Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

PORUGALIA :

Portugalia i rikthehet fitores
Portugalia fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Norvegjisë, falë golit të shënuar që në minutat e para të takimit miqësor nga sulmuesi Pauleta, duke rigjetur kështu një pjesë të krenarisë së humbur pas humbjes ndaj Spanjës. Pauleta kontrolloi me elegancë një pasim të saktë të Rui Kostës dhe mposhti portierin norvegjez Espen Jonsen në minutën e 8-të të ndeshjes. Kjo fitore ishte një arritje për trajnerin Luiz Felipe Skolari pas humbjes me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës të shtunën e kaluar, ku Pauleta humbi disa raste për të shënuar. Dje, Portugalia e dominoi lojën për një periudhë të gjatë ndaj Norvegjisë, por të dyja skuadrat krijuan raste të mira për të shënuar. Norvegjia renditet në vendin e 3-të të Grupit 2, pas Rumanisë dhe Danimarkës, dhe ka shanse të pakta për t'u kualifikuar për në finalet e Euro 2004.
 

alpacino

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

FINALJA E EURO 2004 DO TE JETE MIDIS HOLLANDES - DHE ANGLEZVE


FUTBOLLI ESHTE I THJESHTE POR ESHTE I VESHTIRE TA LUASH THJESHT e thon nga KRUJFF
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ZVICERA :

Kuhn: Nuk kemi frikë
Trajneri i Zvicrës, Kobi Kuhn, nuk duket i frikësuar, megjithëse skuadra e tij rrezikon edhe një vend në play off, pas humbjes 4 1 ndaj Rusisë. Fitorja në Moskë do t'u kishte siguruar zviceranëve një vend në Euro 2004 dhe, tashmë, skuadra Kuhnit duhet të fitojë në ndeshjen e fundit për të siguruar kreun e grupit. Zvicra kryeson renditjen me 12 pikë, ndërsa Rusia dhe Irlanda kanë nga një pikë më pak. "E pranojmë humbjen dhe tani do të shohim përpara, - tha Kuhni. - Humbëm ndaj një kundërshtari më të mirë, por na ka mbetur edhe një ndeshje ndaj Irlandës, që do ta përdorim." Mbrojtësi Stefan Henshoz u kritikua ashpër nga shtypi zviceran pas një paraqitjeje zhgënjyese në Moskë. "Humbja 4-1 është e thellë dhe e rëndë, - tha Henshozi. - Në miqësoren ndaj Francës dhe në ndeshjen ndaj Rusisë kemi luajtëm vetëm 20 minuta mirë. Kjo nuk është e mjaftueshme. Mbrojtja nuk luajti mirë dhe është një zhgënjim i madh."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

RUSIA :

Bulikini dhe Jarcevi, heronjtë e Rusisë
Shtypi rus përgëzoi sulmuesin Dmitri Bulikin, i cili i dha një ndihmë të madhe Rusisë në fitoren 4 1 ndaj Zvicrës. "Duke shënuar tre supergola ndaj Zvicrës, Dmitri Bulikin i dha Rusisë një shans për t'u kualifikuar në Euro 2004," - shkruante gazeta më e madhe sportive e vendit, "Sport Express". Fitorja e së mërkurës mbajti gjallë shpresat e Rusisë për t'u kualifikuar në veprimtarinë portugeze, pasi tashmë ajo duhet të fitojë ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në play-off. Shtypi përgëzoi gjithashtu trajnerin e ri të Rusisë, Georgi Jarcev, duke e quajtur shpëtimtar të skuadrës. "Georgi Jarcev dhe skuadra e tij treguan se, nëse kualifikohemi në Euro 2004, duhet të përfundojnë kërkimet për një trajner të ri," - shkruante "Sport Express". Kjo gazetë ka filluar një fushatë për të "importuar" një trajner të huaj për Rusinë, pas zhgënjimit të skuadrës në botërorin e vitit të shkuar. "Jarcevi ringjalli skuadrën, - tha një lojtar i Rusisë pas barazimit 1-1 ndaj Irlandës. - Nëse shkojmë në Portugali, Jarcevi do të jetë lojtari që duhet të na drejtojë atje." Jarcevi është ulur në stolin e kombëtares vetëm dy javë më parë, pasi zëvendësoi Valeri Gazajevin. "Më duhet të pranoj se ishim në një situatë kritike para dy ndeshjeve të fundit, - tha Jarcevi, i cili bëri shumë ndryshime në formacion pas ndeshjes së Dublinit. - Kam besuar te taktikat që kam përdorur dhe, ajo që është më e rëndësishme, besoja te lojtarët që do të luanin."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

