Duhet legalizuar prostitucioni?

regele

Forumium maestatis
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Fillimisht postuar nga arun:
[qb] Fillimisht postuar nga regele:
Arun, sa i qarte je more! Dukesh qe je shume "i pergatitur" si psikologjikisht, ashtu dhe shoqerisht per te diskutuar te tilla gjera!

ti regele me duket se je me e qarte se une sepse nuk po na thu gjo fare. po ti je dakort te dalesh ke trotuari nese je dakort na thuaj se pse je ... [/qb]
Arun, nuk t'i them preferencat e mija, se ben vaki dhe ofendohesh pastaj! Sa per mendimet e mija, lexo postimet e meparshme, pastaj fol! Ok, plako /pf/images/graemlins/smile.gif ?
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

regele

ja nje pacavure tenden qe e lexova me kujdes te madh , dhe po e vendos ketu poshte:

Shume interesant zhvillimi i kesaj teme! Nuk e prisja nje reagim te tille, por perseri mbetem i mendimit se prostitucioni ne Shqiperi duhet legalizuar. Jam dakord me te gjitha arsyet qe ishin pro ketij vendimi, por dua te shtoj dhe dy gjera te tjera! Mesa pashe une, shume njerez (nuk ua permend emrat - do t'i dalloni se do te reagojne pas ketij postimi) kur flasin per prostitucion fillojne dhe flasin per moral, per statistika, bejne analiza, fillojne mendojne dhe bejne barazine prostituta = imoralitet dhe sex, madje fillojne te ofendojne antaret e tjere te forumit duke share madje dhe njerezit e afert te ketyre te fundit! Per medimit tim, ketyre "intelektualeve", pasi ashtu prezantohen ketu duke perdorur dhe fjale te huaja, do t'u thoja turp! Nuk jane ne gjendje te zhvillojne nje diskutim rreth nje teme sociale, pa share e pa ofenduar! Kane njefare te drejte, megjithate! Prostitucioni, dashur pa dashur te ben te mendosh per seksin, per nje femer te bukur qe eshte ne gjendje te te jape kenaqeiste qe ndoshta nuk t'i ka dhene ndonje femer tjeter. Reagimi i ketyre tipave, me ben te mendoj se kur japin mendime intelektuale per prostitucionin u rritet stresi dhe tensioni seksual, prandaj fillojne ofendojne (pasi nuk ndihen mire), fillojne te bastardojne temen (pasi nuk e kontrollojne dot veten) dhe duan qe fjala e tyre te degjohet me shume nga te tjereve! Kjo eshte arsye qe u kthehen dhe u rikthehen nje postimi me dhjetra here, per te zbrazur tensionin e tyre! Te dashur rrypa (do t'ju thosha ndryshe - e dini ju si) prostitucioni do t'ju ndihmonte te shikonit dhe ju per here te pare nje femer me sy, te ishit me te cliret dhe pastaj te fillonit te mendonit me kthjellet! Kaq mund t'ju them. Besoj se jeni ne gjendje te kuptoni cfare ju shkrova! Nese e kuptoni eshte mire, do te thote qe keni filluar te permiresoheni, prandaj do t'ju lutem te gjithe debatuesve ta rrisin nivelin intelektual te diskutimeve.

nuk e di ku jeton ti por ketu ne itali, para disa ditesh u vrane dy polica dhe nje dedektiv privat per shkak te nje prostitute (baxhelle nga ukraina) keshtu thone lajmet ketu ne itali

legalizimi i prostitucionit nuk e zhduk kete plage sociale por thjesht shteti kerkon ta vendosi nen kontroll duke u munduar dhe ti mari taksa prostitutave , por nga ana tjeter ky profesion nuk njihet nga shteti pra sado qe shtete te tilla si franca gjermania , greqia apo turqia e kane legalizuar kete dukuri , nga ana tjeter nuk e njohin si profesion , dhe ketu qendron edhe paradoksi legalizimit te kesaj dukurie nga ana e shteteve qe e kane legalizuar kete dukuri sociale , une personalisht i kam vizituar disa here keto shtete dhe nuk di te kem pare qe ne keto shtete te njihet qofte edhe nje prostitute e vetme dhe te mari pension duke u justifikuar se ka bere kete punen e prostitutes ......

problemi i nje femre qe ushtron kete profesion si me dashje apo po dashje eshte se degradohet shume here me teper si njeri sepse maredhenjet e shumta seksuale qe kryen nje prostitute gjate nje dite, efektin e degradimit te tyre e japin me kalimin e kohes , per tu bindur per nje fakt te tille mjafton te shikosh nje prostitute qe e ka ushtruar kete zanat per disa vite me rradhe dhe bindesh shume mire per nje fakt te tille

pra ketu une nuk po te bej moral por po te flas duke u bazuar nga ato qe kam pare me syte e mi , te mos flasim pastaj per faktin se ne jete eshte shume e rralle qe te gjesh nje mashkull qe te krijoje familje me nje prostitute (disa raste te rralla nuk i zbehin dot faktet)

keshtu qe i sugjeroj atyre femrave si puna jote qe jane dakort me legalizimin qe te shtrojne menderen ne nje pune ku te fitosh me pak , por ku dinjiteti yt si femer dhe si njeri te mos preket fare si nga ana fiziologjike ashtu eshte nga ana psiqike ........kurse nga ana spirituale nuk po e prek problemit sepse jemi shume larg bashke ne pikepamje te tilla ,per te mos thene qe nuk do kuptohemi fare......
 

ledioni

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Prostitucioni eshte i legalizuar dhe shpeshhere quhet martese!
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Fillimisht postuar nga ledioni:
[qb] Prostitucioni eshte i legalizuar dhe shpeshhere quhet martese! [/qb]
a nuk eshte prostitucion ky??

--------------------------------------------------------------------------------

Burri e vjen ne darke, ben seks kur i teket atij, i bertet kur i teket,
i permend here pas here qe po te mbaj me buke ... Po ky a nuk eshte
prostituim?"

