Re: Duhet legalizuar prostitucioni?
• Prostitucioni epidemi- sociale edhe ne zonat rurale.
Fenomeni i shitjes se seksit per te fituar para tashme eshte bere mjaft evident e dhe ne zonat rurale. Madje siē po duket edhe nga te dhenat statistikore te policise, gjykatave dhe prokurorise, evidentohet si me masiv dhe me i zhvilluar prostitucioni i vajzave nga fshati. Jane dy aresye te cilat edhe pse ne pamje ngjajne krejt te kundert me njeri tjetrin, sherbejne si burime komplementare qe ushqejne prostitucionin ne fshat.
Fshati trashegoi nga e kaluara dy motive kryesore qe ne pamje te pare duket se i kundervihen prostitucionit siē jane morali tradicional patriarkal, konservator qe bllokonte ligjerisht lirine e femres dhe varferia e veēante e gruas fshatare. Prostitucioni aktual i vajzave nga fshati perveē te tjerave eshte haraēi qe shoqeria eshte e detyruar te paguaje aktualisht thyerjes se kornizave te vjetra te moralit te vjeter dhe perballjes me problemet e reja te shoqerise e cila si ēdo gje edhe konceptet morale i ka ne tranzicion. Studimi evidenton si shkak kryesor te prostitucionit deshiren e vajzave per tu larguar nga fshati, nga kushtet e veshtira te jetes, te punes monotone, te jetes se vaket kulturore dhe te atraksionit iluziv qe krijon aparenca e jetes ne qytet e sidomos ne emigracion.
Prostitucioni tashme eshte bere fenomen me permasa te medha dhe ne keto permasa te krijohet ideja se prostitucioni i vajzave nga fshati eshte me i konsiderueshem. Ne rrjeten e ketij biznesi gjakatar kane rene me dhjetra e dhjetra gra dhe vajza te zonave rurale te fshatrave nga Korēa, Mati, Skrapari, Shkodra, Tirana dhe Vlora.Ne daren e trafikanteve dhe te mafiozeve shqiptare, tregetare te mishit te bardhe kane rene perveē grave dhe vajzave te rritura edhe me dhjetra minorene te cilat perdoren per abuzim fizik psikologjik e seksual.Momentalisht trafikantet e mishit te bardhe, shfrytezojne disa faktore si varferia dhe pozicioni strategjik i zonave ne studim per prostitucionin e organizuar nepermjet trafikimit te tyre permes portit te Vlores, apo te pikave kufitare te Korēes e Shkodres. Studimi per prostitucionin ne keto zona evidenton nje fakt social vertet alarmant per shoqerine, ate te ushtrimit vullnetar te prostitucionit si profesion qe te siguron te ardhura .Ne teresine e numurit te grave dhe vajzave prostituta nga zonat fshatare, numuri i atyre qe jane marre me force (rrembim personi) eshte shume me i ulet se sa perqindja e atyre qe vullnetarisht deshirojne dhe e ushtrojne ate.
Fshati mbetet objekt kryesor per sigurimin e vajzave per prostitucion dhe rrethanat ekonomiko-sociale favorizojne me shume cenimin e dinjitetit dhe te integritetit te vajzave dhe grave fshatare.
Sipas nje studimi te realizuar nga specialistet e Ministrise se Rendit mbi gjeografine dhe intensitetin e shtrirjes se prostitucionit evidentohen si zona me fluks te ndjeshem ato te Tiranes, Shkodres, Vlores per treguesit e trafikimit te grave dhe vajzave. Situata aktuale ne fshat perseri ka kushte te favorshme per zgjerimin e plages sociale te prostitucionit.
Varferia, papunesia, rritja e divorceve dhe shkaterrimi i nje numuri te madh te familjeve si dhe mungesa e strukturave adekuate te shtetit, policise, drejtesise etj, kane krijuar terenin e favorshem per rritjen e ketij fenomeni te shemtuar.
Pikerisht kete veshtiresi social-ekonomike specifike per fshatin shqiptar ne teresi e sidomos per zonat rurale qe jane objekt i ketij studimi ka bere te mundur ndertimin e nje rrjeti mashtruesish profesioniste qe operojne ne fshatrat e Tiranes, Vlores, Shkodres, Korēes, etj. Studimi dhe anketimi evidenton si forma kryesore te mashtrimit te vajzave nga fshati, ofertat per pune te mire, emigracion dhe fejese ose martese te genjeshtert. Trafiku i vajzave nga fshati realizohet me te gjitha mjetet e mundeshme si me traget, skaf, linje ajrore, vija fallco etj qe i ben te mundura rrjeti i gjere i trafikanteve shqiptare.