HOLLANDA :

Shtypi holandez ka kritikuar ashpër skuadrën kombëtare pas humbjes ndaj Çekisë
Holanda në krizë të thellë
Shtypi holandez kritikoi dje kombëtaren e futbollit, e cila nuk arriti të siguronte kualifikimin direkt në Euro 2004, dhe tha se skuadra po kalon një krizë të thellë, pas humbjes 3 1 ndaj Çekisë. "Tulipanët" dështuan në përpjekjet për t'u kualifikuar në botërorin e vitit të shkuar dhe dështimi i së mërkurës i shtoi në maksimum kritikat nga lojtarëve më të mirë dhe trajnerit Dik Advokat, skuadra e të cilit mund të kishte siguruar kualifikimin direkt me një fitore. Pas humbjes, holandezët kanë siguruar vendin e dytë në grup dhe në nëntor do të përballen me play-off-et, ku do të synojnë kualifikimin. Vendimi i Advokatit për të përfshirë në formacion Edgar Davidsin, njërin prej lojtarëve më të kritikuar, doli i pafat, pasi mesfushori i Juventusit u përjashtua nga takimi në minutën e 12-të, për shkak se mori dy kartonë të verdhë. Faulli i dytë u shkaktua brenda zonës, duke u dhuruar çekëve një penallti, epërsinë 1 0 dhe një lojtar më shumë në fushë. Gazeta "De Telegraaf" shkruante në faqen e parë: "I kuqi i Davidsit mbyt portokallinë", ndërsa në okeljo shtohej se Holanda është e detyruar të luajë në play-off. Një gazetë tjetër, "Algemeen Dagblad", shkruante thjesht: "Portokallia në krizë të thellë." Në një analizë të sajën, gazeta "De Telegraaf" shkruante: "Po bëhet shumë e qartë se skuadra kombëtare është drejt fundit. Brezi i Frank de Burit mund të përballojë edhe një ndeshje të fundit ndaj një skuadre që do të renditet e dyta. Ka shumë mundësi që kjo skuadër të jetë Gjermania, Spanja, Anglia, Turqia ose Islanda, por më pas duhet t'ia lënë vendin gjakut të ri, që do të përfaqësojë Holandën." Por shanset për t'u përballur me një skuadër të madhe janë të pakta dhe skuadra holandeze duhet të frikësojë çdo kundërshtar. Rezultatet e Holandës nën drejtimin e Advokatit janë të mira, pasi humbja e djeshme ishte e para në 15 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, "tulipanët" kanë arritur dhjetë fitore, përfshi ato ndaj Spanjës, Gjermanisë dhe Argjentinës, dhe katër barazime, ndaj Anglisë, Portugalisë, Belgjikës dhe Çekisë. "Bëmë maksimumin, - tha Advokati pas ndeshjes. - Mund të shihet ana negative, por provuam me të gjitha forcat tona për të barazuar. Ishte një ndeshje e pafat." Ai bëri shaka më pas, duke thënë: "Nëse kritikat ishin si stuhi para ndeshjes, tani do të jenë me rrufe." Advokati u mundua të mbronte Davidsin, megjithëse sjellja e tij i kushtoi humbjen skuadrës. "Janë gjëra që ndodhin. Ai nuk e bëri me qëllim," - tha trajneri. Advokati u ktheu përgjigje kritikave të legjendës së legjendës së Holandës, Johan Krujf. "Johan Krujfi ka marë dy oferta për t'u bërë trajner dhe nuk i pranoi. Nuk po e kuptoj. Ndoshta ka diçka personale," - tha Advokati. Sulmuesi Rud van Nistelroi u zëvendësua në minutën e 70-të dhe goditi një shishe uji në shenjë pakënaqësie, por trajneri tha: "Këto gjëra lejohen. Shpresoj që Van Nistelroi të jetë mërzitur me veten." Pier van Hoijdonk, i cili zëvendësoi Van Nistelroin, kur u pyet për ndeshjen, tha: "Luajtëm 80 minuta me dhjetë lojtarë. Jemi shumë të zhgënjyer, por besoj ende se do të kualifikohemi."