Do te fleme ne te njejtin shtrat dhjete nete ne muaj. Per cdo vit te jetuar
se bashku, pas ndarjes ti do te marresh 10 milion dollare, plus te gjitha
sendeve personale te akumuluara gjate marteses. Dhurata e marteses do te
jete ai ishull qe sheh atje tej. Keshtu e bindi vejushen e Kenedit greku
Onasis.

Lamtumire grua e dashur. Ja 120 milion dollaret e tu per gjashte vite qe
jetuam bashke.

Miresevjen grua e dashur, ja kontrata e garancise per 55 mije dollare
shperblim per cdo dite bashkejetese.

Keshtu u divorcua dhe u rimartua Stiven Spilberg.

A nuk jane Onasis dhe Spilberg nxites prostitucioni? A nuk jane grate e tyre
prostituta?

Kur u pyeten burrat dhe grate e nje vendi europian nese do ta pranonin
"Propozimin" per te dorezuar partnerin kundrejt nje shperblimi 1 milion
dollaresh, 60% e burrave dhe 70% e grave thane "po".

Vete protagonistja e filmit, Demi Mur, qe paguhet me 10 milion dollare per cdo film tha se "per mua 1 milion dollare jane shume...".
 

MLK

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Ne France nje pjese e mire e prostitutave qe ushtrojne profesionin prej vitesh paguajne sigurime shoqerore, kane sigurim mjeksor dhe mundesine te marrin nje pension. Pjesa me e madhe nuk jan ber prostituta nga qejfi po nga momente te veshtira qe kan pas ne jete e skan pas mundisine financiare per ti perballuar. Megjithate çdo femer zgjedh vet se çfare ka ndermend te bej me trupin e saj keshtu qe sma do mendja se ka vend per moral! Tutoret jane te ndaluar me ligj, pra asnje nuk ka te drejte te shfrytezoje nje femer qe prostituoet me qellim perfitimi.
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Me mire te jetosh ne nje xhungel ku prostitucioni perbuzet se ne ndonje vend tjeter ku ky profesion ka te njejtin status me ate te nje mesuesi.


Nje nga pyetjet qe duhet t'i gjendet pergjigje eshte kjo: A eshte e mundur nje shoqeri pa prostituata?

Ne pamje te pare duket se JO. Pak a shume e vertete. Gjithmone do dale dikush qe do kerkoje dhe do dale dikush qe do e shese kete "nevoje". Por kjo nuk do te thote qe çdo gje qe nuk ndalohet dot te legalizohet. Tek e fundit mund te minimizohet dhe kjo eshte me e mira e se keqes.

1. Habitem me disa qe i thone vetes feministe dhe jane pro prostitucionit. Ky i fundit ne njefare menyre eshte thjesht nje demonstrim i supermacise se seksit mashkull karshi seksit "te dobet". Pse shkon nje mashkulll tek nje prostitute? Pse shume meshkuj te martuar e ndjejne te nevojshme te shkojne atje? Thjesht sepse jane te semure. Atje mund te bejne çfare te duan. Atje mund te shfryhen etjet sadiste. Pse atje? Sepse atje ka brishtesi, atje ka delikatese. Trupi femres eshte e vetmja gje qe ia ofron nje gje te tille. Atje mund te ndjehen te fuqishem. (Lexoni po deshet librin e fundit te Paulo Coelho-s per te kuptu me mire kete.)
E vetmja gje ku te gjitha rrymat (e shumta) feministe bashkohen eshte se barazia midis sekseve arrihet vetem me zhdukjen e ketij dominimi.Ketu duket qarte paradoksi ne te cilin bine shumica e atyre qe po t'i dalesh kunder feminizmit te nxjerrin syte.

2. Prostitucioni eshte skllaveri. Ai prish imazhin e femres. Pse? Ai e shnderron femren ne nje objekt. Ai e kthen femren ne nje "send" te dores se dyte. Ne nenndergjegjen tone do ngulitet ideja e "femres" si diçka qe mund te kthehet ne prone, mund te shitet mund te perdoret etj. Do thoni qe jo te gjitha femrat jane prostituta. Sigurisht qe s'jane por nese eshte e ndaluar, ushtruesit e ketij profesioni do jene thjesht nje pjese qe bejne diçka "te gabuar" po n.q.s. eshte legale gjithçka do jete shume ndryshe dhe impakti psikologjik tek njerezit do jete me i madh.

3. Fluksi i femrave qe bien viktime e ketij profesioni eshte nga vendet e skamura ne ato te pasurat. Ç'do te thote kjo. Nje numer shume i madh femrash te ketyre vendeve do vihen ne dispozicion te boseve te parave qe do investojne per ngritjen e ketyre bordellove. Ç'del nga kjo? Thjesht nje pasurim i disa te pasurve dhe nje humbje e madhe per disa vende. Them humbje sepse keto vende do humbin gjene me te rendesishme qe kane. Rinine. Vajzat e reja.

4. Te jesh pro legalizimit do te thote te pranosh qe çdo brez te humbe nje pjese e madhe e vajzave. Vajzat qe ushtrojne prostitucion ne pjesen me te madhe pesojne demtime shendetesore. Do thoni qe kontrollohen. Edhe kontrolli qe u behet eshte çnjerezor. Ai u behet thjesht per te mbrojtur klientin. Po klienti a kontrollohet qe te mbroje prostituten?JO. D.m.th. ne njeren ane kemi nje kafshe ne anen tjeter nje njeri. (ne te vertete, ne kete rast, kafsha eshte mashkulli dhe njeriu femra po ja qe rendesi i jepet klienti, qofte edhe kafshe) Thone qe do perdore prezervatif. NJerezit nuk kane vetem semundje qe vijne nga organi seksual. Por qe te jesh i shendetshem nuk do te thote thjesht te jesh mire fizikisht. (Ndonje student mjeksie mund ta jape definicioni e plote). Ato pesojne trauma te pariparueshme.
Edhe rrobot po te ishte, nuk do duronte 10-15 meshkuj ne dite. 10-15 meshkuj qe ne shumicen e rasteve nuk jane normale.

