Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk e di per tek ti apo dikush tjeter..mua me ka ndodhur qe sado jam perpjekur te urrej dike..thjesht nuk mundem ta urrej...
urrejtja mund te lind nese dikush qe ti e ke dashur te ka bere dicka te pafalshme dhe te urryeshme
[/ QUOTE ]
Ne kete mendim, pjesa e pare e tij tregon per nje njeri me shpirt te gjere dhe uroj te mos e provoje kurre si ndjenje.
Megjithese eshte veshtire te besh nje perkufizim te plote te urrejtjes, thjesht, ngaqe shpesh ndodh te perfshihemi ne vorbullen e zemerimit, qe shperthen ne momentin kur ti e ke te nevojeshme, t'i largohesh objektit qe i drejtohet. Dhe kjo nevoje per t'u larguar kerkon nje shkak per te justifikuar veten.
Por, pjesa e dyte, me duket se shkon disi ndesh me te paren, si perpjekje per te perkufizuar, pa mbrritur ne qellim, keshtuqe, mbetet ne kufijte e perpjekjes. Sepse ne nuk dime cilat jane gjerat e pafaleshme, perderisa nuk i njohim te gjitha (dhe eshte e pamundur)ne kuptimin e te prekurit, te te provuarit, te te shijuarit. Ose...
...perderisa Diçka-ja e pafaleshme, eshte DICKA e parealizuar, nuk mund te diktoje dhe perpunoje nje sjellje. Mirepo, edhe kur realizohet, humbet natyren e saj si diçka e pergjitheshme sepse asgjesohet brenda vetes, si pasoje, nuk dime se çfare do te mbetet dhe nese meriton te shperblehet me urrejtje. (meqenese kemi vene perballe Urrejtjen dhe Dashurine, shembullin po e marr ne rastin e nje tradhetie. Pasi realizojme shkakun, ose shkaqet, asgje nuk perjashton, ose gjithçka provon qe eshte pasoje e nje marrdhenieje te deshtuar, e ne te njejten kohe shkak per kete deshtim mund te jete i tradhetuari ose te dy sebashku, keshtuqe urrejtja shprehet si nje pamundesi per t'u realizuar. Ndarja (ose urrejtja), eshte pasoje e nje pasoje e cila shndrohet ne shkak ne momentin kur shkaku qe e lindi vete ate nuk eshte me).
Si perfundim, mund te them qe urrejtja eshte nje ndjenje e cila shfaqet rralle tek njeriu dhe ndoshta duket paradoks, por eshte shume me njerezore se sa dashuria, sepse kete te fundit e provojne edhe kafshet, ndersa urrejtjen nuk besoj. Kafshet vrasin per instikt, njeriu me ndergjegje.
Pavaresisht, se pyetja eshte shtruar ne kete menyre duke vene ne peshore DASHURINE DHE URRJEJEN, faktikisht DASHURIA vihet perballe me VDEKJEN.