Juxhin MILLONA 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

UEFA :

Play-off-et, skema javën e ardhshme
Skema e shortit për play-off-et e Euro 2004-s do të vendoset javën e ardhshme në Bratislavë, gjatë takimit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Nënkampionet e 10 grupeve eliminatore do të përballen në dy ndeshje, më 15/16 dhe 18/19 nëntor, dhe do të vendosin se cilat skuadra do të marrin pjesë në veprimtarinë portugeze, por UEFA nuk ka vendosur ende nëse gjatë shortit do të ketë skuadra të favorizuara. Nëse eliminatoret e Euro 2000-shit kanë qenë me nëntë grupe, Portugalia u kualifikua si e dyta më e mirë, ndërsa tetë skuadrat e tjera morën pjesë në play-off. Holanda dhe Sllovenia kanë siguruar nga një vend në play-off, ndërsa tetë skuadrat e tjera do të vendosen në ndeshjet e fundit, më 11 tetor. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet të mërkurën dhe të enjten e ardhshme. Franca, Çekia, Suedia dhe Bullgaria kanë siguruar kualifikimin direkt, pasi kanë fituar grupet respektive.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

FRANCE :

Santini: Duhet të përmirësohemi
Trajneri i Francës, Zhak Santini, është një njeri që synon perfekten dhe ka filluar të kërkojë se ku mund të përmirësohet skuadra, pasi "Les Bleus" siguruan kualifikimin në Ruro 2004 pas fitores së shtatë në po kaq ndeshje. Kampionët në fuqi e siguruan kualifikim me një fitore 2 0 ndaj Sllovenisë, që ka siguruar një vend në play off. Santini duhet të jetë kënaqur nga fakti se Franca është e vetmja skuadër që i ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, por ai sheh përpara dhe kërkon të gjejë se në cilët aspekte skuadra dhe lojtarët mund të përmirësohen. "Nëse Franca synon të paraqitet mirë në Euro 2004, duhet të përmirësohemi. Miqësoret e ardhshme do të jenë mësime të reja, që do të përdoren në qershor, në Portugali," - tha Santini. Fabien Bartez ishte në formë të shkëlqyer, duke bërë disa pritje, që ruajtën epërsinë e Francës, dhe portieri ishte kënaqur me paraqitjen e tij. "Kjo është një skuadër e madhe. E rëndësishme është që u kualifikuam. Jam shumë i kënaqur," - tha Bartezi, i cili nuk është më titullar te Mançester Junajtidi. Santini është kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij jashtë fushe dhe shpreson që Franca të arrijë fitoren e tetë në takimin ndaj Izraelit. "Eshtë e rëndësishme që po fitojmë në të gjitha fushat dhe në këtë pikë do të përgatitemi, - tha Santini. - Kualifikimi na jep një gëzim të madh."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

SPANJE :

