Re: ...EDHE NJE HERE TE TE SHOH KRISTIANE ...SI DIKUR. ..ARBERI
Asgje per te mbrojtur kete fe apo tjetren... por kur e konsideroni kristianizmin bazen morale te Europes se sotme progresiste, duhen pare gjerat me nga afer e me me objektivitet:
Ne mesjeten e hershme dhe te mesme Europa ka qene ne ate qe ne histori quhet "dark ages" (nuk e di si quhet ne shqip). Gjate kesaj kohe, territori ka qene i copetuar, me shume feudale qe benin ligjin, me shtete/principata te vogla, dhe shumica e njerezve jetonin ne fshatra, kishte shume pak qytete. I vetmi shtet i madh e i fuqishem qe arriti te mbijetonte ishte Bizanti ose Perandoria Romake e Lindjes. Ky shtet i shkeputi totalisht lidhjet me boten antike, shkollat e filozofise u mbyllen, tempujt u kthyen ne kisha; shkoi deri aty sa veprat e bukura te klasicizmit u shkaterruan se kishin motive lirike dhe erotike, te cilat binin ndesh me mesimet e kishes.
U ngrit perandoria arabe (nuk po hyj ne detaje se si) dhe pushtoi te gjithe Afriken e veriut dhe gadishullin iberik. Ne Egjipt, sic e dini, ndodhet Aleksandria, nje nga qytetet ku lulezoi filozofia, letersia, dhe dijet ne pergjithesi, gjate antikitetit. Kur pushtuan kete qytet, arabet u njohen me dijet e antikitetit, qe mesjeta e erret i kishte lene ne harrese. I pervetesuan ato, duke i gershetuar me dijet dhe mesimet e kuranit, dhe filozofet me te medhenj te atyre koheve ishin arabet. Kishin shkolla filozofie, deri ndaheshin ne mbeshtetes te Platonit dhe ne mbeshtetes te Aristotelit - ishte kulmi i qyteterimit arab (bile fjala FILOZOFI vjen nga arabishtja). Ne Kordoba (Spanje), zhvilloheshin debate filozofike ndermjet filozofeve te famshem, dhe ishte pikerisht nga Spanja qe dijet antike u futen perseri ne Europe. Tashme veprat e Platonit, Aristotelit dhe filozofeve te tjere ekzistonin vetem ne arabisht, si dhe kritikat e ketyre veprave ishin bere vetem nga filozofe arabe, dhe u perkthyen ne latinisht pikerisht ne Spanje. Me vone u perdoren nga Tomas De Achino dhe Dante, dhe pak nga pak keto ide u perhapen ne te gjithe Europen. Ishin pikerisht keto ide qe sherbyen si pike nisje dhe baze per te gjitha revolucionet kulturore dhe ideologjike qe zhvilluan, e cuan perpara dhe e nxorren nga terri kristian i mesjetes Europen.
Per keto qe thashe me siper mund t'i referoheni te gjitha dokumenteve historike, une nuk mund t'i sjell ketu se do te me duhej te hapja me dhjetra libra... por, megjithese ironike, e gjitha eshte e vertete: NESE EUROPA ESHTE KETU KU ESHTE, KJO KA ARDHUR NGA ARABET, JO NGA KRISTIANET