Ne Turqi ky zanat ehste legal dhe ato qe punojne ne te jane nepunese shteti. Paguajne taksa, kane sigurime me duket se edhe dalin ne pension. :rolleyes: .
Para ca kohesh pata rastin te ndjek nje emision qe ishte ne lidhje me kete çeshtje.

Ishte e ftuar edhe nje punonjese qe kishte dale prej andej. Ajo ishte gjysme njeriu. Kishte marre fund. Nuk kishte asnje plan per jeten. Psikologjikisht ishte e derrmuar. Ato çfare tregonte ishin me te vertete rrenqethese. Megjithese gjithçka ihte legale prape kishte dhune, shfrytezim etj. Asnjehere nuk mernin ate qe u takonte. (sipas ligjit). Asnjehere nuk ishte vene ne pozicionin e njeriut. Asnjehere nuk kishte pasur rastin te kishte nje status social. Dhe gjeja me e rendesishme qe tha: Shumica e atyre qe punojne atje nuk jane vajza te varfra qe kane trokitur ne dyert e bordellove per te kerkuar pune por "te pafata" te cilat kane kaluar neper duart e nje mafie te organizuar qe merret me furnizimin e bordellove me punetore.
Se fundmi, nga do vine keto prostituta. Rekrutimi i tyre nuk do jete legal. D.m.th. do kete nje boshllek te madh midis ilegales dhe legales. Pra, "blerja e lendes se pare" do jete ilegale ndersa "perdorimi" i saj po. Paradoks.


JO JO JO
 

MLK

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Njeriu e ka per natyre te filozofoje e te ti bjeri qark botes per te gjetur zgjidhje.... Ne Suedi prostitucioni eshte i ndaluar me ligj prej kohesh dhe ne baze te studimeve e vetmja gje qe ndryshoi ligji ishte qe nga rruga i kaloi ne ilegalitet prostituat e duke qene ne ilegalitet i ktheu ne femra te pambrojtura nga ligji. Mashkulli shkon te femra per te bere sex pasi eshte i shtyre nga instikti dhe instikti sexual eshte instikti qe ka ne gen mashkulli per te rriprodhuar, pra instikti i jetes i cili eshte instikti me i fuqishem te qeniet humane e ne menyre me te veçante te mashkulli.
 

epremte

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

prit njehere se nuk flitet vetem per prostituim e femres. ka dhe prostituta meshkuj dhe nje gje e tille nuk e cenon figuren e mashkullit ne pergjithesi, thjesht eshte nje zgjedhje personale e disa njerezve te cilet kane nje nevoje te caktuar ekonomike dhe e ushtrojne. gabimi me i madh qe bejne disa kur diskutojne eshte se i ndajne njerezit ne meshkuj dhe femra, dhe injorojne faktin se cdo njeri eshte nje univers unik me mijera tipare dalluese. te besh inferenca per gjinine tjeter (ose imazhin e saj) duke u nisur nga zgjedhja e disave... sounds like a poor judgement.

Nje prostitute eshte nje prostitute, s ka rendesi ne eshte mashkull apo femer.

Prostitucioni eshte thjesht nje profesion, eshte nje lloj aktrimi, ndonjehere nje lloj terapie (sado e gabuar) qe ca e kerkojne dhe ca te tjere e ofrojne. Nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe shkojne me prostituta te jene manjake, nuk besoj!! fundja njeriu eshte kurioz ne natyre dhe e josh shkelja e rregullave te moralit. po ketu nuk shoh asgje perverse.

nese do flasim ne aspektin social, legalizimi as nuk e ngre as nuk e ul moralin e shoqerise, prostitucioni ekziston dhe do vazhdoje te ekzistoje si fenomen me ose pa legalizim. megjithate, nese shteti nderhyn si rregullator ne kete lloj "industrie" ka dhe perfitime (Pareto eficiente). psh mund te detyroje punedhenesin te paguaje sigurimet shoqerore per prostitutat, te ofroje mbrojtje ligjore ne rast aksidentimi ne pune, te nxisi shoqatat te marrin pjese ne organizimin e seminareve trainuese ose informative etj... per te shkuar me larg me legalizimin do rritej dhe simetria e informacionit ne treg, gje qe do te ulte riskun e shkembimit si per bleresin ashtu dhe per shitesin; me vone kjo do te conte ne rritjen e konkurences midis ofruesve te sherbimit, dhe do te permiresonte si cilesine e sherbimit ashtu dhe trajtimin social dhe material te punonjesve.

dreq, per prostitucionin po shkruaj??
ika se lashe kokrren e namit!!
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

E vreteta eshte se realiteti yne eshte shume i rende.Prostitucioni rritet nga dita ne dite.Tradhetite ne familje gjithnje e me teper.Perse ndodh kjo???Pergjigja eshte e thjeshte.Ligjet tona jane ne te vertete shume te mira por kane nje difekt te "vogel".Ligjet tona jane ligje te bazuara ne anen materiale.Po ana shpirterore e njeriut ku vajti?
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Mashkulli shkon te femra per te bere sex pasi eshte i shtyre nga instikti dhe instikti sexual eshte instikti qe ka ne gen mashkulli per te rriprodhuar, pra instikti i jetes i cili eshte instikti me i fuqishem te qeniet humane e ne menyre me te veçante te mashkulli. [/qb]
PIKERISHT PER KETE PO FLASIM PER INSTIKTIN E JETES QE ESHTE INSTIKTI SEKSUAL, NUK MUND TA RROTULLOSH GJITHE JETEN TENDE MBAS KETIJ INSTIKTI DHE AQ ME TEPER TA BAZOSH JETEN TENDE NE KETE INSTIKT ,SEPSE NUK KE DALLIM NGA KAFSHA


tre vajza te reja nga qyteti i Korces dhe kerkonin te dinin nga hoxha fatin e tyre.

Tre vajza me moshe te madhe mbi 25 vjec!(Ne ate kohe mosha e vajzes mbi 25 vjece qe kritike.) Ato i puthen doren hoxhes dhe pasi zune vend te tria si tri ndrikulla filluane te lepihen si macet.
Filloi e para:"I dashur Efendi,une jam 30 vjece dhe akoma s'me ka dale fati,te lutem me bej nje gje qe te me pelqeje ndonje djale.Mua me duket se me kane bere magji te mos martohem kurre."
E dyta:"Une jam 27 vjece dhe djemte s'me afrohen fare!S'kam asnje te dashur sepse te gjithe me duane per qef...Asnjeri s'don te martohet me mua!"
E treta:"Edhe une jam fatkeqe i dashur hoxhe.Jam 25 vjece dhe te gjithe meshkujt pelqejne trupin tim...Une dua disa prej tyre por asnje nga ata s'me do mua!"
- C'far kerkoni nga une?
- Na bej nga nje hajmali qe te na duane djemte dhe te martohemi!
- Pse nuk ju duane djemte?!
- Nuk duane te martohen me ne.
- Pse? Ja keni bere vehtes ndonjehere kete pyetje?
- Nuk e dime,-u pergjegj njera edhe per dy te tjerat.
- Une e di,-u tha hoxha.
- A mundeni te nai tregoni?
- Do tua shkruaj ne hajmali.
Hoxha mori leter dhe pene dhe shkrojti per nje cope here te mire.Ne fund i mbeshtolli tre letrat ne formen trekendeshe (hajmali) dhe ua dha atyre duke u thene:
- Ti e para do ta mbash me vehte ne gjoks,mes siseve per gjashte muaj dhe te mos ja tregosh kujt,ti e dyta do ta mbash po me vehte per gjashte muaj,varur mbi vagine dhe nuk do tja tregosh kujt,ti e treta do ta mbash tre muaj ne mes siseve dhe tre muaj ne mes vagines! Duvaja do tu zihet nese nuk i levizni asnje sekonde prej andej dhe nese nuk ua shef njeri!
Ato iken duke e puthur dhe falenderuare hoxhen qe u tall bukur me to.Deshen me i dhene bakshish por hoxha nuk ua pranoi.
Pasi vajzat iken une e pyeta hoxhen pse u dha ato keshilla dhe c'far u shkrojti ne hajmalite e tyre.
- Ato jane kurva,- me tha Mehmetaliu,- dhe si kurva qe jane askush nuk i merr seriozisht per mardhenie normale me pikesynim per martese sepse djemte duane te bejne qef me ato.Qe ti sheroj nga kurveria eshte vetem nje menyre qe per gjashte muaj te mos kene kontakt me asnje mashkull prandaj ua bera ato hajmalite qe ti pengojne te shkojne me djemte,nese per gjashte muaj ato i kryejne me perpikemi porosite e mija,mbase del ndonje djale qe ti pelqeje.Vetem jeta e paster e nje femere mund te gjeje burre.
Ne leterat e tyre une u kam shkruare keshtu;c'doni nga une moj rospi?Une nuk mund ta sheroj dot kurverine tuaj.Nese doni burre,qendroni larg jetes se shthurur,punoni koke ulur,degjoni nenen dhe babane,besoni ne Perendi dhe lutuni vetem Atij.Nese veproni keshtu,ju shume shpejt do ta gjeni fatin tuaj,

KJO ESHTE NGJARJE E VERTETE

PS: ky shkrim eshte marre nga Korcavizion
 

epremte

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Fillimisht postuar nga arun:
[qb] Po ana shpirterore e njeriut ku vajti? [/qb]
per ate mos prit te te mbaroje pune shoqeria!! secili rregullon te veten, ndryshe shteti i shkrete kujt t ja prishi e kujt t'ja ndreqe!
ja dhe nje tjeter oponence, mos valle mendon se ekziston nje framework shpirteror optimal per te gjithe?? per fat jemi te ndryshem, dhe akoma me per fat jemi shume, secili mund te gjeje mjedisin ku pershtatet dhe jeton mire, nuk ka pse shqetesohet shume per moralin e njerezve qe nuk kane te njejtin sistem vlerash si ai!!
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Fillimisht postuar nga Air:
[qb]
Fillimisht postuar nga arun:
[qb] Po ana shpirterore e njeriut ku vajti? [/qb]
per ate mos prit te te mbaroje pune shoqeria!! secili rregullon te veten, ndryshe shteti i shkrete kujt t ja prishi e kujt t'ja ndreqe!
ja dhe nje tjeter oponence, mos valle mendon se ekziston nje framework shpirteror optimal per te gjithe?? per fat jemi te ndryshem, dhe akoma me per fat jemi shume, secili mund te gjeje mjedisin ku pershtatet dhe jeton mire, nuk ka pse shqetesohet shume per moralin e njerezve qe nuk kane te njejtin sistem vlerash si ai!! [/qb]
PO PO POR .... SHKO PAK TE KJO ADRESA DHE SHIF SE CFARE BEHET:

http://www.albanianmail.co.uk/sofra/lexo...&start_from=120

http://www.albanianmail.co.uk/sofra/lexo...&start_from=100
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

• Prostitucioni epidemi- sociale edhe ne zonat rurale.

