Elbasani

Ema

Goddes
Re: Elbasani

TE Kongoli e?
Kush t'ka dhan msim moj?Kemi pas drejto Qemalin.Me duket se je nji vit ma e madhe ti ylli.
Une e kam pas shpine ke pallati 60 mu ne bulevard ai paralel me shkollen,pastaj ma mrapa kur u rrita e kam pas ke pallati mrapa elektrofurres.
Cil ke pas zysh kujdestare ti?
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Qemalin e shkrete kemi pas qe kishte ik truni per l.. keto kohet e funit.
Une ke 62 e kam pas. Kujdestare kam pas Luçin ne fillore qe ishte si shpirt pastaj klasa jone 4 vjetet e tjere ka nderru mbi 10 kujdestare po ma e mira ka qene Eli Tepelena
 

Ema

Goddes
Re: Elbasani

/pf/images/graemlins/smile.gif
Une ne fillore kam pas zysh Elsa Metanin,pastaj ajo iku ne Greqi na meti Atlia.
Ke pallati jot kam pas nji goc ne klase une,erkida e ka emrin,ke hyrja dyt,kati trete.Paskemi qene afer fare moj :goofy:
Ne tetvjecare kam pas Edliren e matematikes,pastaj zevendsus Fatmir Kopilin,biologji Aferdita dhe letersia zysh Vera(me e mira nga tere keto).Ah,kam pas edhe Namikun ne histori /pf/images/graemlins/laugh.gif .Cam te mire ate kam pare /pf/images/graemlins/smile.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Namiku ishte shume i mire sa here shkoshim tek parku, sidomos ne fund viti shkollor, ai vinte dhe me mbante me muhabet sepse une kisha qejf te ulesha veç e te enderroja dhe ai vinte e me fliste per letersine.
Gocen e Elses une e kam patur shoqe te ngushte po sa iku ne greqi me harroi fare, biles edhe kur erdhi nuk denjoi as te me takonte :shrug:
Tek pallati jot kam bere anglisht me nje shokun tim Deslin, na jepte mesim Ingridi, qe e kishte shpine tek hyrja e pare, kati i 3.
Erkiden e njoh..shume goce e mire..nga ato qe s'beshin asgje di proibito ..mua me tipa te tille s'me hahesh muhabeti hiç /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Elbasani

Ah Porf.Ingridi ka qene shok me babin tim,me para se ta kisha shpine ke hyrja 2 e kam pas ke hyrja e tij dhe ai ka marre shpine ku kemi qene neve.E mbaj mend kur pati problmet me gruan qe e pinte kafene helm,pa sheqer fare dhe mu me bente pershtypje.S'te mbaj mend as une jo :eek:
Ca viti ke maru ti mi?
 

Woell Artan

Primus registratum
Re: Elbasani

Ja mirsejugjeta njehere Elbasanas te dashur! Nuk e dija qe existonte nje teme extra per Elbasanin. Gje e mire shume!!! Qindra kilometera larg bisedon me patriote dhe ke pak-a-shume ndjenjen sikur ndodhesh atje... Une kam shume vjet qe jam larguar, por 2 jave ne vit jam ne Elb., prane familjes se dashur. meqe ra fjala, Smile dhe ExuBeRaNcE, edhe une tek "Kinezet" e kam shtepine, perballe ish-shkolles se ndertimit...Hmmmmm...Elbasani ka mekatet e veta (qe nuk jane pak), po ne fund te fundit eshte qyteti ku kemi kaluar femijerine dhe rinine e hershme e cila nuk do te kthehet me kurre :cry:
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Mire se na erdhe komshi!

per Jeten
Une kam mbaruar njesoj me Erkiden...po une s'kisha shume shoqe sepse o preferoja te rrija vetem ose shoqerohesha vetem me meshkuj (te pakten kto kishin muhabete içik me te shumellojshme se femrat o per pamjen e jashtme ose per meshkujt dinin te flisnin :goofy: )
 

Ema

Goddes
Re: Elbasani

:eek:

Ti ke maru me nji vit me mua?Ca klase ke qene moj?Nuk ke qene ke e 8-c imagjinoj :lol: S'mu besoka fare.Me duket ke qene ke A-ja me Diana Biben :confused:

Elbasansi ca e ka nr pallati jot me?Ku eshte shkolla ndertimit,eshte nga ana tjeter e rruges me duket :confused:
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Une kam mbaru nje vit me Erkiden por jam 1 vit me e madhe se Kida, praticamente une kalova nga nje shkolle ne tjetren (pelivanlliqet e mija) dhe me jane dashur te jap provime equivalence ..histori e ngaterruar...sidoqofte pastaj kam qene ne klase me kiden

Elbasanas po ti e paske mas pallatit tim mor çun :confused: Ke hyrja e pare je..siper dyqanit ushqimor?
 

