Dikush te flase per Nicholas Berg!

Dikush te flase per Nicholas Berg!

Me vjen mire qe ne forum mundemi te flasim per te gjitha dhe t'i themi gjerat ashtu si i mendojme. Javes se shkuar hapem ate temen e nxehte per abuzimet ndaj irakeneve ne burgjet amerikane. I nxorrem fotografite dhe thame "Turp!". Por a nuk duhet te themi dhe mendojme ne te njejten menyre kur jane arabet ata qe kryejne krime te paimagjinueshme?
Por u bene dy dite qe bota flet per Nicholas Berg qe u ther si kecat per Kurban Bajram, por Albforumi thuajse nuk e permedi fare. Disa prej jush shkruan per te, e di, ju falenderoj.
Por ka nje standart te dyfishte ndermjet shume prej jush, qe disi justifikon kafsherine e Al Qaides. Une them, "secilit te veten", gjithashtu them, "kush vepron si vrasesit e Nick berg nuk meriton te jetoje". Ju do vazhdoni te pretendoni se nuk keni televizor ne shtepi?
capt.7051241au.jpg
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Nuk e kuptoj si mund te jete ofenduese www . ogrish . org me videon.

A nuk jemi te tere ne lufte kunder terrorizmit?
A nuk duhet te shikojme te tere se cfare hienash jane Al Qaida?

Si more u ofendoka. Ti po e thua keshtu "ofendohet ai qe mbeshtet Al Qaida".

Albforumi nuk eshte vend qe bron Al Qaida. Nuk e di si mund te ofendohet ai qe e ben dallimin e qarte midis Islamit dhe Al Qaida.

Eshte hipokrizi e hapur nga ana jote ne favor te Al Qaida & veprave qe ben ajo.
Per shumicen & pakicen si Bledi@ nuk po ve link direkte qe te con automatikisht atje.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Per te disaten here mik i dashur!
Linku qe ti publikon vend e pa vend eshte ofendues per shkak te permbajtjes se informacionit ne kete link i cili nuk mund te jete shume i shikueshem per kedo.
Te lutem.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Gjithekush mund ta shikoje skenen perderisa qarkullon ne NET,por jo nepermjet AF-se.
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Aha link ke te drejte e tille eshte website. Nuk eshte faji im.
atehere <<right click and save>>:
....................
Hapeni videon me Windows Media Player version 8.0 e lart.
Dakort me kete Blendi@?<br />Ahah. Kjo eshte insistim qe informacioni i paprekur te vije tek cdo njeri. Albforumi per kete eshte.


Jo aspak dakord me ate gje Koperton!! Linku eshte edituar!
 

antares

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Sa shume zhurme dhe propagande per fatin e nje njeriu! Po per fatin e nje kombi te tere sic eshte Iraku pse nuk po shohim njerez tu prishet ndopak gjaku? Apo lekura e nje cifuti vlen sa lekura e te themi 100 irakianeve?
Ve re se (te pakten me ckane deklaruar) ata qe banojne ne United Snakes of America jane bere amerikane te vertete. Bile me duken si kaubojsa qe flasin shqip.
Habia e tyre i ngjan asaj te nje banditi qe pasi perleshet me familjaret e nje shtepie ku ka vajtur te vjedhe e ti vere zjarrin, ha nje te kafshuar qeni ne prapanice. Per kete ankohet me te madhe (atyre Konventave te Gjeneves qe i ka injoruar e perbuzur gjate gjithe historise se tij si kusar) per padrejtesine e madhe qe i ndodhi nga e kafshuara e qenit.
Jo me larg se fundi i luftes se dyte boterore ishin keta kaubojsa qe u dergonin te dashurave te tyre kafka japonezesh si kujtim.
Pastaj cdo i huaj pa uniforme ne territor luftimesh (iraku eshte ne kryengritje te) sipas ligjeve konsiderohet spiun dhe ekzekutohet.
Shpresoj te mos e kene kete fat dhe mercenaret e Nanos (po qe paguhen nga vete populli Shqiptar).
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Obobo. Ska rendesi cifut amerikan e shejtan. Ishte civil.
Menyra si u therr. Menyra si u reklamua. etj etj. Ajo eshte terrorizm.
Shpresoj te mos e kene kete fat dhe mercenaret e Nanos (po qe paguhen nga vete populli Shqiptar).
Po uron qe Nick Berg tjeter te jete nje ushtar shqiptar?

Ti qenke Al Kaida vete.
 

renea

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Sikur cdo njeri nga ne, te ndodhej ne vend te Nick berg, fati do te qe i njejte. Nuk ka rendesi sa anti-amerikan je ti apo sa e urren Bushin.

Keta njerez jane armiq te Islamit, kete fraze prisja nga te mirenjohurit e forumit.