Fenomeni i shitjes se seksit per te fituar para tashme eshte bere mjaft evident e dhe ne zonat rurale. Madje siē po duket edhe nga te dhenat statistikore te policise, gjykatave dhe prokurorise, evidentohet si me masiv dhe me i zhvilluar prostitucioni i vajzave nga fshati. Jane dy aresye te cilat edhe pse ne pamje ngjajne krejt te kundert me njeri tjetrin, sherbejne si burime komplementare qe ushqejne prostitucionin ne fshat.
Fshati trashegoi nga e kaluara dy motive kryesore qe ne pamje te pare duket se i kundervihen prostitucionit siē jane morali tradicional patriarkal, konservator qe bllokonte ligjerisht lirine e femres dhe varferia e veēante e gruas fshatare. Prostitucioni aktual i vajzave nga fshati perveē te tjerave eshte haraēi qe shoqeria eshte e detyruar te paguaje aktualisht thyerjes se kornizave te vjetra te moralit te vjeter dhe perballjes me problemet e reja te shoqerise e cila si ēdo gje edhe konceptet morale i ka ne tranzicion. Studimi evidenton si shkak kryesor te prostitucionit deshiren e vajzave per tu larguar nga fshati, nga kushtet e veshtira te jetes, te punes monotone, te jetes se vaket kulturore dhe te atraksionit iluziv qe krijon aparenca e jetes ne qytet e sidomos ne emigracion.
Prostitucioni tashme eshte bere fenomen me permasa te medha dhe ne keto permasa te krijohet ideja se prostitucioni i vajzave nga fshati eshte me i konsiderueshem. Ne rrjeten e ketij biznesi gjakatar kane rene me dhjetra e dhjetra gra dhe vajza te zonave rurale te fshatrave nga Korēa, Mati, Skrapari, Shkodra, Tirana dhe Vlora.Ne daren e trafikanteve dhe te mafiozeve shqiptare, tregetare te mishit te bardhe kane rene perveē grave dhe vajzave te rritura edhe me dhjetra minorene te cilat perdoren per abuzim fizik psikologjik e seksual.Momentalisht trafikantet e mishit te bardhe, shfrytezojne disa faktore si varferia dhe pozicioni strategjik i zonave ne studim per prostitucionin e organizuar nepermjet trafikimit te tyre permes portit te Vlores, apo te pikave kufitare te Korēes e Shkodres. Studimi per prostitucionin ne keto zona evidenton nje fakt social vertet alarmant per shoqerine, ate te ushtrimit vullnetar te prostitucionit si profesion qe te siguron te ardhura .Ne teresine e numurit te grave dhe vajzave prostituta nga zonat fshatare, numuri i atyre qe jane marre me force (rrembim personi) eshte shume me i ulet se sa perqindja e atyre qe vullnetarisht deshirojne dhe e ushtrojne ate.
Fshati mbetet objekt kryesor per sigurimin e vajzave per prostitucion dhe rrethanat ekonomiko-sociale favorizojne me shume cenimin e dinjitetit dhe te integritetit te vajzave dhe grave fshatare.
Sipas nje studimi te realizuar nga specialistet e Ministrise se Rendit mbi gjeografine dhe intensitetin e shtrirjes se prostitucionit evidentohen si zona me fluks te ndjeshem ato te Tiranes, Shkodres, Vlores per treguesit e trafikimit te grave dhe vajzave. Situata aktuale ne fshat perseri ka kushte te favorshme per zgjerimin e plages sociale te prostitucionit.
Varferia, papunesia, rritja e divorceve dhe shkaterrimi i nje numuri te madh te familjeve si dhe mungesa e strukturave adekuate te shtetit, policise, drejtesise etj, kane krijuar terenin e favorshem per rritjen e ketij fenomeni te shemtuar.
Pikerisht kete veshtiresi social-ekonomike specifike per fshatin shqiptar ne teresi e sidomos per zonat rurale qe jane objekt i ketij studimi ka bere te mundur ndertimin e nje rrjeti mashtruesish profesioniste qe operojne ne fshatrat e Tiranes, Vlores, Shkodres, Korēes, etj. Studimi dhe anketimi evidenton si forma kryesore te mashtrimit te vajzave nga fshati, ofertat per pune te mire, emigracion dhe fejese ose martese te genjeshtert. Trafiku i vajzave nga fshati realizohet me te gjitha mjetet e mundeshme si me traget, skaf, linje ajrore, vija fallco etj qe i ben te mundura rrjeti i gjere i trafikanteve shqiptare.
Nga pikpamja e moshes dhe arsimit trafiku me vajzat fshatare ne keto zona behet sidomos pasi ato kane mbaruar klasen e 8-te.
Ne teresine e shkaqeve te prostitucionit ne keto zona rurale nuk eshte vetem varferia dhe as jeta monotone ne fshat. Studimi evidenton disa dukuri sociale qe jane tipike per te gjitha zonat e studjuara per problemet e kultures se familjes ne fshat. Eshte e domosdoshme njohja e nje shtrati te perbashket mbi te cilin zhvillohet ky fenomen me qellim qe shoqeria, shteti dhe institucionet e shoqerise civile te nderhyjne jo vetem per te parandaluar hapjen e prostitucionit ne fshat por edhe per punen rehabilituese qe duhet bere me to. Evidentohet se shumica e numurit te prostitutave ne rrethet e Tiranes, Korēes, Vlores, Matit, Skraparit jane nga fshati.Ne teresine e tyre mosha qe dominon eshte nga 15 – 18 vjeē.Pra periudha me rrezikshme, me e mundeshme dhe me e lehte per te pesuar devijime te personalitetit dhe shkarje ne rrugen e prostitucionit eshte mosha e adoleshences kur edhe vajza ka perjetime fizike dhe emocionale te cilat lene gjurme te thella e te cilat ajo nuk eshte ne gjendje ti kuptoje, ti shpjegoje dhe ti orientoje drejt.Jane me te disponuara ne kete aspekt vajzat nga fshati familja e te cilave i ka burrat ose vellezerit ne emigracion.Ne keto rrethana ato bien me lehte perballe presionit, shantazhit dhe mashtrimit abuziv te trafikanteve profesioniste.Pjesa me e madhe e vajzave jane nga familje me te ardhura teper te ulta dhe qe gabimisht mendojne se me profesionin e prostitutes te mundesoje nxjerrjen e familjes nga varferia.Jeta e dobet kulturore dhe shpirterore ne fshat nga njera ane dhe ballafaqimi permes televizionit per jeten e moshatareve te tyre krijon dezikuiliber mendor dhe tundim per nje jete me te mire, pavaresisht nga kostoja dhe mjetet qe perdoren per te arritur ate. Ne keqesimin e situates se shtrirjes, perhapjes dhe zgjerimit te prostitucionit ne zonat rurale po ndikojne fuqishem edhe fakti qe se pari grate dhe vajzat jane aktualisht te papuna me shume se meshkujt, se dyti zgjerimi ēdo dite me shume i tendences se braktisjes se shkolles ne moshe gjithnje e me te re, se treti eshte ndikimi me i paket i rrjetit te shoqatave te grave dhe shoqerise civile ne fushen e edukimit dhe se katerti dobesia e organeve te shtetit dhe te drejtesise ne denimin e atyre qe ushtrojne profesionin e trafikantit te femrave ne pergjithesi e sidomos te atyre nga fshati.Eshte momenti qe shoqeria dhe shteti te perqendrohen me shume ne zbutjen e shkaqeve qe favorizojne prostitucionin e grave dhe te vajzave fshatare qofte ky prostitucion i lire (me deshire) apo me force.Ky eshte nje objekt i madh social i te gjithe strukturave te shtetit dhe shoqerise civile.
Nuk duhet neglizhuar dhe as duhet mbuluar fakti qe prostitucioni i grave dhe vajzave nga zona rurale te vendit po behet me hapa te shpejta dhe i veshtire per tu perballuar. Ne luften kunder prostitucionit dhe trafikut te vajzave, sidomos te zonave rurale do te duhet veprimi kompleks i organeve shteterore per te forcuar luften kunder trafikut dhe permiresimit te legjislacionit per goditjen e figures se trafikantit, i OJQ-ve per forcimin e kultures, edukates dhe dinjitetit te femres edhe ne fshat dhe i medias elektronike dhe te shkruar per te sensibilizuar opinionin publik perballe ketij fenomeni social te shemtuar. Optika e anetareve te shoqerise civile duhet te drejtohet me shume drejt fshatit ne ndihme te grave dhe vajzave qe kane nevoje per keshille sociale, per kulture seksuale dhe pse jo edhe per mbrojtje ligjore. Zhvillimi i aktiviteteve vetem ne qytetet kryesore te Shqiperise e sidomos vetem ne Tirane, eshte jo vetem i padrejte por edhe i patolerueshem per veprimtarine e OJQ-ve te grave. Eshte koha qe gruaja me problematiken e vet specifike ne fshat te zere me shume vend ne veprimtarite qe zhvillohen per te mbeshtetur viktimat e krimit te trafikut, dhunes seksuale dhe te prostitucionit, per organizimin e fushatave sensibilizuese dhe hartimin e programeve konkrete per gruan ne fshat. Prostitucioni eshte si prizmi qe ka shume faqe, por qe secila ka rolin e vet dhe duhet trajtuar me mjete specifike. Problemi ekonomik (varferia) e gruas konsiderohet si shkak per prostitucionin rural. Por krahas tij jane edhe fenomene te tjera nxitese si tendenca e theksuar e braktisjes se shkolles ne fshat, apo pabarazia e burrit dhe gruas, dhuna mashkullore etj. Te gjitha keto jane objekte me vehte e te medha qe kerkojne kujdes dhe trajtim te diferencuar.

