Re: ENDRRAT!!!!!!!!!!!!!!
Helene, poplli te do ktu! /pf/images/graemlins/laugh.gif
kam pare ne enderr sikur isha ne nje vend, si tip periferi qyteti. ishte vend i shenjte ama, ku ndodheshin dy ndertesa te njenjta. njera ndertese njekateshe dhe tjetra pallat. kjo njekateshja sikur pluskonte ne ajer, nja nje pellembe nga toka. me nje fjale nuk mbeshtetej ne toke, po sikur ish nje force qe e mbante pezull. ne hapsiren e krijuar shihja nje si tip grope a hapsire ne toke, e cila ishte e thelle e dukej si pa fund. mesa ndjeja, misticizmi i kesaj nderteses vinte nga kjo gropa.
ndertesa tjeter ishte pallat, siç e thashe, po nga kto pallatet tipike shqiptare, 5 kaç me tulla te kuqe, e me apartamente te vegjel. tek nje nga apartamentet ishte nje nga fallxhoret qe te shohin te ardhmen. apartamenti ishte i mbushur plot me njerez dhe perballe tyre tavolina me kte fallxhoren e dy ndihmeset e veta. tentoj te ulem tek tavolina por kishte shume njerez e nuk arrita ti flisja fare. por ama, mora vesh qe fallaxhorja te thoshte te ardhmen duke i dhene monedha per çdo kerkese qe kishe. fus doren ne xhep dhe nxjerr rreth 4 euro metalike qe me gjendeshin. bashke me to nxjerr dhe ca cent, nje nga te cilat me bie nga dora, rrotullohet ne dysheme e shkon e perplaset me nje nga kembet e nje tavoline pak me tutje. prane tavolines ishte nje karrige, dhe nen te nje mace e zeze e cila sapo pa monedhen te perplasej me kemben e tavolines tentoi ta kapte me puter.
mbaj mend qe kam pare midis ktyre dy skenave, fytyren e nje goce qe njof. ishte nje fotografi, tek e cila kish dale si tip fotomodeleje. me floke te mbledhura bukur siper kokes, por jo bisht, po si tip krife /pf/images/graemlins/laugh.gif , kapje moderrne mo. kish dale ne profil, biles me shume sesa profil, e fytyra i shkelqente dhe kish ngjyre bojkafe te shndritshme. dukej sikur kish bere plazh, po ngjyrimi me i theksuar nga fotoja profesionale. gjeja e çuditshme ishte nje leter e ngjitur ne kornize ku shkruhej "me gjen nga 02:30 ne 07:00".
/pf/images/graemlins/wink.gif :wave: