Nje shembull i thjeshte se sa e fshehte eshte e verteta, eshte wikileaks. Shih sa lufte po i behet Assange.
Re: E verteta
Nuk e di cfare kuptoni ju kur thoni se e Verteta eshte Relative, por them se eshte nje pohim i rrezikshem. Kjo shprehje le koklavitur shume pyetje rreth ekzistences sone. Ja disa te Verteta qe NUK jane relative ne kete periudhe kohe, ne kete hapesire:
1. Une jam njeri.
2. Une mendoj.
3. Une shikoj, degjoj, nuhas, shijoj. prek.
4. Une flas.
5. Une nuk pi duhan.
6. etj etj etj
Keto jane te verteta absolute ne kete moment, ne kete hapesire. Asnjeri nuk mund ti kundershtoje. Po te mos kishte "te vereta" atehere ne jetonim ne terr, ku nuk i dihet fillimi as mbarimi. Nuk e besoj te jete keshtu. Morali, vlerat, dhe virtytet marrin format e tyre, bazuar ne keto "te verteta" qe ekzistojne ne shpirtin e njeriut.
Shembull: Nje mik apo mikeshe vendos te kryeje vetvrasje, dhe eshte i/e bindur se ky veprim eshte gjeja me e mire qe ai/ajo mund te beje. C'do te benit? C'do ti thonit? Ja ku e ke thiken. Do ndihme? Apo do ta ndalonit padiskutimisht nga ky veprim makaber? Nese e verteta eshte relative, d.m.th qe ndryshon, atehere do te mendonit se kjo eshte nje zgjidhje e lire e njeriut. Por ne besoni ne te vertete absolute do te benit cdo gje qe keni ne dore per ta ndaluar duke besuar ne te Verteten qe Jeta eshte e cmuar, dhe duhet mbrojtur.
Shpresoj te me keni kuptuar. /pf/images/graemlins/tongue.gif
Re: E verteta
Mbi te verteten absolute:
Çdo ngjarje eshte e identifikuar ne kohe dhe hapesire. Çdo gje qe ka ndodhur eshte e kaluar, dhe si e tille eshte e identifikuar per kohen dhe hapesiren.
Reportimi i nje ngjarjeje qe ka ndodhur ne te gjitha detajet do perbente ne nje fare menyre te verteten absolute.
Çfaredolloj mendimi njerezor mbi nje ngjarje qe ka ndodhur nuk mund te jete veçse nje e vertete relative duke u nisur nga natyre njerezore.
Nga paragrafi i mesiperm arrijme ne perfundimin qe e verteta absolute ekziston, por nuk ka asnjeri qe mund ta raportoje, gje qe ben te verteten absolute ne praktike te pamundur, POR jo te paekzistueshme.
Nga ana tjeter, marrim te verteten absolute ne matematike. Ne kete fushe mund t'i afrohemi me shume se ne çdo fushe tjeter. Duke kufizuar nje sistem ne mund te nxjerrim te verteta absolute qe jane te pakundershtueshme. POR edhe ne matematike ka kontradikta dhe shume prej tyre vijne prej Teoremave te Paperfundsise te Kurt Gödel, qe kane lidhje me Teorine e Numrave. Rezultatet e Gödel tregojne qe ne shume raste nuk mund te verifikohet qe diçka eshte e vertete apo jo.
Ne matematike perdoret gjithashtu nocioni reductio ad absordum ne te cilin nisim vertetimin e diçkaja duke pranuar te kunderten si te vertete.
Nese perdorim te njeten teknike per shprehjen: "E verteta absolute ekzsiton" dhe kjo eshte absolutisht e vertete, e kunderta do ishte "E verteta absolute nuk e ekziston" dhe kjo eshte absolutisht e vertete. Kjo e fundit eshte vete-kundershtim, gje qe do bente "E verteta absolute ekziston" absolutisht te vertete.
Perfundimi nuk eshte i qarte per vete pamundesine e verifikimit.
;-)
Re: E verteta
E verteta eshte nje spekullim, perceptim a hipoteze qe perputhet ne vlere numerike, llogjike, artistike dhe shpirterore me realitetin.
Ndoshta nuk pi uje, por ky eshte perkufizimi im! All rights reserved. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Re: E verteta
E verteta eshte nje nocion llogjik. Kur gjejme dicka e cila perputhet plotesisht me arsyetimin pa lene asnje shteg per dyshimin themi se eshte e verteta!
Po ka disa te verteta!