Probleme te Medha Sociale e Politike dhe te Shoqerise Civile.

Problemi i trafikut te grave dhe sidomos te vajzave ne fshat si forme flagrante e dhunes eshte bere problem i madh social i perhapur dhe mjaft i rrezikshem ne Shqiperi. Ekzistenca e nje rrjeti mafioz po perpiqet qe jo vetem te institucionalizoje trafikun e mishit te bardhe por edhe ta ktheje ate ne nje industri me fitime kolosale.
Ne numrin e pergjithshem te prostitutave shqiptare, vend kryesor zene ato me origjine dhe banim ne fshat. Madje ato jane edhe objekte te viktimizimit nga tregtaret dhe menaxheret profesioniste te seksit.
Si fenomen social prostitucioni po kercenon seriozisht konceptet morale te familjes shqiptare. Nder shkaqet qe evidentohen nga studimi per zhvillimin e prostitucionit nga grate dhe vajzat fshatare dy evidentohen si shkaqe prioritare:
a) Varferia, jeta monotone,e veshtire dhe pa perspektive ne fshat.
b) Deshira per tu larguar perfundimisht nga fshati dhe per te gjetur nje zgjidhje apo nje strehe tjeter.
Kostoja e prostitucionit eshte ne nje fare menyre edhe ēmimi i dhimbshem qe familja fshatare i paguan per situaten e veshtire ekonomike, si dhe koncepteve te vjetra, te mbyllura e konservatore te dikurshme, shikimit se jashtmi te lirise apo euforise per te gezuar lirine seksuale, lirine seksuale, lirine martesore, lirine e divorcit, te cilat ne thelb ndihmojne ne afirmimin e personalitetit te gruas fshatare dhe shkojne kunder tendencave te shthurjes seksuale te prostitucionit.
Ideja se ēdo njeri ka te drejte te beje ēfare te doje me trupin e vet ka sjelle deformacione serioze ne moralin personal te shume femrave nga fshati qe ushtrojne profesionin e prostitucionit.
Por edhe ne propaganden qe zhvillojne organizatat e grave ende ka konfuzion moral ne percaktimin e prostitucionit si profesion i barabarte dhe i vlefshem si ēdo profesion tjeter apo si veprim amoral dhe i turpshem. Madje edhe ne debatet e zhvilluara per kete problem ka qendrime te kunderta ne konturimin e prostitucionit si e drejte morale ekskluzive dhe individuale e femres qe e ushtron apo si veprim qe shoqeria duhet te tentoje ta disiplinoje, kontrolloje, frenoje apo ndaloje plotesisht. Sidoqofte ky eshte nje problem qe mbetet i hapur, i lire per tu diskutuar sipas koncepteve moderne te shoqerise demokratike. Por problemi i prostitucionit ka dy pamje. Ate e ushtrojne shume vajza fshatare me vullnetin e tyre te lire, por edhe shume te tjera te cilat detyrohen te futen ne kete rruge jashte deshires dhe vullnetit te tyre por vetem me dhune dhe imponim. Pikerisht studimi evidenton si problem te madh social dhe juridik rolin e veēante qe duhet te luaje ligji, shteti, dhe shoqeria per te parandaluar imponimin qe ushtrohet mbi vajzat e fshatit per te bere prostituten dhe njeheresh per te mbrojtur ato qe behen viktima te trafikanteve te prostitucionit, te personave qe me mashtrim, me dhune rrembejne vajzat fshatare dhe i detyrojne ato te prostituojne. Ne fund te fundit prostitucioni si fenomen, shkalla e perhapjes dhe qendrimi ndaj kesaj plage sociale flet me shume per gjendjen e shoqerise dhe te vlerave te saj se sa per moralin individual te prostitutes.
 