Me respekt.
 

antares

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Varet, sipas amerikaneve eshte ashtu sic thua ti, po mendohe njehere nga kendveshtrimi i popullsise vendase?
Cfare i thua ti Koperton vendosje se snajpereve ne minare dhe ne terracat e spitaleve te Fallujes? A e di ti se njerezit i varrosen te afermit e tyre ne bahcet e shtepive se snajperet amerikane vrisnin gra e femije pa dallim si dhe te gjithe ata qe tentonin te shkonin ne spital? E ke pare ate stadiumin e Fallujas qe u kthye brenda javes ne varreze?
A s'ishin civile ata? Dhe ca me teper ne vendin e tyre.
Sigurisht te gjithe ata qe i rezistojne Rendit te ri Boteror jane terrorriste.
Bushi juaj i dashur ka thene "O me ne o kundra nesh" Po ai eshte aq deficent dhe injorant sa nuk e di se keto jane parrulla leniniste.
 

renea

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Koperton, edhe mund te thoni "Kam lidhjen me videon, kush e do te me dergoje PM".

Ajo faqe qe ke postuar perban gjera te peshtira dhe ne kundershtim me rregulloren e af
 

antares

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Shqiperia do te bente mire te ndiqte ate fjalen e urte qe thote "Kur ske pula mos bej ish". Pra para se te dergonte mercenate qe te shtypin nje popull nga i cili sna ka ardhur asnje e keqe, do ishte me e udhes t'i prdorte trupat komando ne spastrimin e rrugeve nacionale shqiptare nga kusaret. Nuk pashe ndonje zell te madh luftarak shqiptar ne kohen e luftes ne Kosove bile edhe kur serbet vune mina edhe brenda territorit tone kombetar.
Por dekorimi i nje mercenari amerikan shqipfoles eshte gati aq poshterus sa dhe dekorimi i Kriminelit te Luftes Winston Churcill nga ana e gjermaneve dikur.
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

nga antares
Shpresoj te mos e kene kete fat dhe mercenaret e Nanos (po qe paguhen nga vete populli Shqiptar).

Por dekorimi i nje mercenari amerikan shqipfoles eshte gati aq poshterus sa dhe dekorimi i Kriminelit te Luftes Winston Churcill nga ana e gjermaneve dikur.
Antares ske faj ti. Faj ka Albforumi qe i ka hapur krahet per njerez si ty qe simpatizojne terrorizmin. Albforumi duhet te jete ne alert sepse ti po uron nje Nick Berg tjeter te jete ushtar shqiptar ne Irak.

renea me pelqeu si e tha:
Sikur cdo njeri nga ne, te ndodhej ne vend te Nick berg, fati do te qe i njejte. Nuk ka rendesi sa anti-amerikan je ti apo sa e urren Bushin.

Keta njerez jane armiq te Islamit, kete fraze prisja nga te mirenjohurit e forumit.
renea mos shko ne website.

..................
Right Click link.
Save As.
View it with Windows Media Player.

Edituar Linku!
 

Antionline

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Me sa vende do ta japesh kete website ti? Po ben ndonje trimeri duke e perserit ne gjith forumin? dhe per me teper nuk njofton te paktem te mos shikohet nga personat nen 18 vjec per arsye akte dhune dhe terrori nga website qe ofron ti. Me respekt per fam e Nicholas Berg qe u luten qe pamjet barbare te mos ben per show. shfaqja e website dhe kembngulja jote per te treguar nje akt makaber ore cast le te kuptoje se ti do te tallesh me te ndjerin. Nqs te intereson tja japesh personave miqve ketu, mund tja dergosh me PM. Uroj qe te ta fshine postimin e link tend.
 

antares

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Or Koperton. Kur shkon cjapi te kasapi fajin e ka vete cjapi, po ti mos bej sikur se kupton postimin tim se dy gjera jane:
a) aq tru ke dhe me vjen sinqerisht keq per ty
b) ben sikur s'kupton, dhe kjo eshte akoma me keq.
Qe ta kuptoje dhe ajo koka jote (jo me kot poston nen ate emrer domethenes qe te pershtatet) po te bej nje pyetje.
Kthehu para 500 vjetesh kur luftonte Skenderbeu, dhe me thuaj ctrajtim do te meritonin ta zeme nja 70 sahanlepiresa p.sh. siriane qe do te ndihmonin Sulltanin ne rrethimin e Krujes thjesht per tju servilosur Sulltanin me qellim qe satrapi i tyre te shihej me sy te mire?
Nuk besoj se do me thuash qe shqiptaret po kryenin veper terroriste nese i qeronin keta bashibozuke.
Dhe mos me thuaj se amerikes ju pre barku per demokraci se nese se di se si ka ardhur ne pushtet Sadam Huseini do kesh surpriza.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Kurse un ju them juve te gjithve te mbyllni gojen. Te gjith atyre qe japin mend mbi teorira te kota te luftes. Te gjith ju qe se keni pare ate video te flini naten te qete ne ndergjegjen tuaj se vertet mund te ket nje justifikim per kete krim MAKABER.

Diku me siper pash qe dikush kishte edituar linkun. Vertet do kisha dashur te mos ta shikoja. Por ama ata qe nuk e dine se per cpo behet fjale....Ju LUTEM HESHTNI.

