Fillimisht postuar nga smile:
[qb] Mbreme pashe nje enderr içik te çuditshme
mu duk sikur isha ne Elbasan tek universiteti dhe aty po prisja te dashurin tim. ky vjen nga prapa, me kap prej beli dhe me puth. Ishte i gjate, elegant, syte kafe, floke te prera shkurt dhe i veshur me nje si tip xhakete casual. Pastaj endrra me çon ne shkollen time 8 vjeçare "Xhaferr Kongoli"..isha ulur ne shkallet e shkolles dhe i tregoja shoqeve te mija te femijerise eksperiencat qe kisha bere ne jete. Habitesha sesi Entela (qe ishte me e shkurtra e klases) s'ishte zgjatur me..kishte ngelur e vockel e vockel. Pastaj u them se duhet te pres te dashurin tim qe eshte duke dhene nje provim avokature ne katin e 3. Rri mbeshtetur tek parvazi i penxheres dhe sodis kalamajte qe luajne..te gjithe jane te veshur me perparese te bardhe. Ky (qe s'e mora vesh se si quhesh) del nga dera e klases dhe une i hidhem ne qafe..perqafohemi..puthemi, me merr ne krahe dhe hyme tek biblioteka, qe çuditerisht kishte vetem nje krevat dopje, as libra e as mobilje te tjera. me shtrin ne krevat dhe ndersa vazhdojme te puthemi hyn ne dhome nje pastruese dhe na thote qe do te pastroje dhomen. Ky pasi shikon ne portofol me pyet mua "a ke leke te thyera ti, tia japim per nje kafe pastrueses?". Une hap portofolin dhe gjej perveç lekeve te tjera nje lek te madh qe ngjante si dy 20 qindarkeshe euro te bashkuara dhe qe ndrinin si flori. ne ate çast i hedh syte unazes sime te marteses dhe ndjehem ne faj qe jam aty me dike tjeter (as ne enderr nuk tradhtoj dot /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
Ishte kaq pasionante ajo puthja e tij, kaq e embel, dhe ndersa e perqafoja ndjehesha shume e mbushur shpirterisht.
çdo me thene

[/qb]