Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Me e forta nga keto eshte fuqia qe ka njeriu per t'i mbajtur te dyja nen kontroll. Asnjera nuk eshte per t'u mohuar dhe jane te dyja per t'u kultivuar ne harmoni me njera-tjetren. Kush ka propaganduar - deri tani - se njera sherben dhe se tjetra duhet ndrydhur, ka qene armik i natyres njerezore... [/qb]
diferenca e ketyre dy ndjenjave eshte se
dashuria me kalimin e kohes dhe duke e kultivuar vazhdimisht rritet dhe rritet duke bere qe zemra e njeriut te zgjerohet dhe te vije nje dite qe te perqafoje pafundesine qe eshte edhe qellimi kryesor i jetes njerzore
kurse me urrejtjen nuk ndodh keshtu,sepse urrejtja eshte nje sentiment qe eshte e kufizuar dhe mbi te gjitha urretja i nenshtrohet ligjit universal te bumerangut qe eshte nje ligj universal qe nuk te fal , nje dallim tjeter qe eshte esencial midis dashurise dhe urrejtes eshte se dashuria si boshti dhe thelbi i universit qendron pertej kohes hapesires dhe personit qe jane faktore relative
kurse me urrejtjen ndodh pikerisht e kunderta ,urretja si sentiment eshte e kufizuar brenda ketyre faktoreve relative, dhe pikerisht per kete arsye qe nga fillimet e veta ekzistenca njerzore ne shoqeri te organizuar e ka percmuar urretjen dhe e ka stimuluar dashurine....
me zemren te mbushur me sentimentin hyjnor te dashurise kerkon qe ti perfshish me nje perqafim te vetem te gjithe njerzit dhe te gjithe krijesat pa dallim
kurse me zemren te mbushur plot me urrejtje kerkon ti zhdukesh te gjithe njerzit dhe te gjithe krijesat
njerzit qe kane te mbushur zemren e tyre me dashuri kane kerkuar gjithmone ne historine e shoqerise njerzore qe ta cojne krijimin nga diversiteti ne unitet , kurse njerzit qe e kane te mbushur zemren e tyre me urretje kane kerkuar ta cojne shoqerine njerzore ne ndarje dhe luftra pambarim ,ku krijesat me te bukura te krijimit kerkojne ne menyre animaleske te vrasin dhe te zhdukin njeri tjetrin , urretja te con ne lufte dhe pikerisht per kete arsye eshte nje sentiment qe duhet ti qenrosh larg me cdo cmim dhe me cdo kusht .........................