GOD HELP USSSS PLZZZ

Sot jam e gerryer komplet ngna urrejtja!!!!
 

hot

Hotgirl
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

e tmerrshme! /pf/images/graemlins/frown.gif
nuk e kuptoj se si njeriu mund te arrije te kryeje nje krim kaq makaber!
nuk e di pse bota ka arritur deri ne kete pike, por nuk mund te rrij pa shprehur urrejtjen time te thelle ndaj atyre kafsheve mizore gjakftohta qe nuk ju dridhej dora dhe per me teper degjoheshin "brohoritje gezimi" nga ana e tyre ndersa ishin duke kryer kete akt kaq mizor!!
me vjen vertet keq per te ndjerin
ngushellimet e mija familjes! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Imagine:

Une ate e quaj "Rules of Engagment" ne anglisht apo "Regole d'Ingaggio" ne italisht.Me vjen keq qe ne shqip akoma nuk ja di kuptimin e mirefillte.

Ne momentin qe ka nje urdher-ndalese per te vepruar ne nje menyre te caktuar, ne momentin kur edhe qytetaret e thjeshte e dine qe ka nje rregull te tille atehere pse nuk duhet te ndalojne ne nje postobllok por te lene te kuptosh qe ajo makine mund te jete plot me eksploziv edhe irakenet mund te jene kamikaze ose siç preferojne te quhen "martire te kauzes" edhe "Heronjte e Shenjte" sepse ne kete menyre kane fituar gjithe te mirat e parajses etj.

Ka nje ndryshim midis nje incidenti te paqellimte edhe nje sakrifikimi te paralajmeruar.

Mbreme degjova qe fotot ishin bere vetem per perdorim te brendshem edhe nuk ishin bere per te perhapur panik e neveri siç u be ndryshe me kete sakrifikim.

P.S: Antares, paske ngelur 500 vjet mbrapa si pa dashje ti. Mund te te them qe kane evoluar pak gjerat qe atehere, por pak fare ama ...
Uroj te mos dalesh rrugeve me te njejtet rroba qe perdornin para 500 vjetesh meqe mentaliteti te paska ngelur akoma atje.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

blend te lutem...ti je djal i zgjuar!

Ajo lloj videoje nuk i eshte drejtuar impulsit apo inatit...te asnje msylimani apo nacionalisti arab....Merre me mend, u denua ashper edhe nga hizbullat shia te libanit...!!!Ajo ka te tjere adresues dhe eshte ilaçi i balancimit te emocioneve te luhatura mbi barbarizmin "fatto in casa".
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

kunderpesha qe administrata Bush duhet te vere nga ana tjeter e peshores. Menjehere pas skandalit te torturave(thone rsate te izoluara) dhe kur opinioni publik amerikan po pyeste veten nese ja vlente me çeshtja irakene.
Lojera meskine politike, qe tregojne se deri ne çfare pike arrijne keta njerez te pa skrupuj.
 

The Answer

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

Ky grup 'komandosh'(po dashur te ofendoj keta te fundit)i beri Bush-it dhe administrates se tij nderin me te madh duke i ofruar mbi nje pjate argjendi, me te gjitha garniturat e rastit, karemin per te hequr vemendjen nga sjelljet 'mesjetare'te ushtareve amerikane.BUSH-Al Qaeda 1:0.E verteta eshte se nga njara ane kemi nje kualicion qe po vazhdon nje lufte po IDEAL,nga ana tjeter ......nuk e di sa nuk e di kush qe lufton per pasthenien e nje ideali njerez te paskrupullt qe ne emer te islamit(dhe muhametit)i lejojne vetes luksin te fshijne ate qe zoti ka krijuar duke zgjedhur menyren me c'njerezore.Nga te dy anet ama shoh njerez te SHPERFYTYRUAR nga 'lufta'.Dhe per mendimin tim duhet te perqendrohemi me shume ne metamorfozen e ketyre''ushtareve''jo me njerez te ciles do ane qofshin.Pa ja lene vendin thirjeve genocidiane apo debateve per gjetjen e anes se te drejtes.
 

Danae

Primus registratum
Re: Dikush te flase per Nicholas Berg!

renea me fal por ne duhet te themi Ata jane armiq te Islamit...
Sa here jane thene te njejtat gjera,pastaj sinqerisht une si muslimane as nuk e ve veten nen akuze fare,as muslimanet pasi per mua eshte fare e qarte,me cudit ti qe ne duhet te dalim me sllogane e te themi jo mos e besoni,ju tru keni,mend po u eshte shpjeguar se ca dmth Islami e ashtu si cdo fe monoteiste ne themel eshte paqja,tani per cdo kry per emer qe vrasin amerikanet ti do me thuash,jo ky nuk eshte krishterimi??
ndryshimi mes nesh eshte se shume nga muslimanet njeh fene e krishtere,por te krishteret jane injorante ne materie,shumica te pakten,perderisa pritni deklarata te tilla.Une nuk e di por do ishte ti jepnim nje ze akuzes me pergjigje.Dmth Iraku po shnderrohet ne lufte fetare edhe per forumin???
 
Top