zog

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

une them te legalizohet dhe te futen me obligim te gjitha femrat pa pune.

keshtu ska me te papune.


ps; o arun bej pak pushim se u lodhe.

dhe ne france prostitucioni nuk eshte I LEJUAR. ju me duket e ngaterroni ate me kabarete. ato jane thiatro jo shtepi publike. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

epremte

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

problemi mesa shoh une eshte trafikimi njerezor dhe jo prostitucioni. pra ta detyrosh tjetrin te beje nje gje qe nuk do ta beje eshte problem dhe nuk flet njeri per legalizim ketu, ky eshte krim dhe ndiqet penalisht. po krijimi i shtepive publike ku njerezit shkojne e punojne vullnetarisht eshte tjeter gje. per kete po flasim apo jo??
ti do thuash kush shkon punon aty?? ja e zeme se shkon ndonje gjynafqare qe nuk e di se c e pret, shume shume do e pesoje e do iki qe andej. a do riintegrohet ndonjehere ne ate jete qe ti e quan te moralshme dhe normale?? ja e zeme se do e kete te veshtire, po kjo eshte kostoja e zgjedhjes qe ka bere ne jete dhe i duhet ta mbaje!
 

arun

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

problemi eshte se te kerkosh te fitosh te ardhura nga prostitucioni , kur ti si person e ke mundesine te kesh nje pune te pranuar nga shoqeria , mua me duket e pamoralshme kjo eshte ajo qe dua te them, nga sa kuptoj une deshira per fitime te shpejta sic eshte prostitucioni eshte nje lloj materjalizmi i fshehte qe prostitutat mundohen ta maskojne me lirine e zgjedhjes personale

persa i perket materjalizmit kjo eshte nje e vertete relative qe nuk mohohet dot sepse te mohosh pjesen tende trupore materjale eshte iluzion, sepse te duhet te mohosh edhe ekzistencen tende fizike gje qe nuk e bejme dot sepse ne kemi edhe nevoja fizike biologjike te cilat jane te pranuar nga te gjithe pervec ekstremisteve te te gjitha llojeve


ne bote sot qarkullojne shume filozofi religjoze te cilat thone se materjalizmi eshte iluzion , nese e pranojme kete si te vertete atehere na duhet te pranojme qe edhe ne vete si qenje njerzore me pjesen tone materjale jemi nje iluzion , gje qe sipas meje nuk eshte e vertete
per mua materjalizmi eshte nje e vertete por e vertete relative ,qe do te thote se eshte e kufizuar brenda kohes ,hapesires dhe universit.



dhe nje femer prostitute qe kryen 5-10-15 madhenje seksuale eshte e
predispozuar te degradohet me shpejt se nje femer normale ,kjo eshte e pare ne femrat prostituta qe kane vite qe e bejne ate pune, keshtu qe jo vetem nuk e zgjidh problemin por ajo qe eshte e me rendesishmja shkaterron edhe klientet qe shkojne , sepse klienti ne vend qe te gjeje nje zgjidhje tjeter te moralshme shkon te kryeje nje akt qe eshte i pamoralshem , dhe i denueshem , kush eshte ai apo ajo qe do ta mirepriste qe burri apo gruaja shkoi ne nje bordello , qofte edhe vetem per nje nate

te shikosh femren qe ka zgjedhur kete profesion qe i jep fitime me shume se nje pune e ndershme dhe normale por qe mbas shume vjetesh ushtrimi prostitucioni te degradohet dhe te shkaterrohet si njeri dhe ajo qe eshte me kryesorja kush eshte ai apo ajo qe do merte nje partner/e qe ka bere, ushtruar per vite te tera kete profesion , jo vetem ne shqiperi qe nuk do ta deshironte njeri ta lidhte jeten me nje ish prostitute por edhe ne bote nuk ka deshire askush te krijoje familje me nje person qe e ka ushtruar per vite te tera kete pune

nga nje femer ish prostitute dhe e degraduar , nuk mund te lindi nje familje e shendetshme nga pike edhe pamja morale , por edhe demi qe i shkaktohet kesaj familje te krijuar me nje ish prostitute , me thoni ju lutem cfare edukate seksuale do ti japi kjo nene ish prostitute femijes se vet , te ndjeki edhe femija shembullin e nenes se vet qe dikur ka qene prostitute

po te funksionoje shoqeria ashtu sic duhet femra nuk ka nevoje te behet prostitute , po ta lesh femren pa pune pa perkrahje dhe ta shtypesh duke i krijuar asaj kompleks inferioriteti , pra nese femra nuk ka mundesi te gjeje vetveten ne shoqeri duke punuar me nje pune dinjitoze qe i pershtatet asaj si qenje e shenjte , nuk ka pse te behet prostitute,

eshte shoqeria njerzore materjaliste qe kerkon ta beje kete qenje te shejte prostitute , kurre ne bote nuk ka asnje femer qe do ta bente kete profesion nese shoqeria njerzore do ti jepte femres vendin e nderit dhe te dinjitetit qe i takon dhe e meriton padyshim femres kudo ne te gjithe boten

te gjitha problemet dhe shqetesimet njerzore pa perjashtim (duke perfshire ketu edhe prostitucionin gjejne zgjidhje ne spiritualitet) me fjalen spiritualitet nuk kam parasysh religjonin apo origjinen fetare , por spiritualitetin si sistem jetesor te vene ne zbatim ne jeten e perditshme cdo dite ne jeten tone, me fjalen spiritualitet kuptohet realizimi shpirteror i individit qe shkon ose kalon, nga mikrokozmosi ne makrokozmos , nga e paperkryera ne te perkryeren dhe te persosuren , vetem ne realizimin spiritual cdo etje dhe cdo kerkese njerzore gjen plotesim dhe vetem aty ne dimensionin e pafund spiritual plotesohet cdo kerkese e cdo individi

duke perfshire edhe njehere ketu dhe problemin e prostitutave per te cilat po flasim ne, pra edhe problemi i prostitucionit zgjidhet lehtesisht nese shoqeria njerzore e zgjidh kete problem duke vene realizimin spiritual si nje prioritet kryesor ne shoqerine njerzore

cdo vit ne europe trafikohen per qellime prostitucioni gjysem milioni femra nga gjithe bota

kush do ta luftoje le te bashkepunoje me kete faqe te internetit:

http://www.mtvexit.org/mtv3/index.html
 

Anana

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Shume te drejte ke Arun, po dhe shume idealist je. Prostitucioni ka ekzistuar dhe do vazhdoje te ekzistoje gjithmone, me ligj apo pa ligj. Ligji duke e ndaluar prostitucionin, jo vetem qe nuk e pengon te zhvillohet, por harxhon dhe leke per ta ndaluar.

Une mendoj se duhet te jete i ligjshem, sepse keshtu te pakten ato vajza qe e ushtrojne mund te kene nje mbrojtje ligjore qe tani nuk e kane. Ta lejosh me ligj nuk do te thote ta pranosh ne shoqeri. Prostitucioni do mbetet gjithmone profesion i percmuar.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

O Arun o trim, po perseris te njejtat fjale nga ajo pacavurja ime qe t'i more mundimin te citosh:
(Mos ia fut kot qe e ke lexuar me teper kujdes postimin tim - te gjithe pretendojne se u kushtojne rendesi mendimeve te te tjereve, por ne te vertete nuk tregojne gje tjeter, pervecse sa karagjoza mund te behen ndonjehere).

Mesa pashe une, shume njerez (nuk ua permend emrat - do t'i dalloni se do te reagojne pas ketij postimi) kur flasin per prostitucion fillojne dhe flasin per moral, per statistika, bejne analiza, fillojne mendojne dhe bejne barazine prostituta = imoralitet dhe sex, madje fillojne te ofendojne antaret e tjere te forumit duke share madje dhe njerezit e afert te ketyre te fundit! Per medimit tim, ketyre "intelektualeve", pasi ashtu prezantohen ketu duke perdorur dhe fjale te huaja, do t'u thoja turp! Nuk jane ne gjendje te zhvillojne nje diskutim rreth nje teme sociale, pa share e pa ofenduar! Kane njefare te drejte, megjithate! Prostitucioni, dashur pa dashur te ben te mendosh per seksin, per nje femer te bukur qe eshte ne gjendje te te jape kenaqeiste qe ndoshta nuk t'i ka dhene ndonje femer tjeter. Reagimi i ketyre tipave, me ben te mendoj se kur japin mendime intelektuale per prostitucionin u rritet stresi dhe tensioni seksual, prandaj fillojne ofendojne (pasi nuk ndihen mire), fillojne te bastardojne temen (pasi nuk e kontrollojne dot veten) dhe duan qe fjala e tyre te degjohet me shume nga te tjereve! Kjo eshte arsye qe u kthehen dhe u rikthehen nje postimi me dhjetra here, per te zbrazur tensionin e tyre!
 

Anana

Primus registratum
Re: Duhet legalizuar prostitucioni?

Ti Regele je njecike e cuditshme. S'ma merr mendja te jene te gjitha prostitutat vajza te bukura. Marredheniet e shpeshta seksuale mund te te bejne te ndihesh e bukur dhe te marresh komplimenta por bukuria qendron ne syrin e atij qe te sheh dhe jo te gjithe te shohin njesoj. Bukuria eshte relative.

Nga ana tjeter, ka shume e shume arsye per te justifikuar se pse njerezit ushtrojne prostitucion. Por ne fund te fundit ne pergjithesi me sa kam vene re, ata njerez qe e ushtrojne kane pergjithesisht mungese edukimi (shkollimi) apo jane rritur keq e keqtrajtuar. Nje pjese e madhe e prostitutave jane vajza te reja sepse e fillojne kete pune kur akoma nuk kane formuar karakterin e vet dhe nuk kane arritur potencialin e tyre.

Megjithate ne thelb, prostitucioni shoqerohet me nje mungese respekti per veten. Nuk e them per ofendim (arsyet mund te jene te shumta). Vjen nje moment ne jeten e shume njerezve kur jane ne mes te 4 rrugeve dhe nuk dine c'te bejen per leke, por jo te gjithe e quajne kete arsye per te ushtruar prostitucion. Ka gjithmone nje menyre tjeter.

Megjithate, akoma me keq jane ata njerez qe paguajne prostitutat dhe e mbeshtesin kete biznes. Po te mos qene ata s'do kishte dhe prostitucion.

Something is wrong with you girl. Looks to me like you need some atention, whether professional or personal.
 
Top