Dedikime

Verizion

Primus registratum
Re: Dedikime

mund te jete vetem bindja ime, por eshte e qarte qe, ne se ka nje force krijuese ne gjendje te gjeneroje jete, kjo force eshte ose e afte, ose patetike. e mira dhe e keqja, nuk jane vecse ideologji qeniesh te vetedijshme per vdekjen e tyre, te frikesuara nga c'vjen me pas, nga e pertejshmja. sikur universi, ne te gjithe teresine e tij, do te ishte ne gjendje te dallonte midis te mires dhe te keqes, kjo do te vinte nga nje nevoje per te evituar asgjesimin, pafundesia nuk do t'i perkiste, do te ishte i perkohshem, efemer, dhe ligjet qeverisese te gjithesise ne te cilen ky univers ndodhet, do te ishin shume me teper kaotike nga c'mund te na lejoje arsyeja per t'i kuptuar.
pa dashur t'i ve ndonje emer kesaj menyre se arsyetuari, perderisa une jetoj midis lindjes dhe vdekjes dhe jo ne drejtim te kundert, atehere gjithesia zoteron nje force te afte ne krijimin e jetes efemere, por eshte patetike kur behet fjale per perjetesine.
 

mostro

Putraku
Re: Dedikime

jam pa buke
uri dhe heshtje
jame pa uj
heshtje dhe etje
jame pa njeri
etje dhe munges
nuk degjoj dot
munges shurdhim
nuk kam cfare te them
nuk ka me cfare te thuhet

Wake me up before you go-go..
 

bebi

Primus registratum
Re: Dedikime

10.jpg
 

EB

Primus registratum
Re: Dedikime

How do I love thee? Let me count the ways.
I love thee to the depth and breadth and hight
My sould can reach when feeling out of sight...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Ti qave dhe me the me ze te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Ahere loteve te tu s'ua vura veshin,
Te desha, pa e ditur sa te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Ahere e kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzija,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Kadare, 1970

p.s. Qofsh i lumtur! Shpresoj qe kete vit te te prije vec e mbara. une
 

Guest
Re: Dedikime

Eklipsi i dashurisë


Në Paris edhe pak po zbardh,
në New York mesnata bie...
Dita mua sytë mi zgjon,
nata ty qerpikët t'i mbulon...

Fletët gris në kalendar,
ditët, netët, rrokullisen.
Gjithë ky mall që na mundon,
pa mbarim e bën këtë pritjen tonë...

Sa herë shohim lart në qiell,
vezullon për ne Ylli i Mëngjesit.
Veç ai na sheh të dy kur lind,
është i fundit yll atje që shuhet...!

Pa ty nata është e gjatë,
pa ty ditë nuk ka.
Kur dielli lind tek unë,
atje tek ty fillon të perëndojë...
Na ndan një oqean.
Sa larg... dhe pranë...

Ky eklips dhe pak do zgjasë,
kur errësira të largohet.
Sytë e tu dhe sytë e mi,
hënën, diellin pranë do ti afrojnë...

ps. edhe pse ty nuk te pelqen...mua me ndjell emocion ndaj dua te ta dedikoj :wub:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Dedikime

