
ALBANIA 8 8
Georgia 7 7
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

EURO 2004

Ndeshjet e fundit ne grupe me 11/10/2003.

1 Cyprus - Slovenia
1 France - Israel
2 Norway - Luxembourg
2 Bosnia-Herzegovina - Denmark
3 Austria - Czech Republic
3 Netherlands - Moldova
4 Sweden - Latvia
4 Hungary - Poland
5 Scotland - Lithuania
5 Germany - Iceland
6 Greece - Northern Ireland
6 Armenia - Spain
7 Turkey - England
7 Liechtenstein - Slovakia
8 Croatia - Bulgaria
8 Belgium - Estonia
9 ITALY- Azerbaijan
9 Wales - Serbia and Montenegro
10 Russia - Georgia
10 Switzerland - Republic of Ireland
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

GJERMANIA :

Tri herë kampionët e botës dhe të Evropës fitojnë 2-1 ndaj Skocisë së Berti Vogtsit
Gjermanisë i rikthehet buzëqeshja

Gjermania rigjeti krenarinë e humbur pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Skocisë, duke iu afruar kualifikimit direkt për në finalet e kampionatit të ardhshëm evropian Euro 2004. Katër ditë pas barazimit të turpshëm ndaj Islandës në ndeshjen eliminatore të së shtunës, 3 herë kampionët e botës dhe të Evropës u mobilizuan plotësisht për t'i marrë Islandës kreun e Grupit 5. Sulmuesi Fredi Bobiç i dha skuadrës vendëse avantazhin në minutën e 25-të, ndërsa lojtari organizator i Bajernit të Mynihut Mikael Balak e dyfishoi rezultatin me një 11-metërsh të realizuar në minutën e 5-të të pjesës së dytë. Skocia arriti të shënonte një gol shprese me anë të mesfushorit Neil MekKen në minutën e 60-të, por mbeti me 10 lojtarë pas 6 minutash, kur mbrojtësi Moris Ros u ndëshkua me karton të kuq. Gjermania, që kryeson renditjen me 15 pikë nga 7 ndeshjet e para, ka nevojë vetëm për një barazim ndaj Islandës në eliminatoren e fundit të 11 tetorit për të siguruar kualifikimin direkt për në finalet e Portugalisë. Islanda renditet në vendin e dytë, me 2 pikë më pak, ndërsa Skocia nuk i ka humbur të gjitha shpresat për t'u kualifikuar, pasi mund të sigurojë një vend në play-off. Trajneri Berti Vogts ishte i detyruar të ndërpriste një intervistë pas ndeshjes për të ndaluar mbrojtësin e tij Kristian Deili, i cili nuk e përmbajti veten, duke kundërshtuar në lidhje me kartonët e shumtë që mori Skocia. Vogtsi u vu në pozitë të vështirë në tunelin e stadiumit, pasi Deili akuzoi në publik, duke bërtitur, gjyqtarin e takimit. Trajneri i Skocisë po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe u detyrua t'i tërhiqte vëmendjen lojtarit të tij. Por Vogtsi nuk pranoi të justifikohej me kartonët e shumtë, duke thënë: "Ishin vendime të gjyqtarit. Ky është futbolli ndërkombëtar. Lojtarët e mi dhanë maksimumin dhe luajtën mirë. Ne duhet të fitojmë ndaj Lituanisë, por jam i sigurt se Gjermania do të jetë në gjendje të fitojë ndaj Islandës. Unë jam shumë krenar për lojtarët e mi. Ishte një ndeshje e madhe për Skocinë, edhe pse nuk arritëm të merrnim pikë." Ndërkaq, trajnerit të Gjermanisë, Rudi Fëler, i është rikthyer buzëqeshja e zakonshme. "Ishte një ndeshje e madhe,- tha ai.- Tifozët që erdhëm për të na mbështetur në stadium u shpërblyen. Jam i kënaqur nga loja e skuadrës. Ne u përpoqëm të luanim një lojë sulmuese dhe të ishim sa më shumë agresivë. Dua t'i falënderoj të gjithë."
Në ndeshjen tjetër të grupit, Igoris Morinas shënoi 2 gola, duke ndihmuar Lituaninë të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Ishujve Faroe. Gjithsesi, kjo fitore erdhi shumë vonë për lituanezët, që nuk kishin asnjë shpresë për t'u kualifikuar. Lituania ka 10 pikë, por edhe nëse fiton në ndeshjen e fundit ndaj Skocisë, nuk ka shanse për të siguruar një nga vendet e para në grup. Morinas realizoi golin e parë në minutën e 23-të, por Ishujt Faroe nuk pranuan të dorëzohen dhe barazuan 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë me anë të Suni Olsen, i cili shënoi një gol të shkëlqyer me goditje të lirë nga 30 metra. Megjithatë, Lituania ishte shumë e fortë për skuadrën vendëse dhe Morinas shënoi golin e avantazhit në minutën e 57-të. Kur kishin mbetur vetëm 2 minuta nga përfundimi i krejt takimit, Donatas Vencevicius shënoi golin e 3-të, duke vulosur fitoren.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ÇEKIA - HOLLAND 3-1