Nga pikpamja e moshes dhe arsimit trafiku me vajzat fshatare ne keto zona behet sidomos pasi ato kane mbaruar klasen e 8-te.
Ne teresine e shkaqeve te prostitucionit ne keto zona rurale nuk eshte vetem varferia dhe as jeta monotone ne fshat. Studimi evidenton disa dukuri sociale qe jane tipike per te gjitha zonat e studjuara per problemet e kultures se familjes ne fshat. Eshte e domosdoshme njohja e nje shtrati te perbashket mbi te cilin zhvillohet ky fenomen me qellim qe shoqeria, shteti dhe institucionet e shoqerise civile te nderhyjne jo vetem per te parandaluar hapjen e prostitucionit ne fshat por edhe per punen rehabilituese qe duhet bere me to. Evidentohet se shumica e numurit te prostitutave ne rrethet e Tiranes, Korēes, Vlores, Matit, Skraparit jane nga fshati.Ne teresine e tyre mosha qe dominon eshte nga 15 – 18 vjeē.Pra periudha me rrezikshme, me e mundeshme dhe me e lehte per te pesuar devijime te personalitetit dhe shkarje ne rrugen e prostitucionit eshte mosha e adoleshences kur edhe vajza ka perjetime fizike dhe emocionale te cilat lene gjurme te thella e te cilat ajo nuk eshte ne gjendje ti kuptoje, ti shpjegoje dhe ti orientoje drejt.Jane me te disponuara ne kete aspekt vajzat nga fshati familja e te cilave i ka burrat ose vellezerit ne emigracion.Ne keto rrethana ato bien me lehte perballe presionit, shantazhit dhe mashtrimit abuziv te trafikanteve profesioniste.Pjesa me e madhe e vajzave jane nga familje me te ardhura teper te ulta dhe qe gabimisht mendojne se me profesionin e prostitutes te mundesoje nxjerrjen e familjes nga varferia.Jeta e dobet kulturore dhe shpirterore ne fshat nga njera ane dhe ballafaqimi permes televizionit per jeten e moshatareve te tyre krijon dezikuiliber mendor dhe tundim per nje jete me te mire, pavaresisht nga kostoja dhe mjetet qe perdoren per te arritur ate. Ne keqesimin e situates se shtrirjes, perhapjes dhe zgjerimit te prostitucionit ne zonat rurale po ndikojne fuqishem edhe fakti qe se pari grate dhe vajzat jane aktualisht te papuna me shume se meshkujt, se dyti zgjerimi ēdo dite me shume i tendences se braktisjes se shkolles ne moshe gjithnje e me te re, se treti eshte ndikimi me i paket i rrjetit te shoqatave te grave dhe shoqerise civile ne fushen e edukimit dhe se katerti dobesia e organeve te shtetit dhe te drejtesise ne denimin e atyre qe ushtrojne profesionin e trafikantit te femrave ne pergjithesi e sidomos te atyre nga fshati.Eshte momenti qe shoqeria dhe shteti te perqendrohen me shume ne zbutjen e shkaqeve qe favorizojne prostitucionin e grave dhe te vajzave fshatare qofte ky prostitucion i lire (me deshire) apo me force.Ky eshte nje objekt i madh social i te gjithe strukturave te shtetit dhe shoqerise civile.
Nuk duhet neglizhuar dhe as duhet mbuluar fakti qe prostitucioni i grave dhe vajzave nga zona rurale te vendit po behet me hapa te shpejta dhe i veshtire per tu perballuar. Ne luften kunder prostitucionit dhe trafikut te vajzave, sidomos te zonave rurale do te duhet veprimi kompleks i organeve shteterore per te forcuar luften kunder trafikut dhe permiresimit te legjislacionit per goditjen e figures se trafikantit, i OJQ-ve per forcimin e kultures, edukates dhe dinjitetit te femres edhe ne fshat dhe i medias elektronike dhe te shkruar per te sensibilizuar opinionin publik perballe ketij fenomeni social te shemtuar. Optika e anetareve te shoqerise civile duhet te drejtohet me shume drejt fshatit ne ndihme te grave dhe vajzave qe kane nevoje per keshille sociale, per kulture seksuale dhe pse jo edhe per mbrojtje ligjore. Zhvillimi i aktiviteteve vetem ne qytetet kryesore te Shqiperise e sidomos vetem ne Tirane, eshte jo vetem i padrejte por edhe i patolerueshem per veprimtarine e OJQ-ve te grave. Eshte koha qe gruaja me problematiken e vet specifike ne fshat te zere me shume vend ne veprimtarite qe zhvillohen per te mbeshtetur viktimat e krimit te trafikut, dhunes seksuale dhe te prostitucionit, per organizimin e fushatave sensibilizuese dhe hartimin e programeve konkrete per gruan ne fshat. Prostitucioni eshte si prizmi qe ka shume faqe, por qe secila ka rolin e vet dhe duhet trajtuar me mjete specifike. Problemi ekonomik (varferia) e gruas konsiderohet si shkak per prostitucionin rural. Por krahas tij jane edhe fenomene te tjera nxitese si tendenca e theksuar e braktisjes se shkolles ne fshat, apo pabarazia e burrit dhe gruas, dhuna mashkullore etj. Te gjitha keto jane objekte me vehte e te medha qe kerkojne kujdes dhe trajtim te diferencuar.