Si tu crois un jour qu'je t'laisserai tomber
Pour un détail pour une futilité
N'aie pas peur je saurais bien
Faire la différence
Si tu crains un jour qu'je t'laisserai fâner
La fin de l'été, un mauvais cap à passer
N'aie pas peur personne d'autre n'pourrait
Si facilement te remplacer
Oh non pas toi
Vraiment pas toi
Parce que c'est toi le seul à qui je peux dire
Qu'avec toi je n'ai plus peur de vieillir
Parce que c'est toi
Rien que pour ça
Parce que j'avoue j'suis pas non plus tentée
D'rester seule dans un monde insensé
Si tu crois un jour q'tout est à refaire
Qu'il faut changer; on était si bien naguère
N'aie pas peur je n'veux pas tout compliquer
Pourquoi s'fatiguer
Et commence pas à te cacher pour moi
Oh non, je te connais trop bien pour ça
Je connais par cœur ton visage
Tes désirs, ces endroits de ton corps
Qui m'disent encore
Parce que nous c'est fort
Parce que c'est toi j'oserais tout affronter
Et c'est toi à qui j'pourrais pardonner
Parce que c'est toi
Rien que pour ça
Parce que c'est toi j'voudrais un jour un enfant
Et non pas parce que c'est le moment
Parce que c'est toi
Je veux te voir dedans
J'verrais dans ses yeux tous ces petits défauts
Parce que parfait n'est plus mon créneau
Parce que c'est toi
Parce que c'est toi le seul à qui j'peux dire
Qu'avec toi je n'ai plus peur de vieillir
Parce que c'est toi
Rien que pour ça
Parce que j'avoue j'suis pas non plus tentée
D'rester seule dans un monde insensé
Parce que c'est toi


I.M.E.L.
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

Ky dedikim te kushtohet ty Engjell i shtrejte!
engel_05.gif



… fjale te gdhendura ne shpirt;

- “ kam humbur dy dite te jetes time pa ty “ tinguj qe me gjynjezuan shpeshhere nga pasha e tyre,pike referimi! me mbajte KTU, nga fluturimi pakthim!

- …“te kam zgjedh vete”;vazhdon kumbueshem TI Melodi JETE, me mrekullon krenaria e jote e fisshme prej Mjelme…
Ne reflektim, me lumturon ky plotsim…!

“dhurata me e shtrejt per me te shtrejtit e mij eshte Liria” te thash, mbas pyetjeve te papritura, nen kusurin e shtrejte. Kte thenje me nje `CAK` e hodhe ne “kosh”, ne transformim!

- « s lejoj te me cenojne ate qe me perket vec mua »the! ...vendosmerisht vulose ne shpirt testamentin me veshtrimin tend!


Si athere,Sot dhe Pergjithnje!

Sa shume mesoj nga ty! vall duhej te ndodhte e kunderta(!?).
Ne piken e dificitit, aq realiste, dije: te luftoje, te doje, ne kontraste cmendurie e realiteti. Te jam thellsisht mirnjohse!


SHUME Faleminderit!
elfe2.gif


Lumturia te shoqerofte ne cdo hap te jetes!


Love You! Ne te gjitha dimensionet!
A


----------------------


engel_06.gif



rausche_engel.jpg
 

Ema

Goddes
Re: Dedikime

Sikur te kisha dike te cilit t'ja dedikoja:

Je roberia ime,je imja liri!
je mishi im qe digjet
si mishi lakuriq neteve te veres.
Je atdheu im,
ti,me reflekse te blerta tek syte.
Ti,e larte,fitimtare!
Je malli im,
qe te njeh te pashteg
ne te njejtin cast
ne te cilin te mberthen.

Nazim Hikmet

P.s:Te me falni per perkthimin e rastit.
 

Gazmend

Primus registratum
Re: Dedikime

Pershendetje
Nese me lejehot ju kisha dhan nje propozim Albforumit , kuptohet me mirkuptimin e te gjithe anetareve te Albforumit qe poezite me te bukura qe regjistrohen nga anetaret ne kete faqe qe ta botoni nje permbledhje te poezive me titullin "poezit e anetareve tone" apo me ndpnje titull tjeter qe e zgjidhni ju qe te jete nje kujtim nga kjio faqe si dhe nga keta antar qe po kontribojn ne ket faqe....jepni mendime edhe ju ... :book:
 

peson

Primus registratum
Re: Dedikime

Një ditë, të dyja
losnim sy-mbyllurazi:
U fshehem pa pritur
PO
Cilin të besoj tani,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
 

arun

Primus registratum
Re: Dedikime

shperthe kenge qe tani- prap e prap perseri
kthe nje kupe e enderri - prap e prap perseri

me te dashuren ne skaj- embel bisedo pastaj
kerko puthje e dashuri - prap e prapperseri

a do gjesh gezim te plote-po nuk ktheve dhe nje gote?
me nje vetullzeze rri-prap e prap perseri

nga ju skam si fshihem dot-vetulla sy dhe lot
syt e mi perseri-prap e prap perseri

fryn moj ere ne hapesire-dashurine duke thirre
te une rishmezi-prap e prap perseri
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Dedikime