Bohemët fitojnë 3-1 kundër Holandës dhe kualifikohen
Çekia "këput" tulipanët e Advokatit
Çekia u kualifikua në finalet e kampionatit të ardhshëm evropian pas fitores me rezultatin 3-1 në ndeshjen vendimtare të Grupit 3 ndaj Holandës. Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen në kuotën e 16 pikëve, duke ditur që skuadra fituese do të siguronte kualifikimin direkt për në finalet e Euro 2004-s, ndërsa tjetra do të luante në fazën e play-off-it. Holanda e nisi dobët ndeshjen dhe u penalizua nga dalja me karton të kuq e mesfushorit Edgar Davids. Lojtari i Juventusit ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Karel Poborskit në zonën e rreptësisë në minutën e 14-të. Gjyqtari portugez Lusilio Kardozo Kortez Batista nuk hezitoi në dhënien e 11-metërshit dhe sulmuesi Jan Koler realizoi me lehtësi nga pika e bardhë. Pavarësisht se ishte me një lojtar mangët, Holanda sulmoi me forcë dhe e kontrolloi lojën, por Poborski i bëri "tulipanët" ta paguanin shtrenjtë me anë të kundërsulmit në minutën e 38-të, kur shënoi pas një pasimi të Pavël Nedvedit. Lojtari i Ajaksit Rafael van der Vart i bëri tifozët holandezë të shpresonin për një fitore, pasi e barazoi rezultatin në minutën e 61-të, por sulmuesi çek i Liverpulit Milan Barosh e vulosi fitoren në minutat e fundit të takimit. Nw ndeshjen tjetër të grupit, Moldavia fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bjellorusisë, ku 2 gola u shënuan në 3 minutat e fundit të takimit.
Këto skuadra nuk kishin asnjë shpresë për t'u kualifikuar, por që të dyja zhvilluan një lojë të bukur, që u hap me golin e shënuar në favor të Moldavisë në minutën e 23-të nga Sergei Dadu. Në pjesën e 2-të, Bjellorusia aktivizoi Roman Vasiljukun dhe Vitali Volodenkovin për t'i shtuar forca të reja sulmit, por Moldavia shënoi golin e dytë në minutën e 88-të me anë të Sergei Çovalçuiçit. Bjellorusia bëri edhe një sforcim të fundit dhe e gjeti golin e nderit me anë të një 11-metërshi, kur kishte mbetur një minutë nga përfundimi i ndeshjes.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

FRANCE :

Franca, e vetmja me pikë të plota
Franca, skuadra kampione në fuqi e Evropës, siguroi një vend në finalet e evropianit të ardhshëm pas fitores me rezultatin 2 0 ndaj rivales më të afërt të Grupit 1, Sllovenisë. David Trezege e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 10-të, ndërsa Oliver Dakur e dyfishoi rezultatin në minutën e 66-të. Franca i luajti 20 minutat e fundit me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Klod Makeleles me karton të kuq. Shanset e Izraelit për të siguruar një vend në play-off morën fund dje, pas barazimit me rezultatin 2-2 ndaj Maltës. Maltezët, të cilët i humbën të gjitha ndeshjet e fazës eliminatore të Euro 2004-s, mund të kishin arritur një fitore nëse Stefan Xhiljo dhe Çaks Nvoko nuk do t'i kishin humbur disa raste për të shënuar përpara se Haim Revivo t'i jepte Izraelit avantazhin në minutën e 16-të. Pas largimit të detyruar të Ejal Berkoviçit, i cili pësoi një dëmtim, Izraeli e humbi dominimin që kishte në mesfushë dhe Malta shënoi 2 gola në pak minuta. Në minutën e 51-të, mbrojtësi Shimon Gershon preku topin me dorë dhe Mikael Mifsud realizoi një 11-metërsh, duke e barazuar rezultatin. Një minutë më pas, kapiteni i Maltës, David Karabot, shënoi një gol të shkëlqyer, por Izraeli, që kishte nevojë për një fitore, arriti të shënonte vetëm një gol barazimi në minutën e 78-të.
 
Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

BULLGARIA :

Bullgaria, ballkanasja e parë në Euro 2004
Dy gola të shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi Dimitar Berbatov ndihmuan Bullgarinë të siguronte kualifikimin direkt për në finalet e Euro 2004-s, me fitoren që përfundoi me rezultatin 3-0 ndaj Andorrës. Sulmuesi i Bajer Leverkusenit shënoi 2 gola në 23 minutat e para, ndërsa mesfushori i Kaizerslauternit Marian Hristov e vulosi fitoren, duke realizuar golin e 3-të në pjesën e dytë. Skuadra e Plamen Markovit, që tashmë ka siguruar vendin e parë në grup, kryeson Grupin 8, me 17 pikë pas 7 ndeshjeve dhe nuk ka pësuar asnjë humbje. Golat e shënuar nga Uesli Sonk mbajtën gjallë shpresat e Belgjikës për t'u kualifikuar në finalet e Euro 2004-s me anë të play-off-it, pas fitores ndaj Kroacisë me rezultatin 2 1. Kroacia dhe Belgjika kanë nga 13 pikë, por vendi i dytë mund të fitohet nga Kroacia, nëse kjo e fundit arrin të fitojë më 11 tetor ndaj Bullgarisë.
 
Top