Probleme te Medha Sociale e Politike dhe te Shoqerise Civile.
Problemi i trafikut te grave dhe sidomos te vajzave ne fshat si forme flagrante e dhunes eshte bere problem i madh social i perhapur dhe mjaft i rrezikshem ne Shqiperi. Ekzistenca e nje rrjeti mafioz po perpiqet qe jo vetem te institucionalizoje trafikun e mishit te bardhe por edhe ta ktheje ate ne nje industri me fitime kolosale.
Ne numrin e pergjithshem te prostitutave shqiptare, vend kryesor zene ato me origjine dhe banim ne fshat. Madje ato jane edhe objekte te viktimizimit nga tregtaret dhe menaxheret profesioniste te seksit.
Si fenomen social prostitucioni po kercenon seriozisht konceptet morale te familjes shqiptare. Nder shkaqet qe evidentohen nga studimi per zhvillimin e prostitucionit nga grate dhe vajzat fshatare dy evidentohen si shkaqe prioritare:
a) Varferia, jeta monotone,e veshtire dhe pa perspektive ne fshat.
b) Deshira per tu larguar perfundimisht nga fshati dhe per te gjetur nje zgjidhje apo nje strehe tjeter.
Kostoja e prostitucionit eshte ne nje fare menyre edhe ēmimi i dhimbshem qe familja fshatare i paguan per situaten e veshtire ekonomike, si dhe koncepteve te vjetra, te mbyllura e konservatore te dikurshme, shikimit se jashtmi te lirise apo euforise per te gezuar lirine seksuale, lirine seksuale, lirine martesore, lirine e divorcit, te cilat ne thelb ndihmojne ne afirmimin e personalitetit te gruas fshatare dhe shkojne kunder tendencave te shthurjes seksuale te prostitucionit.
Ideja se ēdo njeri ka te drejte te beje ēfare te doje me trupin e vet ka sjelle deformacione serioze ne moralin personal te shume femrave nga fshati qe ushtrojne profesionin e prostitucionit.
Por edhe ne propaganden qe zhvillojne organizatat e grave ende ka konfuzion moral ne percaktimin e prostitucionit si profesion i barabarte dhe i vlefshem si ēdo profesion tjeter apo si veprim amoral dhe i turpshem. Madje edhe ne debatet e zhvilluara per kete problem ka qendrime te kunderta ne konturimin e prostitucionit si e drejte morale ekskluzive dhe individuale e femres qe e ushtron apo si veprim qe shoqeria duhet te tentoje ta disiplinoje, kontrolloje, frenoje apo ndaloje plotesisht. Sidoqofte ky eshte nje problem qe mbetet i hapur, i lire per tu diskutuar sipas koncepteve moderne te shoqerise demokratike. Por problemi i prostitucionit ka dy pamje. Ate e ushtrojne shume vajza fshatare me vullnetin e tyre te lire, por edhe shume te tjera te cilat detyrohen te futen ne kete rruge jashte deshires dhe vullnetit te tyre por vetem me dhune dhe imponim. Pikerisht studimi evidenton si problem te madh social dhe juridik rolin e veēante qe duhet te luaje ligji, shteti, dhe shoqeria per te parandaluar imponimin qe ushtrohet mbi vajzat e fshatit per te bere prostituten dhe njeheresh per te mbrojtur ato qe behen viktima te trafikanteve te prostitucionit, te personave qe me mashtrim, me dhune rrembejne vajzat fshatare dhe i detyrojne ato te prostituojne. Ne fund te fundit prostitucioni si fenomen, shkalla e perhapjes dhe qendrimi ndaj kesaj plage sociale flet me shume per gjendjen e shoqerise dhe te vlerave te saj se sa per moralin individual te prostitutes.