Perkthim i dedikuar ndaj mikut tim Renea88 :


Friedrich Hölderlin

Për Neuffer

Pranvera rilind akoma në shpirtin tim.
Zemra ime e gëzuar fëminore nuk është mplakur.
Lotët, të trëndafilta nga dashuria, rrjedhin akoma.
Shpresa therëse dhe e dhimbshme jeton përsëri.

Qielli blu dhe fusha e gjelbër
Më lehtësojnë, më qetësojnë akoma ;
Natyra, në rininë e saj të buzëqeshur
Më dhuron e lumtur, dehje hyjnore.

Kurajo ! Kjo jetë ia vlen dhimbjet e saj,
Sepse të varfërve të tij Zoti u jep diellin,
Sepse në shpirtin tonë e shkuara e butë mbetet,
Sepse një mik, mjerisht, përzien në lotët tanë qarjet e tij.


Miku im J., të përshendes :wave:
 

Renea88

Primus registratum
Re: Dedikime

tashme ndalur ne udhekryqin e jetes
kthej koken prapa e shikoj
djalin e vogel qe aq deshire kish
te luante me shpata

Shikoj syte e saj te kalter ,floket e verdhe mbi supet e saj
kujtoj netet e pagjuma ,kur zemra nen dashurine vuante
e serish shoh ne rrugen e jetes djalin e vogel, qe me shpata kish deshire te luante

Sa do doja qe me shpate ne dore per te te luftoja
t mos ta humbisja dashurine ,qe zemra ime kurre te mos vuante
dhe sot qe s jami me bashke ,para syve gjithmone me del
djali i vogel qe me shpata luante


Mikut tim U.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Dedikime

Për NO.


JACQUES PREVERT

Kjo dashuri

Kjo dashuri
Kaq e dhunshme
Kaq e brishtë
Kaq e butë
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si koha
Kur koha është e keqe
Kjo dashuri kaq e vërtetë
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e gëzuar
Dhe kaq qesharake
Që dridhet nga frika siç një fëmijë në terr
Dhe kaq e sigurtë në vete
Si një burrë i qetë në mes të natës
Kjo dashuri që i frikësonte të tjerët
Që i bënte për të folur
Që i bënte për t'u zverdhur
Kjo dashuri e përgjuar
Ngaqë ne e përgjonim
E përndjekur e plagosur e shkelur e vrarë e mohuar e harruar
Ngaqë ne e kemi përndjekur plagosur shkelur vrarë mohuar harruar
Kjo dashuri e plotë
Kaq e gjallë akoma
Dhe plot diell
Eshtë e jotja
Eshtë e imja
Ajo që ka qenë
Kjo gjë gjithmonë të reja
Dhe që nuk ka ndryshuar
Po aq e vërtetë sa një bimë
Po aq drithëruese sa një zog
Po aq e nxehtë dhe e gjallë sa vera
Ne mundemi që të dy
Të shkojmë dhe të vijmë
Ne mundemi të harrojmë
Dhe pastaj të flemë
Të zgjohemi vuajmë mplakemi
Të flemë akoma
Të ëndërrojmë vdekjen
Të zgjohemi buzëqeshim dhe qeshim
Dhe të rinohemi
Dashuria jonë mbetet aty
Kokëfortë si një shkëmb
Që jeton si dëshira
Mizore si kujtesa
E marrë si keqardhjet
E ëmbël si kujtimi
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita
E brishtë si një fëmijë
Ajo n'a vështron duke buzëqeshur
Dhe n'a flet pa thënë asgjë
Dhe unë dëgjoj duke u dridhur
Dhe thërras
Thërras për ty
Thërras për mua
Të përgjërohem
Për ty për mua dhe për të gjithë ata që duhen
Dhe që janë dashur
Po i thërras asaj
Për ty për mua dhe për të gjithë të tjerët
Që nuk i njoh
Qëndro aty
Aty ku je
Aty ku ishe dikur
Qëndro aty
Mos lëviz
Mos shko
Ne që jemi dashur
Ne të kemi harruar
Ti mos n'a harro
Ne të kemi vetëm ty mbi tokë
Mos n'a lër të ftohemi
Shumë më larg gjithmonë
Dhe s'ka rëndësi ku
N'a jep një shenjë jete
Shumë më vonë në qoshe të një druri
Në pyllin e kujtesës
Të dalur befas
N'a shtrij dorën
Dhe n'a shpëto.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Dedikime

