Re: Dedikime
Nje cast, nje vajze
me floke te zeze,
ne fillim te njezetave
vizaton nje lepurush me lapsa me ngjyra
mbi nje tryeze te xhamte,
pastaj suprinen do e bej dritare,
dhe nje tjeter vajze,
nje femije, jo me shume se tete,
(duhet te jene shoqe)
me tipare ezmere mesdhetare,
ose perse,
iu ofron banane falas kalimtareve,
e me nje miresjellje mbreale i percjell.
i njejti cast,
ne nje tjeter bote,
nje perspektive perverse e vetmja lidhje,
ose me mire, pa lidhje fare:
kreshte e bardhe, e heshtur,
ulerime e mbytur, grykecjerre,
jashteqitje te mendafshta,
substance e trashe,
ngercje degjenerimi pa mbarim,
orgazem e derdhur mbi memorie qerpikesh,
sy qe qeshin sperme lare,
mungese e velur, largesi,
pritje, plogeshti,
vetmi,
vetmi.