Trajneri i Spanjës përgëzon sulmuesin e Realit të Madridit pas fitores ndaj Ukrainës
Saez: Rauli, i pazëvendësueshëm
Trajneri i Spanjës, Inaki Saez, ka theksuar se nuk i ka shkuar kurrë në mendje ta lërë Raulin jashtë skuadre, pasi pa kapitenin të shënonte golat e fitores ndaj Ukrainës. Fitorja i siguroi Spanjës të paktën një vend në play off për Euro 2004-n. Një numër paraqitjesh të dobëta me Realin e Madridit dhe në takimin e së shtunës me Spanjën bënë që shtypi t'i sugjeronte Saezit që ta linte Raulin në stol dhe të përfshinte në formacion Huan Karlos Valeronin, i cili luan me Deportivo La Korunjën. Por Saezi u shpërblye për besimin e tij, pasi Rauli i shënoi të dy golat e Spanjës në fitoren 2 1 në stadiumin "Manuel Martinez Valero" të Elkes. "E kam thënë se Rauli është i pazëvendësueshëm. Ai del në pah atëherë kur kemi më shumë nevojë për të dhe dy golat e tij ishin vendimtarë, - tha Saezi. - Rauli është një lojtar që nuk bën paraqitje konstante, por nuk e humbet topin dhe del në pah atëherë kur nuk e pret." Megjithatë, paraqitja e gjithë skuadrës nuk i la mbresa Saezit, i cili pranoi se nuk ishte kënaqur plotësisht, pasi Spanja hasi vështirësi në mbrojtjen e Ukrainës dhe u duk se po vinte në dyshim edhe vendin në play off. "Kam mendime të ndryshme për skuadrën dhe pranoj se vuajta në stol, - tha Saezi. - Ukraina krijoi shumë raste dhe na hapi probleme. Ishte një ndeshje interesante, por në fund arritëm të mundnim një skuadër të mirë." Ndërkohë, Rauli u përgëzua edhe nga shtypi spanjoll. Gazeta "Diario AS" shkruante: "Ai nuk mori pjesë në aksion, por shënoi në shanset e pastra që kishte, duke treguar edhe një herë aftësinë e tij për të vendosur për ndeshje të rëndësishme." Gazeta "Marca" shkruante në faqen e parë të saj: "Rauli mbyll gojën dhe shpëton skuadrën e Saezit".
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ANGLIA :

Trajneri i Anglisë ka filluar të mendojë për takimin e fundit dhe synon tri pikët
Erikson: Në Turqi për fitore

Trajneri i Anglisë, Sven Goran Erikson, ka premtuar se skuadra e tij do të zbresë në fushë për fitore në ndeshjen e fundit eliminatore të Euro 2004-s, atë ndaj Turqisë, megjithëse ka nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin direkt. Fitorja 2 0 ndaj Lihtenshteinit e ngjiti Anglinë në krye të grupit, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi. Skuadrës së Senjol Gyneshit i duhet një fitore për të siguruar kualifikimin direkt në veprimtarinë portugeze, ndërsa Anglia mund të kënaqet edhe me një barazim. Megjithatë, Eriksoni e di se do të jetë shumë e rrezikshme nëse skuadra e tij do të luajë për një barazim në një ndeshje kaq të rëndësishme, që planifikohet të jetë "e nxehtë", dhe premtoi se skuadra do të synojë fitoren. "Nuk mendoj se Anglia mund të luajë për një barazim, - tha Eriksoni. - Ne nuk kemi këtë mentalitet. Ndoshta kjo është e vërtetë edhe për shumë klube të Premier Ligës. Kemi një muaj për t'u përgatitur për këtë ndeshje, por e rëndësishme është që t'i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, gjë që nuk varet nga ne. E njëjta gjë ishte në eliminatoren e botërorit ndaj Gjermanisë. Po të kishim humbur, nuk do ta fitonim grupin. Në Turqi do të jetë më nxehtë, dhe nuk po flas vetëm për motin. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe interesante." Ylli i ri i Evertonit, Uejni Runi, ishte një nga më të mirët në ndeshjen e "Old Trafford"-it dhe paraqitja e tij mund ta bindë Eriksonin ta përfshijë në formacion për takimin me Turqinë. Sulmuesi 17 vjeçar mund të luajë përkrah Majkëll Ouenit dhe Eriksoni pranon se do të jetë e vështirë ta lërë në stol. "Ai po luan shumë mirë, - shtoi Eriksoni. - Ai është i zgjuar dhe shënon. Si 17 vjeçar, e ka filluar shkëlqyeshëm aventurën me përfaqësuesen. Ai do të shënojë sërish me Anglinë, ndaj do të jetë shumë e vështirë ta lëmë në stol." Eriksoni pranoi se skuadra e tij nuk kishte bërë paraqitje shumë të mirë në fitoren 2 0 ndaj Lihtenshteinit, por theksoi se rëndësi kishte rezultati. "Ishim profesionistë. Mund të kishim shënuar më shumë, por edhe mund të kishim pësuar një në minutat e fundit. Kur një skuadër është në epërsi 2 0, ajo duhet të mundohet të mbajë topin. Ne nuk jemi shumë të mirë në këtë aspekt, sepse duam të sulmojmë. Jam i gëzuar që u ngjitëm në krye të grupit. Tani shpresojmë që asnjë lojtar të mos dëmtohet deri në takimin me Turqinë." Turqia do të synojë të marrë hak për humbjen 2 0 ndaj Anglisë, prillin e shkuar, dhe është e vendosur për t'u ngjitur në krye të grupit. Por po aq e rëndësishme sa rezultati do të jetë edhe sjellja e tifozëve. Anglia nuk ka marrë asnjë biletë për takimin në Turqi dhe u ka bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë larg.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

UEFA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që nuk do të ketë diferencime të skuadrave pjesëmarrëse në play-off për Euro 2004.

