Fillimisht postuar nga arun:
[qb]
Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Mendoj se eshte ne te mire te te gjitheve nese prostitucioni do te legalizohej! Do te kishim te gjithe avantazhe, por mesa duken bathet ne Shqiperi, kemi akoma shume gjera te tjera per te zgjidhur! Ju c'mendim keni? Duhet apo nuk duhet legalizuar prostitucioni? [/qb]
Liri Apo Anarki
----------------------------------------------
Disa prej atyre që janë të larguar nga rruga e vërtetë dhe janë të zhytur në injorancë të llojit të vet, që buron nga degjenerimi moral dhe zhytja në terr besimi, e zënë për të madhe ndalimin e njeriut nga marrëdhëniet joligjore seksuale, duke e konsideruar këtë privim të njeriut nga liria, sepse nuk lihet i lirë ta kënaqë epshin e vet, gjë që është nevojë natyrore.
Mirëpo një analizë e shkurtër e kësaj dukurie na shpalon madhështinë dhe natyrën e tij progresive duke u përballur dhe luftuar me të gjitha dukuritë prapanike dhe destruktive që e rëndojnë jetën e njeriut. Kështu, mos pengimi i këtij turpi dhe të keqeje sjell në shoqëri dëme të natyrave të ndryshme, me ç’rast ne do të kishim veçuar dëmet shëndetësore, shpirtërore dhe ekonomike.
Kjo, ngase shoqëria e cila është e prekur nga kjo e keqe vuan nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga më të lehtat e deri tek më të rëndat, disa prej të cilave sot e kësaj dite janë edhe të pa shërueshme dhe rrëmbejnë jetën e mijëra njerëzve, siç është rasti me sidën dhe pasojat e saj katastrofale të cilat nuk janë të pa njohura për njeriun bashkëkohor.
Në aspektin social jemi para një rreziku serioz i cili ka pasoja katastrofale për njerëzimin -shkatërrimi i familjes, e cila është qeliza e parë e shoqërisë. E për tu pohuar kjo e vërtetë - rrënimi i familjeve si rezultat i mos evitimit të prostitucionit në shoqëri - nuk duhet humbur mjaft kohë, sepse realiteti ekzistues e dëshmon më së miri këtë praktikisht.
Në aspektin shpirtëror, mos evitimi i kësaj të lige krijon aradha të tëra të njerëzve të sëmurë shpirtërisht, në veçanti të gjinisë femërore, të cilët duke mos mundur ta përballojnë të keqen që ua sjell ky turp përfundojnë me sëmundje të ndryshme shpirtërore të cilat e ç’rregullojnë në tërësi jo vetëm jetën e personit në fjalë dhe familjes së tij por edhe të mbarë shoqërisë dhe mjedisit.
Në këtë kontekst nuk bën pa i zënë në gojë edhe dëmet që sjell prostitucioni në aspektin ekonomik, sepse përhapja e kësaj të keqe dhe mbështetja e saj nga qarqe të caktuara që synojnë shkatërrimin e njerëzimit në përgjithësi ka për qëllim shtrydhjen e njerëzve ekonomikisht dhe rrëmbimin e të mirave të tyre materiale. Bordelet ekzistuese në vende të ndryshme të botës, me të gjitha format e organizimit të tyre, bëjnë pasurimin e një shtrese njerëzish përmes kësaj pune të fëlliqtë. [/qb]