Ema

Goddes
Re: Elbasani

1.Ne s'kemi pas zysh kujdestare Eli Tepelenen.
2.8-a ka pat veren kurse ne edliren.
3.Me thuj noi goc te klases tate se me habise fare...
:eek:
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Ne gjimnaz kam pas ne klase njeren qe quhesh Ela Ganjolli (ishte goce fantastike) ndersa ne 8 vjeçare kam pasur Suelen (s'me kujtohet mbiemri tashti) qe pastaj vazhdoi gjuhet e huaja .. :shrug:
 

Ema

Goddes
Re: Elbasani

Suela Kadiu e ka emrin vajza?EShte ne Siena,ketu ne It /pf/images/graemlins/smile.gif ,e ka qene edhe ne Bo ca here se ka ca shoqe ketu.Nese ke qene me te ke qene te e 8-b bashke me Ilda Moncin,komshien time /pf/images/graemlins/laugh.gif

S'te mbaj mend fare fare /pf/images/graemlins/smile.gif
 

tini vogel

Primus registratum
Re: Elbasani

Ha me goca pra,bajm na nji muhabet tjeter,vetem dyke fol per pallatet ktu,un e kam te kryezimi cerrikut,dhe tjetren te stadiumi dhe klasen e 7 e kam ba te jeronim de rada pastaj ika ,boll tani u njohem.na thuni na nji gja tjeter cysh jeni knej mir,me kto italianet mir,se ne elbasanllinjt kemi i gja nuk para shkojm dakort me te gjith,ciao dhe vazhdoni te flisni te kjo andresa e Elbasanit
 

Woell Artan

Primus registratum
Re: Elbasani

Hey Smile! Hyrja e pare, kati i dyte.., po s'ma merr mendja se me mban mend. Kam 12 vjet qe kam ikur. Kushedi, ndoshta mund te jemi pare ndonjehere. Elbasani aq eshte...
 

edda

Primus registratum
Re: Elbasani

Ndoshta thua?!?! ..patjeter qe jemi pare..me ler te mendohem..aty tek hyrja e pare une mbaj mend Eltonin qe ishte ne kat te funit, Gent Boriçin dhe nje çun tjeter qe ishte ne kat te dyte qe s'po ia kujtoj emrin.
Kur isha ne 8 vjeçare mbyllja deren e dhomes duke u thene njerezve qe duhet te studioj dhe rrija tere pasditen shikoja levizjet e robve (la guardona :lol: ), çuditerisht kjo gje me kenaqte shume... une rrija pas perdes dhe vezhgoja kur hynin kur dilnin, ne ishin me nerva apo ishin te lumtur... pastaj ngrihesha heret ne mengjes qe mesoja :smash: . Che stronza!!!! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

jonida haka

Primus registratum
Re: Elbasani

o zot gjithe elbasanin mbajtet ne goje :eek: :eek: ....pupupu ceshte kjo pune ketu pale dhe 8 vjecaren mbakeni mend moj????po anej nga lagja ime ka ndonje ketu perballe disko tokutes?? /pf/images/graemlins/wink.gif
haha ju pershendes te gjithve ju elbasanllinjte....e rrini kujtojeni nganjehere kete vend se u larguam te tere,une shyqyr nuk kam vajt shume larg deri ne tr....
pacim ylla :kiss: :kiss: :kiss: :wave:
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Elbasani

Emigrimi, 250 viktima nga Elbasani në 13 vjet; me te shumtit prej grekërve.


Që prej vitit '90, kur në Shqipëri filloi emigracioni masiv, rezultojnë të kenë humbur jetën 250 emigrantë nga rrethet e prefekturës së Elbasanit, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Artur Shuli, kryetar i shoqatës "Familjet e dëmtuara në emigracion", duke iu referuar statistikave thotë për gazetën se gjatë 13 viteve rezulton se 340 persona me vendbanime në qytetet dhe komunat e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën, janë gjymtuar, apo cilësohen të zhdukur.

Sipas tij, 250 vetë kanë vdekur, 57 persona janë gjymtuar përjetësisht, ndërsa 23 emigrantë rezultojnë të humbur në vendet fqinje. Dhjetëra kurbetlinj, tha Shuli, kanë humbur jetën nga aksidentet në punë, të tjerë si pasojë e aksidenteve rrugore, por dhe nga plumbat e policisë dhe ushtarëve fqinjë (Greqi e Maqedoni). Viktimat më të shumta mes emigrantëve elbasanas kanë qenë në Greqi, në masën 80%, ndërsa të tjerat në Itali dhe më pak prej tyre në Maqedoni dhe vende të tjera të Europës. Shuli thotë se brenda mundësive tona jemi përpjekur që të sensibilizojmë opinionin dhe strukturat shtetërore në Shqipëri e vendet fqinje për trajtimin e emigrantëve tanë si gjithë emigrantët e tjerë, respektimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve të sigurimit në punë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me organizata të ndryshme, Kryqin e Kuq Shqiptar e jashtë vëndit, po punohet për të rënë në gjurmë të 23 emigrantëve elbasanas që prej vitesh rezultojnë të zhdukur. Në dhjetëra raste, sipas Shulit, dhimbja e familjarëve të emigrantëve viktima është shoqëruar dhe me vështirësi të shumta dhe pamundësi financiare për sjelljen e kufomave në Shqipëri. Ka patur raste, kur trupat e emigrantëve viktima, për shkak të kostos financiare, janë vonuar nga disa ditë e deri në disa javë, shton ai. Misioni human i shoqatës sonë në lehtësimin e këtyre dramave për familjet e viktimave, thotë Artur Shuli, nuk mund të japë atë rezultat nëse nuk do të mbështetet më shumë se deri tani nga strukturat shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të komunitetit vendas.

Gazeta Shekulli
7 Tetor 2003
 
Top