Me përfundimin e ndeshjeve në grupe, muajin e ardhshëm, dhjetë skuadrat e renditura në vendin e dytë të çdo grupi do të ndeshen për të nxjerrë pesë finalistet e fundit. Shorti i plejofit do të hidhet në mesditën e 13 tetorit, në hotel Sheraton në aeroportin e Frankfurtit.

Të dhjetë skuadrat pjesëmarrëse do të jenë në një vazo, pa u marrë parasysh koefiçenti i viteve të

kaluar. Sipas UEFA-s, ndeshjet e para të plejofit do të luhen më 15 dhe 16 nëntor, dhe ato të kthimit pas tri ditësh. Por koefiçenti do të merret parasysh për shortin e finaleve, të cilat do të zhvillohen në qershor, në Portugali.

16 finalistet do të ndahen në katër grupe dhe deri tani koka grupesh janë Franca, kampione në fuqi, dhe Portugalia, vendi organizator.

Dy kokat e tjera, sipas gjasave, Gjermani dhe Italia, do të mësohen vetëm pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, ndërkohë që të gjitha skuadrat do të vendosen në katër vazo në bazë të koefiçentit, nxjerrë nga finalet e mëparshme.

Shorti i finaleve do të hidhet më 30 nëntor, në hotel Pavilhao Atlantiko të Lisbonës.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Gynesi refuzon bashkëpunimin
Trajneri i Turqisë, Senjol Gynesh, ka refuzuar një propozim të homologut të tij të Anglisë, Sven Goran Erikson, për të organizuar një konferencë për shtyp, në përpjekjet për të qetësuar situatën ndërmjet dy vendeve në prag të ndeshjes eliminatore të Stambollit, që do të luhet më 11 tetor. Shtypi turk bëri të ditur se Gyneshi nuk e kishte pranuar ofertën e suedezit dhe nuk do të shkojë në takimin e Zyrihut, të propozuar nga UEFA. "Nuk ka nevojë për takime të tilla, sepse nuk ekziston asnjë problem,"- ka thënë Gyneshi.
 
B

briiigi

Guest
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

e hengrem...kaq them...
mgjte ka akoma skuadra te tjera ne loje /pf/images/graemlins/laugh.gif
Me pelqeu shume rekuperimi i Hollandes..
nice GAME!!!
 
B

briiigi

Guest
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

per eliminatoret e Europianit pra moooooooooo
qe nuk arritem me kalu grupin...mendo rusia qe e rrafem 3-1 u fut....ik e hiqja vetes :cry:
 

eros111

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ore ca jeni tifoze te italise, hollandes, anglise mos shpresoni kot se franca e ka ne xhep europianin...
allez les bleus :rockband:
 
B

briiigi

Guest
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

pfffffffff.... YOU WISH!!!
ata qe u eleminuan direkte heren e fundit?
kampionet more??? pupuuppupu
TE LODHUR!
 
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Briiigi,i qenke kthyer prap futbollit me duket,apo ke ca kohet te lire keto dite,me rastin e festave??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

E ke gabim, jam me provime...
po me duhet me heq icik stres /pf/images/graemlins/smile.gif dhe merrem dhe shakatoj pak ktej /pf/images/graemlins/smile.gif
ika te msoj :kiss:
 

Guest
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Kush eshte ai qe flet per Francen, kur te zgjohet nga gjumi do te shikoje GJERMANINE Kampion. <Merci>
 

StAvRoS

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ca thoni mer ajo gjermania jote as grupin nuk do kaloje se ke Hollanden aty, sa per kampion une shof favorit Holland, Itali, Spanjae Portugali, sa per gjermanine francen e angline...FORZA HOLLAND :thumbsup:
 
Top