Për N.
dhe për Elën

JACQUES PREVERT


PER TE VIZATUAR NJE ZOG

Të vizatosh në fillim një kafaz
Me një dritare të hapur
Të vizatosh pastaj
Diçka të hijshme
Diçka të thjeshtë
Diçka të bukur
Diçka të nevojshme
Për zogun
Të vendosësh pastaj pëlhurën përkundër një peme
Në një kopsht
Në një dru
Apo në një pyll
Të fshihesh prapa pemës
Pa thënë asgjë
Pa lëvizur…

Nganjëherë zogu arrin shpejt
Por dhe pas vitesh të gjata
Përpara se të vendosë
Të mos i ulësh krahët
Të presësh
Të presësh nëse duhet dhe vite
Shpejtësia apo ngadalësia e zogut
Duke mos patur asnjë lidhje
Me arritjen e tablosë

Kur zogu arrin
Nëse ai arrin
Të ruash heshtjen më të thellë
Të presësh që zogu të hyjë në kafaz
Dhe kur ai ka hyrë
Të mbyllësh ngadalë dritaren me një penel
Pastaj të fshish një nga një të gjithë telat
Me kujdes për të mos prekur asnjë pupël të zogut

Të bësh pastaj portretin e pemës
Duke zgjedhur degën më të bukur
Për zogun
Të vizatosh dhe gjethnajën e gjelbër dhe flladin e erës
Pluhurin e diellit
Dhe zhurmat e insekteve të barit në përvëlimin e verës
Dhe pastaj të presësh që zogu të vendosë për të kënduar
Nëse zogu nuk këndon
Kjo është një shenjë e keqe
Shenjë që tabloja është e keqe
Por nëse ai këndon kjo është shenjë e mirë
Shenjë që ju mund të nënshkruani
Atëherë ju hiqni fare ngadalë
Një nga puplat e zogut
Dhe ju shkruani emrin tuaj në një cep të tablosë.
 

EB

Primus registratum
Re: Dedikime

Dedikuar te gjithe atyre qe... jane zgjuar tani.

Don't let me sleep

I reached into the darkness
to catch a glipmse of that frozen image,
it shattered like a crystal statue
in a million little sparkles.
I had cried...
Someone, anyone, tell me!
Am I too late?
Did they already erase the traces
of my love this morning?
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Dedikime

Dedikimi i ditës për N. :wub:


Për Saint Valentin (Paul Verlaine)

Kam frikë nga një puthje
Siç nga pickim blete
Unë vuaj dhe përgjoj
Pa u prehur :
Kam frikë nga një puthje !

Eshtë Saint Valentin !
Unë duhet dhe nuk guxoj
T'i them asaj në mëngjes...
Gjënë e tmerrshme
Saint Valentin

Ajo më është premtuar,
Fort lumturisht !
Por çfarë përpjekje
Që të jesh dashnor
Pranë së premtuarës !

Kam frikë nga një puthje
Siç nga një pickim blete
Unë vuaj dhe përgjoj
Pa u prehur :
Kam frikë nga një puthje !
 
Top